{"id":226405,"date":"2026-01-26T14:08:20","date_gmt":"2026-01-26T13:08:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=226405"},"modified":"2026-01-26T14:08:20","modified_gmt":"2026-01-26T13:08:20","slug":"nata-e-dyte-e-festivalit-te-drames-talia-e-flakes-2026-syte-e-ujkut-nje-reflektim-teatror-mbi-stigmatizimin-shoqeror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nata-e-dyte-e-festivalit-te-drames-talia-e-flakes-2026-syte-e-ujkut-nje-reflektim-teatror-mbi-stigmatizimin-shoqeror\/","title":{"rendered":"Nata e dyt\u00eb e festivalit t\u00eb dram\u00ebs \u201cTalia e Flak\u00ebs 2026\u201d \u2013 \u201cSyt\u00eb e Ujkut\u201d: nj\u00eb reflektim teatror mbi stigmatizimin shoq\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb festivalit t\u00eb dram\u00ebs \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d n\u00eb Gjilan, publiku ndoqi shfaqjen \u201cSyt\u00eb e Ujkut\u201d, nj\u00eb produksion i Teatrit Eksperimental q\u00eb vepron n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OJQ-s\u00eb \u201cIntegra\u201d. <\/p>\n<p>Shfaqja trajton me ndjeshm\u00ebri dhe thell\u00ebsi stigmatizimin shoq\u00ebror n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, duke sjell\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb fuqish\u00ebm mbi traum\u00ebn, heshtjen dhe pasojat e konfliktit mbi familjet dhe individ\u00ebt.<\/p>\n<p>Ekipi artistik p\u00ebrb\u00ebhet nga: autore Doruntina Basha, regjisor Kushtrim Koliqi, dhe aktor\u00ebt: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli e Albina Krasniqi, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb nj\u00eb historie t\u00eb ndjeshme dhe sfiduese, duke portretizuar tri breza grash dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre komplekse me nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb dhimbshme.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb prolog, publiku orientohet drejt vendit t\u00eb ngjarjes p\u00ebrmes figur\u00ebs s\u00eb gjyshes, e cila shfaqet n\u00eb karroc\u00eb invalidore, e prekur nga s\u00ebmundje ortopedike. Ajo udh\u00ebheq publikun drejt sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb larg\u00ebt malore, lart mbi nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl, ku jetojn\u00eb gjyshja, n\u00ebna dhe vajza e vog\u00ebl. <\/p>\n<p>Ky prolog simbolik krijon nj\u00eb mikrokozmos t\u00eb mbyllur, ku trauma, izolimi dhe kujtesa e dhimbshme nd\u00ebrthuren n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb skenike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjeografike, por edhe mendore dhe emocionale.<\/p>\n<p>Pas prologut, bie n\u00eb sy qet\u00ebsia absolute e gjyshes, nd\u00ebrsa n\u00ebna zhvillon rutin\u00ebn e p\u00ebrditshme, e veshur me rroba pune, duke nd\u00ebrtuar paralelisht \u201cmure\u201d komunikimi me vajz\u00ebn dhe duke u t\u00ebrhequr n\u00eb bot\u00ebn e saj t\u00eb mbyllur. <\/p>\n<p>Kjo b\u00ebn q\u00eb publiku t\u00eb p\u00ebrceptoj\u00eb heshtjen dhe izolimin e brendsh\u00ebm si pjes\u00eb integrale t\u00eb rr\u00ebfimit, duke reflektuar bot\u00ebn e brendshme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, q\u00eb Molieri do ta kishte quajtur \u201cmizantropi\u201d \u2013 personazh i mbyllur n\u00eb vetvete dhe i t\u00ebrhequr nga nj\u00eb realitet i dhunsh\u00ebm dhe i dhimbsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Vajza e vog\u00ebl, duke hyr\u00eb n\u00eb pubertet, ngre tensionin emocional dhe frik\u00ebn se e v\u00ebrteta rreth lindjes s\u00eb saj mund t\u00eb zbulohet, duke thelluar atmosfer\u00ebn e dhimbjes dhe stigmatizimit familjar.<br \/>\nSkenografia modeste, por funksionale, mb\u00ebshtet veprimet skenike dhe krijon nj\u00eb tablo t\u00eb mbyllur emocionalisht, ku trauma dhe heshtja nd\u00ebr breza b\u00ebhen t\u00eb prekshme. Muzika, e integruar n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tradit\u00ebs q\u00eb i k\u00ebndon nusja, sh\u00ebrben si mjet shprehjeje dhe si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbizot\u00ebruar dhimbjen q\u00eb r\u00ebndon shpirt\u00ebrisht personazhet.<br \/>\nNj\u00eb vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e shfaqjes \u00ebsht\u00eb rrjedhshm\u00ebria dramaturgjike: prologu, thurja e konfliktit, kulminacioni dhe epilogu jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara me kujdes dhe harmonizim t\u00eb ritmit. Regjisori Kushtrim Koliqi, ka d\u00ebshmuar p\u00ebrkushtim dhe afinitet p\u00ebr t\u00eb mbajtur publikun t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm deri n\u00eb momentin final, kur dhunuesi rikthehet n\u00eb ish-kasollen, tashm\u00eb t\u00eb riparuar dhe zgjeruar, duke u p\u00ebrballur me pasojat e veprimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shfaqja u p\u00ebrcoll me diskutime dhe vler\u00ebsime nga publiku, kryesisht pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb jet\u00ebs publike dhe artistike. Opinione t\u00eb ndryshme varionin nga kritika e matur deri te miratimi p\u00ebr qasjen regjisoriale dhe trajtimin e tem\u00ebs. Ky diskutim pas-shfaqjes e konfirmoi rolin e festivalit si hap\u00ebsir\u00eb dialogu dhe shk\u00ebmbimi mendimesh p\u00ebr artin skenik.<\/p>\n<p>Pa dyshim, festivali i dram\u00ebs shqipe \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr artist\u00ebt dhe krijuesit shqiptar\u00eb, pasi p\u00ebr shum\u00eb vite \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb \u201cvul\u00eb identiteti artistik\u201d, q\u00eb reflekton nivelin e lart\u00eb t\u00eb veprave dramatike, seriozitetin e shfaqjeve dhe p\u00ebrmbajtjen artistike t\u00eb teatrove nga gjith\u00eb hap\u00ebsira shqiptare. <\/p>\n<p>Ai sjell nj\u00eb platform\u00eb serioze dhe t\u00eb respektuar p\u00ebr promovimin e krijimtaris\u00eb teatrale dhe zhvillimin profesional t\u00eb artist\u00ebve.<\/p>\n<p>Festivali, do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb net\u00ebt n\u00eb vijim, ku publiku artdash\u00ebs gjilanas dhe vizitor\u00eb nga qytete t\u00eb tjera do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndjekin tri shfaqje t\u00eb radh\u00ebs sipas kalendarit t\u00eb parapar\u00eb, nga Teatri i Ferizajt, Teatri i Gjilanit dhe Teatri Komb\u00ebtar i Kosov\u00ebs, duke kompletuar programin e k\u00ebtij edicioni teatror dhe duke ofruar nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb teatrit shqip.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nat\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb festivalit t\u00eb dram\u00ebs \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d n\u00eb Gjilan, publiku ndoqi shfaqjen \u201cSyt\u00eb e Ujkut\u201d, nj\u00eb produksion i Teatrit Eksperimental q\u00eb vepron n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OJQ-s\u00eb \u201cIntegra\u201d. Shfaqja trajton me ndjeshm\u00ebri dhe thell\u00ebsi stigmatizimin shoq\u00ebror n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs, duke sjell\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb fuqish\u00ebm mbi traum\u00ebn, heshtjen dhe pasojat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":226406,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226405"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226405\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":226407,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226405\/revisions\/226407"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}