{"id":223911,"date":"2025-12-26T13:17:56","date_gmt":"2025-12-26T12:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=223911"},"modified":"2025-12-26T13:17:56","modified_gmt":"2025-12-26T12:17:56","slug":"albin-baba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/albin-baba\/","title":{"rendered":"\u201cALBIN BABA\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku<\/p>\n<p>Nga leximet e mia, profesioni dhe pasioni p\u00ebr shkencat shoq\u00ebrore dhe politike, jam i shqet\u00ebsuar me disa sjellje t\u00eb kultit t\u00eb liderit, kryeministrit n\u00eb largim, Albin Kurtit. Do t\u00eb ndaj disa nga sjelljet, t\u00eb cilat manifestojn\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shoq\u00ebrore, morale, politike dhe institucionale, p\u00ebrtej bllokimit nj\u00ebvje\u00e7ar, q\u00eb mund t\u00eb pritet n\u00eb nj\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>\u201cAlbin baba\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb lider partiak, udh\u00ebheq\u00ebs politik, kryeminist\u00ebr, quhet baba, kjo n\u00ebnkupton figur\u00eb paternaliste, patriarkale, patrilineare, q\u00eb shihet si autoritet i pakontestuesh\u00ebm, absolut, i pagabuesh\u00ebm, mitik dhe hyrje n\u00eb m\u00ebkate n\u00ebse kund\u00ebrshtohet fjala e tij. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, psikologjikisht do t\u00eb thot\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie emocionale, e jo vet\u00ebm me karakter politik. Dhe m\u00eb shum\u00eb se kaq, se lideri \u201cdi m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, prandaj as nuk b\u00ebn, as nuk duhet ta kund\u00ebrshtojm\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb baba, \u00ebsht\u00eb fjala e par\u00eb dhe e fundit. Zakonisht n\u00eb aspektin shkencor, \u201cAlbin baba\u201d shfaqet kur institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, besimi n\u00eb institucione \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, mungon besimi n\u00eb drejt\u00ebsi dhe qytetar\u00ebt lidhen emocionalisht dhe politikisht, m\u00eb shum\u00eb me individin, liderin, sesa me ligjin e shtetin.<\/p>\n<p>\u201cIa jap dy vajzat Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nipat inteligjent\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebrgimtar doli me z\u00eb e figur\u00eb, e deklaroi di\u00e7ka t\u00eb pabesueshme n\u00eb shekullin XXI, kur inteligjenca artificiale po transformon shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore, ku nga google dalim n\u00eb dijet e integruara e t\u00eb sintetizuara n\u00eb nj\u00eb rubrik\u00eb t\u00eb vetme, t\u00eb makinave q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrmes gjuh\u00ebs unike. M\u00ebrgimtari euforik, deklaroi: \u201cIa jap dy vajzat Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nipat inteligjent\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb hiperbol\u00eb letrare-fantastike, por edhe sarkastike e dramatike (kryesisht tragjike), duke shfaqur besnik\u00ebri ekstreme ndaj liderit, n\u00ebnshtrim, idealizim t\u00eb liderit si figur\u00eb e shenjt\u00eb, e pakontestueshme, e shfaqur n\u00eb shum\u00eb kulte lider\u00ebsh diktatorial\u00eb e fetar\u00eb q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb edhe abuzonin me pushtetin me besimtar\u00ebt, q\u00eb miratonin me \u201cprova personale\u201d, edhe martesa p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, pas vizit\u00ebs n\u00eb tempuj fetar\u00eb. Deklarata si e till\u00eb, shpreh edhe mentalitet patriarkal, ku bijat p\u00ebrdoren si objekte, e jo subjekte t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsishme, si simbole nderi, dhuratash, e jo si subjekte me vullnet autonom p\u00ebr rritje personale e vet\u00ebplot\u00ebsim, vet\u00ebrealizim e vetaktualizim, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur partnerin. N\u00eb aspektin politik, deklarata sforcon kultin e personalitetit t\u00eb liderit.<\/p>\n<p>K\u00ebnga p\u00ebr liderin dhe em\u00ebrtimi i ur\u00ebs me emrin e Albin Kurtit<\/p>\n<p>Kur lideri b\u00ebhet lirik\u00eb muzikore, jehojn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb vokal e instrumental, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsim t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb liderit, mbilavd\u00ebrim, ku lideri shihet si shp\u00ebtimtar, hyjnor. Historikisht \u00ebsht\u00eb zbatuar p\u00ebr propagand\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb raste t\u00eb rralla, b\u00ebhet pas vdekjes, me konsensus t\u00eb gjer\u00eb demokratik, pa q\u00ebllim elektoral, p\u00ebr ta nderuar nj\u00eb lider p\u00ebr kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb em\u00ebrtimi n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb Bill Kllinton n\u00eb Prishtin\u00eb, Toni Bler n\u00eb Ferizaj etj., p\u00ebr t\u00eb shpehur mir\u00ebnjohje p\u00ebr \u00e7lirimin dhe lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, nga nd\u00ebrhyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare per\u00ebndimore, por pa impakt n\u00eb ofert\u00ebn elektorale brenda shtetit. N\u00eb rastin e Kurtit, \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb e organizuar sistematike, duke anatemuar opozit\u00ebn dhe kritik\u00ebt e pushtetit. Edhe propozimi i em\u00ebrtimit t\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs, si \u201cUra e Albin Kurtit\u201d \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e propagand\u00ebs s\u00eb pushtetit komunal nga kryetari i partis\u00eb n\u00eb koalicion me partin\u00eb e Kurtit, p\u00ebr \u201c\u00e7lirimin e bashkimin e Mitrovic\u00ebs\u201d nga Kurti, pas emisionit tejet t\u00eb diskutuesh\u00ebm t\u00eb Grida Dum\u00ebs.<\/p>\n<p>Leximi i t\u00eb gjitha shenjave<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto deklarata militant\u00ebsh, mund t\u00eb lexohen si kult personaliteti, shuarje e mendimit kritik shoq\u00ebror dhe politik\u00eb sentimentale, duke rrezikuar mbik\u00ebqyrjen sistematike t\u00eb pushtetit. T\u00eb gjitha k\u00ebto shprehje, jan\u00eb simptomatike nga shembujt e k\u00ebqij\u00eb historik\u00eb. Stalini si udh\u00ebheq\u00ebs i s\u00eb keqes universale n\u00eb Bashkimin Sovjetik, em\u00ebrtohej \u201cAti i popujve\u201d, \u201cBabushka\u201d, me em\u00ebrtime Stalin, t\u00eb qyteteve, Stalingrad, me rrug\u00eb, fabrika dhe kushdo q\u00eb e kritikonte at\u00eb, ishte tradh\u00ebtar, revizionist; kjo t\u00eb kujton edhe k\u00ebng\u00ebn p\u00ebr diktatorin jugosllav, Titon, me k\u00ebng\u00ebn \u201cTito \u00ebsht\u00eb hero\u201d nga Gazmend Pallaska, me emra rrug\u00ebsh, poezish, shkolla e ura; Enver Hoxha si diktator i Shqip\u00ebris\u00eb, b\u00ebri q\u00eb shum\u00eb emra edhe n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb jen\u00eb Enver, titulli i nderit gjithandej ishte \u201cshoku Enver\u201d, me portete e monumente t\u00eb tij kudo n\u00eb hap\u00ebsira publike dhe \u00e7do kund\u00ebrshtim p\u00ebrfundonte n\u00eb internim, burgosje, tortura e vrasje t\u00eb hapur e tin\u00ebzare. Edhe sot, Kim Jong dhe pasardh\u00ebsit e dinastis\u00eb s\u00eb tij familjare e totalitariste n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, trajtohen si figura hyjnore, qajn\u00eb para tij kolektivisht, dridhen dhe stepen. Dashuria p\u00ebr liderin i z\u00ebvend\u00ebson krejt ligjet, normat shoq\u00ebrore dhe institucionet shtet\u00ebrore. Sociologjikisht dhe politikisht, mund t\u00eb interpretohet edhe shtet kosovar me institucione t\u00eb dob\u00ebta ose dob\u00ebsim t\u00eb institucioneve, gjykata t\u00eb lodhta ose sulme t\u00eb gjykatave nga pushteti, shtet i brisht\u00eb, rregulla elastike, nevoj\u00eb p\u00ebr figura t\u00eb forta mbrojt\u00ebse, e jo shtet t\u00eb mir\u00ebqenies sociale, nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Jan\u00eb shenja e simptoma t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb patriarkale e diktatoriale, ku autoriteti lidhet fuqish\u00ebm me figur\u00ebn mashkullore &#8220;bab\u00eb\u201d, bindja ka vler\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mendimi kritik e racio, e ku lideri \u00ebsht\u00eb baba, prij\u00ebsi, udh\u00ebheq\u00ebsi, profeti, nderi. N\u00eb aspektin etnopsikologjik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare, mund t\u00eb lexohet se qytetar\u00ebt ndihen t\u00eb frik\u00ebsuar, me pasiguri, t\u00eb rraskapitur, t\u00eb shqet\u00ebsuar, t\u00eb varf\u00ebr dhe me nevoj\u00eb p\u00ebr stabilitet, iluzion, deluzion, madh\u00ebri.<\/p>\n<p>Alternativa ndaj Albin bab\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb demokraci funksionale e t\u00eb konsoliduar, nuk ka bab\u00eb, nuk ka profet, nuk ka kult personaliteti, nuk ka shp\u00ebtimtar, nuk ka mesih, por ka vet\u00ebm lider\u00eb politik\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, t\u00eb gabuesh\u00ebm dhe q\u00eb duhen t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e vazhdueshme, kritik\u00ebn sistematike dhe vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, madje edhe kur perceptohen nga shumica, si lider\u00eb t\u00eb papar\u00eb. Gjithmon\u00eb duhet dyshuar te pushteti, sepse ka fuqi p\u00ebr t\u00eb kontrolluar p\u00ebrshtypjet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku Nga leximet e mia, profesioni dhe pasioni p\u00ebr shkencat shoq\u00ebrore dhe politike, jam i shqet\u00ebsuar me disa sjellje t\u00eb kultit t\u00eb liderit, kryeministrit n\u00eb largim, Albin Kurtit. Do t\u00eb ndaj disa nga sjelljet, t\u00eb cilat manifestojn\u00eb kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb shoq\u00ebrore, morale, politike dhe institucionale, p\u00ebrtej bllokimit nj\u00ebvje\u00e7ar, q\u00eb mund t\u00eb pritet n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":223913,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-223911","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=223911"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223911\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":223914,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/223911\/revisions\/223914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/223913"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=223911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=223911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=223911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}