{"id":220426,"date":"2025-11-16T10:28:30","date_gmt":"2025-11-16T09:28:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=220426"},"modified":"2025-11-16T10:28:30","modified_gmt":"2025-11-16T09:28:30","slug":"radio-evropa-e-lire-vetevendosja-nga-levizje-kunder-pushtetit-ne-pushtet-kunder-te-gjitheve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/radio-evropa-e-lire-vetevendosja-nga-levizje-kunder-pushtetit-ne-pushtet-kunder-te-gjitheve\/","title":{"rendered":"Radio Evropa e Lir\u00eb: Vet\u00ebvendosja \u2013 nga l\u00ebvizje kund\u00ebr pushtetit n\u00eb pushtet kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb bashkuar kund\u00ebr nesh\u201d, thot\u00eb Albin Kurti duke p\u00ebrshkruar sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb sipas L\u00ebvizjes s\u00eb tij Vet\u00ebvendosje. P\u00ebr partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend, \u00e7do veprim i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj saj. Por p\u00ebr disa v\u00ebzhgues, ky perceptim \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb zgjedhje strategjike e Vet\u00ebvendosjes sesa pasqyr\u00eb e realitetit politik.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn e rundit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve lokale, m\u00eb 9 n\u00ebntor, kreu i Vet\u00ebvendosjes trumbetoi fitoren e partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb shtat\u00eb komuna t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkund\u00ebr atyre q\u00eb ai i quajti kushte t\u00eb pazakonta politike.<\/p>\n<p>\u201cI fal\u00ebnderoj kandidat\u00ebt tan\u00eb, ekipet e tyre, shtabet zgjedhore dhe aktivist\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, meqen\u00ebse n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb bashkuar kund\u00ebr Vet\u00ebvendosjes\u201d, tha Kurti, nj\u00ebher\u00ebsh kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e k\u00ebtij diskursi, ai edhe n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, ku fal\u00ebnderoi qytetar\u00ebt p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb balotazh, tha se Vet\u00ebvendosjen \u201cs\u2019e ndali dot as bashkimi i t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb qasje e p\u00ebrforcoi edhe bashk\u00ebpartiaku i tij, Xhelal Sve\u00e7la, i cili humbjen e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Prishtin\u00eb e cil\u00ebsoi si rezultat t\u00eb \u201ckoalicionit t\u00eb pazareve\u201d, e jo ideve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, ai shkroi se \u201ckoalicioni LDK-PDK-AAK, oligark\u00eb e disa kuazimedia do t\u2019i kushtojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti qytetarit. Mbetet q\u00eb angazhimi yn\u00eb t\u00eb minimizoj\u00eb d\u00ebmin e zvog\u00ebloj\u00eb \u00e7mimin, gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetarit e shoq\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit p\u00ebr Politika Sociale \u201cMusine Kokalari\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk e sheh situat\u00ebn si nj\u00eb front t\u00eb bashkuar kund\u00ebr Vet\u00ebvendosjes. Ai thekson se n\u00eb zgjedhjet lokale, kjo parti ka bashk\u00ebpunuar me pothuajse t\u00eb gjitha partit\u00eb tjera, ashtu si edhe t\u00eb tjerat me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shembull, AAK-ja e ka p\u00ebrkrahur Vet\u00ebvendosjen n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb; Vet\u00ebvendosja e ka p\u00ebrkrahur AAK-n\u00eb n\u00eb Junik; Vet\u00ebvendosja e ka p\u00ebrkrahur PDK-n\u00eb n\u00eb Dragash, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebto zgjedhje lokale, p\u00ebrkund\u00ebr polarizimit n\u00eb nivel qendror t\u00eb partive politike\u201d, thot\u00eb Ymeri p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00ebn qendrore, Vet\u00ebvendosje nuk arriti t\u00eb siguronte shumic\u00ebn e nevojshme n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme, dhe d\u00ebshtoi t\u00eb gjente partner\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim. Me asnj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb q\u00eb nuk pranonte kushtet e tjetr\u00ebs, Kuvendi mbeti i bllokuar dhe Qeveria vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Mandatarit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Glauk Konjufca, i skadon afati ligjor p\u00ebr t\u00eb paraqitur p\u00ebrb\u00ebrjen e re qeveritare m\u00eb 19 n\u00ebntor. Pa mb\u00ebshtetjen e partive t\u00eb tjera, rruga e Kosov\u00ebs duket e hapur drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e m\u00ebdha tashm\u00eb kan\u00eb deklaruar se nuk do t\u00eb japin vot\u00eb p\u00ebr Konjufc\u00ebn. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre akuzojn\u00eb Kurtin se ka humbur tet\u00eb muaj me manipulime e taktizime politike, nd\u00ebrsa situata aktuale, sipas tyre, d\u00ebshmon se partia e tij nuk mund t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn \u201cas n\u00eb \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb mira\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb syt\u00eb e v\u00ebzhguesve, t\u00eb dyja taboret q\u00eb vet\u00ebparaqiten si konstruktive, kan\u00eb mundur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por barra kryesore bie mbi partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, e cila, duke pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar dhe leht\u00ebsuar dialogun, ka zgjedhur t\u00eb forcoj\u00eb narrativin e polarizimit.<\/p>\n<p>Agon Maliqi thot\u00eb se Vet\u00ebvendosjes i ka sh\u00ebrbyer narrativi i \u201cforc\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kund\u00ebr gjith\u00eb s\u00eb keqes s\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebs\u201d n\u00eb vitin 2021, kur ka fituar mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave. Por sot, ky mesazh ka humbur fuqin\u00eb dhe nuk e mb\u00ebshtet m\u00eb partin\u00eb si dikur.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 p\u00ebr shkak se partit\u00eb ish-opozitare nuk jan\u00eb m\u00eb nj\u00ebsoj, edhe ato kan\u00eb lidership tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb dukur qart\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit nacionale se ato kan\u00eb pasur rritje dhe e kan\u00eb kthyer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb besimit \u2013 jo t\u00eb gjith\u00ebn. E, po ashtu, edhe n\u00eb zgjedhjet lokale kan\u00eb fituar shum\u00eb komuna\u201d, thot\u00eb Maliqi p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje edhe n\u00eb zgjedhjet nacionale t\u00eb vitit 2019 ka dal\u00eb e para, por me rreth nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e votave, ka q\u00ebndruar n\u00eb pushtet vet\u00ebm rreth 50 dit\u00eb, pasi koalicioni me LDK-n\u00eb \u00ebsht\u00eb shembur.<\/p>\n<p>Rritja e partis\u00eb dy vjet m\u00eb von\u00eb i \u00ebsht\u00eb atribuar pjes\u00ebrisht edhe aleanc\u00ebs s\u00eb Kurtit me presidenten e at\u00ebhershme n\u00eb detyr\u00eb, Vjosa Osmani, e cila \u00ebsht\u00eb larguar nga LDK-ja p\u00ebr t\u2019iu bashkuar Kurtit.<\/p>\n<p>E njohur p\u00ebr veprime provokuese, si hedhja e gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend, Vet\u00ebvendosje ka lindur n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 si nj\u00eb l\u00ebvizje proteste kund\u00ebr elitave vendore dhe ndikimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs \u2013 at\u00ebher\u00eb n\u00ebn administrimin e OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Me hyrjen n\u00eb politik\u00eb n\u00eb vitin 2011, ajo ka nisur t\u00eb transformohet n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb institucionale, duke zbutur me koh\u00eb edhe tonin e saj radikal. N\u00eb zgjedhje ka garuar me narrativ kund\u00ebr korrupsionit, duke e paraqitur veten si alternativ\u00eb ndaj klas\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike, e cila, sipas saj, ka abuzuar me pushtetin.<\/p>\n<p>Sipas analistit Agon Maliqi, edhe tani duket se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr ta imponuar vullnetin e saj me \u00e7do kusht, duke e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr logjik\u00ebn e forc\u00ebs q\u00eb dikur kritikonte.<\/p>\n<p>\u201cPo rikthehet n\u00eb origjin\u00ebn e saj, n\u00eb projektin e saj q\u00eb e v\u00eb n\u00eb dyshim jo vet\u00ebm dialogun me Serbin\u00eb, Marr\u00ebveshjen e Brukselit, por edhe vet\u00eb natyr\u00ebn e sistemit juridik t\u00eb Kosov\u00ebs, pra Pakon e Ahtisaarit. Dhe, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7montuar disa elemente t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb shkaktimi i nj\u00eb krize kushtetuese. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi shpjegim p\u00ebrse nj\u00eb parti insiston t\u00eb barrikadohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, sepse nj\u00eb parti q\u00eb do t\u00eb donte t\u00eb qeveriste, do t\u00eb gjente m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me s\u00eb paku nj\u00ebr\u00ebn prej partive t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha\u201d, thot\u00eb Maliqi.<\/p>\n<p>Maliqi, duke p\u00ebrmendur edhe sulmet e Vet\u00ebvendosjes ndaj institucioneve t\u00eb pavarura, si Gjykata Kushtetuese, vler\u00ebson se q\u00ebllimi i Kurtit \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb realitete t\u00eb reja juridike p\u00ebrmes krizave.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi komente nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, por pa sukses.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb n\u00eb shtator, vet\u00eb Kurti deklaroi se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u201cnj\u00eb republik\u00eb t\u00eb tret\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE kemi th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb q\u00eb Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb republik\u00eb t\u00eb tret\u00eb, por jo si nj\u00eb republik\u00eb e shpallur n\u00eb Kuvendin e saj prej 120 deputet\u00ebsh, pra jo si nj\u00eb republik\u00eb e re, por si nj\u00eb republik\u00eb e rinuar, si nj\u00eb republik\u00eb e p\u00ebrtrir\u00eb, e cila frymon sipas idealeve p\u00ebrparimtare t\u00eb rilindasve shqiptar\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbledhje, ai theksoi se bllokadat dhe pengesat nuk vijn\u00eb vet\u00ebm nga partit\u00eb kund\u00ebrshtare, por edhe nga vonesat e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila ka 18 ligje n\u00eb pritje t\u00eb vendimmarrjes.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo situat\u00eb pengon zhvillimin e vendit dhe kufizon funksionimin e demokracis\u00eb, nd\u00ebrsa tregon p\u00ebrpjekjen e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara agjend\u00ebn e saj edhe n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Qeveria e Kurtit, nd\u00ebr vite, e ka gjetur veten n\u00eb raporte t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr korrupsion qeveritar, apo t\u00eb Reporter\u00ebve pa Kufij p\u00ebr kufizimin e liris\u00eb s\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Por, papun\u00ebsia nga viti 2021 ka qen\u00eb n\u00eb trend t\u00eb r\u00ebnies dhe rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00ebn 4 p\u00ebr qind. Pagat dhe pensionet jan\u00eb rritur, ashtu si edhe investimet e huaja direkte.<\/p>\n<p>E, ajo q\u00eb e ka karakterizuar m\u00eb s\u00eb shumti qeverisjen e Kurtit ka qen\u00eb p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr t\u00eb zgjeruar autoritetin e Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit, p\u00ebrmes veprimeve si heqja e dinarit serb dhe mbyllja e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb. K\u00ebto masa, ndon\u00ebse n\u00eb p\u00ebrputhje me vizionin e tij p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb sovrane, i kan\u00eb shkaktuar tensione me BE-n\u00eb dhe SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Visari Ymeri, nj\u00eb nga figurat e larta t\u00eb Vet\u00ebvendosjes q\u00eb nd\u00ebr vite kan\u00eb dezertuar nga partia, thot\u00eb se polarizimi politik e shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji e vet\u00ebdijshme e Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Sipas tij, edhe pse partia pretendon t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim, n\u00eb praktik\u00eb ushqehet nga p\u00ebrplasja me t\u00eb tjer\u00ebt \u2013 nj\u00eb fenomen q\u00eb Ymeri e konsideron t\u00eb ri n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTe partit\u00eb tjera politike, q\u00eb i kemi pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, natyrisht q\u00eb ka pasur kund\u00ebrshtime, shpeshher\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb zjarrta, madje edhe armiq\u00ebsi\u2026 por nuk ka ekzistuar logjika \u2018ne dhe ata\u2019. Ato e kan\u00eb par\u00eb procesin e shtetnd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb si bashk\u00ebpunim. Dhe ky bashk\u00ebpunim ka rezultuar, pastaj, n\u00eb rritje t\u00eb kohezionit shoq\u00ebror \u2013 pra n\u00eb depolarizim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d, thot\u00eb Ymeri.<\/p>\n<p>Ymeri thekson se dalja nga situata e krijuar k\u00ebrkon vet\u00ebdijesim t\u00eb t\u00eb gjitha partive se bashk\u00ebpunimi dhe kompromisi jan\u00eb thelb i politik\u00ebs, sidomos n\u00eb periudha krizash.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ta shp\u00ebtuar demokracin\u00eb, nevojitet bashkim i forcave, edhe mes atyre q\u00eb nuk pajtohen\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se nuk do t\u00eb d\u00ebshironte q\u00eb zgjidhja t\u00eb vinte p\u00ebrmes nd\u00ebrhyrjes s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se shoq\u00ebria kosovare duhet t\u00eb piqet q\u00eb vet\u00eb t\u2019i zgjidh\u00eb problemet, e ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej problemeve q\u00eb e kemi sot. K\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 un\u00eb e shoh pak me vler\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nuk e di n\u00ebse do ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat, por ng\u00ebr\u00e7et nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb t\u00eb mira, sepse i m\u00ebsojn\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb domosdo tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn nuk e shohin pa e pasur problemin\u201d, thot\u00eb Ymeri.<\/p>\n<p>Edhe komentet n\u00eb rrjetet sociale dhe debatet televizive japin pamjen e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, por nj\u00eb anket\u00eb e zhvilluar nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan n\u00eb periudh\u00ebn maj-korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, nxori n\u00eb pah se vet\u00ebm 38 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e shohin t\u00eb nevojsh\u00ebm ndryshimin e udh\u00ebheq\u00ebsve kryesor\u00eb dhe t\u00eb partive n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00ebse vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja k\u00ebt\u00eb vit, nuk \u00ebsht\u00eb ende e qart\u00eb, por Vet\u00ebvendosje, ndon\u00ebse \u2018e rrethuar nga kund\u00ebrshtar\u00eb\u2019 sipas saj, mbetet tash p\u00ebr tash ajo q\u00eb p\u00ebrcakton fush\u00ebn dhe ritmin e loj\u00ebs.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb bashkuar kund\u00ebr nesh\u201d, thot\u00eb Albin Kurti duke p\u00ebrshkruar sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb sipas L\u00ebvizjes s\u00eb tij Vet\u00ebvendosje. P\u00ebr partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend, \u00e7do veprim i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj saj. Por p\u00ebr disa v\u00ebzhgues, ky perceptim \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb zgjedhje strategjike e Vet\u00ebvendosjes sesa pasqyr\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":220427,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-220426","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=220426"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":220428,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220426\/revisions\/220428"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/220427"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=220426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=220426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=220426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}