{"id":227228,"date":"2026-02-06T22:58:35","date_gmt":"2026-02-06T21:58:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=227228"},"modified":"2026-02-06T22:58:35","modified_gmt":"2026-02-06T21:58:35","slug":"apeli-konfirmon-vendimin-e-themelores-le-ne-paraburgim-8-te-dyshuar-per-manipulim-me-vota-ne-prizren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/apeli-konfirmon-vendimin-e-themelores-le-ne-paraburgim-8-te-dyshuar-per-manipulim-me-vota-ne-prizren\/","title":{"rendered":"Apeli konfirmon vendimin e Themelores, l\u00eb n\u00eb paraburgim 8 t\u00eb dyshuar p\u00ebr manipulim me vota n\u00eb Prizren"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe ka v\u00ebrtetuar aktvendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit ndaj  B.B., A.A., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., n\u00ebn dyshimin p\u00ebr manipulim me vota n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb 3 shkurtit 2026, jan\u00eb refuzuar si t\u00eb pabazuara ankesat e mbrojtjes s\u00eb tet\u00eb t\u00eb dyshuarve, nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar aktvendimi i Themelores, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr aktvendimit t\u00eb Themelores, ankes\u00eb kishte parashtruar mbrojt\u00ebsi i I.P., avokati Refki Piraj, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, duke propozuar q\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij t\u2019i caktohet arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Kurse, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb pandehurit B.Gj., avokati Hasan Biraj, ka ushtruar ankes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike dhe shkeljeve esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, duke k\u00ebrkuar q\u00eb rasti t\u00eb kthehet n\u00eb rivendosje.<\/p>\n<p>Avokati i E.G., Naim Cahanaj ka ushtruar ankes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve thelb\u00ebsore t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, p\u00ebr arsye t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb gabuar ose jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb aktvendimi i Themelores. Ka propozuar t\u2019i caktohet ndonj\u00eb mas\u00eb m\u00eb e but\u00eb t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij apo rasti t\u00eb kthehet n\u00eb rivendosje.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Gj.Sh., avokati Arben Ramadani ka ushtruar ankes\u00eb me propozimin q\u00eb t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij t\u2019i nd\u00ebrpritet paraburgimi dhe t\u2019i caktohet masa e paraqitjes n\u00eb stacion policor.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i L.K., avokati Fatmir Jelliqi ka ushtruar ankes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb dispozitave t\u00eb Kodit t\u00eb Procedudr\u00ebs Penale, duke propozuar q\u00eb t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij t\u2019i caktohet arresti sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i A.K., avokati Klodian Krasniqi ka parashtuar ankes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mos-ekzistimit t\u00eb kushtit ligjor nga neni 184 i KPPK-s\u00eb, duke propozuar q\u00eb t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij t\u2019i caktohet arresti sht\u00ebpiak ose masa e ndalimit t\u00eb afrimit vendit apo personave t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Edhe mbrojt\u00ebsi i A.H., avokati Anton \u00c7uperjani ka parashtruar ankes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha bazat p\u00ebr ankimim, duke propozua q\u00eb A.H., t\u2019i shqiptohet arrest sht\u00ebpiak amo masa e ndalimi t\u00eb afrimit vendit apo personave t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ankes\u00eb kishte parashtruar mbrojt\u00ebsja e B.B., avokatja Fatbardha Elezkurtaj, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb dispozitave t\u00eb KPPK-s\u00eb dhe v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike. Kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrpritet paraburgimi t\u00eb mbrojturit t\u00eb saj dhe t\u2019i caktohet nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb e but\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, Prokuroria e Apelit me parashtres\u00eb ka propozuar q\u00eb ankesat e mbrojtjes t\u00eb refuzohen si t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb v\u00ebrtetohet aktvendimi i Themelores.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, mbrojt\u00ebsi i I.P., avokati Refki Piraj, me ankes\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se masa e paraburgimit n\u00eb raport me vepr\u00ebn penale \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00eb, andaj ka k\u00ebrkuar t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr, duke th\u00ebn\u00eb se hetimet mund t\u00eb kryhen edhe me mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak. Edhe mbrojt\u00ebsi i B.Xh., avokati Hasan Biraj p\u00ebrmes ankes\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij t\u2019i caktohet ndonj\u00eb mas\u00eb alternative.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i E.G., avokati N.C., n\u00eb vendim thuhet se ka pretenduar n\u00eb ankes\u00eb se dyshimi i bazuar nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb supozime dhe interpretime, por t\u00eb jet\u00eb konkret, i individualizuar dhe i mb\u00ebshtetur n\u00eb prova t\u00eb forta materiale.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thuhet se mbrojt\u00ebsi i Gj.Sh., avokati Arben Ramadani ka pretenduar n\u00eb ankes\u00eb se klienti i tij nuk e ka pasur pozit\u00ebn e kryesuesit por vet\u00ebm t\u00eb an\u00ebtarit. E mbrojt\u00ebsi i L.K., avokati Fatmir Jelliqi me ankes\u00eb ka k\u00ebrkuar po ashtu q\u00eb t\u2019i ndryshohet masa t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij dhe t\u2019i caktohet nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb e but\u00eb, pasi ka vler\u00ebsuar se masa e paraburgimit \u00ebsht\u00eb mas\u00eb tejet rigoroze.<\/p>\n<p>Kurse, mbrojt\u00ebsi i A.K., avokati Klodian Krasniqi, ka th\u00ebn\u00eb se i mbrojturi i tij \u00ebsht\u00eb i mosh\u00ebs s\u00eb re, \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb po dyshohet p\u00ebr vep\u00ebr penale, duke propozuar k\u00ebshtu caktimin e nj\u00eb mase alternative. E mbrojt\u00ebsi i A.H., avokati Anton \u00c7uperjani, ka theksuar n\u00eb ankes\u00eb se pretendimet mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur vendimi p\u00ebr caktimin e paraburgimit, mund t\u00eb trajtohen vet\u00ebm gjat\u00eb shqiptimit t\u00eb d\u00ebnimit. Ai ka th\u00ebn\u00eb se gjykata nuk ka marr\u00eb parsysh mosh\u00ebn e klientit t\u00eb tij dhe nuk ka asnj\u00eb precedent penal.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mbrojt\u00ebsja e B.B., avokatja Fatbardha Elezkurtaj ka pretendua n\u00eb ankes\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr caktimin e paraburgimit ndaj t\u00eb mbrojturit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjetjet e Apelit:<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, pretendimet e mbrojtjes jan\u00eb t\u00eb pabzuara. Aty thuhet se Themelorja drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohen, dhe se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm caktimi i paraburgimit ndaj tyre.<\/p>\n<p>Apeli thekson se dyshimi i bazuar rrjedh nga provat t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb bashk\u00ebngjitura n\u00eb shkresa t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb mbledhur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se i dyshuari B.B., n\u00eb Polici ka deklaruar se ka qen\u00eb kryesues i vendnum\u00ebrimit n\u00eb Qendr\u00ebn e Num\u00ebrimit n\u00eb Prizren, nga LVV-ja, ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndara detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb nga kryesuesi i Komisionit. Ka shtuar se edhe persona tjer\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb subjekteve poltike, ndon\u00ebse nuk kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb, por i ka lejuar.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thuhet se i dyshuari A.H., thuhet se ka deklaruar n\u00eb Polici se ka qen\u00eb kryesues i nj\u00eb tavoline t\u00eb num\u00ebrimit nga PDK-ja, ku detyr\u00eb e tij ka qen\u00eb futja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb subjekteve t\u00eb tjera politike. Ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb s\u2019ka dijeni p\u00ebr nenin 21 t\u00eb Rregullores s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Kurse, A.K., thuhet se n\u00eb Polici ka deklaruar q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i PDK-s\u00eb, i angazhuar si kryesues i komisionit t\u00eb QKN-s\u00eb n\u00eb Prizren. Ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb num\u00ebrimit sistemi ka pasur probleme 5-6 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, pasi sistemi disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb restartuar dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pik\u00ebn zero.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Gj.Sh., n\u00eb Polici thuhet se ka deklaruar se ka qen\u00eb an\u00ebtar i Komisionit nga PDK, p\u00ebr num\u00ebrimin e 12 kutive, por me insistim t\u00eb koleg\u00ebve ka marr\u00eb edhe 2 t\u00eb tjera. Ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb s\u2019ka qen\u00eb i trajnuar. Edhe i pandehuri L.K., ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici se ka qen\u00eb kryesues n\u00eb qendr\u00ebn e votimit- p\u00ebrfaq\u00ebsues nga AAK.  Ai ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb num\u00ebrimit ka pasur zhurm\u00eb t\u00eb madhe dhe si kryesues ua ka ndar\u00eb detyrat komisioner\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas vendimit, i pandehuri B.Xh., ka deklaruar n\u00eb Polici se ka qen\u00eb kryesues nga nj\u00ebra tavolinat e num\u00ebrimit nga LDK-ja dhe se e ka respektuar nenin 21 t\u00eb Rregullores p\u00ebr zgjedhje. Kurse, E.G., ka deklaruar n\u00eb Polici se ka qen\u00eb kryesues i Komisionit nga LDK-ja, i ka ndar\u00eb rolet por n\u00eb rast t\u00eb pauzave ka pasur raste kur i kan\u00eb nd\u00ebrruar rolet. Ai ka p\u00ebrmendur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb num\u00ebrimin e votave, p\u00ebr shkak t\u00eb mostrajnmit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, I.P., thuhet se ka deklaruar n\u00eb Polici q\u00eb ka qen\u00eb an\u00ebtar i komisionit nga PDK. Edhe ky e ka p\u00ebrmendur munges\u00ebn e trajnimit dhe mosnjohurin\u00eb p\u00ebr nenin 21 t\u00eb Rregullores s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Apeli thekson Themelorja drejt veproi kur caktoi paraburgimin ndaj t\u00eb dyshuarve ngase hetimet jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn fillestare, do t\u00eb d\u00ebgjohen t\u00eb pandehurit n\u00eb Prokurori, do t\u00eb d\u00ebgjohen edhe t\u00eb pandehurit tjer\u00eb dhe d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, po t\u00eb lihen n\u00eb liri, t\u00eb pandehurit ka gjasa reale q\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb tek bashk\u00ebt\u00ebpandehurit, prandaj kjo Gjykat\u00eb vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar kushti ligjor p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit dhe se caktimi i k\u00ebsaj mase \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurve n\u00eb procedur\u00eb penale dhe me q\u00ebllim t\u00eb zhvillimit normal t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Apeli vler\u00ebson se shkalla e par\u00eb veproi drejt ku ua caktoi paraburgimin tet\u00eb t\u00eb pandehurve, kjo duke marr\u00eb parasysh pesh\u00ebn e vepr\u00ebs penale e cila \u00ebsht\u00eb e natyr\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, rrezikshm\u00ebrin\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb vepr\u00ebs penale, d\u00ebmtimin e imazhit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira e demokratike, shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb dashjes s\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, bashk\u00ebpunimin me nj\u00ebri-tjetrin, si dhe faktin q\u00eb disa kandidat\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar duke iu hequr vota e disa u jan\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Shkalla e dyt\u00eb ka vler\u00ebsuar se masat e tjera jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr sigurimin e prezenc\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurve n\u00eb procedur\u00eb, p\u00ebr rrjedh\u00ebn normale t\u00eb procedur\u00ebs penale dhe n\u00eb parandalimin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs tjet\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Ndryshe, p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb t\u00eb dyshuar tjer\u00eb p\u00ebr manipulim me vota, D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., A.V., F.L., M.H., dhe G.P.,  Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren, duke e kthyer n\u00eb rivendosje \u00e7\u00ebshtjen e caktimit t\u00eb paraburgimit ndaj tyre.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prizren, Departamenti i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, pas mbajtjes s\u00eb kat\u00ebr seancave d\u00ebgjimore, m\u00eb 24 janar 2026, kishte caktuar mas\u00ebn e paraburgimit ndaj 23 t\u00eb dyshuarve p\u00ebr manipulim me vota.<\/p>\n<p>Nga 109 t\u00eb ndaluarit p\u00ebr manipulim me vota n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit, Prokuroria kishte k\u00ebrkuar mas\u00ebn e paraburgimit p\u00ebr 23 prej tyre, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Themelorja aprovoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore kishte njoftuar se kjo mas\u00eb u caktua n\u00ebn dyshimet p\u00ebr kryerjen e veprave penale kund\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dh\u00ebnia e ryshfetit.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit, 21 t\u00eb pandehur dyshohen p\u00ebr \u201cFalsifikim t\u00eb rezultateve t\u00eb votimit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtar\u00ebt e procedur\u00ebs paraprake, kan\u00eb marr\u00eb vendim si n\u00eb vijim: Nj\u00ebzetenj\u00eb (21) t\u00eb pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i\u2019u \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit, n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej nj\u00eb (1) muaji, e cila mund t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb dat\u00ebn 23.02.2026 p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimi t\u00eb bazuar se secili ve\u00e7 e ve\u00e7 ka kryer vepr\u00ebn penale, falsifikimi i rezultateve t\u00eb votimit nga neni 216 par. 2 lidhur me nenin 31 t\u00eb KP-s\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Kurse, A.V., dyshohet p\u00ebr \u201cFalsifikim t\u00eb rezultateve t\u00eb votimit\u201d dhe \u201cMarrje ryshfeti.<\/p>\n<p>\u201cNdaj nj\u00eb (1) t\u00eb pandehure, A.V.,, i \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit, n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej nj\u00eb (1) muaji, e cila mund t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb dat\u00ebn 23.02.2026 p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimi t\u00eb bazuar se ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve t\u00eb votimit nga neni 216 par. 2 t\u00eb KP-s\u00eb, dhe marrja e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 t\u00eb KP-s\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb njoftimin e Themelores.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thuhej se G.P., dyshohet p\u00ebr \u201cKanosje\u201d dhe \u201cDh\u00ebnie ryshfeti\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNdaj nj\u00eb (1) t\u00eb pandehuri G.P., (n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit) i \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit, n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej nj\u00eb (1) muaji, e cila mund t\u00eb zgjas\u00eb deri m\u00eb dat\u00ebn 23.02.2026 p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimi t\u00eb bazuar se ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-s\u00eb, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-s\u00eb\u201d, njoftoi Gjykata.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe ka v\u00ebrtetuar aktvendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit ndaj B.B., A.A., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., n\u00ebn dyshimin p\u00ebr manipulim me vota n\u00eb Prizren. Sipas vendimit t\u00eb 3 shkurtit 2026, jan\u00eb refuzuar si t\u00eb pabazuara ankesat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":227229,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-227228","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227228"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227228\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":227230,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227228\/revisions\/227230"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}