{"id":226593,"date":"2026-01-28T19:34:15","date_gmt":"2026-01-28T18:34:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=226593"},"modified":"2026-01-28T19:34:15","modified_gmt":"2026-01-28T18:34:15","slug":"gjykata-kushtetuese-zgjedhja-e-nenad-rashiqit-si-nenkryetar-i-kuvendit-eshte-anti-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykata-kushtetuese-zgjedhja-e-nenad-rashiqit-si-nenkryetar-i-kuvendit-eshte-anti-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si n\u00ebnkryetar i Kuvendit \u00ebsht\u00eb anti-kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, ka marr\u00eb sot nj\u00eb vendim n\u00eb lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si n\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga minoriteti serb, nuk p\u00ebrputhet me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi p\u00ebr media Gjykata ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se pozita e n\u00ebnkryetarit serb, i takon grupit parlamentar me m\u00eb s\u00eb shumti deputet nga komunitetet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kontekst t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb, Aktgjykimi n\u00ebnvizon se e drejta e propozimit, sikurse q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe n\u00eb shkronj\u00ebn dhe frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, t\u00eb konfirmuar edhe n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs, i takon shumic\u00ebs apo numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb, t\u00eb zgjedhur sipas n\u00ebnparagraf\u00ebve 1 dhe 2 t\u00eb paragrafit 2 t\u00eb nenit 64 [Struktura e Kuvendit] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb legjitimitetin m\u00eb t\u00eb madh demokratik brenda komuniteteve p\u00ebrkat\u00ebse. Aktgjykimi thekson se, ky standard \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr mbrojtjen kushtetuese t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb edhe n\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb paragrafit 7 t\u00eb nenit 58 [P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Shtetit] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ngase \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e shumic\u00ebs q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim efektiv t\u00eb komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb, q\u00eb n\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave kushtetuese, t\u00eb sillen n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat kushtetuese dhe ligjore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Gjykata Kushtetueses.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb aktgjykim thuhet se mekanizmat e debllokimit, p\u00ebrfshir\u00eb q\u00eb votimi p\u00ebr kandidatin\/en e nj\u00ebjt\u00eb mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm deri n\u00eb 3 her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin kandidat, dhe procedura e shortit duhet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shprehje vet\u00ebm n\u00eb rrethana p\u00ebrjashtimore dhe p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ato jan\u00eb p\u00ebrcaktuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb funksion t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit, duke pasur parasysh edhe afatet kohore t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb organi legjislativ t\u00eb b\u00ebhet funksional brenda afatit prej 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebsh, sikurse p\u00ebrcaktohet me paragrafin 1 t\u00eb nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aplikimin e parimeve t\u00eb lartcekura n\u00eb rrethanat e rastit konkret, Gjykata, si\u00e7 ka sqaruar n\u00eb Aktgjykim, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se shumica e deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb ka shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn e propozimit p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit, respektivisht, an\u00ebtar t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, duke propozuar 9 (n\u00ebnt\u00eb) kandidat\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, zgjedhja e deputetit z. Nenad Ra\u0161i\u0107 n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nga ana e shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, n\u00eb rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin p\u00ebrdorur n\u00eb pajtim me frym\u00ebn dhe q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ishin parapar\u00eb\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 28 janar 2026, ka vendosur n\u00eb rastin KO325\/25, lidhur me vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb \u201cProcesverbaleve nga seanca e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, e mbajtur m\u00eb 10 tetor 2025, t\u00eb parashtruar nga Igor Simi\u0107 dhe 9 (n\u00ebnt\u00eb) deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, bazuar n\u00eb paragrafin 5 t\u00eb nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Pal\u00ebt e Autorizuara] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata, ka vendosur: (i) t\u00eb deklaroj\u00eb, me 6 (gjasht\u00eb) vota p\u00ebr dhe 1 (nj\u00eb) kund\u00ebr, k\u00ebrkes\u00ebn t\u00eb pranueshme; (ii) t\u00eb konstatoj\u00eb, me 5 (pes\u00eb) vota p\u00ebr dhe 2 (dy) kund\u00ebr, q\u00eb Vendimi [Nr.09-V-071] i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i 10 tetorit 2025, p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me paragrafin 4 t\u00eb nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe N\u00ebnkryetar\u00ebve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me n\u00ebnparagrafin 1 t\u00eb paragrafit 6 dhe paragrafin 7 t\u00eb nenit 12 (Zgjedhja e n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit) t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs; (iii) t\u00eb konstatoj\u00eb, me 5 (pes\u00eb) vota p\u00ebr dhe 2 (dy) kund\u00ebr q\u00eb, bazuar n\u00eb parimin e siguris\u00eb juridike, ky aktgjykim n\u00eb rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues; si dhe (iv) t\u00eb refuzoj\u00eb, nj\u00ebz\u00ebri, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Aktgjykimi fillimisht sqaron se parashtruesit e k\u00ebrkes\u00ebs kontestuan \u201cprocesverbalet nga seanca e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, e mbajtur m\u00eb 10 tetor 2025, p\u00ebr t\u00eb cilat pretenduan se jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me paragrafin 4 t\u00eb nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe N\u00ebnkryetar\u00ebve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pik\u00ebn 1 t\u00eb paragrafit 6 t\u00eb nenit 12 [Zgjedhja e N\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit] t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, si dhe praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs n\u00eb rastin KO265\/25. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, parashtruesit e k\u00ebrkes\u00ebs k\u00ebrkuan nga Gjykata t\u00eb vendos\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Gjykata theksoi se pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Aktgjykimit t\u00eb saj n\u00eb rastin KO265\/25, m\u00eb 10 tetor 2025, vazhdoi Seanca Konstitutive e Kuvendit, e filluar m\u00eb 15 prill 2025, p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb fundit t\u00eb Kuvendit, gjegj\u00ebsisht n\u00ebnkryetarit nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb. Kryetari i zgjedhur i Kuvendit ftoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb q\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb me shkrim dhe verbalisht kandidatin apo kandidaten p\u00ebr n\u00ebnkryetar\/e t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku ky i fundit propozoi deputetin Slavko Simi\u0107. Duke qen\u00eb se votimi d\u00ebshtoi p\u00ebr 3 (tri) her\u00eb radhazi p\u00ebr kandidatin e propozuar, p\u00ebr shkak se i nj\u00ebjti nuk mori votat e nevojshme p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00ebnkryetar i Kuvendit, procedura e propozimit dhe votimit p\u00ebr nga 3 (tri) her\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit edhe p\u00ebr 8 (tet\u00eb) prej deputet\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb propozuar nga shumica e deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e komunitetit Serb, votime k\u00ebto t\u00eb cilat d\u00ebshtuan n\u00eb secilin rast. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit k\u00ebrkoi nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e komunitetit Serb q\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb deputetin e radh\u00ebs t\u00eb pakandiduar deri n\u00eb at\u00eb moment nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb, respektivisht, deputetin Nenad Ra\u0161i\u0107. Megjithat\u00eb, si rezultat i refuzimit p\u00ebr t\u00eb propozuar t\u00eb nj\u00ebjtin nga radha e shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit vler\u00ebsoi se deputet\u00ebt e k\u00ebtij komuniteti po \u201crefuzojn\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb kandidatin e pakandiduar deri n\u00eb ato momente, prandaj vazhdoi me procedur\u00ebn e shortit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb paragrafin 7 t\u00eb nenit 12 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, me \u00e7\u2019rast, konstatoi se ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb kandidat pa u votuar 3 (tri) her\u00eb radhazi dhe hodhi n\u00eb votim emrin e tij. Deputeti Nenad Ra\u0161i\u0107 mori 71 (shtat\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb) vota p\u00ebr, 9 (n\u00ebnt\u00eb) kund\u00ebr dhe 24 (nj\u00ebzet e kat\u00ebr) abstenime. Me k\u00ebt\u00eb rast, Kryetari i zgjedhur i Kuvendit konstatoi se ishte zgjedhur edhe n\u00ebnkryetari i fundit i Kuvendit, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebnkryetari nga komuniteti Serb, dhe e p\u00ebrmbylli Seanc\u00ebn Konstituive t\u00eb Kuvendit, e cila kishte filluar m\u00eb 15 prill 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb meritat e k\u00ebrkes\u00ebs, Gjykata konstatoi se objekt i vler\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00ebse procedura p\u00ebr zgjedhjen e deputetit Nenad Ra\u0161i\u0107 si n\u00ebnkryetar i Kuvendit nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb, n\u00ebp\u00ebrmjet Vendimit [Nr.09-V-071] t\u00eb Kuvendit t\u00eb 10 tetorit 2025, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me paragrafin 4 t\u00eb nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe N\u00ebnkryetar\u00ebve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me n\u00ebnparagrafin 1 t\u00eb paragrafit 6 dhe paragrafin 7 t\u00eb nenit 12 (Zgjedhja e n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit) t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar parimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb burojn\u00eb nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs, e q\u00eb jan\u00eb relevante n\u00eb rrethanat e rastit konkret, rezulton se: (i) Kuvendi i Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e veta zgjedh Kryetarin dhe 5 (pes\u00eb) n\u00ebnkryetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt formojn\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit; (ii) 3 (tre) n\u00ebnkryetar\u00eb propozohen nga 3 (tri) grupet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare; nd\u00ebrsa 2 (dy) n\u00ebnkryetar\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetet q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Kuvend, p\u00ebrkat\u00ebsisht komunitetin Serb dhe komunitet tjera q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb; si dhe (iii) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebn kandidat\u00ebt p\u00ebr Kryetar\/e dhe n\u00ebnkryetar\u00eb, k\u00ebrkohen votat e shumic\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, p\u00ebrkat\u00ebsisht 61 (gjasht\u00ebdhjet\u00eb e nj\u00eb) vota.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekst t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb, Aktgjykimi n\u00ebnvizon se e drejta e propozimit, sikurse q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe n\u00eb shkronj\u00ebn dhe frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, t\u00eb konfirmuar edhe n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs, i takon shumic\u00ebs apo numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb, t\u00eb zgjedhur sipas n\u00ebnparagraf\u00ebve 1 dhe 2 t\u00eb paragrafit 2 t\u00eb nenit 64 [Struktura e Kuvendit] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb legjitimitetin m\u00eb t\u00eb madh demokratik brenda komuniteteve p\u00ebrkat\u00ebse. Aktgjykimi thekson se, ky standard \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr mbrojtjen kushtetuese t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb edhe n\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb paragrafit 7 t\u00eb nenit 58 [P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Shtetit] t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ngase \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e shumic\u00ebs q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim efektiv t\u00eb komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb, q\u00eb n\u00eb realizimin e t\u00eb drejtave kushtetuese, t\u00eb sillen n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat kushtetuese dhe ligjore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktgjykimi m\u00eb tutje sqaron se mekanizmat e debllokimit, p\u00ebrfshir\u00eb (i) q\u00eb votimi p\u00ebr kandidatin\/en e nj\u00ebjt\u00eb mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm deri n\u00eb 3 (tre) her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin kandidat; dhe (ii) procedura e shortit, duhet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shprehje vet\u00ebm n\u00eb rrethana p\u00ebrjashtimore dhe p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ato jan\u00eb p\u00ebrcaktuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb funksion t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit, duke pasur parasysh edhe afatet kohore t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb organi legjislativ t\u00eb b\u00ebhet funksional brenda afatit prej 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebsh, sikurse p\u00ebrcaktohet me paragrafin 1 t\u00eb nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb elaboruar n\u00eb Aktgjykim, zbatimi i k\u00ebtyre mekanizmave n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonte shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e nj\u00eb komuniteti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb, pa propozimin e deputet\u00ebve t\u00eb atij komuniteti, n\u00eb thelb, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte anashkalim t\u00eb garancive formale t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Rregulloren e Kuvendit. Kjo p\u00ebr arsye se, propozimi i kandidat\u00ebve p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00eb nga radh\u00ebt e komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb atyre komuniteteve.<\/p>\n<p>Ky parim ka r\u00ebnd\u00ebsi ve\u00e7an\u00ebrisht duke pasur parasysh p\u00ebrfaq\u00ebsimin e komuniteteve q\u00eb nuk jan\u00eb shumic\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk i kan\u00eb votat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb siguruar zgjedhjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit.<\/p>\n<p>N\u00eb aplikimin e parimeve t\u00eb lartcekura n\u00eb rrethanat e rastit konkret, Gjykata, si\u00e7 ka sqaruar n\u00eb Aktgjykim, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se shumica e deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit Serb ka shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn e propozimit p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit, respektivisht, an\u00ebtar t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, duke propozuar 9 (n\u00ebnt\u00eb) kandidat\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, zgjedhja e deputetit z. Nenad Ra\u0161i\u0107 n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e komunitetit Serb, si dhe nuk ka pasur refuzim p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nga ana e shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve nga radh\u00ebt e komunitetit Serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, n\u00eb rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin p\u00ebrdorur n\u00eb pajtim me frym\u00ebn dhe q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ishin parapar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb fund sqaron q\u00eb, bazuar n\u00eb parimin e siguris\u00eb juridike, ky Aktgjykim n\u00eb rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt prapaveprues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, ka marr\u00eb sot nj\u00eb vendim n\u00eb lidhje me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si n\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga minoriteti serb, nuk p\u00ebrputhet me Kushtetut\u00ebn. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi p\u00ebr media Gjykata ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se pozita e n\u00ebnkryetarit serb, i takon grupit parlamentar me m\u00eb s\u00eb shumti deputet nga komunitetet. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":226594,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226593","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226593","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226593"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226593\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":226595,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226593\/revisions\/226595"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226594"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}