{"id":226031,"date":"2026-01-20T22:38:14","date_gmt":"2026-01-20T21:38:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=226031"},"modified":"2026-01-20T22:38:14","modified_gmt":"2026-01-20T21:38:14","slug":"pse-nuk-zbatohet-ligji-per-kontrollin-e-duhanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pse-nuk-zbatohet-ligji-per-kontrollin-e-duhanit\/","title":{"rendered":"Pse nuk zbatohet Ligji p\u00ebr Kontrollin e Duhanit?"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi Ligjin p\u00ebr Kontrollin e Duhanit. Pas disa vjet\u00ebsh, n\u00eb vitin 2022, s\u00ebrish u ndryshua dhe u plot\u00ebsua, por vet\u00ebm nuk u zbatua. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb e shkurt\u00ebr s\u00eb voni kur filloi t\u00eb zbatohej, por ishte shum\u00eb shkurt\u00ebr, ca muaj dhe s\u00ebrish filloi t\u00eb mos zbatohet p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb. <\/p>\n<p>Pse nuk zbatohet? <\/p>\n<p>1. Nuk ka vullnet politik p\u00ebr t\u00eb acaruar bizneset dhe duhanpir\u00ebsit me shumic\u00eb. <\/p>\n<p>2. Edhe vet\u00eb zbatuesit e ligjit e shkelin ligjin kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tymosjen. <\/p>\n<p>3. Ka fare pak inspektor\u00eb dhe fare pak monitorim sistematik, por mbik\u00ebqyrje periodike, me fushata e teke. <\/p>\n<p>4. Miq\u00ebsia e pronar\u00ebve me inspektor\u00ebt dhe p\u00ebr shkak t\u00eb vendit t\u00eb vog\u00ebl, merret vesh ndonj\u00eb periudh\u00eb e inspektimit. <\/p>\n<p>5. Kultura sociale e tymosjes s\u00eb duhanit \u00ebsht\u00eb kudo e p\u00ebrhapur, ndon\u00ebse ka ndryshuar n\u00eb vetura e sht\u00ebpi private. Dikur m\u00eb shum\u00eb brengoseshin q\u00eb perdet po &#8220;sarihen&#8221; sesa sh\u00ebndeti i foshnjave. M\u00eb pas, \u00e7iftet e reja p\u00ebr shkak t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nuk lejonin as mysafir\u00ebt p\u00ebr tymosje brenda sht\u00ebpis\u00eb e banes\u00ebs dhe nuk \u00e7anin kok\u00ebn p\u00ebr hat\u00ebrmbetje. Dikur mysafir\u00ebt hidh\u00ebroheshin n\u00ebse kishin kufizime brenda. Por kultura n\u00eb bare e restorante, nuk ka ndryshuar. <\/p>\n<p>6. Mungesa e zbatimit n\u00eb \u00e7do lokal, klient\u00ebt iknin nga disa lokale dhe shkonin ku kishte liri t\u00eb tymosjes. M\u00eb pas, prishej zbatimi kudo. Ja zbatohet kudo, ja hi\u00e7. <\/p>\n<p>7. M\u00eb par\u00eb pronar\u00ebt pranojn\u00eb disa gjoba n\u00eb disa raste inspektimi, se t&#8217;i trembin klient\u00ebt. <\/p>\n<p>8. Mungesa e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb pronar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb lokale p\u00ebr sh\u00ebndetin publik, qoft\u00eb p\u00ebr ndarjen e hap\u00ebsir\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr ventilator\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb i sheh ventilator\u00ebt, por nuk i mir\u00ebmbajn\u00eb. Prishen dhe nuk i riparojn\u00eb. Ose nuk i fusin n\u00eb funksion p\u00ebr t\u00eb mos shpenzuar. \u00c7do lokal pa ventilim, ose funksionalizim sistematik, duhet gjoba ekstra. Tep\u00ebr m\u00eb djegin syt\u00eb nga tymi n\u00eb lokale. <\/p>\n<p>9. Zakonisht edhe kur \u00ebsht\u00eb zbatuar, m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnohet pronari, nd\u00ebrsa ligji duhet t\u00eb jet\u00eb i rrept\u00eb edhe p\u00ebr pronarin, edhe p\u00ebr klientin me tab\u00ebll t\u00eb makiatos si taketuke, madje edhe p\u00ebr kamerierin. <\/p>\n<p>10. P\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb tjera edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ligjeve, kjo p\u00ebr duhanin, duket &#8220;shkelje sportive&#8221;. <\/p>\n<p>11. Vet\u00ebdija e dob\u00ebt p\u00ebr sh\u00ebndetin publik. <\/p>\n<p>12. Mungesa e leximit e b\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb cinike p\u00ebr shkelje t\u00eb Ligjit p\u00ebr Kontrollin e Duhanit. <\/p>\n<p>13. N\u00eb vjesht\u00eb e dim\u00ebr, zbatimi b\u00ebhet edhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. <\/p>\n<p>14. \u00c7do qeveri sillet sikur e zbaton ligjin, por asnj\u00ebra nuk e zbaton, p\u00ebrfshir\u00eb edhe populizmin e Qeveris\u00eb Kurti. <\/p>\n<p>15. Ruajtja e stabilitetit social me kafe e duhan, \u00ebsht\u00eb mentalitet i pushtetar\u00ebve. Sa ma pak acarim t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr t&#8217;i menaxhuar frustrimet me munges\u00eb t\u00eb gj\u00ebrave bazike, si reduktimet e rrym\u00ebs, ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, \u00e7mimet ekstrem t\u00eb larta p\u00ebr shport\u00ebn familjare. M\u00eb s\u00eb voni \u00ebsht\u00eb rritur \u00e7mimi p\u00ebr makiato. Ajo \u00ebsht\u00eb katarsisi i halleve. <\/p>\n<p>16. Var\u00ebsia ndaj nikotin\u00ebs \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb dhe askujt nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje zbatimi i ligjit kund\u00ebr duhanit. <\/p>\n<p>17. Duhani po tymoset edhe grupmosha e re dhe askush nuk sensibilizon p\u00ebr duhan, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb abuzimit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me droga. Shit\u00ebsit e kiosqeve a dyqaneve, pes\u00eb pare nuk i japin q\u00eb ua shesin pakon me cigare, edhe n\u00ebn 18 vje\u00e7. &#8220;Hajt se e ka \u00e7u prindi, s&#8217;e ka p\u00ebr veti&#8221; dhe mbyllet me shaka turpi! <\/p>\n<p>18. Duhani q\u00eb nuk p\u00ebrmendet bukvalisht n\u00eb libra fetar\u00eb, si alkooli, e ka rritur edhe toleranc\u00ebn religjioze ndaj duhanit, pavar\u00ebsisht parimit se &#8220;\u00e7do gj\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr trupin dhe mendjen, \u00ebsht\u00eb haram&#8221;. Pavar\u00ebsisht shtetit laik a sekular, feja ka nj\u00eb ndikim n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Krahasuar me t\u00eb gjitha shtetet e rajonit dhe Evrop\u00ebs, kosovar\u00ebt e konsumojn\u00eb m\u00eb s\u00eb paku alkoolin. Nuk mund t\u00eb thuhet se nuk ka pasur efekt edhe feja, ndon\u00ebse kalimi n\u00eb moderniz\u00ebm, ka shtuar konsumimin e alkoolit edhe te grupmoshat e reja, edhe te vajzat e grat\u00eb, si\u00e7 nuk ka qen\u00eb dikur as p\u00ebr toleranc\u00ebn p\u00ebr duhanin nga k\u00ebto kategori. <\/p>\n<p>19. Mungesa e aktiviteteve t\u00eb bollshme fizike, kulturore, prania intensive n\u00eb internet, e ka shtuar koh\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebr duhan. Pak ecje, pak sport, pak hobe, pak kultur\u00eb leximi dhe njer\u00ebzit duan t&#8217;i kalojn\u00eb hallet e tyre me duhan, p\u00ebrfshir\u00eb edhe toleranc\u00ebn p\u00ebr munges\u00eb zbatimi ligjor kund\u00ebr k\u00ebtij vesi. <\/p>\n<p>20. Nuk ka sinjalizues e denoncues p\u00ebr shkelje. <\/p>\n<p>Ka edhe arsye t\u00eb tjera, por k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga faktor\u00ebt e munges\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit. Po e mbyll me nj\u00eb shaka: &#8220;I thot\u00eb baba djalit: Po t&#8217;shoh t&#8217;u pi duhan, ve\u00e7 me ba me ni q\u00eb po e pi, t&#8217;kallxoj un\u00eb ty!&#8221;\/Radio Star\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Avni Rudaku N\u00eb vitin 2013, Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi Ligjin p\u00ebr Kontrollin e Duhanit. Pas disa vjet\u00ebsh, n\u00eb vitin 2022, s\u00ebrish u ndryshua dhe u plot\u00ebsua, por vet\u00ebm nuk u zbatua. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb e shkurt\u00ebr s\u00eb voni kur filloi t\u00eb zbatohej, por ishte shum\u00eb shkurt\u00ebr, ca muaj dhe s\u00ebrish filloi t\u00eb mos zbatohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":226033,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226031","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226031"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226031\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":226034,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226031\/revisions\/226034"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226033"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}