{"id":222575,"date":"2025-12-11T11:50:38","date_gmt":"2025-12-11T10:50:38","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=222575"},"modified":"2025-12-11T11:50:38","modified_gmt":"2025-12-11T10:50:38","slug":"fbi-perforcon-provat-per-perfshirjen-serbise-ne-sulmin-ne-iber-lepenc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/fbi-perforcon-provat-per-perfshirjen-serbise-ne-sulmin-ne-iber-lepenc\/","title":{"rendered":"FBI p\u00ebrforcon provat p\u00ebr p\u00ebrfshirjen Serbis\u00eb n\u00eb sulmin n\u00eb Ib\u00ebr Lepenc"},"content":{"rendered":"<p>Ngritja e aktakuz\u00ebs nga Prokuroria Speciale m\u00eb 9 dhjetor ndaj tre personave p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb kanalin Ib\u00ebr-Lepenc n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin Potokut q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb 29 n\u00ebntor 2024, nga jurist\u00eb e ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb po cil\u00ebsohet si aktakuz\u00eb e plot\u00ebsuar, bazuar n\u00eb p\u00ebrfshirjen e FBI-s\u00eb n\u00eb procesin e hetimeve.<\/p>\n<p>Avokati Ardian Bajraktari, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, tha se Prokuroria Speciale ka vepruar sipas dispozitave ligjore, pasi ligj\u00ebrisht ngritja e aktakuz\u00ebs mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb dy vite, var\u00ebsisht nga ecuria e hetimeve.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht, Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ka vepruar brenda nj\u00eb afati optimal, sepse ka ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr pak m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vit prej se ka ndodhur ngjarja. Fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit hetimor kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb mekanizma, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i FBI-s\u00eb, e b\u00ebn aktakuz\u00ebn m\u00eb t\u00eb argumentuar, m\u00eb kualitative dhe do t\u00eb shihet tutje se si do t\u00eb veprohet me ecurin\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor. Po ashtu, vlen t\u00eb theksohet q\u00eb kategoria e veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat tashm\u00eb akuzohen t\u00eb pandehurit jan\u00eb vepra relativisht t\u00eb r\u00ebnda; shkalla e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb me burgim parashihet deri n\u00eb pes\u00eb vite. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb para institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta argumentuar p\u00ebrkat\u00ebsisht prokuroria, p\u00ebr ta bindur gjykat\u00ebn q\u00eb, n\u00eb raport me t\u00eb pandehurit, akuzat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi ta jan\u00eb t\u00eb bazuara\u201d, tha avokati.<\/p>\n<p>Bajraktari n\u00ebnvizoi se prokuroria ka qen\u00eb efikase n\u00eb trajtimin e rastit dhe n\u00eb ngritjen e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb dispozitat respektive t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebrcaktojn\u00eb dy vite mund\u00ebsi zhvillimi hetimesh, madje n\u00eb rrethana komplekse, si\u00e7 besoj se \u00ebsht\u00eb rasti konkret, edhe me mund\u00ebsi shtimi t\u00eb nj\u00eb viti shtes\u00eb. Vler\u00ebsoj se prokuroria ka qen\u00eb efikase n\u00eb drejtim t\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebtij rasti dhe ngritjes s\u00eb aktakuz\u00ebs brenda afatit optimal. Natyrisht, rastin do ta drejtoj\u00eb Departamenti Special n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs; ata jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr trajtimin e aktakuzave q\u00eb ngriten nga ana e Prokuroris\u00eb Speciale. Po shpresoj q\u00eb e nj\u00ebjta do t\u00eb trajtohet me efikasitetin dhe prioritetin e nevojsh\u00ebm mbi baz\u00ebn e dispozitave ligjore, p\u00ebr \u00e7ka natyrisht se t\u00eb nj\u00ebjtit do t\u00eb argumentohen se kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe t\u00eb marrin d\u00ebnimin e merituar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb p\u00ebrcakton ligji n\u00eb fuqi\u201d, shtoi Bajraktari.<\/p>\n<p>Drizan Shala, ekspert i siguris\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, tha se shp\u00ebrthimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kanal ka pasur q\u00ebllim politik dhe q\u00ebllim psikologjik.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi v\u00ebrejtur shenja t\u00eb qarta edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb konfliktit q\u00eb ndodhi n\u00eb dit\u00ebt kritike n\u00eb Banjsk\u00eb, ku shteti i Serbis\u00eb, p\u00ebrmes formave t\u00eb ndryshme, p\u00ebrmes kontraktor\u00ebve privat\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb lidhur me \u00cbagner-in, si dhe p\u00ebrmes elementeve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb aspektin ushtarak, ka ofruar infrastruktur\u00eb kritike p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb akt terrorist dhe diversionist kund\u00ebr institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me synim aneksimin e pjes\u00ebs veriore. Gjat\u00eb gjith\u00eb atyre dit\u00ebve, institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Policia e Kosov\u00ebs dhe mekanizmat e inteligjenc\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb informacione preliminare dhe n\u00eb koh\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprimet e duhura. Sa i p\u00ebrket pyetjes suaj lidhur me sulmin ndaj infrastruktur\u00ebs kritike, konkretisht ndaj kanalit t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit, nj\u00eb nga elementet ky\u00e7e t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, dihet se pjesa d\u00ebrrmuese e territorit t\u00eb Kosov\u00ebs furnizohet nga sistemi i Ujmanit, si p\u00ebr ftohjen e sistemeve t\u00eb termoelektranave, ashtu edhe p\u00ebr furnizim me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Prandaj, ky akt kishte dy q\u00ebllime: Q\u00ebllim politik, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin se strukturat paralele t\u00eb Serbis\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe se ato jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime kund\u00ebr institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke mos e njohur autoritetin e saj. Q\u00ebllim psikologjik, p\u00ebr t\u00eb krijuar pasiguri te qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i trembur ata me mund\u00ebsin\u00eb e veprimeve t\u00eb tjera t\u00eb dhunshme dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur pak\u00ebnaq\u00ebsi, me synim krijimin e tensioneve t\u00eb cilat m\u00eb pas mund t\u00eb shfryt\u00ebzoheshin p\u00ebr q\u00ebllime politike. Institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, kan\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar p\u00ebr ta parandaluar destabilizimin dhe p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre veprimeve\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj v\u00ebllez\u00ebrve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, t\u00eb cil\u00ebt ngarkohen p\u00ebr sulmin e 29 n\u00ebntorit 2024 n\u00eb kanalin e Ib\u00ebr-Lepencit n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin-Potokut. Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, v\u00ebllez\u00ebrit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq m\u00eb 29 n\u00ebntor 2024, rreth or\u00ebs 18:50, n\u00eb fshatin Varag\u00eb, Komuna e Zubin-Potokut, kan\u00eb vendosur eksploziv n\u00eb pjes\u00ebn e kanalit t\u00eb \u201cIb\u00ebr-Lepenc\u201d, infrastruktur\u00eb publike e cila sh\u00ebrben p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe nevojat e Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK) p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike. N\u00eb aktakuz\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e ka ngritur prokurori special Bekim Kodraliu, thuhet se t\u00eb akuzuarit, s\u00eb bashku me disa persona t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb panjohur, pas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paraprake, me q\u00ebllim t\u00eb frik\u00ebsimit serioz t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit dhe rrezikimit t\u00eb rendit kushtetues dhe siguris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e kan\u00eb vendosur nj\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb eksplozivit q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr p\u00ebrdorim ushtarak (rreth 20 kilogram\u00eb t\u00eb llojit Trinitrotoluene \u201cTNT\u201d) n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb kanalit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer d\u00ebmtimin me mjet shp\u00ebrthyes t\u00eb kanalit q\u00eb furnizon me uj\u00eb p\u00ebr nevoja industriale dhe energjetike, duke rrezikuar sigurin\u00eb publike dhe funksionimin e rrjetit strategjik t\u00eb ujit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sulmit terrorist, Prokuroria ka ngritur aktakuz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj Jovan Vi\u00e7entijeviqit, i cili dyshohet se ka vepruar si agjent i Sh\u00ebrbimit Informativ Ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb (VSA), me grad\u00eb koloneli.<\/p>\n<p>Sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, ai ka mbledhur informacione t\u00eb klasifikuara p\u00ebr strukturat e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe i ka dor\u00ebzuar ato tek zyrtar\u00ebt serb\u00eb p\u00ebrmes takimeve t\u00eb rregullta n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb aktakuz\u00ebs lidhet me v\u00ebzhgimin dhe mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave mbi l\u00ebvizjet e ushtar\u00ebve amerikan\u00eb t\u00eb KFOR-it, t\u00eb cilat, sipas Prokuroris\u00eb, Vi\u00e7entijeviq i kishte dokumentuar dhe d\u00ebrguar te sh\u00ebrbimet serbe, duke rrezikuar drejtp\u00ebrdrejt trupat e aleatit kryesor t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se Jovan Vi\u00e7entijeviq ka:<\/p>\n<p>Fotografuar baz\u00ebn e Nj\u00ebsive Speciale t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Jasenovik t\u00eb Zubin Potokut;<\/p>\n<p>V\u00ebzhguar dhe regjistruar l\u00ebvizjet e forcave amerikane t\u00eb KFOR-it;<\/p>\n<p>Siguruar nj\u00eb dokument t\u00eb klasifikuar prej 66 faqesh p\u00ebr operacione n\u00eb terren;<\/p>\n<p>Krijuar materiale t\u00eb manipuluara p\u00ebr t\u00eb paraqitur ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb organizate fiktive anti-kosovare, duke p\u00ebrdorur edhe fotografi t\u00eb ish-epror\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebtyre aktiviteteve, i pandehuri ka synuar t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb raport me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke cenuar r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb dhe rendin kushtetues t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>D\u00ebmtimi i kanalit \u201cIb\u00ebr-Lepenc\u201d \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga autoritetet si sulm ndaj infrastruktur\u00ebs kritike, me pasoja t\u00eb mundshme energjetike dhe ujore p\u00ebr veri t\u00eb vendit dhe objektet industriale q\u00eb varen nga ky kanal.<\/p>\n<p>T\u00eb tre t\u00eb akuzuarit pritet t\u00eb dalin para gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuzat p\u00ebr sulm terrorist, nd\u00ebrsa Jovan Vi\u00e7entijeviq do t\u00eb gjykohet edhe p\u00ebr vepr\u00ebn e spiunazhit dhe bashk\u00ebpunimit me nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb huaj ushtarak.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngritja e aktakuz\u00ebs nga Prokuroria Speciale m\u00eb 9 dhjetor ndaj tre personave p\u00ebr shp\u00ebrthimin n\u00eb kanalin Ib\u00ebr-Lepenc n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin Potokut q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb 29 n\u00ebntor 2024, nga jurist\u00eb e ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb po cil\u00ebsohet si aktakuz\u00eb e plot\u00ebsuar, bazuar n\u00eb p\u00ebrfshirjen e FBI-s\u00eb n\u00eb procesin e hetimeve. Avokati Ardian Bajraktari, n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":222419,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-222575","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=222575"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":222576,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/222575\/revisions\/222576"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/222419"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=222575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=222575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=222575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}