{"id":228484,"date":"2026-02-24T15:03:50","date_gmt":"2026-02-24T14:03:50","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=228484"},"modified":"2026-02-24T15:03:50","modified_gmt":"2026-02-24T14:03:50","slug":"osmani-apo-dikush-nga-jasharet-nagavci-secili-mund-te-flase-per-emra-por-vv-ska-qendrim-zyrtar-per-dike-specifik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/osmani-apo-dikush-nga-jasharet-nagavci-secili-mund-te-flase-per-emra-por-vv-ska-qendrim-zyrtar-per-dike-specifik\/","title":{"rendered":"Osmani apo dikush nga Jashar\u00ebt, Nagavci: Secili mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr emra, por VV s\u2019ka q\u00ebndrim zyrtar p\u00ebr dik\u00eb specifik"},"content":{"rendered":"<p>Kur kan\u00eb mbetur tet\u00eb dit\u00eb nga afati p\u00ebr pozit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb shtetit, Shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Arb\u00ebrie Nagavci ka deklaruar se aktualisht nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim zyrtar p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr specifik p\u00ebr president, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu z\u00ebrat p\u00ebr Vjosa Osmanin apo dik\u00eb nga familja Jashari.<\/p>\n<p>Por ka theksuar at\u00eb q\u00eb e tha dhe kryeministri Albin Kurti se procesi i zgjedhjes k\u00ebrkon diskutime intensive dhe sigurimin e t\u00eb pakt\u00ebn 80 votave n\u00eb Kuvend para afatit kushtetues t\u00eb 4 marsit. Ajo b\u00ebri t\u00eb ditur se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe partner\u00ebt e saj nuk kan\u00eb dal\u00eb ende me nj\u00eb kandidat, duke shtuar se emri do t\u00eb b\u00ebhet publik vet\u00ebm pasi t\u00eb p\u00ebrmbyllen konsultimet me deputet\u00ebt dhe grupet e tjera parlamentare, me synimin p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet e reja dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar stabilitet institucional.<\/p>\n<p>\u201cPo, aktualisht nuk kemi nj\u00eb em\u00ebr konkret, p\u00ebr t\u00eb cilin e dim\u00eb se ka mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me votimin, gjegj\u00ebsisht sigurimin e 80 votave t\u00eb nevojshme p\u00ebr votimin e presidentit. Por natyrisht kryeministri Kurti do t\u00eb vazhdoj\u00eb diskutimet me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb pra me kryetar\u00ebt e partive, me deputet\u00ebt, me grupet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb deri me dat\u00ebn 5, kur ne duhet t\u00eb kemi t\u00eb zgjedhur presidentin ose presidenten e vendit, t\u00eb kemi s\u00eb paku 80 deputet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sall\u00eb, e m\u00eb e mira do t\u00eb ishte q\u00eb edhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim, e t\u00eb p\u00ebrfundohet me votimin e kandidatit i cili do t\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues i t\u00eb gjitha subjekteve q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo rikujtoi se, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021 kur ishte p\u00ebrmendur publikisht kandidatura p\u00ebr presidente, n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025 nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur paraprakisht nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, duke theksuar se tani nevojitet diskutim dhe konsensus m\u00eb i gjer\u00eb politik p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur procesin brenda afatit.<\/p>\n<p>\u201cTash p\u00ebrgjith\u00ebsisht ju e dini q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, kur ne kemi garuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb dometh\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me Partin\u00eb Guxo edhe me Alternativ\u00ebn, ne edhe gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore e kemi p\u00ebrmendur q\u00eb kandidojm\u00eb, gjegj\u00ebsisht k\u00ebrkojm\u00eb besimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr kryetarin ton\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes, zotin Albin Kurti p\u00ebr kryeminist\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr zonj\u00ebn Osmani p\u00ebr presidente. E kemi p\u00ebrmendur disa her\u00eb edhe gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti tani n\u00eb zgjedhjet e fundit t\u00eb vitit 2025. N\u00eb zgjedhje kemi garuar me k\u00ebrkes\u00ebn e vot\u00ebs p\u00ebr kryeministrin Kurti dhe p\u00ebr L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje bashk\u00eb me partner\u00ebt e saj p\u00ebr qeverisje. Q\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, presidentes, duhet t\u00eb ket\u00eb diskutime q\u00eb besoj q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb intensive n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb mbetura, q\u00eb ta p\u00ebrmbyllim suksessh\u00ebm edhe zgjedhjen e presidentit, presidentes deri me 4 mars, si\u00e7 jan\u00eb afatet kushtetuese. Dhe konsideroj q\u00eb \u00ebsht\u00eb obligim i t\u00eb gjith\u00eb neve, deputet\u00ebve, q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb konsensus sepse tashm\u00eb kemi pasur shum\u00eb zgjedhje. N\u00eb vitin e kaluar kishim kat\u00ebr pal\u00eb zgjedhje. Institucionet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kan\u00eb vepruar, kan\u00eb punuar si institucione me qeverisje n\u00eb detyr\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb stabiliteti i cili u rikthye edhe me votimin e qeveris\u00eb edhe me votimin e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, s\u00eb fundmi edhe me ligjin p\u00ebr buxhetin, t\u00eb vazhdoj\u00eb me pun\u00eb me mandat t\u00eb plot\u00eb n\u00eb interes dhe sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. E kjo \u00ebsht\u00eb e mundur vet\u00ebm pasi t\u00eb votohet edhe presidenti, presidentja\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr emra t\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb publik, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga familja Jashari, Nagavci tha se nuk ka q\u00ebndrim zyrtar p\u00ebr ndonj\u00eb kandidat specifik dhe se emri do t\u00eb b\u00ebhet publik vet\u00ebm pasi t\u00eb p\u00ebrmbyllen diskutimet me deputet\u00ebt e grupeve tjera parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cTani emra, secili mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr emra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim zyrtar as t\u00eb L\u00ebvizjes e as t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr specifik. N\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb em\u00ebr, n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb arrijm\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbyllim suksessh\u00ebm diskutimet edhe me deputet\u00ebt e grupeve t\u00eb tjera parlamentare, sigurisht se k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb ditur edhe p\u00ebr ju\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mosftes\u00ebs s\u00eb Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb diskutimeve, ajo theksoi se prioritet mbetet sigurimi i 80 votave t\u00eb garantuara p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do befasi q\u00eb do ta \u00e7onte vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, duke shtuar se raportet e forcave n\u00eb Kuvend kan\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb konsultimeve.<\/p>\n<p>\u201cTani ju e dini q\u00eb neve na nevojiten s\u00eb paku 80 vota, me garancin\u00eb q\u00eb 80 deputet\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb sigurt do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim n\u00eb raundin e par\u00eb, n\u00eb raundin e dyt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi zgjedhjen e presidentit ose presidentes. Tashm\u00eb kryeministri Kurti ka zhvilluar diskutimet edhe me zotin Hamza, kryetarin e PDK-s\u00eb, edhe me zotin Abdixhiku, kryetarin e LDK-s\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb diskutimet edhe me partit\u00eb e tjera. Arsyet pse \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kahje b\u00ebjn\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, me raportin e forcave t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb kuvend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kemi asnj\u00eb befasi e cila n\u00eb \u00e7far\u00ebdo rrethane do t\u00eb \u00e7onte vendin n\u00eb zgjedhje. Pra, si L\u00ebvizje Vet\u00ebvendosje ne jemi t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb pun\u00ebn bazuar n\u00eb besimin q\u00eb na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt, q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb me implementimin e programit qeveris\u00ebs, i cili duhet t\u00eb prezantohet edhe n\u00eb kuvend e pastaj t\u00eb vazhdohet me pun\u00eb. Por natyrisht kjo me numrat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kuvend aktualisht nuk varet qind p\u00ebr qind vet\u00ebm nga ana jon\u00eb dhe partner\u00ebve tan\u00eb. Andaj ne jemi duke b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb tutje me institucione stabile edhe me pun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Kurti u takua me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, si dhe me kryetarin e Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, Bedri Hamza, p\u00ebr t\u00eb diskutuar mund\u00ebsit\u00eb e arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>Kurti ka deklaruar se situata nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por se do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrpjekje maksimale p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet e reja. Ai ka theksuar se as partia e tij dhe as dy partit\u00eb e tjera t\u00eb m\u00ebdha nuk kan\u00eb kandidat zyrtar, duke shtuar se synimi duhet t\u00eb jet\u00eb sigurimi jo vet\u00ebm i 80, por deri n\u00eb 85 votave p\u00ebr t\u00eb evituar d\u00ebshtimin e procesit n\u00eb rast mungesash.<\/p>\n<p>Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, p\u00ebrfundon m\u00eb 4 prill, nd\u00ebrsa afati i fundit p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb ri t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb 4 marsi. N\u00ebse Kuvendi d\u00ebshton ta zgjedh\u00eb presidentin brenda k\u00ebtij afati, vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja parlamentare brenda 45 dit\u00ebsh.\/EO\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur kan\u00eb mbetur tet\u00eb dit\u00eb nga afati p\u00ebr pozit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb shtetit, Shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Arb\u00ebrie Nagavci ka deklaruar se aktualisht nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim zyrtar p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr specifik p\u00ebr president, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu z\u00ebrat p\u00ebr Vjosa Osmanin apo dik\u00eb nga familja Jashari. Por ka theksuar at\u00eb q\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":228485,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228484","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228484"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":228486,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228484\/revisions\/228486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}