{"id":222216,"date":"2025-12-07T21:06:00","date_gmt":"2025-12-07T20:06:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=222216"},"modified":"2025-12-07T21:06:00","modified_gmt":"2025-12-07T20:06:00","slug":"burgu-i-gjilanit-qe-zhduki-sakatoi-e-maltretoi-mijera-shqiptare-nder-ta-edhe-axhen-tim-mesuesin-bejtullah-ismajli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/burgu-i-gjilanit-qe-zhduki-sakatoi-e-maltretoi-mijera-shqiptare-nder-ta-edhe-axhen-tim-mesuesin-bejtullah-ismajli\/","title":{"rendered":"Burgu i Gjilanit q\u00eb zhduki, sakatoi e maltretoi mij\u00ebra shqiptar\u00eb, nd\u00ebr ta edhe axh\u00ebn tim, m\u00ebsuesin Bejtullah Ismajli"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Sylejman Ismajli<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kazamatet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb sistemit komunist ishte Burgu i Gjilanit, i cili u hap n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 1957, duke sjell\u00eb dhimbje, vdekje e zhdukje t\u00eb popullit shqiptar. Shum\u00eb familje mbet\u00ebn pa m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre, vet\u00ebm pse ishin shqiptar\u00eb dhe k\u00ebrkonin lirin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr regjimin komunist dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, ky burg u shnd\u00ebrrua n\u00eb qendr\u00ebn e torturave. Mij\u00ebra shqiptar\u00eb u rrah\u00ebn, u d\u00ebnuan e u vran\u00eb nga gardian\u00ebt e UDBA-s serbo-sllave. Ata synonin zhdukjen e shqiptar\u00ebve nga faqja e dheut, por trimat tan\u00eb, edhe pse dhan\u00eb jet\u00ebn n\u00ebn tortura \u00e7njer\u00ebzore, nuk u thyen kurr\u00eb u b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb drejt liris\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_9301.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_9301-754x1024.jpeg\" alt=\"\" width=\"754\" height=\"1024\" class=\"alignnone size-large wp-image-222217\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_9301-754x1024.jpeg 754w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_9301-221x300.jpeg 221w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_9301-768x1044.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/IMG_9301.jpeg 833w\" sizes=\"auto, (max-width: 754px) 100vw, 754px\" \/><\/a><\/p>\n<p>M\u00ebsuesi Bejtullah Ismajli<\/p>\n<p> M\u00eb 10 N\u00ebntor 2025, shum\u00eb qytetar\u00eb, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme por historike, u mblodh\u00ebn n\u00eb qytet. Ekskavator\u00ebt gjigant\u00eb ushtonin duke rr\u00ebnuar burgun, muret e t\u00eb cilit p\u00ebr 68 vite ishin lar\u00eb mij\u00ebra her\u00eb me gjakun e shqiptar\u00ebve. Ishte nj\u00eb dit\u00eb e madhe, e shum\u00eb njerz qanin nga g\u00ebzimi. Shum\u00eb prej tyre kishin p\u00ebrjetuar vuajtjet brenda atyre mureve q\u00eb u lan\u00eb plag\u00eb t\u00eb pash\u00ebrueshme familjeve shqiptare.<\/p>\n<p>Midis tyre ishte edhe axha im, m\u00ebsuesi Bejtullah Ismajli, i cili kishte p\u00ebrjetuar torturat m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore nga gardian\u00ebt e UDBA-s n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesi Bejtullah, nga Kopernica e Kamenic\u00ebs, q\u00eb nga mosha 17-vje\u00e7are (1952) kishte mbajtur ditarin n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u2019i arsimuar f\u00ebmij\u00ebt, deri n\u00eb pensionin e tij n\u00eb vitin 1990\u201391.<\/p>\n<p>Ai patriotizmin e kishte t\u00eb trash\u00ebguar. Babai i tij, Sadiku, ishte atdhetar i kauz\u00ebs shqiptare. Dy axhallar\u00ebt e tij, Halili dhe Rexhepi, u vran\u00eb e u torturuan barbarisht nga forcat serbe. Nj\u00ebri tjet\u00ebr, Shukriu, ishte oficer i lart\u00eb i Ballit Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa v\u00ebllai Rifati ishte marr\u00eb rob nga gjerman\u00ebt dhe ishte mbajtur kat\u00ebr vite n\u00eb Dortmund.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesi Bejtulla ishte betuar se nuk do t\u00eb ndalej kurr\u00eb s\u00eb luftuari p\u00ebr kauz\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e Burgut t\u00eb Gjilanit m\u00eb 10 N\u00ebntor ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb e p\u00ebrzier: g\u00ebzim, dhimbje dhe krenari. Pas 30 viteve, m\u00eb parafytyrohej axha im brenda atij burgu fam\u00ebkeq.<\/p>\n<p>Ai u burgos p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1991, si Kryetar i Komun\u00ebs, ku u rrah, u torturua e u posht\u00ebrua n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb pushtetit serb, n\u00eb koh\u00ebn kur gjith\u00e7ka shqiptare po zhdukej.<\/p>\n<p>Ky burgim e b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Thoshte: \u201cJeta ime nuk \u00ebsht\u00eb e imja \u2013 \u00ebsht\u00eb e popullit tim.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shkurtit 1995 e burgosin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, dhe e torturojn\u00eb fizikisht me \u00e7do mjet t\u00eb mundsh\u00ebm. Ai nuk u thye asnj\u00eb \u00e7ast. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, n\u00eb burgun e Gjilanit ndodhej edhe Voisllav Sheshel.<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb t\u00eb shkoja ta vizitoja axh\u00ebn tim dhe, pas shum\u00eb refuzimesh, m\u00eb n\u00eb fund m\u2019u lejua q\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten ta b\u00ebnim vizit\u00ebn n\u00eb burg dhe ta shihnim pas 6 muajsh.<\/p>\n<p>N\u00ebn v\u00ebzhgimin e rrept\u00eb t\u00eb gardian\u00ebve, bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten hym\u00eb n\u00eb burg. Gardian\u00ebt e soll\u00ebn axh\u00ebn me pranga n\u00eb duar. Ishte i lodhur, e i rraskapitur\u2026 fillova t\u00eb qaja bashk\u00eb me bashk\u00ebshorten nga g\u00ebzimi q\u00eb po e shihja, por edhe nga dhimbja q\u00eb ma cop\u00ebtonte shpirtin. N\u00eb ballin e tij t\u00eb djersitur kishte nj\u00eb fash\u00eb t\u00eb madhe nga e cila i rridhte gjak. E pyeta se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. Ai m\u00eb tha: \u201cAsgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, jam l\u00ebnduar dhe kam r\u00ebn\u00eb mbi nj\u00eb radiator.\u201d Nd\u00ebrsa gardiani \u00e7do fjal\u00eb ton\u00ebn e d\u00ebgjonte me kujdes t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb e m\u00ebsova t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur: gardian\u00ebt e kishin rrahur aq fort sa ia kishin kapur kok\u00ebn dhe ia kishin p\u00ebrplasur p\u00ebr radiator. Po ashtu ia kishin l\u00ebnduar shum\u00eb seriozisht veshkat, saq\u00eb e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb edhe t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por zemra e tij nuk u dor\u00ebzua kurr\u00eb. Vizita jon\u00eb p\u00ebrfundoi duke e p\u00ebrqafuar dhe duke i th\u00ebn\u00eb \u201cmir\u00eb u pafshim s\u00eb shpejti\u201d.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb jave q\u00eb kishim qen\u00eb n\u00eb vizit\u00eb, ishte dit\u00eb e shtun\u00eb e korrikut 1995 dhe pran\u00eb Ambulanc\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, tek xhamia Atik, para k\u00ebmb\u00ebve tona u ndal nj\u00eb furgon i policis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kalimtar\u00ebt u ndal\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb shihnin \u00e7far\u00eb po ndodhte. Dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, nga furgoni e nxor\u00ebn axh\u00ebn tim, Bejtullahin, me pranga n\u00eb duar. Dy gardian\u00eb e mbanin p\u00ebr krah\u00ebsh, sepse ai nuk mund t\u00eb ecte nga rrahjet dhe rraskapitja. Ata e fut\u00ebn mbrenda p\u00ebr vizit\u00eb mjek\u00ebsore, nd\u00ebrsa q\u00ebndronim jasht p\u00ebr ta par\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Me zem\u00ebr t\u00eb l\u00ebnduar q\u00eb e shihja n\u00eb at\u00eb gjendje, e shikova nga larg me shpirt t\u00eb thyer, pa asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i flisja qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb. Prita jasht\u00eb edhe pasi ata u larguan. Kur u hap mund\u00ebsia, hyra n\u00eb Ambulanc\u00eb dhe pyeta se \u00e7far\u00eb gjendje kishte personi q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ishte sjell\u00eb aty i arrestuar. P\u00ebrgjigjen ma dha nj\u00eb doktoresh\u00eb shum\u00eb e respektuar (q\u00eb e njoh shum\u00eb mir\u00eb sot), e cila m\u00eb tha me dhimbje se personi kishte nj\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesi Bejtullah u lirua pas 9 muajsh n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por nuk ai u ndal kurr\u00eb. P\u00ebrkundrazi, u b\u00eb edhe m\u00eb i vendosur kund\u00ebr pushtetit serb, derisa sh\u00ebndeti filloi ta tradhtonte nga plag\u00ebt q\u00eb mori.<\/p>\n<p>Me dinjitet dhe me zem\u00ebr shqiptari, m\u00ebsuesi Bejtullah nd\u00ebrroi jet\u00eb m\u00eb 25 shtator 1997, n\u00eb mosh\u00ebn 62-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Ai la pas 40 vite si m\u00ebsues, ishte kryetar i Kryesis\u00eb s\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, kryetar i Dhom\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Bashkuar n\u00eb Gjilan, nism\u00ebtar i Pajtimit t\u00eb Gjaqeve me Anton \u00c7et\u00ebn, n\u00ebnkryetar dhe kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit 1990\u20131997.<\/p>\n<p>Burgu i Gjilanit u mbyll me 15 Qershor 2017 n\u00eb dit\u00ebn e \u00c7lirimit t\u00eb Gjilanit nga Okupatori Serb, ky burg ka qen\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr burgjet me fam\u00ebkeqe ne Ish-Jugosllavi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb burg ka vuajtur dhe jan\u00eb torturuar deri n\u00eb vdekje t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb p\u00ebr disa dekada.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Sylejman Ismajli Nj\u00eb nga kazamatet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb sistemit komunist ishte Burgu i Gjilanit, i cili u hap n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 1957, duke sjell\u00eb dhimbje, vdekje e zhdukje t\u00eb popullit shqiptar. Shum\u00eb familje mbet\u00ebn pa m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre, vet\u00ebm pse ishin shqiptar\u00eb dhe k\u00ebrkonin lirin\u00eb. P\u00ebr regjimin komunist dhe m\u00eb von\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":222218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-222216","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=222216"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222216\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":222219,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222216\/revisions\/222219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/222218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=222216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=222216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=222216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}