{"id":226498,"date":"2026-01-27T14:20:33","date_gmt":"2026-01-27T13:20:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=226498"},"modified":"2026-01-27T14:20:33","modified_gmt":"2026-01-27T13:20:33","slug":"bllokimi-i-kufijve-drejt-zones-schengen-gerxhaliu-vendim-i-padrejte-i-be-se-qe-demton-ballkanin-dhe-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bllokimi-i-kufijve-drejt-zones-schengen-gerxhaliu-vendim-i-padrejte-i-be-se-qe-demton-ballkanin-dhe-kosoven\/","title":{"rendered":"Bllokimi i kufijve drejt zon\u00ebs Schengen, G\u00ebrxhaliu: Vendim i padrejt\u00eb i BE-s\u00eb q\u00eb d\u00ebmton Ballkanin dhe Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, kan\u00eb bllokuar pikat kufitare p\u00ebr qarkullimin e mallrave drejt zon\u00ebs Schengen t\u00eb Bashkimit Evropian e q\u00eb si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj proteste, e d\u00ebmtuar po cil\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb edhe Kosova.<\/p>\n<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu, gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Ekonomia Online e ka cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se kjo protest\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shkak i krisjes s\u00eb avancimit t\u00eb partneritetit nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu ka deklaruar se shqet\u00ebsimi kryesor lidhet me rregulloren e re t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb kufizon q\u00ebndrimin e vozit\u00ebsve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb tani ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi nj\u00eb rregullore e re e Bashkimit Evropian, ku nuk mund t\u00eb q\u00ebndrohet n\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 3 muaj dit\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb brenga m\u00eb e madhe e sektorit t\u00eb transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb kuptohet q\u00eb partneri strategjik p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb Evropa. Nj\u00eb barrier\u00eb e till\u00eb, e cila e kufizon q\u00ebndrimin e vozit\u00ebsve t\u00eb kamion\u00ebve vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm shum\u00eb i madh, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb koh\u00ebn kur jo vet\u00ebm Evropa, por edhe Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb duke e v\u00ebrejtur munges\u00ebn e vozit\u00ebsve profesional\u00eb. Duhet t\u00eb kuptohet se m\u00eb tep\u00ebr se 370 mij\u00eb kompani nga Ballkani Per\u00ebndimor partner e kan\u00eb Evrop\u00ebn dhe ky kufizim v\u00ebrtet do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ngulfatje e avancimit t\u00eb partneritetit dhe e rritjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit reciprok mes Evrop\u00ebs dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas G\u00ebrxhaliut, pasojat e k\u00ebtij kufizimi do t\u00eb ndihen drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb qarkullimin ditor t\u00eb mallrave mes vendeve t\u00eb rajonit dhe BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cParamendojeni vet\u00ebm nd\u00ebrmjet kufirit mes Kroacis\u00eb dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs kemi kamion\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb baza ditore dhe n\u00ebse atyre u kufizohet hyrja vet\u00ebm 90 dit\u00eb brenda vitit, do t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka q\u00eb v\u00ebrtet do ta d\u00ebmtoj\u00eb ekonomin\u00eb e dy vendeve. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Bashkimit Evropian ekzistojn\u00eb institucione t\u00eb ndryshme q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe besoj se reagimi i tyre do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb reagim nga Forumi Investiv i Odave t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ku gjasht\u00eb oda ekonomike e kan\u00eb ngritur k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim, por nuk duhet q\u00eb ky shqet\u00ebsim t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebrshkall\u00ebzuese, sepse n\u00ebse vazhdohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ku kufijt\u00eb bllokohen, at\u00ebher\u00eb pasojat do t\u00eb jen\u00eb ekonomike, sociale dhe psikologjike, sepse do t\u00eb d\u00ebmtohet imazhi i partneritetit t\u00eb Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Kur k\u00ebsaj i shtohen edhe l\u00ebvizjet gjeostrategjike q\u00eb po ndodhin n\u00eb bot\u00eb, besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm shum\u00eb i madh. Heshtja n\u00eb Kosov\u00eb nuk n\u00ebnkupton q\u00eb bizneset kosovare nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb prekura, prandaj sa m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb t\u00eb ngrihet z\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb dukuri t\u00eb till\u00eb dhe sa m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdoren kanalet lobuese n\u00eb instancat evropiane, ky problem do t\u00eb zgjidhet m\u00eb shpejt dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nisje e nj\u00eb frym\u00ebmarrjeje t\u00eb re, sepse v\u00ebrtet transporti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktivitetet substanciale n\u00eb biznesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb tregtin\u00eb e mallrave\u201d, tha G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se zgjatja e protest\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe zgjatja e saj p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb \u00e7rregullim mes ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb protest\u00eb e till\u00eb q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb 7 dit\u00eb apo mbi 7 dit\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim mes ofert\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs, do t\u00eb reflektoj\u00eb n\u00eb munges\u00ebn e prodhimeve, qofshin ato t\u00eb importuara apo t\u00eb eksportuara, dhe Kosova nuk do t\u00eb jet\u00eb imune ndaj prekjeve nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb. Do t\u00eb preket sektori privat, qoft\u00eb p\u00ebrmes importit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb apo p\u00ebrmes eksportit t\u00eb prodhimeve finale, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb goditje te shporta e qytetar\u00ebve, pasi pjesa d\u00ebrrmuese e mallrave vijn\u00eb nga importi. \u00c7do munges\u00eb n\u00eb treg do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb aspektin psikologjik, n\u00eb ngritjen e \u00e7mimeve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb inflacioni dhe krize sociale e ekonomike. Nj\u00eb dukuri e till\u00eb do ta rris\u00eb m\u00eb tep\u00ebr tregtin\u00eb spekulative dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb anomali t\u00eb krijuar n\u00eb transport do ta paguaj\u00eb qytetari, jo vet\u00ebm i Ballkanit Per\u00ebndimor, por edhe qytetari i Kosov\u00ebs\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Kjo protest\u00eb \u00ebsht\u00eb reagim ndaj sistemit t\u00eb ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kontrollin e hyrje-daljeve, t\u00eb cilin ata e konsiderojn\u00eb shkak p\u00ebr d\u00ebbime, vonesa dhe humbje ekonomike, dhe k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb e transportit t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga zbatimi i tij.<\/p>\n<p>Transportuesit njoftuan se bllokadat do t\u00eb zgjasin shtat\u00eb dit\u00eb, n\u00ebse gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk gjendet zgjidhje p\u00ebr problemin e tyre.<\/p>\n<p>Qendra Komb\u00ebtare p\u00ebr Menaxhim t\u00eb Kufirit njoftoi se, sipas informacionit t\u00eb pranuar nga zyrtar\u00ebt kufitar\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, \u201cdo t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb qarkullimit t\u00eb kamion\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha pikat kufitare me Serbin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto protesta ndikojn\u00eb n\u00eb qarkullimin e mjeteve t\u00eb transportit dhe mallrave, si dhe mbingarkojn\u00eb trafikun n\u00eb zonat kufitare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me vendet e rajonit, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb protesta\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Qendra Komb\u00ebtare p\u00ebr Menaxhim t\u00eb Kufirit paralajm\u00ebroi se bllokad\u00eb t\u00eb ngjashme do t\u00eb ket\u00eb edhe nga Mali i Zi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, kan\u00eb bllokuar pikat kufitare p\u00ebr qarkullimin e mallrave drejt zon\u00ebs Schengen t\u00eb Bashkimit Evropian e q\u00eb si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj proteste, e d\u00ebmtuar po cil\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb edhe Kosova. Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":226499,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226498","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226498"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226498\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":226500,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226498\/revisions\/226500"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}