{"id":226247,"date":"2026-01-24T15:32:13","date_gmt":"2026-01-24T14:32:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=226247"},"modified":"2026-01-24T15:32:13","modified_gmt":"2026-01-24T14:32:13","slug":"jasharaj-paralajmeron-rrezik-per-vonesa-pagash-nga-zvarritja-e-konstituimit-te-institucioneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/jasharaj-paralajmeron-rrezik-per-vonesa-pagash-nga-zvarritja-e-konstituimit-te-institucioneve\/","title":{"rendered":"Jasharaj paralajm\u00ebron rrezik p\u00ebr vonesa pagash nga zvarritja e konstituimit t\u00eb institucioneve"},"content":{"rendered":"<p>Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs (SBASHK) ka shprehur shqet\u00ebsim se vonesat n\u00eb konstituimin e institucioneve t\u00eb reja, si pasoj\u00eb e rinum\u00ebrimit t\u00eb votave, mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb bllokada buxhetore dhe vonesa n\u00eb pagesat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sektorit publik, p\u00ebrfshir\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, polic\u00ebt dhe administrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj n\u00eb nj\u00eb interivist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, tha se vendimi p\u00ebr rinum\u00ebrim mund t\u00eb ndikoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb shtyrjen e m\u00ebtejme t\u00eb procesit zgjedhor, duke vonuar formimin e Kuvendit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb re, \u00e7ka sipas tij rrezikon funksionimin normal financiar t\u00eb shtetit dhe pagesat mujore p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKjo situat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb, nga se ne prit\u00ebm gati nj\u00eb vit q\u00eb t\u00eb formohen institucionet dhe pastaj shkuam m\u00eb 28 dhjetor n\u00eb zgjedhje, tash doli kjo sihariqi tjet\u00ebr, dhe me siguri do t\u00eb shtyhet formimi i institucioneve. Ka pyetje t\u00eb arsyeshme t\u00eb njer\u00ebzve, por madje edhe n\u00eb arsim se \u00e7ka n\u00ebse nuk b\u00ebhen pagat, nga se buxheti, gjegj\u00ebsisht Ligji p\u00ebr buxhetin e vitit 2026 ende nuk \u00ebsht\u00eb aprovuar dhe mund t\u00eb paraqiten bllokada dhe probleme, sepse po shihet institucionet do t\u00eb vonohen s\u00eb themeluari, nga se po shkojm\u00eb n\u00eb rinum\u00ebrimin e votimeve t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme q\u00eb e k\u00ebrkon nj\u00eb koh\u00eb dhe kjo nuk ka ndodhur ndoshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb kaq t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Si do qoft\u00eb, edhe t\u00eb mos kishte ndodhur ky rinum\u00ebrim, jemi von\u00eb nga se nj\u00eb vit e m\u00eb shum\u00eb nuk kemi asnj\u00eb institucion. SBASHK edhe sindikatat e tjera jan\u00eb n\u00eb pritje, kan\u00eb pritur q\u00eb t\u00eb formohet edhe K\u00ebshilli Ekonomik Social. Pastaj kemi pritur q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb pranish\u00ebm edhe n\u00eb K\u00ebshillin Shtet\u00ebror t\u00eb licencimit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve dhe n\u00eb komisionet e tjera p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin ton\u00eb, mir\u00ebpo nuk ka ndodhur kjo me fajin e MASHT-it, po K\u00ebshilli Ekonomik Social me fajin e ministrit n\u00eb detyr\u00eb Hekuran Murati, i cili me vite e ka penguar reformimin e k\u00ebtij K\u00ebshilli\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Jasharaj shtoi se mungesa e dialogut institucional dhe pezullimi i proceseve ligjore po krijojn\u00eb pasiguri t\u00eb madhe p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e arsimit dhe sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMungon dialogu dhe k\u00ebto pritje shtojn\u00eb numrin e ankesave dhe t\u00eb k\u00ebrkesave. Ne kemi pritur se Parlamenti i Kosov\u00ebs do ta lexoj\u00eb dhe do ta aprovoj\u00eb edhe at\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr ndryshime ligjore p\u00ebr skemat pensionale t\u00eb financuara nga shteti, nga se padrejt\u00ebsisht u \u00ebsht\u00eb mohuar. Kjo skem\u00eb u ka mohuar t\u00eb drejt\u00ebn pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb arsimit q\u00eb t\u2019iu num\u00ebrohen ato vite si kontributdh\u00ebn\u00ebse dhe kemi pritur me padurim q\u00eb Parlamenti do ta thot\u00eb fjal\u00ebn e tij, por ja po shihet nuk ka Parlament, nuk ka Qeveri dhe gj\u00ebrat po rrjedhin k\u00ebshtu. Uroj q\u00eb t\u00eb mos ndodh barrikadimi, gjegj\u00ebsisht bllokimi i pagave, sepse m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e Kosov\u00ebs, por jo vet\u00ebm k\u00ebta, por edhe polic\u00ebt, edhe administrata dhe zjarrfik\u00ebsit e t\u00eb tjer\u00eb kryesisht jan\u00eb n\u00eb kredi dhe \u00e7do vones\u00eb edhe p\u00ebr kredi do t\u00eb ket\u00eb probleme, por edhe jeta e tyre do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsohej shum\u00eb, nga se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre jetojn\u00eb pik\u00ebrisht me pag\u00ebn q\u00eb e marrin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai theksoi se prioriteti i nj\u00eb qeverie t\u00eb re duhet t\u00eb jet\u00eb rikthimi i dialogut me sindikatat dhe zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hapura n\u00eb arsim.<\/p>\n<p>\u201cHapat e par\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb (qeveria e re) p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit dhe p\u00ebr sindikatat e tjera \u00ebsht\u00eb dialogu. N\u00eb koh\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb kaluar, po them tani, Kurti nuk ka pasur fare dialog, urojm\u00eb q\u00eb t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb qeveri e cila do t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebrkesat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb arsimit dhe t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u2019u ulur dhe biseduar. Pika m\u00eb e nxeht\u00eb te arsimi \u00ebsht\u00eb mungesa p\u00ebr momentin e kontrat\u00ebs kolektive, nga se ministrja Nagavci i ka ikur detyr\u00ebs q\u00eb ka pasur p\u00ebr t\u2019u ulur me ne p\u00ebr t\u00eb formuar komision dhe p\u00ebr ta n\u00ebnshkruar. Shteti yn\u00eb n\u00eb vendet e rralla t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb nuk ka as marr\u00ebveshje kolektive, q\u00eb vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, e nuk ka as kontrata kolektive. Asnj\u00ebher\u00eb nuk pyet\u00ebm as p\u00ebr Ligjin e pagave, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ngritet vlera e koeficientit \u00ebsht\u00eb rritur vet\u00eb koeficienti dhe \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb amulli\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs (SBASHK) ka shprehur shqet\u00ebsim se vonesat n\u00eb konstituimin e institucioneve t\u00eb reja, si pasoj\u00eb e rinum\u00ebrimit t\u00eb votave, mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb bllokada buxhetore dhe vonesa n\u00eb pagesat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sektorit publik, p\u00ebrfshir\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, polic\u00ebt dhe administrat\u00ebn. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj n\u00eb nj\u00eb interivist\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":226248,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226247","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226247"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226247\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":226249,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226247\/revisions\/226249"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}