{"id":220769,"date":"2025-11-20T11:28:03","date_gmt":"2025-11-20T10:28:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=220769"},"modified":"2025-11-20T11:28:03","modified_gmt":"2025-11-20T10:28:03","slug":"besim-kelmendi-shkarkohet-nga-pozita-e-ushtruesit-te-detyres-se-kryeprokurorit-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/besim-kelmendi-shkarkohet-nga-pozita-e-ushtruesit-te-detyres-se-kryeprokurorit-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Shkarkimi i tij u b\u00eb me votat e pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Paraprakisht, kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se konstatojn\u00eb q\u00eb ka kuorum t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr mbajtjen e takimit, meqen\u00ebse Kryeprokurori duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohet me automatiz\u00ebm nga ky proces pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr diskutimet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht, u votua q\u00eb t\u00eb procedohet me pik\u00ebn e rendit t\u00eb dit\u00ebs- shkarkimin e Kelmendit e m\u00eb pas u hodh n\u00eb votim.<\/p>\n<p>\u201cKonstatoj se me pes\u00eb vota p\u00ebr, aprovohet dhe shkarkohet nga detyra ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit\u201d, tha Hajdaraj.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb Kelmendit, si u.d Kryeprokuror i Shtetit u caktua Agron Qalaj.<\/p>\n<p>Besim Kelmendi dhe kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb l\u00ebshojn\u00eb mbledhjen: Po d\u00ebshironi t\u00eb shkat\u00ebrroni sistemin<\/p>\n<p>(P\u00ebrdit\u00ebsuar, ora 10:56)- Gjat\u00eb diskutimit pas propozimit p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb rend dite shkarkimi i ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Besim Kelmendi, ky i fundit dhe kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs l\u00ebshuan mbledhjen, duke th\u00ebn\u00eb se po tentohet shkat\u00ebrrimi i sistemit.<\/p>\n<p>Fillimisht, an\u00ebtari Veton Shabani tha se tentativa p\u00ebr d\u00ebmtimin e sistemit prokurorial \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se sistemi prokurorial \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se t\u00eb gjith\u00eb ata, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>\u201cKa v\u00ebt\u00ebm nj\u00eb adres\u00eb dhe nj\u00eb agjend\u00eb p\u00ebr d\u00ebmtimin e sistemit prokurorial, por kjo tentative \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. Nuk do jem pjes\u00eb e k\u00ebtyre agjendave t\u00eb ul\u00ebta\u201d, tha Shabani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Arian Gashi tha se ajo q\u00eb d\u00ebgjoi \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe e paprecedent.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb p\u00ebr t\u2019u fut n\u00eb agjend\u00eb \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs zyrtare, ky K\u00ebshill i ka humbur legjitimitetin sepse \u00e7do aktivitet i ardhsh\u00ebm do jet\u00eb vazhdim\u00ebsi e k\u00ebsaj\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, replikoi Hajdaraj, duke i th\u00ebn\u00eb \u201cPo shihet kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar sistemin\u201d.<\/p>\n<p>Fillimisht, nga salla e takimit u larguan dy an\u00ebtar\u00ebt Arian Gashi dhe Visar Krasniqi. E m\u00eb pas, edhe Kelmendi e Vuniqi.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Dardan Vuniqi, tha se integriteti i tij nuk l\u00ebkundet, sepse jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ligjin dhe me i dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb vertet\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se asnj\u00eb vendim nuk mund ta marr\u00eb n\u00ebn presion.<\/p>\n<p>\u201cMua m\u00eb duhet ta l\u00ebshoj k\u00ebt\u00eb takim pasi ky konflik \u00ebsht\u00eb filluar pa qen\u00eb un\u00eb k\u00ebtu.\u201d, shtoi Vuniqi duke th\u00ebn\u00eb  se n\u00eb moment kur t\u00eb bindet do t\u00eb rikthehet. Tha se po e l\u00ebshon takimin p\u00ebr t\u00eb ruajtur rendin juridik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Shabani tha se propozon t\u00eb mos thirret m\u00eb asnj\u00eb takim.<\/p>\n<p>Kryesuesi Hajdaraj m\u00eb pas vendosi q\u00eb takimi t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb pauz\u00eb.<\/p>\n<p>Kelmendi pasi u propozua shkarkimi i tij: E gjitha \u00ebsht\u00eb plan, d\u00ebshirojn\u00eb ta ken\u00eb njeriun q\u00eb kan\u00eb interes- individin q\u00eb e kam p\u00ebrkrahur vazhdimisht<\/p>\n<p>(P\u00ebrdit\u00ebsuar, ora 10:31)- Ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurit t\u00eb Shtetit, Besim Kelmendi n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit pasi u propozua shkarkimi i tij nga kjo pozit\u00eb, tha se kjo \u00ebsht\u00eb e planifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb t\u00eb vij\u00eb njeriu i besuesh\u00ebm i atyre q\u00eb po d\u00ebshirojn\u00eb ta shkarkojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta ia ka shkruar ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tyre\u201d, tha Kelmendi derisa po debatonte me Grantollin pasi ajo propozoi n\u00eb rend dite shkarkimin e tij, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Grantolli tha se Kelmendi po e fyen, duke i k\u00ebrkuar ta l\u00ebshoj\u00eb sall\u00ebn, me arsyetimin se po q\u00ebndron n\u00eb sall\u00eb n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Grantolli debatoi me Kelmendin duke i th\u00ebn\u00eb se nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb sall\u00ebn ku diskutohet p\u00ebr shkarkimin e tij, duke i th\u00ebn\u00eb se po e shkel rregulloren.<\/p>\n<p>Kelmendi tha q\u00eb opinioni duhet ta dij\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan, ngase po planifikohet q\u00eb t\u00eb vije n\u00eb vend tij nj\u00eb person t\u00eb cilin ai e ka p\u00ebrkrah vazhdimisht.<\/p>\n<p>\u201cSepse njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke planifikuar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb e gjith\u00eb nj\u00eb plani. Ky \u00ebsht\u00eb plan, sepse d\u00ebshirojn\u00eb ta ken\u00eb njeriun q\u00eb kan\u00eb interes t\u00eb past\u00ebr. D\u00ebshirojn\u00eb me pas nj\u00eb njeri i cili dje gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ku jam d\u00ebgju si d\u00ebshmitar, ka qen\u00eb prezent jo nj\u00ebher\u00eb, por dy her\u00eb- p\u00ebr me shiku a jam un\u00eb ai q\u00eb po po flas e p\u00ebr \u00e7ka po flas. Ju lutem, \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb grupi p\u00ebr nj\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb individi t\u00eb cilin e kam p\u00ebrkrah vazhdimisht, \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e turpshme dhe joligjore\u201d, tha Kelmendi.<\/p>\n<p>Ai shtoi se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka aplikuar p\u00ebr pozit\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kelmendi theksoi se dje ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr rastin e Re\u00e7akut dhe ka ofruar t\u00eb gjitha provat q\u00eb posedon. Tha se e gjith\u00eb kjo q\u00eb po ndodh tani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi, t\u00eb cilin sipas tij po e p\u00ebrfaq\u00ebson z\u00ebvend\u00ebskryesuesja Grantolli.<\/p>\n<p>Kelmendi iu drejtua Grantollit \u201cJu that\u00eb se jam pjes\u00eb e nj\u00eb grupi, pjes\u00eb e cilit grup jam\u201d.<\/p>\n<p>Ai i tha se \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb past\u00ebr interesi me t\u00eb, Grantolli. Nd\u00ebrkaq, shtoi se disa her\u00eb e kishte p\u00ebrgatitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta liruar nga detyra, por tha se nuk \u00ebsht\u00eb lejuar.<\/p>\n<p>Besim Kelmendi tha se qytetar\u00ebt duhet ta dijn\u00eb q\u00eb k\u00ebtu po b\u00ebhet nj\u00eb luft\u00eb ose p\u00ebr reforma n\u00eb sistem t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ose p\u00ebr t\u00eb mbetur sistemi n\u00eb duart e individit q\u00eb mendon se e ka gjith\u00eb pushtetin. Tha se ka ardh\u00eb koha p\u00ebr nj\u00eb sistem prokurorial q\u00eb ka fuqin\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur Kushtetut\u00ebn dhe ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se n\u00eb secilin takim publik thirren mediet. Tha se konferenca p\u00ebr shtyp dhe deklaratat q\u00eb po i jep sot, n\u00eb koh\u00ebn kur nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar raporti, \u00ebsht\u00eb tentim p\u00ebr ushtrim ndikimi.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb abuzim me detyr\u00ebn tuaj edhe n\u00eb konferenc\u00ebn q\u00eb e ke dh\u00ebn\u00eb dje, sepse e ke fillu me zgjedhjen e an\u00ebtarit t\u00eb ri dhe e ke mbaru me t\u00eb\u201d, tha ai, duke shtuar se jan\u00eb insinuata t\u00eb tij p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cA po i tregoni opinionit k\u00eb po doni ta b\u00ebni ushtrues detyre\u201d, i replikoi Kelmendi, duke shtuar se KPK-ja caktoi takimin n\u00eb koh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb kur kishte p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb pak.\/Betimi P\u00ebr Drejt\u00ebsi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit. Shkarkimi i tij u b\u00eb me votat e pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb mbledhje, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c. Paraprakisht, kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se konstatojn\u00eb q\u00eb ka kuorum t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr mbajtjen e takimit, meqen\u00ebse Kryeprokurori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":220770,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-220769","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=220769"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220769\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":220771,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220769\/revisions\/220771"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/220770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=220769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=220769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=220769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}