{"id":22621,"date":"2018-07-13T13:02:37","date_gmt":"2018-07-13T13:02:37","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=22621"},"modified":"2018-07-13T13:02:45","modified_gmt":"2018-07-13T13:02:45","slug":"ska-shprese-per-heqjen-e-vizave-kete-vit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ska-shprese-per-heqjen-e-vizave-kete-vit\/","title":{"rendered":"S&#8217;ka shpres\u00eb p\u00ebr heqjen e vizave k\u00ebt\u00eb vit"},"content":{"rendered":"<p>Pas ratifikimit t\u00eb Demarkacionit m\u00eb 21 mars t\u00eb k\u00ebtij viti lider\u00ebt kosovar\u00eb nis\u00ebn t\u2019i uronin qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liberalizimin e vizave. Kjo pasi me miratimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Sh\u00ebnimin e Kufirit me Malin e Zi liberalizimi i vizave shihej si \u201cpun\u00eb e kryer\u201d, shkruan sot Gazeta &#8220;Z\u00ebri&#8221;. <\/p>\n<p>Por, ky proces nuk pritet t\u00eb finalizohet as gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Komisioni Evropian (KE) nuk ka publikuar ende rekomandimin p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kriterit t\u00eb fundit lidhur me vizat, ndon\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte parapar\u00eb t\u00eb ndodhte n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb shkuar.<\/p>\n<p>Madje Komisioni p\u00ebr Liri Qytetare, Drejt\u00ebsi dhe Pun\u00eb t\u00eb Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian tashm\u00eb ka hequr nga rendi i dit\u00ebs k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ku parashihej t\u00eb votohej rekomandimi i dal\u00eb nga KE-ja. Kjo pasi q\u00eb KE-ja ka shtyr\u00eb publikimin e rekomandimit p\u00ebr liberalizim p\u00ebr Kosov\u00ebn. <\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i till\u00eb sipas ekspert\u00ebve t\u00eb procesit t\u00eb integrimit shuan shpresat q\u00eb liberalizimi t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Por, ndryshe ka vler\u00ebsuar ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur e bindur se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk do ta d\u00ebmtoj\u00eb procesin e liberalizimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs konsiderojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb liberalizimi t\u00eb finalizohet k\u00ebt\u00eb vit edhe po q\u00eb se rekomandimi i KE-s\u00eb do t\u00eb publikohet gjat\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>Hoxha: Liberalizimi do t\u00eb ndodh\u00eb shum\u00eb shpejt<\/p>\n<p>Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka th\u00ebn\u00eb se institucionet e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e komitetit LIBE. Pavar\u00ebsisht se rekomandimi \u00ebsht\u00eb hequr nga rendi i dit\u00ebs n\u00eb LIBE Hoxha \u00ebsht\u00eb shprehur optimiste se rekomandimi i Komisionit Evropian do t\u00eb publikohet para pushimeve verore. <\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndikojm\u00eb n\u00eb agjend\u00eb ose n\u00eb rend dite. P\u00ebr neve thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pajtim me pun\u00ebn ton\u00eb q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb, realizimin e 95 kushteve nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb. S\u00eb pari presim q\u00eb Komisioni t\u00eb dal\u00eb me rekomandim, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb para pushimeve t\u00eb ver\u00ebs dhe pastaj vazhdojn\u00eb hapat e tjer\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb institucionet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, ka deklaruar ajo p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se institucionet kosovare nuk mund t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb agjend\u00ebn e LIBE-s, Hoxha ka th\u00ebn\u00eb se ka takuar t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni (ndaras) e t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 ajo \u00ebsht\u00eb shprehur, kan\u00eb konfirmuar se do ta votojn\u00eb rekomandimin pozitiv.<\/p>\n<p>Por ani pse rekomandimi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb, e para e MIE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur e vendosur se procesi i liberalizmit nuk do t\u00eb d\u00ebmtohet.<\/p>\n<p>\u201cNuk pres q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtohet procesi. Ne jemi me koh\u00eb dhe tashm\u00eb keni d\u00ebgjuar edhe komisionarin Hahn, i cili ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb liberalizimi do t\u00eb ndodh\u00eb shum\u00eb shpejt. Shpresoj q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb ndodh\u00eb liberalizimi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi t\u00eb sigurt, vendimmarrja \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb BE-s\u00eb dhe ne duhet t\u2019u bashkohemi vlerave integruese evropiane\u201d, ka potencuar ajo.<\/p>\n<p>Pacolli: Edhe n\u00ebse publikohet rekomandimi s\u2019ka viza k\u00ebt\u00eb vit<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq an\u00ebtarja e Komisionit Parlamentar p\u00ebr Integrime Evropiane, Fitore Pacolli-Dalipi, ka th\u00ebn\u00eb se BE-ja nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb data p\u00ebr liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>Premtimet q\u00eb liberalizimi do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, sipas saj, jan\u00eb vet\u00ebm premtime t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e jo t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja ka deklaruar se pa u p\u00ebrmbushur kushtet, sidomos luftimi i krimit t\u00eb organizuar dhe i korrupsionit, nuk do t\u00eb ket\u00eb liberalizimi. Vet\u00ebvendosja n\u00eb muajin mars pati prezantuar nj\u00eb raport t\u00eb brendsh\u00ebm nga ekspert\u00ebt evropian\u00eb t\u00eb angazhuar nga KE-ja, ku thuhet se Kosova nuk ka b\u00ebr\u00eb hapa pozitiv\u00eb n\u00eb luftimin e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar\u201d, ka deklaruar ajo p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin\u201d.<\/p>\n<p>Ky raport, sipas deputetes s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, ishte sinjal se nuk do t\u00eb ket\u00eb rekomandim nga KE-ja k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Madje, si\u00e7 ka deklaruar ajo, tashm\u00eb shtetet si Franca, Belgjika dhe Holanda nuk jan\u00eb as t\u00eb bindura se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar kushti p\u00ebr luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>Madje edhe po q\u00eb se KE-ja publikon rekomandimin, Pacolli-Dalipi ka vler\u00ebsuar se procesi i liberalizimit nuk mund t\u00eb finalizohet p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse publikohet rekomandimi nga KE-ja gjat\u00eb k\u00ebtij muaji nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb procedurat e shumta t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit\u201d, ka theksuar ajo.<\/p>\n<p>Ujkani: Shtyrja e rekomandimit v\u00ebshtir\u00ebson vendimmarrjen p\u00ebr vizat<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, teksa ka folur rreth shtyrjes s\u00eb publikimit t\u00eb rekomandimit nga KE-ja profesori i s\u00eb drejt\u00ebs evropiane, Emrush Ujkani, ka vler\u00ebsuar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndodhur p\u00ebr dy arsye.<\/p>\n<p>\u201cKjo ka ndodhur p\u00ebr dy arsye: e para, dikush mund t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Kosova nuk i ka plot\u00ebsuar kriteret sa duhet. Por, n\u00eb rastin konkret besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem krejt\u00ebsisht m\u00eb i fuqish\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb problemi i njohur &#8211; Spanja. Duke e ditur q\u00eb Spanja mund t\u00eb jet\u00eb problem Komisioni nuk guxon ta marr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb pa pasur konsensus brenda shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Spanja jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet, por sipas Ujkanit ajo nuk i njeh as dokumentet e udh\u00ebtimit, pasaportat e Kosov\u00ebs. Pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb problemi kryesor, ka vler\u00ebsuar profesori i s\u00eb drejt\u00ebs evropiane.<\/p>\n<p>\u201cSepse sikur t\u2019i kishte njohur s\u00eb paku pasaportat do t\u00eb ishte nj\u00eb situat\u00eb pak m\u00eb ndryshe. Ne e kemi edhe Greqin\u00eb, q\u00eb nuk e njeh shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por realisht i njeh dokumentet e udh\u00ebtimit. Me dokumente mund t\u00eb udh\u00ebtohet n\u00eb Rumani, n\u00eb Sllovaki e n\u00eb vendet q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Andaj, sipas tij, institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb punojn\u00eb bashk\u00eb me an\u00ebtaret e tjera t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb me Spanj\u00ebn ta arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohjen e dokumenteve, s\u00eb paku. <\/p>\n<p>Ujkani m\u00eb tutje ka konsideruar se tashm\u00eb askush s\u2019mund ta dij\u00eb m\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb sakt\u00eb se kur KE-ja do ta b\u00ebj\u00eb publik rekomandimin p\u00ebr vizat.<\/p>\n<p>Shtyrja e nj\u00eb procesi t\u00eb till\u00eb p\u00ebr kah vjeshta, sipas tij, thuajse e b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb K\u00ebshilli t\u00eb marr\u00eb vendim k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr liberalizimin.<\/p>\n<p>Madje, si\u00e7 ai \u00ebsht\u00eb shprehur, pas shtyrjes s\u00eb k\u00ebtij rekomandimi Kosova do t\u00eb jet\u00eb e rrezikuar q\u00eb edhe gjat\u00eb 2019-\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me fatin e nj\u00ebjt\u00eb, pa viza. <\/p>\n<p>\u201cShtyrja e k\u00ebtij procesi e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb vendimmarrjen k\u00ebt\u00eb vit, nd\u00ebrsa vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse kemi zgjedhjet brenda PE-s\u00eb, prandaj mendoj q\u00eb do t\u00eb st\u00ebrzgjatet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb e paparashikuar\u201d, ka n\u00ebnvizuar ai.  <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) ka vler\u00ebsuar se Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb vonuar me raportin vler\u00ebsues lidhur me p\u00ebrmbushjen e kritereve p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, pasi sipas tij ky raport ka qen\u00eb i parapar\u00eb t\u00eb publikohet n\u00eb fund t\u00eb muajit qershor.<\/p>\n<p>Andaj, sipas tij, Kosova tashm\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb edhe n\u00ebse merr nj\u00eb raport pozitiv nga Komisioni Evropian nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt se vizat do t\u2019i hiqen k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave vendimmarr\u00ebse n\u00eb BE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas ratifikimit t\u00eb Demarkacionit m\u00eb 21 mars t\u00eb k\u00ebtij viti lider\u00ebt kosovar\u00eb nis\u00ebn t\u2019i uronin qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liberalizimin e vizave. Kjo pasi me miratimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Sh\u00ebnimin e Kufirit me Malin e Zi liberalizimi i vizave shihej si \u201cpun\u00eb e kryer\u201d, shkruan sot Gazeta &#8220;Z\u00ebri&#8221;. Por, ky proces nuk pritet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21617,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-22621","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22621"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22621\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}