{"id":220896,"date":"2025-11-22T10:01:47","date_gmt":"2025-11-22T09:01:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=220896"},"modified":"2025-11-22T10:01:47","modified_gmt":"2025-11-22T09:01:47","slug":"rreth-28-milione-euro-mund-te-arrije-fatura-e-te-gjitha-proceseve-zgjedhore-te-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rreth-28-milione-euro-mund-te-arrije-fatura-e-te-gjitha-proceseve-zgjedhore-te-2025\/","title":{"rendered":"Rreth 28 milion\u00eb euro mund t\u00eb arrij\u00eb fatura e t\u00eb gjitha proceseve zgjedhore t\u00eb 2025"},"content":{"rendered":"<p>Brenda pak dit\u00ebsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn buxhetore p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen m\u00eb 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Se sa do t\u00eb jet\u00eb shuma e planfikuara nga KQZ, n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion nuk kan\u00eb treguar me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrgatitur, por n\u00ebse vlera do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me zgjedhjet e llojit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, parlamentare, q\u00eb u mbajt\u00ebn m\u00eb 9 shkurt, at\u00ebher\u00eb kostoja e t\u00eb gjitha proceseve zgjedhore t\u00eb mbajtura vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2025 mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb rreth 28 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p> Banner<\/p>\n<p>Sipas z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb KQZ-s\u00eb, Valmir Elezi, p\u00ebr zgjedhjet e 9 shkurtit ishin planifikuar 8.7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkaq p\u00ebr zgjedhjet lokale 10.5 milion\u00eb t\u00eb tjera. KQZ ende nuk ka raporte p\u00ebrfundimtare q\u00eb tregojn\u00eb se sa mjete jan\u00eb shpenzuar nga k\u00ebto planifikime.<\/p>\n<p>\u201cBuxheti i planifikuar nga KQZ p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb mbajtur m\u00eb 9 shkurt, ishte n\u00eb vler\u00ebn e 8.7 milion\u00eb Euro. Sipas raporteve t\u00eb deritashme, shuma e shpenzuar \u00ebsht\u00eb rreth 7.9 milion\u00eb Euro. Nd\u00ebrkaq, buxheti i planifikuar p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb organizimit t\u00eb Zgjedhjeve Lokale p\u00ebr Kryetar\u00eb t\u00eb Komunave dhe p\u00ebr Kuvende Komunale, t\u00eb cilat jan\u00eb mbajtur m\u00eb 12 tetor 2025, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e mbi 10.5 milion\u00eb Euro. N\u00eb k\u00ebt\u00eb planifikim buxhetor, p\u00ebrfshihet dhe organizimi i raundit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zgjedheve p\u00ebr Kryetar\u00eb t\u00eb Komunave. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi dhe p\u00ebrmbylljes s\u00eb t\u00eb gjitha procedurave, do t\u00eb kemi nj\u00eb raport p\u00ebrfundimtar dhe do t\u00eb kemi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta se sa nga mjetet e planifikuara jan\u00eb shpenzuar\u201d, tha Elezi p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 28 dhjetorit, Elezi tha se KQZ \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb planifkimit buxhetor dhe se k\u00ebrkes\u00ebn do ta d\u00ebrgojn\u00eb p\u00ebr miratim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore t\u00eb planifikuara p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb ri zgjedhor, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i planifikuar. N\u00eb mbledhjen e radh\u00ebs, KQZ do t\u00eb miratoj\u00eb planifikimin buxhetor p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb reja dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr buxhet do ta p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr miratim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. KQZ ka vepruar k\u00ebshtu edhe n\u00eb rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje t\u00eb parakohshme apo q\u00eb kan\u00eb ndodhur pa planifikim, n\u00eb nj\u00eb vit jo-zgjedhor\u201d, tha Elezi.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimeve t\u00eb KQZ-s\u00eb, Ligji i ri p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme ka zgjeruar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e KQZ-s\u00eb n\u00eb organizimin e procesit zgjedhor dhe kjo reflektohet edhe n\u00eb koston e planifikuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas KQZ-s\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e mjeteve shpenzohet p\u00ebr t\u00eb paguar trupat zgjedhore dhe stafin tjet\u00ebr q\u00eb angazhohet gjat\u00eb gjith\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Brenda pak dit\u00ebsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn buxhetore p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen m\u00eb 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online. Se sa do t\u00eb jet\u00eb shuma e planfikuara nga KQZ, n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion nuk kan\u00eb treguar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":220854,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-220896","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=220896"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220896\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":220897,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/220896\/revisions\/220897"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/220854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=220896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=220896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=220896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}