{"id":225215,"date":"2026-01-11T10:30:29","date_gmt":"2026-01-11T09:30:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=225215"},"modified":"2026-01-11T10:30:29","modified_gmt":"2026-01-11T09:30:29","slug":"gafurr-elshani-rrefen-takimin-me-nuhi-berishen-ne-qendren-e-studenteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gafurr-elshani-rrefen-takimin-me-nuhi-berishen-ne-qendren-e-studenteve\/","title":{"rendered":"Gafurr Elshani rr\u00ebfen takimin me Nuhi Berish\u00ebn n\u00eb Qendr\u00ebn e Student\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Gafurr Elshani<\/p>\n<p>Nga fundi i vitit 1981, u njoha me Nuhi Berish\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Qendr\u00ebn e Studenteve, ku banonim at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ajo koh\u00eb, un\u00eb dhe shok\u00ebt e mi kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt me t\u00eb dhe vazhdimisht jemi konsultuar p\u00ebr veprimet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb organizimin e protestave dhe demonstratave, q\u00eb pasuan gjat\u00eb viteve 1982 dhe 1983.<\/p>\n<p>Pas demonstrat\u00ebs s\u00eb 14 shkurtit, 1982, n\u00eb konvikte t\u00eb student\u00ebve, u p\u00ebrkushtuam p\u00ebr organizimin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb demonstratave t\u00eb 11 marsit. Ne kishim n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb trakt, i cili b\u00ebnte thirrje p\u00ebr vazhdimin e protestave dhe organizimin e demonstratave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Paraprakisht u konsultuam me Nuhi Berish\u00ebn dhe e shp\u00ebrndam\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trakt n\u00eb Prishtin\u00eb dhe qendra tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, aty ku kishte mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ne shp\u00ebrndanim materiale edhe t\u00eb organizatave pa qen\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre, mjaftonte q\u00eb p\u00ebrmbajtja t\u00eb ishte e duhur kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, nuk kishte informacion t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr bashkimin e organizatave atdhetare ekzistuese n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb muajin mars, nj\u00eb shok m\u00eb ftoi t\u00eb shkoja n\u00eb dhom\u00ebn e tij, e cila kishte pamjen nga oborri i konvikteve. \u201cShiko\u201d m\u00eb tha \u2013 \u201cduket se polica po k\u00ebrkon dik\u00eb\u201d. Ne v\u00ebzhguam nj\u00eb koh\u00eb policin\u00eb, dhe pastaj u ktheva n\u00eb dhom\u00ebn time, n\u00eb katin e 5-t\u00eb t\u00eb Konviktit nr. I.<\/p>\n<p>Kur hyra n\u00eb dhom\u00eb, pash\u00eb Nuhi Berish\u00ebn ulur mbi krevatin tim, i cili p\u00ebr tu maskuar si m\u00eb i vjet\u00ebr, kishte veshur nj\u00eb mantel q\u00eb i binte m\u00eb i madh dhe n\u00eb kok\u00eb kishte vendosur nj\u00eb kapele. Kishte ndezur nj\u00eb cigare, edhe pse nuk e pinte duhanin.<\/p>\n<p>\u2013 \u201c\u00c7ka u b\u00eb, Nuhi?\u201d, e pyeta me habi, kur e pash t\u00eb veshur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe dukej se ishte i shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u2013  \u201cPo m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb\u201d, m\u2019u p\u00ebrgjigj. \u201cKur hyra n\u00eb konvikt, pash q\u00eb UDB-ashet ishin n\u00eb korridor, dhe un\u00eb nuk u ndala n\u00eb dhom\u00ebn time, por vazhdova drejt shkall\u00ebve p\u00ebrpjet\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u2013 Po sikur t\u00eb kishin par\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebje \u2013 e pyeta p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cNuk e kam nd\u00ebrmend t\u00eb dor\u00ebzohem. Do t\u00eb kisha ikur lart shkall\u00ebve\u201d. Kam edhe nj\u00eb revole dhe do t\u2019i q\u00eblloja\u201d. \u2013 m\u00eb tha \u2013 \u201cGafurr, jam n\u00eb gjendje t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb nga kati i 5-t\u00eb, e i gjall\u00eb nuk ju bie n\u00eb dor\u00eb. Un\u00eb di shum\u00eb gj\u00ebra\u201d.<\/p>\n<p>Nga m\u00ebnyra se si m\u2019i thoshte k\u00ebto fjal\u00eb, e kuptoja se ky djal\u00eb e kishte me gjith\u00eb mend. Nuhiu, q\u00ebndroni deri von\u00eb dhe dikur nat\u00ebn, pasi kontrollova korridorin dhe oborrin e konviktit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ka ndonj\u00eb polic apo person t\u00eb dyshimt\u00eb, ai u largua nga dhoma ime dhe kurr\u00eb nuk u kthye m\u00eb n\u00eb konvikte.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ruajtur lidhjet, nuk vonoi shum\u00eb dhe Ahmet Isufi u lajm\u00ebrua, i cili na organizonte takimet n\u00eb raste kur ato \u00e7rregulloheshin.<\/p>\n<p>Nuhiu studionte juridikun n\u00eb vitin e tret\u00eb, por po ashtu studionte edhe n\u00eb fakultetin e edukat\u00ebs fizike, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitje dhe rritjen e aft\u00ebsive fizike, p\u00ebr jet\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb ilegale dhe luft\u00ebn guerile, q\u00eb e kishte si opsion t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin prill t\u00eb vitit 1982, Nuhiu vendosi t\u00eb largohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga Kosova, derisa t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb arrestimet e grupit, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se deri ku do t\u00eb shkoj\u00eb kjo pun\u00eb, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb kontaktuar udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Pas sigurimit t\u00eb mjeteve financiare, ne e p\u00ebrcoll\u00ebm bashk\u00eb me Ilaz Kadollin p\u00ebr n\u00eb Prizren, dhe pastaj, nga aty, t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn drejt Zvic\u00ebr p\u00ebrmes Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 1982, Nuhiu u kthye nga Zvicra. Atje kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me udh\u00ebheq\u00ebsit e L\u00ebvizjes, \u2013 LRSSHJ-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kishin ngarkuar me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb riorganizimin e radh\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes n\u00eb Kosov\u00eb. Me vete, kishte sjell nj\u00eb Trakt, n\u00eb t\u00eb cilin njoftohej se me 17 shkurt t\u00eb vitit 1982 ishte b\u00ebr\u00eb bashkimi i disa grupeve ilegale dhe ishte themeluar LRSSHJ (L\u00ebvizja p\u00ebr Republik\u00ebn Socialiste Shqiptare n\u00eb Jugosllavi). Ishte dh\u00ebn\u00eb lista me emrat e personave q\u00eb duhej t\u00eb kontaktoheshin me q\u00ebllim bashkimit t\u00eb struktur\u00ebs organizative t\u00eb L\u00ebvizjes n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Nuhiu, pa ndalur, vinte n\u00eb kontakt me veprimtar\u00ebt q\u00eb kishin humbur lidhjet me organizat\u00ebn pas shum\u00eb arrestimeve q\u00eb kishin ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 1982, si rezultat i pun\u00ebs organizative n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb t\u00eb Nuhi Berish\u00ebs, LRSSHJ shkoi duke rritur ndikimin e vet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe viset shqiptare n\u00ebn Maqedoni, Kosov\u00ebn Lindore dhe Mal t\u00eb Zi. Lidhjet me LRSSHJ-n\u00eb, p\u00ebrfshinin lidhjet n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb llojeve t\u00eb organizimeve q\u00eb ishin n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00eb e pranonin si nj\u00eb front t\u00eb gj\u00ebr\u00eb LRSSHJ-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn nga, shtator \u2013 dhjetor t\u00eb vitit 82, bashk\u00eb me Gafurr Elshanin, Ahmet Isufin, Ilaz Kadollin, Shukrie Gashin, Nuhiu i kap\u00eb lidhjet e dh\u00ebna m\u00eb her\u00ebt, me Shaban Shal\u00ebn, Enver Topallin, Bajrush Xhemajlin, Bajram Ajetin, Taip Zek\u00ebn, Hamz\u00eb Jasharin, Ilmi Zek\u00ebn e shum\u00eb veprimtar\u00ebve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nuhi Berisha tani ishte b\u00ebr\u00eb figura qendrore e organizimit ilegal n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1983, radh\u00ebt e L\u00ebvizjes ishin zgjeruar dhe ne punonim p\u00ebr organizimin e demonstratave, ose, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb thuhet, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar dyvjetorin e demonstratave m\u00eb 11 mars t\u00eb vitit 1983.<\/p>\n<p>Trakti me emrin \u201cThirrje\u201d ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr shp\u00ebrndarje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ra grup i quajtur Albanikos, me t\u00eb cil\u00ebt u burgos edhe Ahmet Isufi, si dhe shum\u00eb shok t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Nuhiut.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre arrestimeve, v\u00ebshtir\u00ebsohet q\u00ebndrimi i Nuhis\u00eb n\u00eb ilegalitet, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e veprimtar\u00ebve q\u00eb ishin kujdesur p\u00ebr t\u00eb, ishin burgosur. Kjo situat\u00eb krijonte rrezik p\u00ebr Nuhiun, prandaj u detyrua t\u00eb linte Kosov\u00ebn dhe t\u00eb strehohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb maj, Nuhi Berisha kishte kaluar kufirin e Jugosllavis\u00eb nga Italia, k\u00ebmb\u00eb i ngarkuar me nj\u00eb qante t\u00eb madhe n\u00eb shpin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bartte disa mij\u00ebra kopje t\u00eb \u201cTrakt Kund\u00ebr Tradhtis\u00eb\u201c, \u201cZ\u00ebra t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d,  librin \u201cPushka top Bajram Curri\u201d, \u201cTitist\u00ebt\u201d dhe shum\u00eb libra tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo u kthye n\u00eb Prishtin\u00eb, ai m\u00eb takoi dhe ne duhet t\u00eb shkonim t\u2019i marrim disa kopje t\u00eb librave dhe gazetave n\u00eb vendin ku i kishte strehuar. E shpaluam nga grumbujt e dheut dhe filluam t\u00eb ndajm\u00eb materialin q\u00eb ai e kishte sjell\u00eb.<\/p>\n<p>Materialin e mora me vete n\u00eb banes\u00eb dhe e ndava me shok\u00eb, nd\u00ebrsa Traktin sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb Nuhis, vendos\u00ebm q\u00eb ta shp\u00ebrndanim, n\u00eb dy m\u00ebnyra.<\/p>\n<p>Prandaj, un\u00eb dhe Ilazi e shp\u00ebrndam\u00eb \u201cTraktin\u201d n\u00eb Suharek\u00eb duke e futur n\u00eb oborre t\u00eb sht\u00ebpive, nd\u00ebrsa Haki Gashi morri p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte shp\u00ebrndarjen e trakteve p\u00ebrmes postes me grupin e student\u00ebve.<\/p>\n<p>Ata, kishin mbledhur adresat t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb Lidhjes Komuniste, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb pushtetit, dhe zarfet me trakte i kishin shp\u00ebrndar\u00eb nga qytetet e ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe nj\u00eb pjes\u00eb edhe nga qyteti i Shkupit.<\/p>\n<p>\u201cTrakt kund\u00ebr Tradhtis\u00eb\u201d, i l\u00ebshuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb LRSSHJ-\u00ebs dhe i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb qytete dhe vendbanime, b\u00ebri buj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebroheshin spiun\u00ebt jugosllav dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tyre se do t\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr veprat e sh\u00ebmtuara t\u00eb tradhtis\u00eb. Trakti fillon me vargjet e Hil\u00eb Mosit t\u00eb poezis\u00eb \u201cTradh\u00ebtori\u201d dhe p\u00ebrcillet me vargjet e k\u00ebng\u00ebtarit popullor kushtuar veprimtaris\u00eb s\u00eb Azem Bejt\u00ebs kund\u00ebr \u201chafijeve\u201d (spiujve).<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitin 1983, n\u00eb Kosov\u00eb kishte arritur nj\u00eb sasi e madhe e gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Kosov\u00ebs\u201d, e cila botohej n\u00eb Zvic\u00ebr. Ajo ishte transportuar p\u00ebrmes autobus\u00ebve dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, ishte sjell\u00eb nga Taip Zaka, v\u00ebllai i d\u00ebshmorit Kadri Zeka. Me nj\u00eb kamion i maskuar, sikurse po transportonte zall, sepse \u00e7antat me gazetat ishin futur n\u00eb zall.<\/p>\n<p>\u00c7antat i fsheh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt dhe mor\u00ebm disa numra t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebrndar\u00eb student\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke udh\u00ebtuar rrugicave n\u00eb lagjet periferike t\u00eb Prishtin\u00ebs, dhe duke biseduar p\u00ebr m\u00ebnyrat sa m\u00eb efikase t\u00eb veprimit kund\u00ebr pushtuesve, n\u00eb nj\u00eb moment Nuhiu mu drejtua: \u201cGafurr armiku duhet luftuar p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb. Un\u00eb, n\u00ebse nuk mund t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, s\u00eb paku nj\u00eb tjegull nuk e l\u00eb pa ja thye\u201c. Dhe pastaj vazhdoi: \u201cUn\u00eb, jam betuar q\u00eb kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time mos me u ndal\u00eb, pa ja nxjerr hakun dhe pa e qua amanetin e Kadri Zek\u00ebs n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Vrasja e Kadri Zek\u00ebs kishe ngjall\u00eb indinjate te thell\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ai ishte djal\u00eb i hall\u00ebs, por edhe p\u00ebr faktin se ai p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra kishte qen\u00eb frym\u00ebzues p\u00ebr veprimtarin\u00eb e Nuhiut deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndroi Nuhiu n\u00eb Zvic\u00ebr, mbajti takime t\u00eb vazhdueshme me Xhafer Shatrin dhe shok\u00eb tjer\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes. Nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Zvic\u00ebr, Nuhiu shkroi kujtimet p\u00ebr demonstratat e vitit 1981, t\u00eb cilat dy vite m\u00eb von\u00eb u botuan me titullin \u201cPranver\u00eb e Luleve t\u00eb Kuqe\u201d dhe nj\u00eb shkrim ku shpreh pik\u00ebpamjet e tij mbi organizimin e radh\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb titulluar Mendime mbi Organizimin. Nuhi Berisha ishte ngarkuar me detyr\u00eb nga qendra, Xhafer Shatri, udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i LRSSHJ, an\u00ebtar\u00eb i Komitetit Qendror t\u00eb L\u00ebvizjes dhe kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Kosov\u00ebs\u201d, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte organizimin e L\u00ebvizjes n\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kishte detyr\u00ebn p\u00ebr kapjen e t\u00eb gjitha fijeve t\u00eb shp\u00ebrndara t\u00eb radh\u00ebve t\u00eb mbetura ilegale n\u00eb Kosov\u00eb dhe centralizimin e tyre me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb veprohet si nj\u00eb organizat\u00eb e vetme. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, Nuhi Berisha e p\u00ebrmbushi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 1983 organizat\u00ebs i bashk\u00ebngjiten t\u00eb sapodalurit nga burgu: Rexhep Mala, Kadri Osmani, Emrush Xhemajli dhe Xhabir Morina. Pastaj Ali Ahmeti, Musa Xhaferi Fadil Bajrami (Maqedoni), u bashkuan edhe veprimtar\u00eb tjer\u00eb si Ilmi Reqica, Agron Morina, Shahadie Shabani (Ferizaj). Ram\u00eb Buja, (Lipjan), Haki Gashi, Isuf Hoxha, Raif Gashi (Therand), Fehmi Lladrovci Shaban Shala, Idriz Hyseni, Ilmi Zeka, (Drenas), Xhavit Haziri, Nuhi Ahmeti dhe Abdullah D\u00ebrguti (Prishtin\u00eb). Gjithashtu u bashkuan edhe Sejdi Veseli, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia, Ramadan Avdiu (Prishtin\u00eb). Kamer Elezi, Sahit Berisha, Zymer Gashi, Feriz Hoti, Isa Krasniqi, Haki Morina (Klin\u00eb). Sherif Konjufca, Mustaf\u00eb Xhemajli (Ferizaj), Bajram Ajeti Ismet Begolli, Abdullah Rrustolli  (Besjan\u00eb) e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi m\u00eb i ngusht\u00eb i veprimtar\u00ebve dhe luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb mbledhur rreth Rexhep Mal\u00ebs, Kadri Osmanit e Nuhi Berish\u00ebs, kishin krijuar bindjen se koha p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur kishte ardhur. Ata planifikuan dhe filluan t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb ri pararoj\u00eb, n\u00eb organizat\u00ebn politike e ushtarake. Kjo organizat\u00eb n\u00eb formim e sip\u00ebr, do t\u00eb shpallej n\u00eb Kongresin e bashkimit t\u00eb forcave \u00e7lirimtare gjat\u00eb vitit 1984, me emrin \u201cPartia e Luft\u00ebs e Kosov\u00ebs\u201d, e cila kishte baz\u00eb mb\u00ebshtetje, logjistike dhe nd\u00ebrlidhjeje LRSHJ-n\u00eb. \u2013 Projekt q\u00eb do t\u00eb realizohej vet\u00ebm, 10 vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb me formimin e t\u00eb lavdishmes: Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, nga L\u00ebvizja Popullore e Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1994.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn e 11 dhe 12 janarit t\u00eb vitit 1984 n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrballje me forcat e nj\u00ebsis\u00eb special t\u00eb Jugosllavis\u00eb, veprimtar\u00ebt e LRSSHJ, drejtues t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs, n\u00eb formim, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ran\u00eb duke luftuar me arm\u00eb dhe k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebt e liris\u00eb deri n\u00eb fishekun e fundit. Edhe pse t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr natyr\u00ebn e pabarabart\u00eb t\u00eb betej\u00ebs, ata ishin t\u00eb bindur p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb do t\u00eb fitohej.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e Nuhi Berish\u00ebs dhe Rexhep Males ishte humbje e pakompenzueshme. Por, shembulli i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm i q\u00ebndres\u00ebs, heroike t\u00eb tyre, kishte porosi t\u00eb qarta se populli i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb dor\u00ebzohej kurr\u00eb, se do t\u2019i shkonte deri n\u00eb fund luft\u00ebs, pavar\u00ebsisht sakrificave.<\/p>\n<p>Prandaj, Nuhiu e Rexhepi u b\u00ebn\u00eb simbole, referenca dhe shembuj p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, t\u00eb ndjekur deri n\u00eb \u00e7lirim, dhe t\u00eb till\u00eb kan\u00eb mbetur p\u00ebrgjithmon\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Gafurr Elshani Nga fundi i vitit 1981, u njoha me Nuhi Berish\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Qendr\u00ebn e Studenteve, ku banonim at\u00ebher\u00eb. Nga ajo koh\u00eb, un\u00eb dhe shok\u00ebt e mi kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt me t\u00eb dhe vazhdimisht jemi konsultuar p\u00ebr veprimet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb organizimin e protestave dhe demonstratave, q\u00eb pasuan gjat\u00eb viteve 1982 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":225216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-225215","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=225215"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225215\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":225217,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/225215\/revisions\/225217"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/225216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=225215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=225215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=225215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}