{"id":221608,"date":"2025-12-01T20:16:36","date_gmt":"2025-12-01T19:16:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=221608"},"modified":"2025-12-01T20:16:36","modified_gmt":"2025-12-01T19:16:36","slug":"abdixhiku-ldk-eshte-gati-te-marr-timonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/abdixhiku-ldk-eshte-gati-te-marr-timonin\/","title":{"rendered":"Abdixhiku: LDK \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb marr timonin"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, n\u00eb adresimin e tij para K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb, deklaroi se LDK \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeverisjes dhe t\u00eb rikthej\u00eb stabilitetin institucional n\u00eb vend. Ai theksoi se partia \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me dinjitet dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb, si\u00e7 tha ai, d\u00ebmet e shkaktuara gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>LDK \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb marr timonin, theksoi Abdixhiku<\/p>\n<p>\u201cLDK \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb marr timonin, gati t\u00eb jap qeverisje t\u00eb dinjitetshme, gati t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb d\u00ebmet e b\u00ebra, gati t\u00eb sjell\u00eb standard evropian t\u00eb pun\u00ebs dhe politik\u00ebs, si dhe gati t\u00eb rikthej Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e saj origjinale Euroatlantike. Po ashtu gati t\u00eb rifitoj besimin e qytetar\u00ebve dhe respektin e aleat\u00ebve\u201d, theksoi Abdixhiku.<\/p>\n<p>Abdixhiku deklaroi se LDK po hyn n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri elektoral me forc\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe tradit\u00ebn e saj politike. Ai theksoi se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr stabilitet dhe maturi, vlera t\u00eb cilat, sipas tij, i p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm LDK-ja.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, Abdixhiku tha se nga kjo mbledhje pritet t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr vendin, duke k\u00ebrkuar seriozitet, unitet dhe vendimmarrje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme nga strukturat e partis\u00eb. \u201cQytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs po na matin dhe nga ne presin drejtim p\u00ebr vendin,\u201d u shpreh ai, duke n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb z\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb re politike.<\/p>\n<p>Kosova ka nevoj\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb, forc\u00ebn ton\u00eb, u shpreh Abdixhiku.<\/p>\n<p>\u201cLDK, po hyn n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb re elektorale me nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb nuk vjen vet\u00ebm nga numrat elektoral, por nga p\u00ebrvoja, nga q\u00ebndrueshm\u00ebria e mbi t\u00eb gjitha nga trash\u00ebgimia jon\u00eb. Ne nuk jemi parti e improvizimeve dhe as e krizave t\u00eb rrejshme. Jemi parti e organizimit, jemi parti e maturis\u00eb, e vet\u00eb shtetit dhe sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb Kosova ka nevoj\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb forc\u00eb, forc\u00ebn ton\u00eb\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Kreu i LDK-s\u00eb kritikoi gjendjen aktuale politike dhe institucionale n\u00eb vend. Ai tha se Kosova sot nuk \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb punuar dhe sakrifikuar p\u00ebr vite me radh\u00eb, duke e p\u00ebrshkruar situat\u00ebn si nj\u00eb \u201cqorrsokak institucional\u201d. Sipas tij, vendi \u00ebsht\u00eb i lodhur nga krizat e panevojshme dhe p\u00ebrplasjet e vazhdueshme, t\u00eb cilat kan\u00eb sjell\u00eb ngecje n\u00eb funksionimin e institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cKemi ardhur k\u00ebtu pas nj\u00eb pritjeje t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb nga kjo mbledhje t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb mesazh i fuqish\u00ebm p\u00ebr vendin q\u00eb nga kjo sall\u00eb t\u00eb niset rruga e v\u00ebrtet e ndryshimit, q\u00eb K\u00ebshilli i P\u00ebrgjith\u00ebm t\u00eb flas me nj\u00eb z\u00eb dhe nj\u00eb vendim q\u00eb reflekton besimin e qytetarit t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs po na shikojn\u00eb e po na d\u00ebgjojn\u00eb sot, na matin dhe nga ne presin seriozitet, unitet e mbi t\u00eb gjitha drejtim p\u00ebr vendin\u201d, tha Abdixhiku.<\/p>\n<p>Abdixhiku akuzoi qeverin\u00eb aktuale p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb moralit demokratik, munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie qytetare dhe dob\u00ebsim t\u00eb aleancave strategjike q\u00eb, sipas tij, e kan\u00eb mbajtur Kosov\u00ebn t\u00eb sigurt p\u00ebr dekada.<\/p>\n<p>\u201cKosova q\u00eb gjejm\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb Kosova q\u00eb e kemi \u00ebnd\u00ebrruar, nuk \u00ebsht\u00eb ajo Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi punuar, q\u00eb sakrifikuam e luftuam. Sot, vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i lodhur e rrazkapituar nga krizat e pa arsyeshme dhe i mbytur n\u00eb p\u00ebrplasje, t\u00eb panevojshme e t\u00eb paarsyshme me politik\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb e future n\u00eb qorrsokak institucional, e humbur n\u00eb aventurat e nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk e njeh dot moralin demokratik, as p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb qytetare edhe m\u00eb pak Aleanc\u00ebn strategjike q\u00eb e kan\u00eb mbajtur k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb sigurt p\u00ebr dekada\u201d, theksoi Abdixhiku.<\/p>\n<p>Ai foli edhe p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike, duke theksuar se Kosova p\u00ebrballet me ekonomi t\u00eb ngurt\u00eb, biznese t\u00eb lodhura, investime t\u00eb bllokuara dhe qytetar\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb shtyll\u00ebn e tret\u00eb, LDK, fokusohet n\u00eb zhvillim ekonomik e n\u00eb rritje t\u00eb standardit t\u00eb mbijetes\u00eb s\u00eb popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen m\u00eb 28 dhjetor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, n\u00eb adresimin e tij para K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb, deklaroi se LDK \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeverisjes dhe t\u00eb rikthej\u00eb stabilitetin institucional n\u00eb vend. Ai theksoi se partia \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb me dinjitet dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb, si\u00e7 tha ai, d\u00ebmet e shkaktuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":221609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221608","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221608"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221608\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":221610,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221608\/revisions\/221610"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/221609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}