{"id":228567,"date":"2026-02-25T16:06:33","date_gmt":"2026-02-25T15:06:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=228567"},"modified":"2026-02-25T16:06:33","modified_gmt":"2026-02-25T15:06:33","slug":"kqz-miraton-rekomandimet-per-reforme-zgjedhore-kerkohen-edhe-ndryshime-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kqz-miraton-rekomandimet-per-reforme-zgjedhore-kerkohen-edhe-ndryshime-ligjore\/","title":{"rendered":"KQZ miraton rekomandimet p\u00ebr reform\u00eb zgjedhore, k\u00ebrkohen edhe ndryshime ligjore"},"content":{"rendered":"<p> 10 vota p\u00ebr, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga pun\u00ebtoria p\u00ebr m\u00ebsimet e nx\u00ebna nga zgjedhjet lokale 2025 dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025, duke hapur diskutimin p\u00ebr ndryshime t\u00eb mundshme n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme dhe reforma n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i KQZ-s\u00eb nga PDK-ja, Ilir Gashi, tha se i mb\u00ebshtet rekomandimet n\u00eb parim, por shprehu rezerva p\u00ebr propozimet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime kushtetuese dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e numrit t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb lista, duke theksuar se k\u00ebto tejkalojn\u00eb kompetencat e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt parimisht mb\u00ebshtes rekomandimet p\u00ebr t\u00eb cilat ne q\u00eb s\u00eb bashku kemi punuar p\u00ebr me ardh\u00eb n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfundime. Kam disa rezerva n\u00eb nja tri \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cilat faktikisht i konsideroj ndoshta q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb domenin ton\u00eb. E para, kemi nj\u00eb rekomandim i cili k\u00ebrkon ndryshime kushtetuese, p\u00ebr \u00e7ka po besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb domenit ton\u00eb dhe i p\u00ebrket ligjv\u00ebn\u00ebsve me vendos\u00eb. Dhe ne e dim\u00eb q\u00eb Parlamenti i Kosov\u00ebs nuk ka mujt me ndryshu Ligjin p\u00ebr Zgjedhje Lokale, mos t\u00eb flasim me hy n\u00eb ndryshime kushtetuese ku i referohet k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb flet\u00ebvotimet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb 6-vjet e jo nga 30 n\u00eb 45 sa \u00ebsht\u00eb kushtetuta aktualisht. \u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb te numri i kandidat\u00ebve n\u00eb list\u00eb. Edhe kjo po besoj q\u00eb ne jemi organ i cili administron procesin zgjedhor dhe ju p\u00ebrket subjekteve politike. Ato jan\u00eb aktor\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb proces zgjedhor dhe vendosin n\u00ebse dojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb 10 kandidat\u00eb, pes\u00eb apo nj\u00eb. Nuk mund t\u00eb paragjykojm\u00eb, kam rezerv\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai vuri theksin te nevoja p\u00ebr fokusim n\u00eb ndryshime q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen pa nd\u00ebrhyrje ligjore, sidomos te leximi elektronik i flet\u00ebvotimeve dhe identifikimi elektronik i votuesve, nd\u00ebrsa propozoi edhe votimin e hersh\u00ebm p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>\u201cTek skanimi i flet\u00ebvotimeve dhe leximi optik i flet\u00ebvotimeve, si dhe identifikimi i votuesve n\u00eb vendvotim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb si rekomandim dhe po besoj q\u00eb k\u00ebto dyja do t\u00eb futen edhe n\u00eb planin e pun\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn shpejt do ta kemi edhe p\u00ebrfundimtar. Pastaj nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, nj\u00eb propozim i imi i cili nuk e shoh k\u00ebtu q\u00eb figuron. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb kemi p\u00ebrpjekje p\u00ebr ndryshime ligjore, un\u00eb do ta adresoj edhe p\u00ebrmes ndryshimeve ligjore q\u00eb \u00ebsht\u00eb votimi i hersh\u00ebm, q\u00eb un\u00eb konsideroj q\u00eb Republika e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ket\u00eb votim t\u00eb hersh\u00ebm ve\u00e7mas p\u00ebr disa kategori t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb, sepse kjo pastaj do ta b\u00ebnte nj\u00eb proces m\u00eb t\u00eb mir\u00eb zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb dhe mos t\u00eb ballafaqohemi me problemet t\u00eb cilat ve\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb disa her\u00eb, sidomos p\u00ebr njer\u00ebzit me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, qoft\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt nuk din\u00eb shkrim-lexim apo edhe kategori t\u00eb tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Prandaj, i kam k\u00ebto kaq rezerva sa i p\u00ebrket miratimit t\u00eb k\u00ebtyre rekomandimeve dhe po besoj q\u00eb n\u00eb rekomandime t\u00eb tjera ne, kryesues, po gjith\u00eb ne duhet t\u00eb fokusohemi kryesisht tek ndryshimet q\u00eb na sanksionojn\u00eb t\u00eb kemi ndryshim n\u00eb rregullat tona t\u00eb brendshme edhe pun\u00eb q\u00eb ne mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb pa ndryshime ligjore. N\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb ndryshime ligjore at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, por nuk mund t\u2019i mbajm\u00eb peng ato ndryshime, k\u00ebshtu q\u00eb fokusohemi n\u00eb ato \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi e kryesisht dy m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet jan\u00eb: leximi elektronik i flet\u00ebvotimit dhe identifikimi i votuesve n\u00eb vendvotim me procedura elektronike\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>An\u00ebtari nga VV-ja, Sami Kurteshi, deklaroi se rekomandimet jan\u00eb produkt i diskutimeve profesionale dhe se KQZ-ja e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb jap\u00eb rekomandime, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ato jan\u00eb obligative apo jo, duke theksuar dallimin mes rekomandimeve profesionale dhe k\u00ebrkesave administrative.<\/p>\n<p>\u201cI kemi pas\u00eb mund\u00ebsit\u00eb me diskutu relativisht gjat\u00eb rreth k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve dhe mos me u pajtu dhe me u pajtu, dhe kjo ka qen\u00eb e mir\u00eb, por un\u00eb mendoj q\u00eb jan\u00eb nxjerr\u00eb disa rekomandime t\u00eb mira. Ndoshta n\u00eb nuanca nuk pajtohemi. Ne si trup profesional e kemi p\u00ebr detyr\u00eb me b\u00eb rekomandime. Nj\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, i b\u00ebjm\u00eb rekomandimet p\u00ebr jasht\u00eb sepse p\u00ebr brenda, ndryshimin e rregulloreve ne e b\u00ebjm\u00eb n\u00ebse pajtohemi edhe e b\u00ebjm\u00eb leht\u00eb, s\u2019duhet me pyet ask\u00ebnd. Por ne si trup profesional, edhe \u00e7do trup profesionale e ka p\u00ebr detyr\u00eb me b\u00eb rekomandim. Rekomandimi \u00ebsht\u00eb jo obligativ. A ta marrin rekomandimet? Natyrisht q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb me sqarime dhe arsyetime, qofshin ato ligjore, qofshin kushtetuese. Nuk pritet prej askujt tjet\u00ebr me b\u00eb rekomandim ashtu qysh b\u00ebn trupa profesionale q\u00eb ballafaqohet me zbatimin e ligjit edhe t\u00eb kushtetut\u00ebs edhe t\u00eb rregulloreve.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, un\u00eb mendoj se n\u00eb raportet jetore ne e kemi p\u00ebr detyr\u00eb, jo me th\u00ebn\u00eb se\u00e7do her\u00eb: nuk kemi infrastruktur\u00eb, nuk kemi nd\u00ebrtes\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vaj-rekomandim, ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, ankes\u00eb. Rekomandimin n\u00eb aspektin profesional ne e kemi p\u00ebr detyr\u00eb me b\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, an\u00ebtari nga LDK-ja, Sami Hamiti, sqaroi se dokumenti \u00ebsht\u00eb baz\u00eb p\u00ebr planin e pun\u00ebs dhe planin vjetor q\u00eb do t\u2019i d\u00ebrgohet Kuvendit, duke shtuar se secili rekomandim do t\u00eb rishqyrtohet para se t\u00eb procedohet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb lidhen me afatet dhe ndryshimet eventuale kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb si rezultat i pun\u00ebtoris\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kemi mbajtur p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb rresht edhe me th\u00ebn\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb mbledh dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument i cili ka me u botu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument baz\u00eb p\u00ebr dy elemente tash. Nj\u00eb \u00ebsht\u00eb elemente p\u00ebr planin e pun\u00ebs ton\u00eb, edhe elementi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebr planin vjetor t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb kemi me d\u00ebrgu n\u00eb Kuvend. Edhe k\u00ebto do t\u00eb, ato q\u00eb po thot\u00eb zoti Kurteshi, do t\u00eb trajtohen n\u00eb pjes\u00ebn e planit t\u00eb pun\u00ebs dhe ndryshimin e rregulloreve dhe do t\u00eb caktohen krejt ato elemente t\u00eb cilat i p\u00ebrmendi zoti Kurteshi. Po ashtu, edhe pjesa kur b\u00ebhet plani i pun\u00ebs edhe plani vjetor i pun\u00ebs q\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb Kuvend, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i rishikojm\u00eb secilin rekomandim sepse nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebto q\u00eb i kemi qit kemi me i qit atje. Ne do ta diskutojm\u00eb n\u00eb planin e pun\u00ebs edhe sigurisht do t\u00eb shkojn\u00eb si rekomandime. P\u00ebr an\u00ebn tjet\u00ebr, a do t\u00eb nd\u00ebrrohet, a do t\u00eb bjer\u00eb prej 10-shit n\u00eb 5-she, n\u00eb 3-she, edhe tjetr\u00ebn 60-dit\u00ebsh, un\u00eb po ju rikujtoj q\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup punues q\u00eb kemi punuar p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, shumica jemi k\u00ebtu. K\u00ebt\u00eb propozim e kemi pas\u00eb prej misionit v\u00ebzhgues t\u00eb BE-s\u00eb, pavar\u00ebsisht u pa q\u00eb s\u2019ekziston nj\u00eb momentum me hy n\u00eb ndryshim kushtetues, po q\u00eb \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb me u b\u00eb. Edhe ky rekomandim shkon q\u00eb n\u00ebse ka mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhet, se dihet q\u00eb pa ndryshim kushtetues at\u00ebher\u00eb u pa q\u00eb s\u2019do t\u00eb jet\u00eb mund\u00ebsia atje edhe q\u00eb u pa q\u00eb s\u2019asht\u00eb praktike\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbledhje, u shty p\u00ebr her\u00ebn tjet\u00ebr miratimi i rekomandimit p\u00ebr ndarjen e mjeteve nga Fondi p\u00ebr Mb\u00ebshtetjen e Subjekteve Politike p\u00ebr vitin 2026. Sipas drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar t\u00eb Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, rekomandimi nuk u finalizua p\u00ebr arsye teknike, por buxheti mbetet rreth 4.8 milion\u00eb euro, sa ka qen\u00eb edhe vitin e kaluar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>10 vota p\u00ebr, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga pun\u00ebtoria p\u00ebr m\u00ebsimet e nx\u00ebna nga zgjedhjet lokale 2025 dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025, duke hapur diskutimin p\u00ebr ndryshime t\u00eb mundshme n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme dhe reforma n\u00eb procesin zgjedhor. An\u00ebtari i KQZ-s\u00eb nga PDK-ja, Ilir Gashi, tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":228568,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-228567","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=228567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":228569,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/228567\/revisions\/228569"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/228568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=228567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=228567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=228567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}