{"id":223178,"date":"2025-12-18T21:43:37","date_gmt":"2025-12-18T20:43:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=223178"},"modified":"2025-12-18T21:43:37","modified_gmt":"2025-12-18T20:43:37","slug":"rel-asociacioni-edhe-pengese-edhe-ure-drejt-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rel-asociacioni-edhe-pengese-edhe-ure-drejt-be-se\/","title":{"rendered":"REL: Asociacioni \u2013 edhe penges\u00eb, edhe ur\u00eb drejt BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebrparim, nga ana tjet\u00ebr ngecje. K\u00ebshtu i sheh Donika Emini, hulumtuese n\u00eb Grupin K\u00ebshillues p\u00ebr Politikat e Ballkanit n\u00eb Evrop\u00eb (BiEPAG), konkluzat e Bashkimit Evropian p\u00ebr zgjerimin, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se konkluzat ishin t\u00eb pritshme, duke marr\u00eb parasysh vazhdim\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebnvizon edhe disa p\u00ebrparime pozitive, si heqja e masave nd\u00ebshkuese, t\u00eb cilat iu vendos\u00ebn Kosov\u00ebs n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2023, p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve n\u00eb veriun e banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, njoftoi m\u00eb 18 dhjetor se BE-ja do t\u2019i heq\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto masa deri n\u00eb janar t\u00eb vitit 2026, duke i dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr qasje n\u00eb fonde shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Emini thekson se \u00e7\u00ebshtja kryesore p\u00ebr p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs drejt BE-s\u00eb mbetet Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebr themelimin e tij, Kosova dhe Serbia ran\u00eb dakord qysh n\u00eb vitin 2013, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Belgzim Kamberi, nga Instituti p\u00ebr Politika Sociale \u201cMusine Kokalari\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, po ashtu, v\u00ebren se konkluzat e BE-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin tregojn\u00eb se qasja ndaj Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lidhur shum\u00eb me zbatimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Normalizimin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Rrug\u00ebn drejt Normalizimit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve, t\u00eb cilat Kosova dhe Serbia i pranuan n\u00eb parim n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Sipas tij, k\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb edhe Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, t\u00eb cilin Kosova refuzon ta themeloj\u00eb, duke argumentuar se disa elemente t\u00eb marr\u00ebveshjes nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn ose ligjet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BE-s\u00eb, SHBA-s\u00eb, Franc\u00ebs, Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb prezantuan nj\u00eb draft-statut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb asociacion, t\u00eb cilin kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti \u2013 tani n\u00eb detyr\u00eb \u2013 e pranoi n\u00eb parim, por m\u00eb pas refuzoi ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr shqyrtim.<\/p>\n<p>Kamberi beson se tani, pas transferimit demokratik t\u00eb pushtetit n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe heqjes s\u00eb pjesshme t\u00eb masave nga BE-ja, jan\u00eb duke u shfaqur \u201csinjale t\u00eb caktuara pozitive\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u00c7ka parasheh Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe?<\/p>\n<p>Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe synon t\u2019u jap\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb u arrit m\u00eb 2013, nd\u00ebrsa parimet u harmonizuan dy vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, autoritetet e Kosov\u00ebs hezituan ta formojn\u00eb Asociacionin sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, duke argumentuar se ai mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit \u2013 si\u00e7 ka ndodhur me Republik\u00ebn S\u00ebrpska n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs konstatoi se disa nga parimet e Asociacionit nuk ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, por theksoi se ato mund t\u00eb rregullohen me statutin e Asociacionit ose me nj\u00eb rregullore t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Statuti i p\u00ebrgatitur nga BE-ja parashikon rregullimin e pozit\u00ebs s\u00eb komunitetit serb, mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre dhe financimin nga Serbia.<\/p>\n<p>Dokumenti thekson se Asociacioni nuk do t\u00eb ket\u00eb kompetenca ekzekutive dhe nuk do t\u00eb cenoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, duhet t\u00eb shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb konkluzat e BE-s\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme i Bashkimit Evropian miratoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb konkluzat n\u00eb lidhje me procesin e zgjerimit t\u00eb bllokut evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn b\u00ebhet thirrje p\u00ebr reforma m\u00eb t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p>Mes tjerash, k\u00ebrkohet zbatimi i Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Normalizimin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb nuk e ka statusin e vendit kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, megjith\u00ebse aplikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluza p\u00ebrmendet edhe nevoja p\u00ebr reforma n\u00eb fushat e administrat\u00ebs publike, sundimit t\u00eb ligjit, luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe mbrojtjes s\u00eb lirive themelore.<\/p>\n<p>Aty thuhet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrsa lavd\u00ebrohet organizimi i proceseve zgjedhore n\u00eb shkurt dhe n\u00eb tetor, si dhe pjes\u00ebmarrja e t\u00eb gjitha komuniteteve.<\/p>\n<p>Asociacioni \u2013 hap ky\u00e7 p\u00ebr p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs drejt BE-s\u00eb<\/p>\n<p>Emini thot\u00eb se formimi i Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe mbetet penges\u00eb politike p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ajo shton se pritshm\u00ebrit\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur Bashkimi Evropian \u201cnuk po b\u00ebn pothuajse asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr rivitalizimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi\u201d.<\/p>\n<p>Dialogu politik nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb bllokuar q\u00eb nga shtatori i vitit 2023, pasi nj\u00eb grup i armatosur serb, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e ish-n\u00ebnkryetarit t\u00eb List\u00ebs Serbe, Millan Radoi\u00e7iq, sulmoi Banjsk\u00ebn n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe vrau nj\u00eb polic.<\/p>\n<p>P\u00ebr rifillimin e dialogut, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, k\u00ebrkon ekstradimin e Radoi\u00e7iqit \u2013 gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Serbia e refuzon.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thelb, BE-ja kusht\u00ebzon rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs jo me nj\u00eb dialog t\u00eb gjer\u00eb me Serbin\u00eb, por vet\u00ebm me formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, duke pritur q\u00eb Kosova t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb nj\u00eb lloj vakumi\u201d, thot\u00eb Emini.<\/p>\n<p>Ajo shton se BE-ja \u00ebsht\u00eb fokusuar te \u00e7\u00ebshtjet teknike, nd\u00ebrsa politikat m\u00eb t\u00eb gjera jan\u00eb shtyr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u00e7\u00ebshtja e formimit t\u00eb Asociacionit nuk mund t\u00eb zgjidhet vetvetiu.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Kamberin, fillimi i zbatimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin mbetet \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cTani, kur n\u00eb komunat veriore ekzistojn\u00eb autoritete lokale legjitime, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova, pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme m\u00eb 28 dhjetor, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re n\u00eb Prishtin\u00eb. Por, edhe at\u00ebher\u00eb, ekziston rreziku i nj\u00eb bllokade t\u00eb re politike, p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve mbi m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes. Nj\u00eb nga dilemat kryesore mbetet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrparim pa u r\u00ebn\u00eb dakord paraprakisht me radhitjen e pikave q\u00eb duhen zbatuar\u201d, thot\u00eb Kamberi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sa mund ta shmang\u00eb Kosova formimin e Asociacionit?<\/p>\n<p>Kamberi thot\u00eb se procesi i zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian po merr gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb karakter gjeopolitik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, p\u00ebrparimi nuk matet m\u00eb vet\u00ebm me reformat e brendshme, por kryesisht me gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb. Si Kosova, ashtu edhe Serbia, do t\u00eb ken\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb avancuar drejt BE-s\u00eb pa zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Normalizimin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Emini vler\u00ebson se Kosova mund ta shtyj\u00eb pafund\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb detyrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pa pasoja t\u00eb menj\u00ebhershme politike ose institucionale, por shton se situata mbetet komplekse.<\/p>\n<p>\u201cDetyrimi p\u00ebr ta themeluar Asociacionin lidhet me pritshm\u00ebrit\u00eb e BE-s\u00eb. Megjithat\u00eb, BE-ja nuk ka krijuar nj\u00eb ambient t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjes. Mungojn\u00eb garancit\u00eb, si nga Serbia, ashtu edhe nga BE-ja, p\u00ebr p\u00ebrfitimet konkrete q\u00eb Kosova do t\u2019i kishte \u2013 qoft\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit evropian apo t\u00eb njohjes nga pes\u00eb vendet [e BE-s\u00eb] q\u00eb nuk e njohin\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sipas Eminit, Kosova ndodhet n\u00eb nj\u00eb \u201crrug\u00eb pa krye\u201d, sepse, n\u00ebse p\u00ebrpiqet ta vonoj\u00eb procesin e formimit t\u00eb Asociacionit, do t\u00eb p\u00ebrballet me kritika nga BE-ja dhe do t\u2019i ngadal\u00ebsohet integrimi; po ashtu, \u201cveprimet e nj\u00ebanshme jan\u00eb po aq t\u00eb rrezikshme\u201d.<\/p>\n<p>Ajo thekson se pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Normalizimin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve, Kosova mund ta kishte menaxhuar m\u00eb mir\u00eb situat\u00ebn \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb debatin publik dhe p\u00ebrgatitjen e statutit t\u00eb Asociacionit me mb\u00ebshtetje nga aleat\u00ebt strategjik\u00eb, si BE-ja dhe SHBA-ja.<\/p>\n<p>Sot, shton Emini, ka pritje q\u00eb Qeveria e re e Kosov\u00ebs mund ta filloj\u00eb gradualisht debatin, t\u00eb ndryshoj\u00eb narrativin dhe qasjen ndaj Asociacionit dhe ta form\u00ebsoj\u00eb at\u00eb gradualisht n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb shkaktonte mosfunksionim t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi do t\u00eb ishte p\u00ebrmir\u00ebsimi i jet\u00ebs s\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, duke forcuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht pozicionin e Kosov\u00ebs n\u00eb procesin e integrimit evropian dhe n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 28 dhjetor, pasi L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e Albin Kurtit nuk arriti t\u00eb siguronte mb\u00ebshtetje p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebrparim, nga ana tjet\u00ebr ngecje. K\u00ebshtu i sheh Donika Emini, hulumtuese n\u00eb Grupin K\u00ebshillues p\u00ebr Politikat e Ballkanit n\u00eb Evrop\u00eb (BiEPAG), konkluzat e Bashkimit Evropian p\u00ebr zgjerimin, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ajo thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se konkluzat ishin t\u00eb pritshme, duke marr\u00eb parasysh vazhdim\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":223179,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-223178","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=223178"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":223180,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223178\/revisions\/223180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/223179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=223178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=223178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=223178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}