{"id":228392,"date":"2026-02-23T12:42:40","date_gmt":"2026-02-23T11:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=228392"},"modified":"2026-02-23T12:42:40","modified_gmt":"2026-02-23T11:42:40","slug":"rrezik-per-zgjedhje-te-reja-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rrezik-per-zgjedhje-te-reja-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Rrezik p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Partit\u00eb politike opozitare shprehen, se p\u00ebr zgjedhjen e Presidentes\/it t\u00eb Kosov\u00ebs duhen marr\u00ebveshje politike me partin\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb em\u00ebr konsensual.<\/p>\n<p>Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe dhjet\u00eb dit\u00eb nga koha kur Parlamenti i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb zgjedh\u00eb presidenten apo presidentin e ri t\u00eb vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen zgjedhjet e reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare. Presidentja aktuale e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se d\u00ebshiron t\u00eb kandidoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat pes\u00ebvje\u00e7ar, por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, akoma asnj\u00eb nga subjektet politike nuk jan\u00eb deklaruar hapur, n\u00ebse do ta mb\u00ebshtesin kandidatur\u00ebn e saj. Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe lideri i partis\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ka filluar konsultimet me partit\u00eb politike opozitare p\u00ebr ta diskutuar \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, por, as Kurti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb akoma nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00ebse do ta mb\u00ebshtes\u00eb presidenten aktuale, Vjosa Osmani, edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ket\u00eb konsensus me opozit\u00ebn?<\/p>\n<p>Kurti takimin e par\u00eb q\u00eb zhvilloi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit ishte ai me kryetarin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Bedri Hamza, me t\u00eb cilin, sipas Kurtit, \u201cHamza shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr koordinim parlamentar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit shtet\u00ebror e komb\u00ebtar\u201d. \u201cU diskutua p\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb vend e m\u00eb gjer\u00eb dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb kapitull t\u00eb ri t\u00eb komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozit\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, tem\u00eb e bised\u00ebs ishte edhe \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjes s\u00eb Presidentit, p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe 10 dit\u00eb koh\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb afateve kushtetuese. U konstatua q\u00eb bashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, duke qen\u00eb se duhen s\u00eb paku 2\/3 e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit p\u00ebr votim t\u00eb suksessh\u00ebm\u201d, tha Kurti pas takimit me Bedri Hamz\u00ebn.<\/p>\n<p>Kreu i PSK, pas takimit me Kurtin, tha se zgjedhja e Presidentit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm e nj\u00eb partie, por e t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedhur. \u201cSi subjekt politik opozitar, nuk kemi qen\u00eb dhe nuk jemi penges\u00eb e proceseve shtet\u00ebrore, por as nuk mb\u00ebshtesim kandidatura q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb unitetin qytetar, sipas frym\u00ebs kushtetuese. Uroj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb reflektim nga ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u00eb propozuar kandidatura me mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional \u00ebsht\u00eb jetik dhe duhet t\u00eb trajtohet si i till\u00eb\u201d, tha Hamza, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kryetar i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, PDK.<\/p>\n<p>Albin Kurti, nga ana e tij, paralajm\u00ebroi takim edhe me kreun e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Lumir Abdixhiku, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas edhe me udh\u00ebheq\u00ebsit e subjekteve tjera parlamentare n\u00eb opozit\u00eb. T\u00eb gjitha partit\u00eb politike opozitare shqiptare n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit mor\u00ebn gjithsej 41 mandate n\u00eb Parlament, nd\u00ebrsa L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e vetme ka 57 mandate.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzohen pa kushte<\/p>\n<p>P\u00ebr analist\u00ebt politik\u00eb, rezultati i zgjedhjeve t\u00eb dhjetorit ishte kryesisht pasoj\u00eb e gabimeve strategjike t\u00eb partive opozitare. Analisti Artan Muhaxhiri i tha m\u00eb her\u00ebt DW-s\u00eb se kjo patjet\u00ebr q\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se partit\u00eb opozitare \u201cduhet t\u00eb dor\u00ebzohen pa kushte n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb presidentit, sepse ky \u00ebsht\u00eb kontekst i ri n\u00eb t\u00eb cilin ato jan\u00eb t\u00eb patejkalueshme\u201d. \u201cProporcionalisht me pushtetin parlamentar, roli par\u00ebsor n\u00eb gjetjen e zgjidhjes i takon gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kurtit p\u00ebr t\u00eb ofruar propozime t\u00eb respektueshme dhe realiste, pa performanca komplikuese. Gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit Presidentja Osmani ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse e devotshme e ideve t\u00eb Kryeministrit Kurti, prandaj rikandidimi i saj eventual do t\u00eb mund t\u00eb mendohej vet\u00ebm n\u00ebse Kurti do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar pe ndaj ndonj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme opozitare\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri. Kryeministri Kurti m\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb deklaruar se ai do ta takoi Osmanin dhe t\u00eb flas\u00eb me t\u00eb, sikund\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb flas\u00eb edhe me subjektet e tjera politike, qoft\u00eb p\u00ebr ta rizgjedhur Osmanin, qoft\u00eb p\u00ebr kandidat tjet\u00ebr konsensual.<\/p>\n<p>Afatet drejt fundit<\/p>\n<p>Parlamenti i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb zgjedh\u00eb presidenten apo presidentin e vendit m\u00eb s\u00eb largu deri m\u00eb 4 mars, pra jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentes aktuale, Vjosa Osmani, mandati i s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfundon m\u00eb 4 prill 2026. P\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebr president t\u00eb vendit, nj\u00eb kandidati i duhet t\u2019i siguroj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 30 n\u00ebnshkrime t\u00eb deputet\u00ebve, nd\u00ebrsa nevojiten dy t\u00eb tretat e votave n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs me 120 deputet\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjedhur President. Kuorumi n\u00eb Kuvend arrihet me 80 deputet\u00eb, nd\u00ebrsa, n\u00ebse n\u00eb dy rundet e para t\u00eb votimit nj\u00eb kandidat nuk i siguron 80 vota, at\u00ebher\u00eb n\u00eb votimin e tret\u00eb mjafton t\u2019i ket\u00eb 61 sosh. D\u00ebshtimi eventual p\u00ebr ta zgjedhur presidenten apo Presidentin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs deri m\u00eb dat\u00ebn 04.03 do ta fuste vendin s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re politike, duke e \u00e7uar Kosov\u00ebn n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda pak muajsh. \/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partit\u00eb politike opozitare shprehen, se p\u00ebr zgjedhjen e Presidentes\/it t\u00eb Kosov\u00ebs duhen marr\u00ebveshje politike me partin\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb em\u00ebr konsensual. Kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe dhjet\u00eb dit\u00eb nga koha kur Parlamenti i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb zgjedh\u00eb presidenten apo presidentin e ri t\u00eb vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen zgjedhjet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":227943,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228392","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228392"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228392\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":228393,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228392\/revisions\/228393"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/227943"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}