{"id":224644,"date":"2026-01-04T16:29:15","date_gmt":"2026-01-04T15:29:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=224644"},"modified":"2026-01-04T16:29:15","modified_gmt":"2026-01-04T15:29:15","slug":"rritja-e-vazhdueshme-e-cmimeve-rendon-jeten-e-qytetareve-kerkohet-nga-qeveria-ti-vezhgojne-bizneset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rritja-e-vazhdueshme-e-cmimeve-rendon-jeten-e-qytetareve-kerkohet-nga-qeveria-ti-vezhgojne-bizneset\/","title":{"rendered":"Rritja e vazhdueshme e \u00e7mimeve r\u00ebndon jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, k\u00ebrkohet nga Qeveria t\u2019i v\u00ebzhgojn\u00eb bizneset"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i shoqat\u00ebs \u201cKonsumatori\u201d, Selatin Ka\u00e7aniku,   \u00ebsht\u00eb shprehur se qytetari konsumator nuk \u00ebsht\u00eb njohur si sovran, taksapagues dhe faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vendimmarrje, por i diskriminuar dhe i anashkaluar. Krahas rritjes s\u00eb \u00e7mimit n\u00eb produktet esenciale, qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb edhe rrijte t\u00eb pag\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ky vit ka qen\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr arsye se ka pasur shum\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb \u00e7mimeve. P\u00ebr fat t\u00eb keq, shumica e \u00e7mimeve kan\u00eb l\u00ebvizur nga lart dhe fati edhe m\u00eb i keq \u00ebsht\u00eb se as sivjet, as kjo legjislatur\u00eb qeveritare nuk e ka njohur konsumatorin e Kosov\u00ebs, nuk e ka njohur as si sovran, as si elektoral, as si konsumator, as si taksapagues ligj\u00ebrues t\u00eb buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto mosnjohje d\u00ebshmojn\u00eb se qytetari konsumator nuk \u00ebsht\u00eb njohur dhe nuk i njihet e drejta demokratike e njeriut, as e njeriut qytetar konsumator dhe k\u00ebto jan\u00eb elemente shum\u00eb indinjuese dhe qytetari konsumator po ndihet shum\u00eb i shkelur, shum\u00eb i diskriminuar dhe i indinjuar.\u201d<\/p>\n<p>Sipas tij, pandemia, luft\u00ebrat dhe mungesa e kapaciteteve qeveris\u00ebse kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve dhe n\u00eb mosbashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb pes\u00eb vje\u00e7ari ka shum\u00eb pak dallim, sepse me fillimin e pandemis\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb shtohen telashet, sepse COVID-i ka ardhur si problem komb\u00ebtar, si problem i tregut global. Pastaj filluan edhe luft\u00ebrat, duke filluar nga Ukraina dhe t\u00eb tjerat. T\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje sikur e hoq\u00ebn nga takti edhe menaxhmentin diplomatik e politik dhe ne, n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb politike dhe qeveris\u00ebse t\u00eb njom\u00eb, si shtet i njom\u00eb, si duket nuk pat\u00ebm kapacitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe jemi k\u00ebtu ku jemi, t\u00eb mosnjohur dhe pak t\u00eb interesuar q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me qeverin\u00eb ta japim kontributin ton\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb rritja e \u00e7mimeve t\u00eb shoq\u00ebrohet me rritje t\u00eb pagave dhe pensioneve, nd\u00ebrsa shprehin shqet\u00ebsim p\u00ebr rritjen e energjis\u00eb elektrike dhe barr\u00ebn q\u00eb, sipas tyre, po bie mbi shtresat e varfra.<\/p>\n<p>Qytetari q\u00eb nuk deshi t\u00eb prononcohet me em\u00ebr tha se me rritjen e \u00e7mimeve duhet t\u00eb rriten edhe pagat dhe pensionet.<\/p>\n<p>\u201cSi jan\u00eb rritur \u00e7mimet, t\u2019i rrisin edhe pagat edhe pensionet dhe t\u00eb gjitha. Si shkojn\u00eb \u00e7mimet, shkojn\u00eb pagat. Energjia elektrike nuk b\u00ebn me u ngrit, sepse m\u00eb shum\u00eb e prodhon Kosova. Dikush nga ata q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi e paguajn\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebta milioner\u00ebt paguajn\u00eb si t\u00eb dojn\u00eb, ka gjasa q\u00eb nuk paguajn\u00eb fare, e paguajn\u00eb t\u00eb varfrit.\u201d<\/p>\n<p>Kurse Ilir Binaka k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb reflektim dhe nd\u00ebrhyrje nga qeveria p\u00ebr t\u00eb ndalur rritjen e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Ai tregon raste t\u00eb abuzimit, ku produktet shiten m\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shkak se jan\u00eb t\u00eb skaduara, duke d\u00ebmtuar drejtp\u00ebrdrejt konsumatorin.<\/p>\n<p>\u201cDuhet m\u00eb shum\u00eb me reflektuar edhe qeveria, edhe pse konsiderohet centralizim qeveria p\u00ebr ta ndaluar rritjen e \u00e7mimeve. Shkova e mora nj\u00eb produkt i cili kishte r\u00ebn\u00eb prej 15 euro n\u00eb gjasht\u00eb euro, por shkova n\u00eb banes\u00eb e pash\u00eb q\u00eb i kishte skaduar afati. U interesova te ai produkt dhe e pash\u00eb p\u00ebrs\u00ebri produktin e skaduar dhe k\u00ebtu e p\u00ebson konsumatori. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ky rast dhe k\u00ebtu duhet me pasur dor\u00eb shteti dhe jo me u arsyetuar. Ka rritje t\u00eb \u00e7mimeve, ka loj\u00ebra t\u00eb \u00e7mimeve.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qytetari Izet Zhitia theksoi se kjo rritje po e ul mir\u00ebqenien familjare dhe \u00e7mimet mund t\u00eb bien vet\u00ebm n\u00eb kushte stabiliteti global.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk mundemi me u nda prej bot\u00ebs, po e shihni se \u00e7ka po b\u00ebhet, luft\u00ebra gjithandej. \u00c7mimet jan\u00eb t\u00eb parat q\u00eb reagojn\u00eb, edhe biznesi edhe njer\u00ebzit. Biznesi reagon duke i rritur \u00e7mimet, konsumator\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur sepse rritja e \u00e7mimeve ia zvog\u00eblon buxhetin, mir\u00ebqenien sociale n\u00eb familjen e vet. \u00c7mimet vet\u00ebm n\u00eb situat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb qet\u00ebsia bot\u00ebrore mund t\u00eb ulen\u201d, p\u00ebrfundoi Zhitia.\/ Ekonomia Online<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i shoqat\u00ebs \u201cKonsumatori\u201d, Selatin Ka\u00e7aniku, \u00ebsht\u00eb shprehur se qytetari konsumator nuk \u00ebsht\u00eb njohur si sovran, taksapagues dhe faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vendimmarrje, por i diskriminuar dhe i anashkaluar. Krahas rritjes s\u00eb \u00e7mimit n\u00eb produktet esenciale, qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb edhe rrijte t\u00eb pag\u00ebs. \u201cEdhe ky vit ka qen\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr arsye se ka pasur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":224645,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-224644","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=224644"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":224646,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/224644\/revisions\/224646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/224645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=224644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=224644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=224644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}