{"id":22513,"date":"2018-07-13T07:40:02","date_gmt":"2018-07-13T07:40:02","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=22513"},"modified":"2018-07-13T07:40:02","modified_gmt":"2018-07-13T07:40:02","slug":"punimi-i-nallaneve-zeje-e-preferuar-e-fshatrave-te-malesise-se-bujanocit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/punimi-i-nallaneve-zeje-e-preferuar-e-fshatrave-te-malesise-se-bujanocit-2\/","title":{"rendered":"Punimi i nallaneve, zeje e preferuar e fshatrave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/07\/13\/punimi-i-nallaneve-zeje-e-preferuar-e-fshatrave-te-malesise-se-bujanocit\/51d8d630-9df6-4131-9a11-880f6aec251f\/\" rel=\"attachment wp-att-22507\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/51D8D630-9DF6-4131-9A11-880F6AEC251F.jpeg\" alt=\"\" width=\"94\" height=\"100\" class=\"aligncenter size-full wp-image-22507\" \/><\/a>Ismet Tafili<\/p>\n<p>Punimi i nallaneve, zeje e preferuar e fshatrave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit<\/p>\n<p>Fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, t\u00eb cilat q\u00eb nga viti 1999 kan\u00eb mbetur pothuajse t\u00eb zbrazura, para pak vitesh kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb banuara dendur me popullsi shqiptare. K\u00ebto fshatra, p\u00ebrve\u00e7 natyr\u00ebs s\u00eb bukur q\u00eb ua ka falur per\u00ebndia, pasurive mbitok\u00ebsore e n\u00ebntok\u00ebsore, nj\u00eb ve\u00e7ori tjet\u00ebr q\u00eb e karakterizon \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e pasur kulturore materiale dhe shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit i p\u00ebrkasin fshatrat q\u00eb shtrihen n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb qytetit t\u00eb Bujanocit, si\u00e7 jan\u00eb: Priboci, Zarbica, Suharrna, Novosella, Ramabuqa, Gjergjeci, Qarri, Muhoci, Bilinica, Breznica e Malternoci. N\u00eb kuptimin e jet\u00ebs q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe mentalitetit krijues, t\u00eb ngjashme dalin edhe fshatrat q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Kosov\u00ebs si: La\u00e7iqi, Sotllari, Kranidelli, Velegllava, Desivojca, T\u00ebrstena etj.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb literatur\u00ebn gjuh\u00ebsore dhe etnografike, disa prej k\u00ebtyre fshatrave njihen me em\u00ebrtimin Hashani. P\u00ebr m\u00eb sakt\u00eb, Hashanin\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebto fshatra: Priboci, Zarbica, Suharrna, Novosella, Ramabuqa, Gjergjeci, Qarri, Sotllari e Kranidelli (Harta 1).<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrshkrim panoramesk shp\u00ebrfaq nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb zorshme politike n\u00eb k\u00ebto troje etnike, bashk\u00eb me jet\u00ebn ekonomike, e cila karakterizohet me bujq\u00ebsi e blegtori t\u00eb detyrueshme. P\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, shumica e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj ane ishin pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb zot\u00eb n\u00eb fushat e Banatit, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt u mor\u00ebn me mjeshtri t\u00eb ndryshme, si mjesht\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpive me gur\u00eb e dru, mjesht\u00ebr t\u00eb punimit t\u00eb mjeteve bujq\u00ebsore, elementeve t\u00eb kuzhin\u00ebs, veglave muzikore etj. Nj\u00eb nga zejet q\u00eb e b\u00ebnte dallimin n\u00eb raport me viset tjera shqiptare ishte punimi i nallaneve- nalleve ose papu\u00e7eve prej druri.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, k\u00ebt\u00eb zeje e zhvillonin mjaft familje t\u00eb Hashanis\u00eb, ndoshta edhe pse nuk kishin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb merreshin me di\u00e7ka tjet\u00ebr. Po, at\u00eb q\u00eb ua fali natyra, drurin pra, ata e shfryt\u00ebzuan m\u00eb s\u00eb miri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar mjete financiare, me t\u00eb cilat blinin prodhime q\u00eb nuk mund t\u2019i prodhonin vet\u00eb. Megjithat\u00eb, do duhej konstatuar se p\u00ebrfitimet e tilla u ndihmonin vet\u00ebm t\u00eb mbijetonin, assesi nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kamjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zeja e nallanexhinjve n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Bujanocit<\/p>\n<p>Zeja e nallanexhinjve n\u00eb disa fshatra t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit ishte mjaft e p\u00ebrhapur pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, posa\u00e7\u00ebrisht te gjeneratat e viteve 60-70 e 80 t\u00eb shek. XX. Se sa e vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kjo zeje, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet, po se kishte nj\u00eb tradit\u00eb, k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb angazhimi jo i pak familjeve q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb zeje. Pastaj, puna e mir\u00eb dhe dekorimi artistik i nallaneve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb zeje t\u00eb kultivuar n\u00eb disa fshatra t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, nuk mund t\u00eb gjenden shkrime t\u00eb k\u00ebsaj natyre, ose mund t\u00eb jen\u00eb tejet t\u00eb rralla, si\u00e7 mund t\u00eb thuhet p\u00ebr njohjet q\u00eb na i ofron Drita Statovcit, n\u00eb shkrimin \u201dZeja e nallanexhinjve n\u00eb Kosov\u00eb\u201c, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur nj\u00eb zejtar me prejardhje nga Ramabuqa, Reshit Salihu, i cili ka jetuar n\u00eb Gjilan e q\u00eb nallanet i ka punuar n\u00eb sht\u00ebpi[1].<\/p>\n<p>Drita Statovci, po ashtu, n\u00eb punimin e saj, kur flet p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e k\u00ebsaj zeje, nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb: \u201dEdhe ato t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pakta nuk qojn\u00eb m\u00eb larg se fundi i shek. XIX e fillimi i shek XX\u201d[2]. Pra, ajo q\u00eb u tha m\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb themi se, edhe n\u00eb fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit kjo zeje p\u00ebrkon dhe \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs koh\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb k\u00ebsaj zeje n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>C\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Bujanocit jan\u00eb tri fshatra q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj zeje: Priboci, Ramabuqa e Zarbica. Por, ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb interesante dashurin\u00eb q\u00eb kishin mjesht\u00ebrit e ndrysh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zeje ishte vullneti dhe d\u00ebshira e tyre p\u00ebr ta fuqizuar si punishte t\u00eb organizuar. K\u00ebshtu kishte ndodh\u00eb pas LDB, kur Meti i Muratit nga Priboci, si nism\u00ebtar, kishte ndikuar tek t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb themelohej nj\u00eb punishte, tip fabrike, n\u00eb fshatin Zarbic\u00eb, ku do t\u00eb punoheshin nallane t\u00eb ndryshme[3].<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, nj\u00eb nga zanatlinjt\u00eb e k\u00ebsaj treve, Reshit Salihu nga Ramabuqa, do t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb dyqan n\u00eb Gjilan, nd\u00ebrsa gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt pun\u00ebn e b\u00ebnin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Ata ishin t\u00eb detyruar q\u00eb vet\u00eb t\u2019i shisnin n\u00ebp\u00ebr pazare qytetesh t\u00eb ndryshme, si n\u00eb Bujanoc, Preshev\u00eb, Vraj\u00eb, Gjilan, Kamenic\u00eb, bile edhe n\u00eb Shkup, Manastir, Veles, Prilep, Surdulic\u00eb e Nish, e ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb Bosnje (Bijelin\u00eb, Tuz\u00ebll, Sarajev\u00eb, Fo\u00e7\u00eb etj.).<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/07\/13\/punimi-i-nallaneve-zeje-e-preferuar-e-fshatrave-te-malesise-se-bujanocit\/aa50b8d4-b866-4baf-9d52-ffcd31e57c8b\/\" rel=\"attachment wp-att-22509\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/AA50B8D4-B866-4BAF-9D52-FFCD31E57C8B.jpeg\" alt=\"\" width=\"294\" height=\"379\" class=\"aligncenter size-full wp-image-22509\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/AA50B8D4-B866-4BAF-9D52-FFCD31E57C8B.jpeg 294w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/AA50B8D4-B866-4BAF-9D52-FFCD31E57C8B-233x300.jpeg 233w\" sizes=\"auto, (max-width: 294px) 100vw, 294px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Disa prej tyre ishin b\u00ebr\u00eb edhe treg\u00ebtar\u00eb nallanesh. Si tregtar\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur kan\u00eb qen\u00eb Metali Pajaziti nga Ramabuqa, (Metaliu ka qen\u00eb edhe nallanexhiu i par\u00eb i k\u00ebtyre fshatrave, k\u00ebshtu thot\u00eb Halil Salihu i Ramabuq\u00ebs), pastaj Hamdi Fetahu, Haki Fetahu nga Priboci, Rufat Rexhepi nga Ramabuqa, Asllan Berisha nga Zarbica etj.<\/p>\n<p>Si\u00e7 na tha Faik Fetahu, n\u00eb koh\u00ebn kur punonte babai i tij, Hakiu, nallanexhinjt\u00eb e fshatrave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb fshatit Ramabuq\u00eb, Priboc e Zarbic\u00eb, e furnizonin tregun e k\u00ebtyre qyteteve q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Zakonisht, nallanet punoheshin brenda jav\u00ebs, dhe n\u00eb mbarim t\u00eb saj, i priste pazari i ak\u00ebcilit qytet. Ishte nj\u00eb koh\u00eb kur kishte k\u00ebrkesa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mall, e zanatlinjt\u00eb e Hashanis\u00eb dit\u00ebn ta shfryt\u00ebzojn\u00eb. Edhe sot, q\u00eb kan\u00eb ndryshuar zanatet, popullata e Hashnais\u00eb ka ditur t\u2019u p\u00ebrshtatet zhvillimeve n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb reja, sa ka mjaft nga ta, q\u00eb kan\u00eb zanate nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos grave dhe vajzave, nallanet i p\u00ebrdornin edhe meshkujt. Nd\u00ebrsa, druri m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr punimin e tyre ishte ahu, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte edhe i q\u00ebndruesh\u00ebm, edhe me boll\u00ebk n\u00eb trevat e Hashanis\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb tre tipash nallanesh t\u00eb punuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon: gandet, tek\u00ebrdiat dhe nallanet me pragje.<\/p>\n<p>Gandet kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb holla, m\u00eb t\u00eb rrafsh\u00ebta dhe i kan\u00eb bartur meshkujt, nd\u00ebrsa tek\u00ebrdiat kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta dhe i kan\u00eb bartur femrat, sikurse edhe nallanet me pragje, t\u00eb cilat i kan\u00eb pasur nga dy take, e n\u00eb mes kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hapura, q\u00eb gjithashtu i kan\u00eb bartur femrat e shum\u00eb pak meshkujt.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb disa nallanexhinj, (familjet e tyre) u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Gjilan, Bujanoc e Kumanov\u00eb e n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr, dhe aty vazhduan zejen e tyre, por p\u00ebrs\u00ebri e ushtronin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, p\u00ebrve\u00e7 Haki Fetahut i cili, n\u00eb fillim, nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e kishte nj\u00eb pun\u00ebtori t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nallanesh n\u00eb Gjilan. Ai dhe Reshit Salihu kishin bler\u00eb mjete t\u00eb avancuara p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebsaj zeje. Tanim\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb sharrave t\u00eb dor\u00ebs, ata p\u00ebrdornin sharrat elektrike. Me to, edhe ishte leht\u00ebsuar puna, edhe ishte rritur sasia e prodhimit t\u00eb nallaneve.<\/p>\n<p>******<\/p>\n<p>Nallanexhinjt\u00eb e k\u00ebsaj treve, l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht drurin e kishin af\u00ebr sht\u00ebpive t\u00eb tyre, pasi vendi ishte kodrinor- malor dhe me nj\u00eb lart\u00ebsi mbidetare 800-1300 metra. P. sh. Priboci, Zarbica, Sotllari e disa fshatra t\u00eb Kosov\u00ebs e merrnin drurin, zakonisht, te Guri i Zi, te Fusha e Gat\u00eb, te Skuta, n\u00eb P\u00ebrzhall\u00eb etj. q\u00eb ishin pron\u00eb shoq\u00ebrore. Ramabuqa me dru furnizohej nga mali Sharen, nga Sh\u00ebn Ilia (Sitilia) e ndonj\u00eb mal tjet\u00ebr p\u00ebr rreth. Po ashtu kishte edhe male m\u00eb t\u00eb vogla private q\u00eb kishin dru t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nallane. Druri m\u00eb i mir\u00eb ishte i Gurit Zi.<\/p>\n<p>Zarbica pjes\u00ebt e qara i quanin COPANKA, nd\u00ebrsa Priboci e Ramabuqa i quanin QERSHIVE.<\/p>\n<p>Copanka apo qershivja latohej (gdhendej) apa rrafshohej me s\u00ebpat\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00eb n\u00eb form\u00eb kat\u00ebrk\u00ebnd\u00ebshi me dimensione, zakonisht, 10-12 x 5-6 cm.<\/p>\n<p>*********<\/p>\n<p>P\u00ebr punimin e nallaneve, ve\u00e7 drurit si materiali kryesor, p\u00ebrdoreshin edhe materiale t\u00eb tjera, si: baskia t\u00eb vogla, rripa prej l\u00ebkure. P\u00ebr dekorim p\u00ebrdorej kryesisht ngjyra e kuqe, ajo e verdha, e rrall\u00eb her\u00eb e gjelbra. \u201cDekorimi anash nallaneve ruante tradit\u00ebn dardane t\u00eb dekorimit me instrument t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebzuar, n\u00eb trajt\u00eb katror\u00ebsh t\u00eb im\u00ebt. Mjeti kishte trajt\u00eb vule, q\u00eb p\u00ebrputhet kushtimisht me form\u00ebn e instrumentit t\u00eb zbuluar m\u00eb 1995 n\u00eb Rahovic\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, kur u d\u00ebshmua se instrumenti i till\u00eb nuk kishte trajt\u00eb rrotull\u00ebze, por trajt\u00eb vule\u201d[4].<\/p>\n<p>Rripat e ngjyr\u00ebn i blinin n\u00eb qytete, zakonisht n\u00eb Shkup e Nish. Shpesh n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i blinin me para, ata i nd\u00ebrronin me nallane.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb punuar nallanet, zejtar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb veglave t\u00eb metalta, nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, t\u00eb cilat ishin t\u00eb thjeshta \u2013 mekanike. Disa nga k\u00ebto vegla i kan\u00eb rregulluar te fark\u00ebtari disa i kan\u00eb bler\u00eb, e ndonj\u00eb veg\u00ebl prej druri e kan\u00eb punuar edhe vet.<\/p>\n<p>N\u00eb hulumtimet q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb, n\u00eb Gjilan dhe Bujanoc, kam takuar zejtar\u00eb-nallanexhinj q\u00eb jan\u00eb gjall\u00eb dhe disa nga t\u00eb gjenerat\u00ebs pasuese t\u00eb nallanexhinjve. Nga ata kam marr\u00eb informata, p\u00ebraf\u00ebrsisht, p\u00ebr numrin e nallanexhinjve, t\u00eb Hashanis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb fshatrave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit. Natyrisht se ishte pak v\u00ebshtir\u00eb, pasi numri m\u00eb i madh i zejtar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb vdekur para luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Disa q\u00eb jan\u00eb gjall\u00eb e q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Kosov\u00eb, gjegj\u00ebsisht n\u00eb Gjilan, e kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb zejen e nallanexhinjve dhe jan\u00eb marr\u00eb e merren me punime tjera prej druri si: bishta t\u00eb s\u00ebpatave, shatave, kosave, pastaj djepa, sofra, holluese etj.<\/p>\n<p>Sot, pra, asnj\u00eb njeri nuk ushtron zejen e nallanexhinjve, megjithat\u00eb po i p\u00ebrmendi disa nga zejtar\u00ebt -nallanexhinj t\u00eb fshatrave t\u00eb Hashanis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht disa fshatrave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit.<\/p>\n<p>RAMABUQ\u00cb:<\/p>\n<p>Metali Sali Pajaziti i lagjes s\u00eb Pajazit\u00ebve. Ka vdekur para luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Thuhet se ishte zejtar i par\u00eb i k\u00ebtij fshati. Metaliu m\u00eb pak ka punuar vet e m\u00eb shum\u00eb i ka bler\u00eb prej nallanaxhinjve tjer\u00eb t\u00eb fshatit t\u00eb tij, t\u00eb Pribocit etj. M\u00eb pas i ka shit n\u00eb Bujanoc, me pakic\u00eb. M\u00eb s\u00eb shumti ka bler\u00eb prej Zahir Tafilit, sepse ai i punonte nallanet m\u00eb t\u00eb mira. Dhe si\u00e7 thon\u00eb, edhe sot disa nallanexhinj, k\u00ebto nallane shiteshin t\u00eb parat n\u00eb treg, nd\u00ebrsa ato q\u00eb i punonte vet Metaliu, shiteshin m\u00eb pak e at\u00ebher\u00eb kur nuk kishte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ahmet Raqipi, i lindur, m\u00eb 1934. Nj\u00eb koh\u00eb edhe pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me punimin e nallaneve. Tani nuk punon m\u00eb. Djemt\u00eb e tij nuk e kan\u00eb vazhduar zejen e tij.<\/p>\n<p>Ramadan Sylejmani i lindur, m\u00eb 1939, ka punuar nallane deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Pasi \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb fshatin Kuvc\u00eb t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit nuk ka punuar m\u00eb nallane, por \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e merret edhe sot me punimin e bishtave llojesh t\u00eb ndryshme, grabuja, sfurqi e vegla tjera prej druri t\u00eb cil\u00ebt i shet n\u00eb tregun e Gjilanit e shpesh vijn\u00eb e ia marrin n\u00eb sht\u00ebpi. Ka nj\u00eb pun\u00ebtori t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet\u00eb.<\/p>\n<p>Shaban Azizi, ka punuar nallane edhe pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Gjilan. Ka lind, m\u00eb 1917, nd\u00ebrsa ka vdekur, m\u00eb 2017. Pra ka jetuar 100 vjet.<\/p>\n<p>Fejzi Raqipi, v\u00ebllai m\u00eb i ri i Ahmetit. Tani nuk merret me nallane, por ka nj\u00eb pun\u00ebtori t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr punimin veglave tjera prej druri.<\/p>\n<p>Sali e Hafiz Salihu.<\/p>\n<p>Reshit, Salihu (ka vdekur). I vetmi q\u00eb ka pasur dyqan shitjeje n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Rufat Rexhepi, nuk ka punuar nallane, por i ka bler\u00eb prej t\u00eb tjer\u00ebve me shumic\u00eb (tyxhar) dhe i ka shit\u00eb n\u00ebp\u00ebr tregje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Mustaf\u00eb, Hajriz e Xhemail Salihu<\/p>\n<p>Xhemail Limani<\/p>\n<p>Sadri Ramadan Sylejmani<\/p>\n<p>Muharrem Rexhep Syla<\/p>\n<p>Qemal Ramiz Syla<\/p>\n<p>Shaban Osmani<\/p>\n<p>Nevzad e Raif Abazi<\/p>\n<p>Remzi Raqipi<\/p>\n<p>Feriz, Raif, e Rexhep Azizi<\/p>\n<p>Shaip e Shaban Kadriu<\/p>\n<p>Qazim Salihu.<\/p>\n<p>(Gjithsej, p\u00ebr momentin t\u00eb evidentuar, 26 zejtar\u00eb)<\/p>\n<p>PRIBOC<\/p>\n<p>Zahir Tafili (1921-2006), lagja e Kekajve, fisi Krasniq. E kemi th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb lart\u00eb, nallanet e tij i shin m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb t\u00ebr\u00eb trev\u00ebn. Pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Gjilan, nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me zejen e nallaneve. Ai ka punuar edhe \u00e7iftelia.<\/p>\n<p>Nezir Haziri (ka vdekur), fisi Tha\u00e7i,<\/p>\n<p>Ramiz Abdullahu (1926), fisi Tha\u00e7i,<\/p>\n<p>Shaban Ferat Sopi (ka vdekur), lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Kadri Murat Fetahu (ka vdekur), lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Haki Fetahu (ka vdekur), lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Hamdi Fetahu, (ka vdekur). Ka punuar nallane edhe pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Bujanoc, lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Met Murat Fetahu (ka vdekur), lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Shaqir Fetahu (ka vdekur), lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Sadik Shaqiri (\u00ebsht\u00eb gjall\u00eb), lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Baftjar Selmani (\u00ebsht\u00eb gjall\u00eb), lagja Vrenezaj nga fisi Sopi,<\/p>\n<p>Smajl Ali Krasniqi (ka vdekur), lagja Kekaj i fisit Krasniq,<\/p>\n<p>Liman Azemi, (ka vdekur), lagja Kekaj i fisit Krasniq. T\u00eb af\u00ebrmit e ti j rr\u00ebfejn\u00eb se nallanet i ka bartur n\u00eb krah\u00eb deri n\u00eb tregjet e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Fehmi Ramdani (ka vdekur), lagja Kekaj i fisit Krasniq. Edhe pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Petrit (Petroc) ka vazhduar t\u00eb punoj\u00eb nallane.<\/p>\n<p>Zymber Ramadani ka vdekur, nj\u00eb koh\u00eb ka jetuar n\u00eb Petrit, lagja Kekaj i fisit Krasniq.<\/p>\n<p>Haki Ramadani, ka vdekur, nj\u00eb koh\u00eb ka jetuar n\u00eb Petrit, lagja Kekaj i fisit Krasniq.<\/p>\n<p>Islam Ramadani, (ka vdekur), nj\u00eb koh\u00eb ka jetuar n\u00eb Petrit.<\/p>\n<p>Abdyl Azemi (ka vdekur), lagja Kekaj i fisit Krasniq.<\/p>\n<p>Beqir (Be\u00e7\u00eb) Sadiku (jeton n\u00eb Miresh (Dob\u00ebr\u00e7an), lagja Sadikaj i fisit Sopi.<\/p>\n<p>Rizah, Habim e Isa Sadiku (kan\u00eb vdekur), lagja Sadikaj t\u00eb fisit Sopi.<\/p>\n<p>Beqir Dauti (ka vdekur), lagja Fane.<\/p>\n<p>Faik Haki Fetahu, 62 vje\u00e7, i lagjes Vrenezaj, fisi Sopi<\/p>\n<p>Hasan Rexhepi (ka vdekur), lagja Kekaj i fisit Krasniq.<\/p>\n<p>(Gjithsej, p\u00ebr momentin t\u00eb evidentuar, 25 zejtar\u00eb)<\/p>\n<p>ZARBIC\u00cb<\/p>\n<p>Ferizi i Maliqit (ka vdekur).<\/p>\n<p>Hazir Salihu, 1920-2000, familja e Sallahovit\u00ebve, lagja Lumjan\u00eb, t\u00eb fisit Berish\u00eb.<\/p>\n<p>Destan Salihu,1922-2010 familja e Sallahovit\u00ebve, lagja Lumjan\u00eb, t\u00eb fisit Berish\u00eb.<\/p>\n<p>Hysen Salihu, 1936-2016 familja e Sallahovit\u00ebve, lagja Lumjan\u00eb, t\u00eb fisit Berish\u00eb.<\/p>\n<p>Asllan Sahit Berisha (ka vdekur).<\/p>\n<p>Gani Feriz Maliqi (ka vdekur).<\/p>\n<p>Hasan (Can) Halim Berisha e Liman Halim Berisha (kan\u00eb vdekur).<\/p>\n<p>Azizi i Dautit (ka vdekur).<\/p>\n<p>Gani (Gan\u00e7) Ajet Selimi (ka vdekur).<\/p>\n<p>Abdyli dhe Dulahu i Veselit, lagja e Kishalive (kan\u00eb vdekur pas luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb).<\/p>\n<p>Ramadani i Salihut, lagja e Kishalive (ka vdekur pas luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb).<\/p>\n<p>Avdiu, Hamdiu dhe Shefkiu i Rahimit, lagja e Kishalive (kan\u00eb vdekur pas luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb).<\/p>\n<p>Isufi i Sefedinit Xhem\u00ebs.<\/p>\n<p>Isuf Uka (1940-1978), i lagjes Lumjan, fisi Berish\u00eb.<\/p>\n<p>Ilaz Sherifi i Demir\u00ebve i lagjes Baxhuk, i lindur rreth viteve 1925-28 (ka vdekur i ri, 30 vje\u00e7ar), por si i ri kishte prodhuar nallane.<\/p>\n<p>Malushi i Sabedinit, etj.<\/p>\n<p>(Gjithsej, p\u00ebr momentin t\u00eb evidentuar, 20 zejtar\u00eb)<\/p>\n<p>SUHARR\u00cbN<\/p>\n<p>Nuk ka pasur zejtar\u00eb t\u00eb nallaneve, p\u00ebrve\u00e7 Shefket Tahirit, lagja e Tahiroviteve, i cili ka punuar nallane vet\u00ebm p\u00ebr familjen e vet. Ai m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me punimin e lug\u00ebve t\u00eb drurit. Disa t\u00eb tjer\u00eb si Deli Tahiri ka punuar bishta, Bejt\u00eb Tahiri e Shaip Tahiri kan\u00eb punuar samar t\u00eb kuajve etj.<\/p>\n<p>NOVOSELL\u00cb (FERAJ)<\/p>\n<p>Sipas informatave t\u00eb bashk\u00ebvend\u00ebseve nga fshati Novosell\u00eb, zejtar t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb nuk ka pasur nga ky fshat, por kan\u00eb qen\u00eb disa q\u00eb kan\u00eb punuar nallane p\u00ebr nevoja familjare e shum\u00eb pak p\u00ebr shitje. Nd\u00ebr ta ishin Hajredin Zeqiri, i cili ka vdekur para shum\u00eb viteve.<\/p>\n<p>Halim Halimi (1926-1996); Adem Hasan Ramadani.<\/p>\n<p>GJERGJEC<\/p>\n<p>Edhe banor\u00ebt e fshatit Gjergjec shum\u00eb pak jan\u00eb marr\u00eb me punimin e nallaneve. Si\u00e7 na informon Xhavit Azizi nga Gjergjeci, me punimin e nallaneve jan\u00eb marr\u00eb:<\/p>\n<p>Ramadan (Ram\u00eb) Ramadani, i cili ka vdekur rreth viteve 1982-83 dhe<\/p>\n<p>Deli Azizi (1927-1963). Disa jan\u00eb marr\u00eb me punimin e mjeteve tjera prej druri. P.sh., Ismeti i Dautit ka punuar kosha p\u00ebr blet\u00eb.<\/p>\n<p>QARR<\/p>\n<p>As n\u00eb Qarr nuk ka pasur zejtar\u00eb t\u00eb nallaneve, Disa nga banor\u00ebt jan\u00eb marr\u00eb me artizanate tjera prej druri p\u00ebr bujq\u00ebsi e gj\u00ebra tjera t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb familjar.<\/p>\n<p>MUHOC<\/p>\n<p>Nuk ka pasur zejtar t\u00eb nallaneve. Kan\u00eb punuar mjete tjera t\u00eb drurit. Nj\u00ebri nd\u00ebr ta ka qen\u00eb Halit Baxhuku<\/p>\n<p>SEDLLAR<\/p>\n<p>N\u00eb Sedllar ka qen\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i vog\u00ebl zejtar\u00ebsh nallanexhinj\u00ebsh. Kan\u00eb punuar: Hetem Azem Korbi i lindur m\u00eb 1940 i fisit Tha\u00e7i, (ende \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb).<\/p>\n<p>Halil Korbi,<\/p>\n<p>Smajl Toska i cili ka vdekur para 25-30 vitesh.<\/p>\n<p>Sadik Shurdhani, (ka vdekur).<\/p>\n<p>KRANIDELL<\/p>\n<p>Zejen e nallaneve e ka ushtruar Murat Selishta (ka vdekur).<\/p>\n<p>Ali Lakna, ka punuar vet\u00ebm p\u00ebr nevoja familjare. Mund t\u00eb ket\u00eb punuar edhe ndonj\u00eb, por nuk kam informacione tjera.<\/p>\n<p>(K\u00ebrkoj\u00eb ndjes\u00eb n\u00ebse nuk ia kam p\u00ebrmendur ndonj\u00ebrit emrin, por kjo ka mund t\u00eb ndodh n\u00eb munges\u00eb t\u00eb informacionit)<\/p>\n<p>[1]. Akademia e Shkencave t\u00eb RPSH Instituti i Kltur\u00ebs Popullore Sektori i Kultur\u00ebs Materiale Sektori i Kultur\u00ebs Shoq\u00ebrore, ETNOGRAFIA SHQIPTARE NR. 14, Tiran\u00eb, 1985, fq. 71<\/p>\n<p>[2]. Akademia e Shkencave t\u00eb RPSH Instituti i Kultur\u00ebs Popullore Sektori i Kultur\u00ebs Materiale Sektori i Kultur\u00ebs Shoq\u00ebrore, ETNOGRAFIA SHQIPTARE NR. 14, Tiran\u00eb, 1985, fq. 59.<\/p>\n<p>[3] Faik Fetahu, Gjilan, shtator 2017.<\/p>\n<p>[4] Sherafedin Kadriu, magjister i arkeologjis\u00eb, zyrtar i QRTK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, i lindur, m\u00eb 1961 n\u00eb Gjilan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismet Tafili Punimi i nallaneve, zeje e preferuar e fshatrave t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit Fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bujanocit, t\u00eb cilat q\u00eb nga viti 1999 kan\u00eb mbetur pothuajse t\u00eb zbrazura, para pak vitesh kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb banuara dendur me popullsi shqiptare. K\u00ebto fshatra, p\u00ebrve\u00e7 natyr\u00ebs s\u00eb bukur q\u00eb ua ka falur per\u00ebndia, pasurive mbitok\u00ebsore e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22514,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-22513","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22513"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22513\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22514"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}