{"id":226885,"date":"2026-02-02T10:45:06","date_gmt":"2026-02-02T09:45:06","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=226885"},"modified":"2026-02-02T10:45:06","modified_gmt":"2026-02-02T09:45:06","slug":"zrre-nuk-ka-rritje-te-tarifave-te-energjise-tarifat-e-nemo-s-mbeten-te-pandryshuara-per-2026-2028","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zrre-nuk-ka-rritje-te-tarifave-te-energjise-tarifat-e-nemo-s-mbeten-te-pandryshuara-per-2026-2028\/","title":{"rendered":"ZRRE: Nuk ka rritje t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb, tarifat e NEMO-s mbeten t\u00eb pandryshuara p\u00ebr 2026\u20132028"},"content":{"rendered":"<p>Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji ka mbajtur mbledhjen e par\u00eb t\u00eb Bordit p\u00ebr vitin 2026-\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e t\u00eb hyrave dhe tarifave t\u00eb NEMO p\u00ebr periudh\u00ebn 2026\u20132028, duke theksuar se lista e tarifave p\u00ebr Kosov\u00ebn propozohet t\u00eb mbetet e pandryshuar dhe se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Muharrem Gashi, Udh\u00ebheq\u00ebs i Departamentit t\u00eb Tarifave n\u00eb ZRRE, ka deklaruar se t\u00eb hyrat e lejuara t\u00eb propozuara p\u00ebrfshijn\u00eb komponent\u00ebt rregullator\u00eb standard\u00eb, si kostot operative, kostot q\u00eb lidhen me investimet kapitale, amortizimet, kapitalin e pun\u00ebs dhe tarifat e licenc\u00ebs, duke theksuar se p\u00ebr Kosov\u00ebn vlerat e propozuara si t\u00eb hyra jan\u00eb 669 mij\u00eb e 28 euro p\u00ebr vitin 2026, 712 mij\u00eb e 410 euro p\u00ebr vitin 2027 dhe 835 mij\u00eb e 613 euro p\u00ebr vitin 2028, nd\u00ebrsa struktura e tyre dominohet kryesisht nga kostot operative.<\/p>\n<p>\u201cZRRE ka pranuar aplikimin e ALPEX-it p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e t\u00eb hyrave dhe t\u00eb tarifave t\u00eb NEMO p\u00ebr periudh\u00ebn 2026\u20132028. Pas analizimit dhe shqyrtimit t\u00eb aplikacionit n\u00eb aspektin teknik, financiar dhe ligjor, ZRRE ka zhvilluar edhe procesin e konsultimit publik, ku ka dal\u00eb me raportin konsultativ, i cili ka qen\u00eb i publikuar n\u00eb uebfaqen e ZRRE-s\u00eb. Ky raport ka dal\u00eb n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 2025; gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nuk kemi pasur komente nga pal\u00ebt e interesit dhe as nga ALPEX-i. Shqyrtimi \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin p\u00ebr Rregullatorin p\u00ebr Energji, Ligjin p\u00ebr Energji Elektrike dhe metodologjin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e tarifave t\u00eb operatorit t\u00eb lejuar t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike NEMO. Kjo baz\u00eb ligjore i jep ZRRE-s\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr miratimin e t\u00eb hyrave t\u00eb lejuara dhe t\u00eb struktur\u00ebs tarifore. T\u00eb hyrat e lejuara t\u00eb propozuara furnizohen, ofertomi i tribun\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrfshin komponent\u00ebt rregullator\u00eb standard\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb kostot operative, kostot q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me investimet kapitale, amortizimet, kapitali i pun\u00ebs, tarifat e licenc\u00ebs. Vlerat e propozuara p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026 si t\u00eb hyra jan\u00eb 669 mij\u00eb e 28 euro p\u00ebr vitin 2026. P\u00ebr vitin 2027 jan\u00eb 712 mij\u00eb e 410 euro dhe p\u00ebr vitin 2028 jan\u00eb 835 mij\u00eb e 613 euro. Struktura e t\u00eb hyrave dominohet kryesisht nga kostot operative. Kjo rritje nuk \u00ebsht\u00eb si rezultat i rritjes s\u00eb tarifave. Kjo buron nga rritja e kostos p\u00ebr nj\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb rritur volumi i energjis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gashi ka shtuar se k\u00ebto tarifa nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb \u00e7mimet e energjis\u00eb elektrike n\u00eb bursa, pasi \u00e7mimet e tregut formohen automatikisht nga platforma e tregtimit, bazuar n\u00eb ofertat dhe k\u00ebrkesat e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb treg p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7do or\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLista e tarifave t\u00eb NEMO-s p\u00ebr Kosov\u00ebn propozohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e pandryshuar krahasuar me periudh\u00ebn paraprake, dhe vazhdon me u apliku p\u00ebr tregun\u2026 Tarifat e ALPEX-it duhet sqaruar se aplikohen vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbimet ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb burs\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb tarifat vjetore, tarifat administrative, tarifat variabile t\u00eb tregtimit, klerimit. Pra, k\u00ebto tarifa nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb \u00e7mimet e energjis\u00eb elektrike n\u00eb bursa, pasi q\u00eb k\u00ebto \u00e7mime tregu formohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike nga platforma e tregtimit bazuar n\u00eb ofertat e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb treg p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7do or\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>ZRRE ka shqyrtuar edhe caktimin e Furnizuesit t\u00eb Mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fundit n\u00eb vazhdim t\u00eb mbledhjes s\u00eb Bordit p\u00ebr vitin 2026, duke njoftuar se, pas d\u00ebshtimit t\u00eb dy procedurave t\u00eb tenderimit dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb furnizuesit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm m\u00eb 31 janar 2026, jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore p\u00ebr kalimin n\u00eb faz\u00ebn e em\u00ebrimit me akt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb trevje\u00e7are.<\/p>\n<p>Ushtruesi i detyr\u00ebs n\u00eb Departamentin Ligjor t\u00eb ZRRE-s\u00eb, Ymeridin Misini, ka sqaruar se Ligji p\u00ebr Energjin\u00eb Elektrike, p\u00ebrkat\u00ebsisht neni 40, p\u00ebrcakton Furnizuesin e Mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fundit si mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs p\u00ebr konsumator\u00ebt, me q\u00ebllim q\u00eb furnizimi me energji elektrike t\u00eb mos nd\u00ebrpritet n\u00eb rastet kur konsumatori mbetet pa furnizues p\u00ebr shkaqe q\u00eb nuk varen nga vullneti i tij.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket korniz\u00ebs ligjore ligji p\u00ebr energjin\u00eb elektrike, gjegj\u00ebsisht me nenin 40 p\u00ebrcakton se furnizuesi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb fundit ekziston si mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs p\u00ebr konsumator\u00ebt me q\u00ebllim q\u00eb furnizim me energji elektrike t\u00eb mos nderpritetet n\u00eb rastet kur konsumatori mbetet pa furnizues p\u00ebr shkaqe4 q\u00eb nuk varen nga vullneti tij. FMF nuk \u00ebsht\u00eb furnizues tregtar i zakonsh\u00ebm, por nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs i sh\u00ebrbimit publik. FMF aktivizohet vet\u00ebm n\u00eb situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme. Nj\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ligji thekson \u00ebsht\u00eb se sh\u00ebrbimi i FMF-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm, konsumator\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb furnizohen nga FMF vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar kohore, e cila nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60 dit\u00eb\u2026 Si rezultat i k\u00ebsaj d\u00ebshtimi dhe anulimi i tenderit, bordi ka vler\u00ebsuar se jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet q\u00eb t\u00eb caktohet furnizuesi i p\u00ebrkohsh\u00ebm \u201d, ka theksuar ai.<\/p>\n<p>Misini ka shtuar se kjo nd\u00ebrmarrje \u00ebsht\u00eb propozuar p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb ushtrimin e k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie, posedimit t\u00eb softuerit t\u00eb nevojsh\u00ebm, burimeve njer\u00ebzore profesionale dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb financiare, duke theksuar se FMF-ja nuk \u00ebsht\u00eb biznes afatgjat\u00eb, por mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs i kufizuar n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb asnj\u00eb konsumator t\u00eb mos mbetet pa furnizim me energji elektrike.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se jan\u00eb zhvilluar dy procedura t\u00eb tenderimit t\u00eb pasuksesshme dhe me 31 janar 2026 ka p\u00ebrfunduar mandati i furnizuesit t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, ZRRE-ja ka konstatuar se jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore p\u00ebr kalimin n\u00eb faz\u00ebn e caktimit t\u00eb furnizuesit t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb fundit me akt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb afati tre vje\u00e7ar. Prandaj, pas vler\u00ebsimit t\u00eb kapaciteteve teknike, organizative dhe financiare, si dhe deklarimit t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr marrjen e k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie nga licencuesit p\u00ebr furnizimin me energji elektrike, i propozojm\u00eb Bordit q\u00eb t\u00eb caktohet edhe m\u00eb tej nd\u00ebrmarrja KESCO si furnizues i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb fundit, pasi q\u00eb e nj\u00ebjta ka p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, posedon softuerin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr ushtrimin e k\u00ebtij funksioni, posedon burime njer\u00ebzore profesionale si dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri financiare dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion si FMF p\u00ebr periudh\u00ebn nga 1 shkurt 2026 deri m\u00eb 31 janar 2029. Pra, FMF-ja nuk \u00ebsht\u00eb biznes afatgjat\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs i kufizuar n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar q\u00eb asnj\u00eb konsumator t\u00eb mos mbetet pa furnizim\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji ka mbajtur mbledhjen e par\u00eb t\u00eb Bordit p\u00ebr vitin 2026-\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e t\u00eb hyrave dhe tarifave t\u00eb NEMO p\u00ebr periudh\u00ebn 2026\u20132028, duke theksuar se lista e tarifave p\u00ebr Kosov\u00ebn propozohet t\u00eb mbetet e pandryshuar dhe se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb tarifave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":226886,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-226885","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=226885"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226885\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":226887,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/226885\/revisions\/226887"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/226886"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=226885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=226885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=226885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}