{"id":220287,"date":"2025-11-14T18:52:10","date_gmt":"2025-11-14T17:52:10","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=220287"},"modified":"2025-11-14T18:52:10","modified_gmt":"2025-11-14T17:52:10","slug":"cfare-po-ndodh-ne-partine-demokratike-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cfare-po-ndodh-ne-partine-demokratike-te-kosoves\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb po ndodh n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), aktualisht forca e dyt\u00eb m\u00eb e madhe parlamentare n\u00eb vend, po shkon drejt zgjedhjes s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb ri, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb krye dik\u00eb q\u00eb mund ta sfidoj\u00eb kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurtin, partia e s\u00eb cilit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV), ka qen\u00eb n\u00eb pushtet nga viti 2021 dhe ka fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit.<\/p>\n<p>Kryetari i deritanish\u00ebm, Memli Krasniqi, dha dor\u00ebheqje papritmas t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dhe e thirri Konvent\u00ebn e partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 17 n\u00ebntorit, duke th\u00ebn\u00eb se ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb momentum dhe mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr \u201cfamiljen ton\u00eb demokratike\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Bedri Hamza, kandidati i saj p\u00ebr kryeminist\u00ebr n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti, njoftoi se do t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr kryetar, duke premtuar reforma, p\u00ebr ta rikthyer PDK-n\u00eb \u201c si partin\u00eb kryesore n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Derisa po dukej se gjith\u00e7ka po shkonte sipas planit, deputeti dhe dikur ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb kryetarit, Enver Hoxhaj, doli me kund\u00ebrshtime.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri thirrje q\u00eb Konventa t\u00eb shtyhet p\u00ebr 23 n\u00ebntor, duke th\u00ebn\u00eb se nevojitet m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore, dhe se nj\u00eb parti demokratike duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb gar\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa thjesht nj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cPDK-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr drejtim t\u00eb ri, jo p\u00ebr skema t\u00eb vjetra, ka nevoj\u00eb p\u00ebr vizion t\u00eb ri, jo p\u00ebr nd\u00ebrrim rolesh. Ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u2019ia hapur rrug\u00ebn ndryshimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, shkroi Hoxhaj n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>PDK-ja nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) n\u00ebse Hamza do t\u00eb ket\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>REL-i e ka kontaktuar edhe Hoxhajn, mir\u00ebpo ai nuk ka treguar n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs.<\/p>\n<p>Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, thot\u00eb p\u00ebr REL-in se, ndon\u00ebse dor\u00ebheqja e Krasniqit ishte e befasishme, \u201cishte akt i duhur\u201d.<\/p>\n<p>Ai beson se zgjedhjet p\u00ebr kryetar mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb \u201cp\u00ebrshpejtues t\u00eb ndryshimeve n\u00eb PDK, n\u00ebse edhe kushtet e tjera t\u00eb domosdoshme plot\u00ebsohen\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr PDK-n\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se si zhvillohet gara, pasi n\u00ebse procesi do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm formalitet, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>\u201cPDK-ja ka nevoj\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb rigjall\u00ebrim t\u00eb udh\u00ebheqjes, t\u00eb strukturave p\u00ebr k\u00ebrkim t\u00eb resurseve profesionale brenda partis\u00eb, si dhe p\u00ebr ndryshimin e imazhit dhe t\u00eb ndikimit n\u00eb publik, sepse me zgjedhjet q\u00eb na presin nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb inerci\u201d, thekson Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj nuk kishte garuar as n\u00eb Konvent\u00ebn e vitit 2021 kur u zgjodh Memli Krasniqi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kryetar, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 200 dit\u00eb e kishte udh\u00ebhequr partin\u00eb si ushtrues i detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, ai ka qen\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm n\u00eb q\u00ebndrimet e tij q\u00eb dallonin me ato t\u00eb vet\u00eb partis\u00eb, pasi n\u00eb ver\u00eb ai kishte th\u00ebn\u00eb se do ta mb\u00ebshteste nj\u00eb koalicion me LVV-n\u00eb e Kurtit, dhe kishte n\u00ebnvizuar se mund t\u00eb kishte rol kur kishte folur p\u00ebr zgjedhjet e mundshme brenda partis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse Hoxhaj vendos t\u00eb garoj\u00eb, sipas Muhaxhirit, ai duhet ta ket\u00eb nj\u00eb ekip pas vetes dhe nj\u00eb platform\u00eb me \u201cide t\u00eb fresk\u00ebta dhe kreative\u201d, me t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u2019i bindte edhe an\u00ebtar\u00ebt e PDK-s\u00eb q\u00eb mund ta sfidoj\u00eb Kurtin.<\/p>\n<p>Muhaxhiri beson se Hoxhaj \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e PDK-s\u00eb, pavar\u00ebsisht se ai nuk e ka m\u00eb ndikimin q\u00eb kishte n\u00eb parti kur ajo udh\u00ebhiqej nga Hashim Tha\u00e7i dhe Kadri Veseli, q\u00eb tani po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr krime lufte, t\u00eb cilat i mohojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjithsesi, ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e PDK-s\u00eb dhe n\u00ebse ka platform\u00eb dhe ekip, mund ta sfidoj\u00eb Hamz\u00ebn, por duket se kjo gar\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfunduar dhe Hoxhaj \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpjekur ta krijoj\u00eb nj\u00eb imazh t\u00eb nj\u00eb rebeli p\u00ebrbrenda PDK-s\u00eb q\u00eb nuk pajtohet me t\u00eb gjitha vendimet\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7do t\u00eb enjte, zhvillimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrpiqemi t\u2019jua zb\u00ebrthejm\u00eb dhe t\u2019jua sjellim sa m\u00eb thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas k\u00ebtu p\u00ebr ta pranuar t\u00eb par\u00ebt n\u00eb emailin tuaj \u00e7do num\u00ebr t\u00eb newsletter-it ton\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshime Hamza?<br \/>\nMuhaxhiri vler\u00ebson se PDK-ja u tregua e \u201csinqert\u00eb\u201d duke i shpallur zgjedhjet p\u00ebr kryetar p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me gjendjen e tanishme, dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cSepse m\u00eb nuk ka kuptim q\u00eb PDK-ja t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje ku \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe pa ndonj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb se si ta sfidoj\u00eb pushtetin e madh t\u00eb Kurtit\u201d, shprehet Muhaxhiri.<\/p>\n<p>N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Krasniqit \u2013 nga viti 2021 \u2013 PDK-ja doli e dyta n\u00eb zgjedhje parlamentare n\u00eb shkurt, duke ngelur goxha mbrapa LVV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo i fitoi gjasht\u00eb komuna n\u00eb zgjedhjet lokale, duke p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nivel lokal, n\u00eb krahasim me zgjedhjet paraprake.<\/p>\n<p>Muhaxhiri n\u00ebnvizon se PDK-ja nuk ka pasur strategji, plan apo ide sesi ta sfidoj\u00eb Kurtin dhe LVV-n\u00eb n\u00eb k\u00ebto pjes\u00eb vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 u pa n\u00eb zgjedhjet lokale tani, Kurti vet\u00ebm sa e zgjeroi pushtetin me komuna t\u00eb reja. Ky \u00ebsht\u00eb rrezik i madh p\u00ebr PDK-n\u00eb, sepse, n\u00ebse zoti Kurti i fiton s\u00ebrish zgjedhjet parlamentare me rreth 40 p\u00ebr qind, kjo do t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb se absolutisht nuk kan\u00eb mundur t\u2019ia zvog\u00eblojn\u00eb pushtetin as p\u00ebr nj\u00eb milimet\u00ebr, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e pafalshme n\u00ebse zgjat gjasht\u00eb a shtat\u00eb vjet\u201d, sipas Muhaxhirit.<\/p>\n<p>Kosova mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare hi\u00e7 m\u00eb larg se n\u00eb dhjetor, duke qen\u00eb se asnj\u00ebra parti nuk e ka shumic\u00ebn e nevojshme, e as vullnetin p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje, pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00ebse Hamza zgjidhet kryetar i PDK-s\u00eb, gj\u00eb q\u00eb duket e pashmangshme, duke e par\u00eb se ai e mori edhe mb\u00ebshtetjen publike t\u00eb Krasniqit n\u00eb dit\u00ebn e dor\u00ebheqjes s\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb ai e ka vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb, sipas Muhaxhirit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me zell brenda strukturave t\u00eb PDK-s\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn njer\u00ebz t\u00eb ri, personalitete t\u00eb reja, profesionist\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb fokus si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb nj\u00eb gjenerate t\u00eb re t\u00eb PDK-s\u00eb, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb krijohet nj\u00eb lloj shpres\u00eb se PDK-ja mund t\u00eb reformohet dhe ta rris\u00eb pushtetin e saj\u201d.<\/p>\n<p>PDK-ja, e formuar n\u00eb fund t\u00eb vitit 1999, ka bashk\u00ebqeverisur n\u00eb vitet 2001-2004, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2007, ajo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb doli partia m\u00eb e votuar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo qeverisi p\u00ebr shtat\u00eb vjet me Hashim Tha\u00e7i si kryeminist\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr 17 vjet me radh\u00eb, PDK-n\u00eb e drejtoi Tha\u00e7i, i cili sh\u00ebrbeu edhe si president edhe si kryeminist\u00ebr i vendit n\u00eb disa faza.<\/p>\n<p>M\u00eb 2016, kur Tha\u00e7i u b\u00eb president, partin\u00eb e udh\u00ebhoqi Kadri Veseli deri kur u nis n\u00eb Hag\u00eb, m\u00eb 2020.\/rel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), aktualisht forca e dyt\u00eb m\u00eb e madhe parlamentare n\u00eb vend, po shkon drejt zgjedhjes s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb ri, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb krye dik\u00eb q\u00eb mund ta sfidoj\u00eb kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurtin, partia e s\u00eb cilit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV), ka qen\u00eb n\u00eb pushtet nga viti 2021 dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":220288,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-220287","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=220287"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220287\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":220289,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220287\/revisions\/220289"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/220288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=220287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=220287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=220287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}