{"id":222481,"date":"2025-12-10T11:19:24","date_gmt":"2025-12-10T10:19:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=222481"},"modified":"2025-12-10T11:19:24","modified_gmt":"2025-12-10T10:19:24","slug":"rozeta-hajdari-nuk-shkon-ne-seancen-per-rezervat-shteterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rozeta-hajdari-nuk-shkon-ne-seancen-per-rezervat-shteterore\/","title":{"rendered":"Rozeta Hajdari nuk shkon n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr \u201cRezervat shtet\u00ebrore\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ka filluar seanca n\u00eb rastin e \u201cRezervave shtet\u00ebrore\u201d ndaj ministres n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre t\u00eb tjer\u00ebve Irfan Lipovic\u00ebs, Hafiz Gar\u00ebs e Ridvan Muharremit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pranishme ministrja n\u00eb detyr\u00eb e MINT, Rozeta Hajdari, por vet\u00ebm Ifran Lipovica dhe Hafiz Gara.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) n\u00eb aktakuz\u00ebn e ngritur ndaj ministres n\u00eb detyr\u00eb Rozeta Hajdari, ish-z\u00ebvend\u00ebssekretarit Irfan Lipovica, drejtorit t\u00eb Departamentit t\u00eb Rezervave Shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb Ministri, Hafiz Gara dhe afaristit Ridvan Muharremi, ka vler\u00ebsuar se d\u00ebmi q\u00eb iu shkaktua buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb rastin e \u201cRezervave shtet\u00ebrore\u201d \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Aktakuz\u00ebn e ngritur nga prokuror\u00ebt special\u00eb, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, n\u00eb Departamentin Special t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb. Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur, buxheti \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb lart\u00ebsi prej 2,912,134.78 euro.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb aktakuz\u00ebn e PSRK-s\u00eb, t\u00eb pandehurit Rozeta Hajdari n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ministres s\u00eb Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Irfan Lipovica si z\u00ebvend\u00ebssekretar dhe Hafiz Gara n\u00eb pozit\u00ebn e Drejtorit t\u00eb Departamentit t\u00eb Rezervave Shtet\u00ebrore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Prokurim Publik, duke iu shmangur procesit t\u00eb konkurrenc\u00ebs, me procedur\u00eb t\u00eb negocimit kishin negociuar dhe m\u00eb pas n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb turke \u201cYafe Turizm Indaat Sanayi ve Ticaret Anonim Sirketi\u201d me seli n\u00eb Bursa t\u00eb Turqis\u00eb, p\u00ebr blerjen e 10 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb me \u00e7mim prej 4,834,778.00 euro.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, aty thuhet se \u00e7mimi p\u00ebr blerje t\u00eb grurit ishte kontraktuar 193.48 euro m\u00eb i lart\u00eb sesa \u00e7mimi mesatar i tregut, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ata ngarkohen se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mjeteve buxhetore t\u00eb ndara nga Qeveria n\u00eb shum\u00ebn prej 10.000.000 euro, iu shmang\u00ebn procedur\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb prokurimit me rastin e procedur\u00ebs s\u00eb mallrave t\u00eb rezerv\u00ebs shtet\u00ebrore m\u00eb 2022, konkretisht grurit, vajit dhe sheqerit.<\/p>\n<p>Pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs me operatorin turk m\u00eb 15 mars 2022 m\u00eb pas, thuhet se u n\u00ebnshkrua aneks\/kontrata me t\u00eb nj\u00ebjtin operator m\u00eb 29 mars 2022 p\u00ebr shpenzimet e transportit t\u00eb grurit n\u00eb sasin\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn baz\u00eb nga Turqia n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit n\u00eb shum\u00ebn 295.000 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sipas aktakuz\u00ebs, me kompanin\u00eb OE \u201cXanto\u201d SP. ZO.O\u201d me seli n\u00eb Gdyna- Poloni u lidh kontrata p\u00ebr blerjen e vajit n\u00eb sasi 200.000 litra dhe sheqerit n\u00eb sasi 120.000 kg me \u00e7mim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm 276.000 euro.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, edhe p\u00ebrkund\u00ebr se pagesa e kontraktuar u b\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr buxhetin m\u00eb 2022, 100% me avanc nga MINT, kompania turke nuk e p\u00ebrmbushi obligimin sa i p\u00ebrket grurit, duke sjell\u00eb 58.98 ton\u00eb grur\u00eb m\u00eb pak sesa ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb, kurse kompania polake nuk i ka sjell\u00eb fare produktet e vajit dhe sheqerit sipas kontrat\u00ebs, duke i shkaktuar k\u00ebshtu d\u00ebm n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb madhe buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Gara n\u00eb koordinim me Lipovic\u00ebn dhe Hajdarin me q\u00ebllim t\u00eb kufizimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs dhe favorizimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik dhe fshehjes s\u00eb shkeljeve ligjore n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet, p\u00ebrmes e-mailit n\u00ebn arsyetimin p\u00ebr p\u00ebrshpejtim t\u00eb procedurave t\u00eb furnizimit me mallra t\u00eb Departamentit t\u00eb Rezervave Shtet\u00ebrore, ka k\u00ebrkuar nga Lipovica q\u00eb t\u2019i drejtohet me k\u00ebrkes\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga procedurat e prokurimit p\u00ebr furznizim me produktet e rezerv\u00ebs shtet\u00ebrore, e q\u00eb bashk\u00eb me Hajdarin iu drejtuan me e-mail Qeveris\u00eb m\u00eb 25 shkurt 2022 dhe se k\u00ebrkesa u miratua t\u00eb nes\u00ebrmen nga Qeveria, e gjith\u00eb kjo n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr Rezervat Shtet\u00ebrore, duke u klasifikuar blerja e produkteve t\u00eb rezerv\u00ebs si sekrete, p\u00ebrkund\u00ebr se aktiviteti i prokurimit duhej t\u00eb b\u00ebhej detyrimisht p\u00ebrmes procedurave t\u00eb hapura dhe nuk konsiderohet sekret shtet\u00ebror sipas Ligjit.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i kontraktuar me kompanin\u00eb turke p\u00ebr 1 ton grur\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, kishte qen\u00eb 483.48 euro, nd\u00ebrsa \u00e7mimi mesatar i tregut bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb import n\u00eb muajin e nj\u00ebjt\u00eb- mars 2022, kishte qen\u00eb 290 euro.<\/p>\n<p>\u201cReferuar diferenc\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb kontraktuar t\u00eb grurit prej 483.48 euro p\u00ebr ton dhe \u00e7mimit mesatar t\u00eb tregut p\u00ebr muajin mars q\u00eb ishte 290 euro p\u00ebr ton, rezulton se \u00e7mimi p\u00ebr nj\u00eb ton grur\u00eb \u00ebsht\u00eb kontraktuar p\u00ebr 193.48 euro m\u00eb shum\u00eb sesa \u00e7mimi mesatar i tregut n\u00eb Kosov\u00eb, e q\u00eb diferenca n\u00eb \u00e7mim n\u00eb raport me 10 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb \u00ebsht\u00eb 1,934,800.00 euro, q\u00eb konsiderohet d\u00ebm i shkaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, m\u00eb tej thuhet se megjith\u00ebse kontrata parashihte 10 mij\u00eb ton\u00eb grur\u00eb dhe u pagua avanci 100%, kompania dyshohet se ka sjell\u00eb 58.98 ton\u00eb grur\u00eb m\u00eb pak. Rrjedhimisht, duke i shkaktuar d\u00ebm buxhetit 28,515.65 euro.<\/p>\n<p>Kurse, Hajdari thuhet se pa publikim t\u00eb shpalljes publike, m\u00eb 15 mars 2022, edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se ishte paralajm\u00ebruar nga drejtori i Departamentit Ligjor se blerja e rezervave me procedur\u00eb t\u00eb negociuar nuk kishte baz\u00eb ligjore, n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb turke.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, kontrata me kompanin\u00eb turke p\u00ebr blerjen e grurit e n\u00ebnshkruar m\u00eb 15 mars 2022 n\u00eb vler\u00eb prej 4 milion\u00eb e 834 mij\u00eb e 778 euro, ishte b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb kushte tregtare Delivered Duty Paid (DDP) q\u00eb n\u00ebnkupton se \u00e7mimi i kontrat\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 blerjes s\u00eb produktit mbulon t\u00eb gjitha shpenzimet e transportit nga depoja deri tek destinacioni final, duke p\u00ebrfshir\u00eb sigurimin e mallrave gjat\u00eb transportit, ngarkim- shkarkimin e mallrave, dogan\u00ebs dhe shpenzimet e tjera administrative.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kjo rezulton se nuk kishte ndodhur, sipas PSRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdari akuzohet se veproi n\u00eb kund\u00ebrshtim me plot\u00ebsim\/ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Prokurim Publik, duke shmangur q\u00ebllimsh\u00ebm kushtet esenciale t\u00eb sigurimit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb kontratave dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr buxhet u b\u00ebn\u00eb pagesat n\u00eb avanc 100% p\u00ebrderisa MINT pranoi nga kompania turke 59.98 ton\u00eb grur\u00eb m\u00eb pak n\u00eb raport me sasin\u00eb e kontraktuar dhe paguar, nga kompania polake nuk pranoi fare sasin\u00eb e vajit dhe sheqerit. Me k\u00ebto veprime, u favorizuan dy OE dhe iu mund\u00ebsua p\u00ebrfitim material dhe shmangie nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, nj\u00ebkoh\u00ebsisht iu shkaktua d\u00ebm i madh buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr blerjen e grurit, aktakuza thot\u00eb se MINT kishte n\u00ebnshkruar aneks-kontrat\u00eb me kompanin\u00eb turke p\u00ebr shpenzimet e transportit n\u00eb vler\u00eb prej 295 mij\u00eb euro, e p\u00ebrkund\u00ebr se kontrata baz\u00eb p\u00ebrfshinte edhe shpenzimet e transportit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, thuhet se Lipovica n\u00eb koordinim me Hajdarin e Gar\u00ebn kishte lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb me kompani tjet\u00ebr OE \u201cRailtrans\u201d L.L.C m\u00eb 15 prill 2022 p\u00ebr sh\u00ebrbimet e transportit dhe shpedicionit nga Durr\u00ebsi deri n\u00eb depon e rezervave n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vler\u00eb prej 377,419.13 euro.<\/p>\n<p>\u201cReferuar faktit se p\u00ebrtej rregullave t\u00eb Kontrat\u00ebs baz\u00eb, p\u00ebr transportin e grurit jan\u00eb lidhur 2 (dy) kontrata, fillimisht nj\u00eb Aneks-kontrat\u00eb n\u00eb vler\u00eb 295,000 euro dhe m\u00eb pas nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00eb 377,419.13 euro, si n\u00eb p\u00ebrshkrimet faktike t\u00eb aktakuz\u00ebs, rrjedh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm n\u00eb lart\u00ebsi prej 672,419.13 euro\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00ebn e ngritur nga PSRK.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb m\u00eb tej thuhet se t\u00eb pandehurit Hajdari, Lipovica dhe Gara kan\u00eb negociuar dhe n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb edhe me kompanin\u00eb \u201cXanto SP. ZO. O\u201d me seli n\u00eb Gdynia t\u00eb Polonis\u00eb p\u00ebr blerjen e 200 mij\u00eb litra vaj dhe 120 mij\u00eb kilogram\u00eb sheqer. Mir\u00ebpo, p\u00ebrkund\u00ebr pages\u00ebs s\u00eb kryer, malli nuk ishte pranuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cReferuar faktit se me rastin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr blerjen e vajit dhe sheqerit si n\u00eb p\u00ebrshkrimet faktike t\u00eb aktakuz\u00ebs, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa n\u00eb avanc 100% n\u00eb shum\u00ebn prej 276,400 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr malli nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nga ku rrjedh se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm n\u00eb lart\u00ebsi 276,400.00 euro\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb e siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Pagesat ndaj kompanive ishin b\u00ebr\u00eb 100 p\u00ebr qind avanc\u00eb, sipas Prokuroris\u00eb Speciale, p\u00ebrkund\u00ebr se kjo b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb rastet kur mallrat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbrojtjen dhe sigurin\u00eb, pra pajisje p\u00ebr nevoja ushtarake.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, t\u00eb nj\u00ebjtit ngarkohen se i kan\u00eb shkaktuar buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs d\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme 2 milion\u00eb e 912 mij\u00eb e 134 euro e 13 cent\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime, ministrja Rozeta Hajdari, z\u00ebvend\u00ebssekretari Irfan Lipovica dhe drejtori i Departamentit p\u00ebr Rezervat Shtet\u00ebrore, Hafiz Gara, po akuzohen se kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKeqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d nga neni 414, par.2, lidhur me par.1 dhe nenin 31 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtit akuzohen edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cZbulim i fsheht\u00ebsis\u00eb zyrtare\u201d, pasi sipas aktakuz\u00ebs, pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb negocimit ngarkohen ta ken\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe afaristin Ridvan Muharremi i njohur si \u201cRidi\u201d.<\/p>\n<p>Gara ngarkohet se ia komunikoi sekretin shtet\u00ebror Muharremit, duke ia d\u00ebrguar n\u00eb e-mail programin programin p\u00ebr furnizim me mallra t\u00eb rezerv\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb vitit 2022, n\u00eb t\u00eb cilin ishin p\u00ebrshkruar detajet e llojit t\u00eb produktit, sasia dhe vlera monetare si pjes\u00eb e Planit Strategjik Vjetor t\u00eb mallrave t\u00eb rezerv\u00ebs shtet\u00ebrore, duke rrezikuar interesin publik dhe furnizimin strategjik t\u00eb vendit me rezerva shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, Gara akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cZbulimi i fsheht\u00ebsis\u00eb zyrtare\u201d nga neni 426, par.1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Kurse, bashk\u00eb me Hajdarin e Lipovic\u00ebn, Gara ngarkohen se zbuluan fsheht\u00ebsin\u00eb zyrtare duke ia v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion Muharremit informat\u00ebn p\u00ebr vendndodhjen e deponimit t\u00eb grurit si mall i rezerv\u00ebs shtet\u00ebrore. Muharremi fillimisht p\u00ebrmes WhatsApp n\u00eb grupin ku b\u00ebnin pjes\u00eb edhe tre t\u00eb pandheurit tjer\u00eb i njoftoi se kishte siguruar nj\u00eb OE p\u00ebr deponim t\u00eb grurit, duke ua d\u00ebrguar t\u00eb dh\u00ebnat.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, akuzohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cZbulimi i fsheht\u00ebsis\u00eb zyrtare\u201d nga neni 426, par.1 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>P\u00ebr Hajdarin, Lipovic\u00ebn e Gar\u00ebn \u00ebsht\u00eb propozuar edhe d\u00ebnim plot\u00ebsues- kompensimi i d\u00ebmi t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, afaristi Muharremi po akuzohet nga PSRK p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cNdihma n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka filluar seanca n\u00eb rastin e \u201cRezervave shtet\u00ebrore\u201d ndaj ministres n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre t\u00eb tjer\u00ebve Irfan Lipovic\u00ebs, Hafiz Gar\u00ebs e Ridvan Muharremit. N\u00eb seanc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pranishme ministrja n\u00eb detyr\u00eb e MINT, Rozeta Hajdari, por vet\u00ebm Ifran Lipovica dhe Hafiz Gara. Prokuroria Speciale e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":222482,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-222481","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=222481"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":222483,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222481\/revisions\/222483"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/222482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=222481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=222481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=222481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}