{"id":226290,"date":"2026-01-25T00:48:35","date_gmt":"2026-01-24T23:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=226290"},"modified":"2026-01-25T00:48:35","modified_gmt":"2026-01-24T23:48:35","slug":"talia-e-flakes-2026-u-hap-me-dramen-ndaj-publikut-pushtetit-dhe-vetvetes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/talia-e-flakes-2026-u-hap-me-dramen-ndaj-publikut-pushtetit-dhe-vetvetes\/","title":{"rendered":"\u201cTalia e Flak\u00ebs 2026\u201d u hap me dram\u00ebn ndaj publikut, pushtetit dhe vetvetes"},"content":{"rendered":"<p>Shfaqja nga Teatri i Tetov\u00ebs \u201cDram\u00eb p\u00ebr t\u00eb qesh\u201d e hapi Festivalin e Dram\u00ebs Origjinale Shqipe \u201cTalia e Flak\u00ebs 2026\u201d, me mir\u00ebseardhje nga Drejtori i Varg e Vi-s\u00eb, Migjen Fazliu, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb deklamimin informativ t\u00eb festivalit nga kat\u00ebr aktoret e Teatrit t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, skena ishte p\u00ebr aktor\u00ebt e Teatrit t\u00eb Tetov\u00ebs. \u201cDrama p\u00ebr t\u00eb qesh\u201d nd\u00ebrtoi nj\u00eb satir\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe shum\u00ebplan\u00ebshe mbi vet\u00eb profesionin e aktorit, mbi teatrin si institucion dhe mbi raportin problematik q\u00eb ai ka sot me publikun, politik\u00ebn dhe kultur\u00ebn dominuese t\u00eb \u201ct\u00eb b\u00ebrit art p\u00ebr t\u2019u konsumuar shpejt\u201d, apo me dilem\u00ebn p\u00ebr t\u00eb inskenuar dramat e m\u00ebdha bot\u00ebrore siajo e Shekspirit. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj nuk q\u00ebndron vet\u00ebm nj\u00eb histori, por vet\u00eb teatri si fenomen shoq\u00ebror, i zhveshur nga iluzionet dhe i v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb kontradiktave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb planin dramaturgjik, shfaqja ironizoi dram\u00ebn e st\u00ebrngarkuar me referenca nga mitologjia dhe  let\u00ebrsia  bot\u00ebrore  si  Shekspiri,  veprat  e  tij  si  Hamleti  dhe  modelet  e  kanonizuara  t\u00eb tragjedis\u00eb, t\u00eb cilat shpesh sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb si shenja prestigji sesa si gjuh\u00eb e kuptueshme p\u00ebr publikun. Kjo krijoi nj\u00eb tension t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm mes nj\u00eb regjie q\u00eb synon ta \u00e7oj\u00eb teatrin drejt nj\u00eb  niveli  elitar  dhe  nj\u00eb  publiku  q\u00eb  nuk  arrin  t\u00eb  deshifroj\u00eb  k\u00ebt\u00eb  gjuh\u00eb,  duke  e  p\u00ebrjetuar shfaqjen si barr\u00eb kulturore, e jo si p\u00ebrvoj\u00eb estetike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje, shfaqja ngre pyetjen thelb\u00ebsore: p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet teatri?! P\u00ebr nj\u00eb ideal abstrakt t\u00eb artit \u201ct\u00eb lart\u00eb\u201d, apo p\u00ebr nj\u00eb publik konkret q\u00eb k\u00ebrkon \u00e7lodhje dhe harres\u00eb nga hallet e p\u00ebrditshme?! K\u00ebrkesa e vazhdueshme p\u00ebr \u201cdram\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur\u201d, q\u00eb  n\u00eb thelb n\u00ebnkupton komedi t\u00eb leht\u00eb, vendosi n\u00eb kriz\u00eb pozicionin e regjisorit, dramaturgut, aktor\u00ebve dhe teatrit si institucion edukues, kulturor e \u00e7lirues, duke e detyruar artin t\u00eb negocioj\u00eb me shijet e mas\u00ebs dhe logjik\u00ebn e tregut kulturor e atij viral.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtres\u00eb tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme satirike lidhet me nd\u00ebrhyrjen e politik\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn teatrore, konkretisht n\u00eb em\u00ebrimin e drejtor\u00ebve t\u00eb teatrove. Drejtori i paraqitur n\u00eb shfaqje, i em\u00ebruar politikisht  dhe  pa  asnj\u00eb  lidhje  me  artin  skenik,  b\u00ebhet  figur\u00eb  simbolike  e  degradimit institucional:  ai  e  sheh  teatrin  si  administrat\u00eb,  aktor\u00ebt  si  vart\u00ebs  dhe  shfaqjen  si  event protokollar. Kjo figur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb realitet t\u00eb njohur n\u00eb kontekstin shqiptar, ku pozitat drejtuese shpesh u besohen individ\u00ebve pa kompetenc\u00eb profesionale, por me lidhje partiake.<\/p>\n<p>Shfaqja  nuk  shmang  as  temat  e  ndjeshme  t\u00eb  abuzimit  t\u00ebpushtetit,  p\u00ebrfshir\u00eb  ngacmimin seksual dhe raportet hierarkike t\u00eb shtremb\u00ebruara mes drejtuesve dhe aktoreve. K\u00ebto momente nuk trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb melodramatike, por si pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb normalizuar dhune simbolike, ku arti dhe trupi i aktores b\u00ebhen objekt negociimi dhe presioni.<\/p>\n<p>Kulmi absurd i vepr\u00ebs vjen me simulimin e vrasjes apo vet\u00ebvrasjes s\u00eb nj\u00eb aktoreje gjat\u00eb prov\u00ebs, ku shkakton thirrjen e policis\u00eb dhe nj\u00eb alarm t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb publiku pret p\u00ebr fillimin e shfaqjes. Ky episod ekspozon kufirin e paqart\u00eb mes artit dhe realitetit, por edhe paaft\u00ebsin\u00eb institucionale p\u00ebr ta kuptuar teatrin si akt simbolik, duke e trajtuar at\u00eb si rrezik apo kaos.<\/p>\n<p>N\u00eb plan sociologjik, nj\u00eb nga goditjet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb shfaqjes \u00ebsht\u00eb kritika ndaj tradit\u00ebs servile t\u00eb teatrove shqiptare ndaj pushtetit. Vonesa absurde e shfaqjes p\u00ebr shkak t\u00eb pritjes s\u00eb nj\u00eb kryetari apo p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik, i cili shpesh as nuk shfaqet,b\u00ebhet metafor\u00eb e nj\u00eb kulture ku publiku mbetet gjithmon\u00eb i fundit, nd\u00ebrsa pushteti z\u00eb vendin qendror edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e artit, madje edhe rezervohen ul\u00ebset e para e nuk vijn\u00eb p\u00ebr t\u2019i par\u00eb shfaqjet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kjo shfaqje funksionon m\u00eb shum\u00eb si pasqyr\u00eb sesa si arg\u00ebtim. Ajo nuk synon t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb publikun, por ta provokoj\u00eb at\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim marr\u00ebdh\u00ebniet mes artit, shijes, pushtetit dhe institucionit teatror. Satira e saj nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm estetike, por thell\u00ebsisht sociale, duke e vendosur teatrin shqiptar p\u00ebrball\u00eb nevoj\u00ebs urgjente p\u00ebr vet\u00ebreflektim: a \u00ebsht\u00eb teatri ende hap\u00ebsir\u00eb e mendimit kritik, apo thjesht nj\u00eb sken\u00eb e radh\u00ebs e kompromisit?!<\/p>\n<p>Autor &#038; Regjisor: Sulejman Rushiti<br \/>\nAss. Regjie: Linda Shabani<br \/>\nKostumografia: Azra Mehmedi<br \/>\nInterpretojn\u00eb: Arsim  Kaleci, She  Ilazi, Petrit  Neziri, Ermal  \u00c7anga, Arta  Zejneli, Elmir Sejfullai, Sami Mustafa, Abdulla Osmani, Bekim Jahiu, Linda Shabani dhe Hasim Memishi Sopi<\/p>\n<p>\u201cTalia e Flak\u00ebs 2026\u201d organizohet nga Varg e Vi, me mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebrkat\u00ebsisht Drejtoris\u00eb p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport dhe Bank\u00ebs p\u00ebr Biznes (BPB), n\u00eb partneritet edhe me Teatrin e Gjilanit, Viva La, Papak dhe vullnetar\u00ebt e Z\u00ebrit Rinor-Gjilan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shfaqja nga Teatri i Tetov\u00ebs \u201cDram\u00eb p\u00ebr t\u00eb qesh\u201d e hapi Festivalin e Dram\u00ebs Origjinale Shqipe \u201cTalia e Flak\u00ebs 2026\u201d, me mir\u00ebseardhje nga Drejtori i Varg e Vi-s\u00eb, Migjen Fazliu, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb deklamimin informativ t\u00eb festivalit nga kat\u00ebr aktoret e Teatrit t\u00eb Gjilanit. M\u00eb pas, skena ishte p\u00ebr aktor\u00ebt e Teatrit t\u00eb Tetov\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":226292,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226290","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-magazina"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":226293,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226290\/revisions\/226293"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226292"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}