{"id":228509,"date":"2026-02-24T21:12:18","date_gmt":"2026-02-24T20:12:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=228509"},"modified":"2026-02-24T21:12:18","modified_gmt":"2026-02-24T20:12:18","slug":"edhe-ne-skajin-e-afatit-llogaritjet-per-presidentin-nuk-ndalen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/edhe-ne-skajin-e-afatit-llogaritjet-per-presidentin-nuk-ndalen\/","title":{"rendered":"Edhe n\u00eb skajin e afatit, llogaritjet p\u00ebr presidentin nuk ndalen"},"content":{"rendered":"<p>Edhe gjasht\u00eb dit\u00eb pune kan\u00eb mbetur nga afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb vend t\u00eb emrave dhe marr\u00ebveshjeve konkrete, dominon paqart\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb prapasken\u00eb, procesi nuk duket t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb detyrim formal kushtetues, por pjes\u00eb e nj\u00eb kalkulimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politik t\u00eb kryeministrit Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cKurti synon nj\u00eb president q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn kontrollin e tij n\u00eb momentet e r\u00ebnd\u00ebsishme politike\u201d, thot\u00eb p\u00ebr REL Imer Mushkolaj, njoh\u00ebs i zhvillimeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se veprimtaria diplomatike e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i pengon llogaritjet e Kurtit, ndaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb emri t\u00eb ri.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 23 shkurt, Kurti deklaroi se po b\u00ebn \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet e parakohshme, q\u00eb do t\u00eb pasonin nga moszgjedhja e presidentit.<\/p>\n<p>Mandati i presidentes Osmani skadon m\u00eb 4 prill, nd\u00ebrsa afati p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb 4 marsi \u2013 n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, zgjedhjet e reja parlamentare duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Osmani e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se synon mandat t\u00eb ri, por Kurti \u2013 partia e t\u00eb cilit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ka shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend \u2013 nuk e p\u00ebrmendi emrin e saj.<\/p>\n<p>Ai nuk e p\u00ebrjashtoi kategorikisht, por vuri n\u00eb dukje se do t\u00eb ishte e kot\u00eb q\u00eb partia t\u00eb propozonte nj\u00eb kandidat, pasi e vetme mund t\u00eb siguroj\u00eb maksimumi 66 vota \u2013 shum\u00eb larg numrit prej 80 votash t\u00eb nevojshme p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Kurti takoi kryetar\u00ebt e dy partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha opozitare \u2013 t\u00eb diel\u00ebn, Bedri Hamz\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Hamza u shpreh i gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebrendim parlamentar p\u00ebr, si\u00e7 tha, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit shtet\u00ebror e komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa Abdixhiku k\u00ebrkoi ose marr\u00ebveshje politike, ose konsensus.<\/p>\n<p>Kurti pranoi se situata p\u00ebr zgjedhjen e presidentit nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk shoh zell p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kemi. K\u00ebto elemente m\u00eb b\u00ebjn\u00eb optimist\u201d, tha ai p\u00ebr gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai nuk p\u00ebrmendi asnj\u00eb kandidat konkret, edhe kur u pyet p\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi nga familja e heroit Adem Jashari.<\/p>\n<p>Emra nga kjo familje, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, jan\u00eb p\u00ebrmendur si kandidat\u00eb potencial\u00eb p\u00ebr president, por asnj\u00eb prej tyre nuk ka p\u00ebrfunduar n\u00eb propozim zyrtar.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se Kurti mund ta ket\u00eb nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb do ta propozoj\u00eb, me shpres\u00ebn q\u00eb edhe opozita ta mb\u00ebshtes\u00eb. Nuk e di n\u00ebse ky em\u00ebr do t\u00eb vij\u00eb nga familja Jashari\u201d, thot\u00eb Mushkolaj, duke shtuar se i gjith\u00eb procesi po zhvillohet me nj\u00eb munges\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Mushkolajt, mesazhet publike t\u00eb Kurtit l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se mund t\u00eb hiqet dor\u00eb nga mund\u00ebsia q\u00eb Osmani t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb ri. Por, ai paralajm\u00ebron se n\u00ebse Vet\u00ebvendosja dhe opozita nuk gjejn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ajo mund t\u00eb rikthehet si kandidate, p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb evituar zgjedhjet e parakohshme, nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb zonja Osmani t\u00eb jet\u00eb s\u00ebrish n\u00eb loj\u00eb\u201d, vler\u00ebson Mushkolaj.<\/p>\n<p>\u201cPor, thell\u00eb-thell\u00eb, un\u00eb besoj q\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb nuk ia prish matematikat\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021, Osmani garoi n\u00eb nj\u00eb list\u00eb me Kurtin dhe ishte nd\u00ebr kandidat\u00ebt m\u00eb t\u00eb votuar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u zgjodh presidente n\u00eb prill t\u00eb atij viti dhe n\u00eb politik\u00ebn e jashtme sh\u00ebnoi disa arritje \u2013 nga sigurimi i njohjeve t\u00eb reja nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs deri tek an\u00ebtar\u00ebsimi i saj n\u00eb Bordin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn \u2013 nj\u00eb iniciativ\u00eb e nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump.<\/p>\n<p>Me Kurtin, n\u00eb disa raste, ka pasur p\u00ebrplasje t\u00eb t\u00ebrthorta, si p\u00ebr aleancat me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb apo p\u00ebr tarif\u00ebn p\u00ebr importet nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Analisti politik, Ilir Deda, vler\u00ebson se presidenti i ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb jet\u00eb dikush q\u00eb \u201ckupton dhe njeh thell\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe pozicionin e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn globale\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe duhet ta dim\u00eb se cili profil i kandidat\u00ebve do t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb ndiheshin rehat tri partit\u00eb e m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 LVV, PDK dhe LDK. A do t\u00eb vazhdoj\u00eb mandati i presidentes Osmani, apo do t\u00eb zgjidhet nj\u00eb figur\u00eb e re? K\u00ebt\u00eb ende nuk e dim\u00eb\u201d, shton Deda.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr REL, ai vler\u00ebson se zgjedhja e nj\u00eb presidenti konsensual do t\u00eb sillte stabilitet institucional, por, deri tani, partit\u00eb politike, thot\u00eb ai, po e shohin procesin kryesisht nga prizmi i interesave partiake, e jo t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Aktualisht, sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs, e as t\u00eb partive, q\u00eb t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb reja, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>Kosova mbajti dy pal\u00eb zgjedhje vitin e kaluar, pasi rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb shkurtit 2025 nuk i mund\u00ebsuan Kurtit \u2013 edhe pse partia e tij fitoi \u2013 t\u00eb formonte Qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Osmani nuk b\u00ebri ndonj\u00eb deklarim publik pas takimeve q\u00eb zhvilloi Kurti me udh\u00ebheq\u00ebsit opozitar\u00eb, por n\u00eb rrjetet e saj sociale b\u00ebri disa p\u00ebrmbledhje t\u00eb mandatit t\u00eb deritash\u00ebm 5-vje\u00e7ar \u2013 nga vizitat jasht\u00eb vendit deri te takimet me diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pozit\u00ebn e presidentit nuk mund t\u00eb vendoset dikush \u2013 sidomos n\u00eb situat\u00ebn e tanishme \u2013 q\u00eb nuk ka haber n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo do ta d\u00ebmtonte edhe Kosov\u00ebn, edhe institucionin e presidentit\u201d, p\u00ebrfundon Deda.\/Radio Evropa e Lir\u00eb\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe gjasht\u00eb dit\u00eb pune kan\u00eb mbetur nga afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb vend t\u00eb emrave dhe marr\u00ebveshjeve konkrete, dominon paqart\u00ebsia. N\u00eb prapasken\u00eb, procesi nuk duket t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb detyrim formal kushtetues, por pjes\u00eb e nj\u00eb kalkulimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politik t\u00eb kryeministrit Albin Kurti. \u201cKurti synon nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":228510,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228509","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228509"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":228511,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228509\/revisions\/228511"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}