{"id":227345,"date":"2026-02-08T17:44:37","date_gmt":"2026-02-08T16:44:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=227345"},"modified":"2026-02-08T17:44:37","modified_gmt":"2026-02-08T16:44:37","slug":"ushtria-e-kosoves-ne-proven-finale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ushtria-e-kosoves-ne-proven-finale\/","title":{"rendered":"Ushtria e Kosov\u00ebs n\u00eb prov\u00ebn finale"},"content":{"rendered":"<p>Pushtetet jan\u00eb nd\u00ebrruar, ashtu edhe komandant\u00ebt, por ideja e ushtris\u00eb ka mbetur. N\u00eb nj\u00eb sken\u00eb politike shpesh t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, nd\u00ebrtimi i Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga proceset e rralla q\u00eb ka vazhduar pa u ndalur.<\/p>\n<p>Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdim\u00ebsi n\u00eb tranzicion, investime t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebrafrim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me standardet e NATO-s.<\/p>\n<p>Sipas gjeneralit n\u00eb pension Naim Haziri, i cili ka ndjekur nga af\u00ebr disa faza t\u00eb zhvillimit t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kjo forc\u00eb operon sot sipas doktrinave moderne t\u00eb luft\u00ebs, ka kapacitete funksionale p\u00ebr rreziqet aktuale dhe pritet t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb tranzicionin n\u00eb ushtri deri n\u00eb vitin 2028 \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje me afatet e planit fillestar.<\/p>\n<p>\u201cJam shum\u00eb optimist, edhe pse kjo \u00ebsht\u00eb faza m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e ngritjes s\u00eb Forc\u00ebs. Aktualisht po zhvillohen kapacitetet ajrore dhe po forcohen regjimentet luftarake, me elemente mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb operacioneve. Jam i bindur se FSK-ja do t\u2019i arrij\u00eb kapacitetet e plota operacionale n\u00eb koh\u00ebn e parashikuar dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb forc\u00eb kredibile, e nd\u00ebrveprueshme me t\u00eb gjitha ushtrit\u00eb e NATO-s\u201d, thot\u00eb Haziri p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rrug\u00ebtim nisi n\u00eb vitin 2018, kur Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi ligjet q\u00eb hap\u00ebn procesin dhjet\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb transformimit t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb ushtri me kapacitete t\u00eb plota.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, NATO-ja \u2013 e pranishme n\u00eb Kosov\u00eb me mision paqeruajt\u00ebs q\u00eb nga paslufta \u2013 e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb vendim si \u201ct\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tensionuara mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ndryshe prej saj, Shtetet e Bashkuara e mb\u00ebshtet\u00ebn k\u00ebt\u00eb hap, duke e cil\u00ebsuar tranzicionin e FSK-s\u00eb si \u201chistorik\u201d dhe duke konfirmuar angazhimin e tyre p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin e saj profesional.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i, at\u00ebkoh\u00eb president i Kosov\u00ebs dhe komandant suprem i FSK-s\u00eb, tha se krijimi i ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb shekulli sakrificash.<\/p>\n<p>\u201cI siguroj t\u00eb gjitha komunitetet n\u00eb Kosov\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht komunitetin serb, se FSK-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, pa dallime etnike\u201d, tha Tha\u00e7i n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Diskursi institucional \u2013 FSK-ja si forc\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 u ruajt i pandryshuar edhe n\u00ebn presidenc\u00ebn e Vjosa Osmanit.<\/p>\n<p>\u201cDjemt\u00eb dhe vajzat e Forc\u00ebs son\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr ta mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit ton\u00eb \u2013 Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb tij\u201d, tha Osmani n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>FSK-ja, edhe sot, duhet t\u00eb marr\u00eb leje nga misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb vendit, ku popullata shumic\u00eb \u00ebsht\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Ky kufizim operacional u vendos nga ish-presidenti Hashim Tha\u00e7i n\u00eb vitin 2013, p\u00ebrmes nj\u00eb letre t\u00eb d\u00ebrguar shefit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mbetet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti Presidenc\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00ebse po shqyrton rishikimin e obligimit p\u00ebr leje nga KFOR-i p\u00ebr operimet e FSK-s\u00eb n\u00eb veri, n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrmbylljes s\u00eb transformimit t\u00eb saj n\u00eb ushtri, por deri tani nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>I kontaktuar nga REL-i, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i NATO-s tha vet\u00ebm se \u201cq\u00eb nga viti 2016, Ekipi K\u00ebshillues dhe Nd\u00ebrlidh\u00ebs i NATO-s \u2013 i cili \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga KFOR-i \u2013 ka ofruar mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr zhvillimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mandatit t\u00eb saj fillestar t\u00eb mbrojtjes civile, p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit t\u00eb trajnimeve\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr vite, Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb misionesh dhe aktivitetesh rajonale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kryesisht n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacioneve humanitare, trajnuese dhe paqeruajt\u00ebse.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, b\u00ebri t\u00eb ditur se FSK-ja do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb Forc\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Stabilizuese p\u00ebr Gaz\u00ebn.<\/p>\n<p>Aktualisht, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, n\u00eb proces \u00ebsht\u00eb shqyrtimi i form\u00ebs dhe kapacitetit, me t\u00eb cilin do t\u00eb mund t\u00eb kontribuohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb forc\u00eb paqeruajt\u00ebse.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri n\u00eb detyr\u00eb i Mbrojtjes, Shemsi Syla, konfirmon se FSK-ja ka p\u00ebrmbushur tashm\u00eb objektivin p\u00ebr 5.000 trupa t\u00eb rregullta, nd\u00ebrsa mbetet ende p\u00ebr t\u2019u plot\u00ebsuar komponenti rezerv\u00eb prej 3.000 pjes\u00ebtar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse p\u00ebrb\u00ebrja e plot\u00eb e armatimit t\u00eb FSK-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, pajisjet e konfirmuara zyrtarisht variojn\u00eb nga automjetet e blinduara deri te dron\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Syl\u00ebs, kapacitetet jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe armatimi e pajisjet jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cAleat\u00ebt nga t\u00eb cil\u00ebt kemi bler\u00eb armatim, p\u00ebrfshijn\u00eb: Shtetet e Bashkuara, Turqin\u00eb, Kroacin\u00eb, Britanin\u00eb e Madhe, Gjermanin\u00eb, Italin\u00eb e t\u00eb tjera. Sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad t\u00eb ngritjes, por edhe nes\u00ebr kur t\u2019i kemi kapacitetet e plota, ne do t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ofrojm\u00eb siguri\u201d, thot\u00eb Syla p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Buxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb ndjeshme viteve t\u00eb fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2021 n\u00eb 207.8 milion\u00eb euro vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Strategjia e Siguris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2022-2027 e identifikon qart\u00eb Serbin\u00eb dhe pretendimet e saj territoriale si k\u00ebrc\u00ebnimin kryesor p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi, krijimi i ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtime t\u00eb forta nga Serbia \u2013 vendi q\u00eb, gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, ka shpenzuar m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr ushtrin\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka akuzuar Prishtin\u00ebn se \u201cpo u bie daulleve t\u00eb luft\u00ebs\u201d dhe po rrezikon komunitetin serb.<\/p>\n<p>Ky diskurs ka ushqyer rezistenc\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb mesin e komunitetit serb ndaj vendimeve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, veprimeve t\u00eb forcave t\u00eb siguris\u00eb dhe shtrirjes s\u00eb autoritetit shtet\u00ebror, sidomos n\u00eb veri. Kulmi i k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje ka qen\u00eb sulmi i armatosur ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Sipas gjeneralit n\u00eb pension, Naim Haziri, Serbia mbetet k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor si ushtarak, ashtu edhe joushtarak, p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ai p\u00ebrmend n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnimet hibride, p\u00ebrfshir\u00eb sulmet kibernetike, por thekson se FSK-ja, edhe tash, ka kapacitete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnimi.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb ushtri mbrohet dhe nj\u00eb ushtri sulmon, at\u00ebher\u00eb proporcioni i forcave \u00ebsht\u00eb var\u00ebsisht inxhinieris\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitet, tre me nj\u00eb, pes\u00eb me nj\u00eb, tet\u00eb me nj\u00eb\u2026 Dhe FSK-ja, me kapacitetet q\u00eb sot i ka, \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb ta mbroj\u00eb integritetin territorial t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr investime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb personelin e FSK-s\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se mir\u00ebqenia e tij \u00ebsht\u00eb faktor ky\u00e7 p\u00ebr efektivitetin dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr personelin. N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, investimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb fokusuara n\u00eb blerje t\u00eb armatimit, por nuk duhet p\u00ebrjashtuar as investimi n\u00eb personel, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb motivuar p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ushtrojn\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pagat n\u00eb FSK ndryshojn\u00eb sipas gradave \u2013 me m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat p\u00ebr rekrut\u00ebt e rinj dhe m\u00eb t\u00eb lartat p\u00ebr n\u00ebnkolonel\u00ebt dhe gjeneral\u00ebt. Ligji e lejon largimin vullnetar t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve, dhe t\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes tregojn\u00eb se braktisjet ndodhin \u00e7do vit \u2013 me nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme midis viteve 2021, kur u larguan 50 ushtar\u00eb, dhe 2023, kur numri i tyre arriti n\u00eb 134.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsministri n\u00eb detyr\u00eb, Shemsi Syla, thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vazhdimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar trajnimin dhe pajisjet p\u00ebr ushtar\u00ebt. Ai shton se FSK-ja ka arritur t\u2019i integroj\u00eb t\u00eb gjitha komunitetet n\u00eb radh\u00ebt e veta, ndon\u00ebse sfiduese mbetet pjes\u00ebmarrja e komunitetit serb.<\/p>\n<p>\u201cProblemin m\u00eb t\u00eb madh na e kan\u00eb shkaktuar serb\u00ebt. Me k\u00ebrc\u00ebnime e me shantazhe, kan\u00eb arritur t\u2019i largojn\u00eb disa pjes\u00ebtar\u00eb. N\u00eb konkurset q\u00eb kemi shpallur, ka pasur vazhdimisht t\u00eb interesuar, por vazhdon t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb\u201d, thot\u00eb Syla.<\/p>\n<p>Fal\u00eb bashk\u00ebpunimeve me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe standardeve t\u00eb NATO-s, Syla thot\u00eb se FSK-ja \u00ebsht\u00eb qysh tash e p\u00ebrgatitur t\u00eb bashkohet me Aleanc\u00ebn \u2013 nj\u00eb synim i shprehur q\u00eb nga fillimi i transformimit. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim e mb\u00ebshtet edhe gjenerali n\u00eb pension, Naim Haziri.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fuqishme saq\u00eb mendohet dhe shihet nga dikush \u2013 n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet\u201d, sipas tij.<\/p>\n<p>E, nga NATO-ja konfirmojn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se aleanca \u201cofron kontribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ushtarake p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, por se \u201crruga drejt paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme \u00ebsht\u00eb politike\u201d. Ndaj, \u201cNATO-ja vazhdon ta mb\u00ebshtes\u00eb fuqish\u00ebm dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja\u201d p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u2026 edhe pse ky proces mbetet i bllokuar prej koh\u00ebsh, pa p\u00ebrparime q\u00eb do ta nxirrnin nga vendnum\u00ebrimi disavje\u00e7ar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pushtetet jan\u00eb nd\u00ebrruar, ashtu edhe komandant\u00ebt, por ideja e ushtris\u00eb ka mbetur. N\u00eb nj\u00eb sken\u00eb politike shpesh t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, nd\u00ebrtimi i Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga proceset e rralla q\u00eb ka vazhduar pa u ndalur. Ky konsensus institucional ka siguruar vazhdim\u00ebsi n\u00eb tranzicion, investime t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebrafrim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me standardet e NATO-s. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":227346,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-227345","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=227345"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227345\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":227347,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/227345\/revisions\/227347"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=227345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=227345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=227345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}