{"id":229034,"date":"2026-03-04T07:53:28","date_gmt":"2026-03-04T06:53:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=229034"},"modified":"2026-03-04T07:53:28","modified_gmt":"2026-03-04T06:53:28","slug":"pa-emer-per-president-5-marsi-po-afrohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pa-emer-per-president-5-marsi-po-afrohet\/","title":{"rendered":"Pa em\u00ebr p\u00ebr President, 5 Marsi po afrohet"},"content":{"rendered":"<p>Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kan\u00eb kthyer \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb funksionimit institucional.<\/p>\n<p>Teksa partit\u00eb po i llogarisin votat, jan\u00eb shfaqur paqart\u00ebsi rreth asaj n\u00ebse pjes\u00ebmarrja dhe votimi n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr presidentin p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb obligim p\u00ebr deputet\u00ebt, apo edhe n\u00ebse moszgjedhja e presidentit nga Kuvendi \u00e7on vendin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese? Si e vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e fush\u00ebs k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>Teksa nuk po gjejn\u00eb nj\u00eb kandidat konsensual, partit\u00eb politike nuk po pranojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin kandidat\u00eb partiak\u00eb.<\/p>\n<p>Rregullorja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs parasheh q\u00eb seanca p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb thirret pasi t\u00eb jen\u00eb dor\u00ebzuar kandidat\u00ebt e nominuar, t\u00eb cil\u00ebt shqyrtohen nga Komisioni p\u00ebr Legjislacion se sa i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Neni 86 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton q\u00eb secili kandidat duhet t\u2019i siguroj\u00eb 30 n\u00ebnshkrime t\u00eb deputet\u00ebve p\u00ebr t\u2019u nominuar, dhe se deputet\u00ebt mund t\u00eb japin n\u00ebnshkrimin vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, asnj\u00eb em\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar si kandidat.<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, pas nj\u00eb takimi konsultativ p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit me kryetarin e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK), Lumir Abdixhiku, se Kushtetuta i obligon deputet\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm si Kurti u deklarua edhe kryetarja e Kuvendit nga radh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV). Duke iu referuar aktgjykimit kushtetues p\u00ebr rastin e zgjedhjes s\u00eb Behgjet Pacollit president n\u00eb vitin 2011, Albulena Haxhiu tha si i nj\u00ebjti \u201ck\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm dhe t\u00eb votojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Bedri Hamza, kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se partia e tij merr pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjen e presidentit, n\u00ebse kandidati i propozuar prej saj zgjidhet president.<\/p>\n<p>Aktgjykimi i rastit \u201cPacolli\u201d, t\u00eb cilit i referohet LVV-ja, n\u00eb pik\u00ebn 83 thot\u00eb se \u201ct\u00eb gjith\u00eb 120 deputet\u00ebt e Kuvendit duhet t\u00eb ndjehen t\u00eb obliguar\u201d sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb seanca plenare, nd\u00ebrsa pika 84 thot\u00eb se ata \u201cduhet ta konsiderojn\u00eb si detyr\u00eb kushtetuese t\u00eb tyre\u201d zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gjykata ua rikujton deputet\u00ebve obligimet q\u00eb kan\u00eb sa i p\u00ebrket funksionimit demokratik t\u00eb institucioneve, por pa i detyruar si t\u00eb veprojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje ishte sqaruar n\u00eb aktgjykimin tjet\u00ebr t\u00eb Kushtetueses, p\u00ebr rastin e zgjedhjes s\u00eb Hashim Tha\u00e7it president n\u00eb vitin 2016, kur LVV-ja, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nisma Socialdemokrate kishin k\u00ebrkuar q\u00eb zgjedhja e tij t\u00eb shpallej antikushtetuese, me arsyetimin se nuk kishin marr\u00eb pjes\u00eb 120 deputet\u00eb n\u00eb votim dhe se s\u2019ishte p\u00ebrmbushur kuorumi.<\/p>\n<p>Pika 74 e atij dokumenti kishte dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim se nuk \u00ebsht\u00eb as parakusht, dhe as k\u00ebrkes\u00eb kushtetuese, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb 120 deputet\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm dhe t\u00eb votojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i vlefsh\u00ebm vendimi i zgjedhjes s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>Sipas Miftarajt, askush nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vullnetin e lir\u00eb t\u00eb deputetit, n\u00ebse d\u00ebshiron ta b\u00ebj\u00eb kuorumin n\u00eb seanc\u00eb apo jo.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb demokracit\u00eb liberale, nuk ka Gjykat\u00eb Kushtetuese q\u00eb mundet t\u2019i tregoj\u00eb, apo ta obligoj\u00eb deputetin si t\u00eb votoj\u00eb dhe a t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb apo jo.\u201d<\/p>\n<p>A shkon Kosova n\u00eb zgjedhje n\u00ebse nuk zgjidhet presidenti?<br \/>\nN\u00eb secilin deklarim rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb presidentit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb p\u00ebrmendin shkuarjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, n\u00eb rast d\u00ebshtimi t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kreut t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Por, Kushtetuta, n\u00eb nenin p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, thot\u00eb se presidenti i ri duhet t\u00eb zgjidhet 30 dit\u00eb para se t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mandati i presidentit aktual, q\u00eb n\u00eb rrethanat e tanishme \u00ebsht\u00eb data 5 mars, para se Vjosa Osmani ta mbyll\u00eb mandatin e saj m\u00eb 4 prill.<\/p>\n<p>Miftaraj vler\u00ebson se edhe n\u00ebse Kosova nuk e zgjedh presidentin deri m\u00eb 5 mars, vendi nuk do t\u00eb p\u00ebrballet me zgjedhje.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse nuk p\u00ebrmbushet ky afat 30-ditor, b\u00ebhet shkelje kushtetuese, por nuk ka pasoj\u00eb juridike si shkuarja n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Miftaraj thot\u00eb se nuk ekziston nj\u00eb nen ku mund t\u00eb bazohej dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb vet\u00ebm dy situata n\u00eb t\u00eb cilat shkohet n\u00eb zgjedhje. E para, n\u00ebse, ta z\u00ebm\u00eb, m\u00eb 5 mars fillon procesi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, dhe i nj\u00ebjti nuk p\u00ebrmbyllet brenda 60 dit\u00ebsh, automatikisht vendi shkon n\u00eb zgjedhje. Dhe, n\u00eb situat\u00ebn e dyt\u00eb, n\u00ebse n\u00eb rundin e tret\u00eb t\u00eb votimit p\u00ebr president nuk jan\u00eb votat e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u zgjedhur presidenti\u201d, sqaron Miftaraj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kandidat duhet t\u2019i siguroj\u00eb dy t\u00eb tretat e votave t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin me 120 karrige, nd\u00ebrsa kuorumi arrihet me 80 deputet\u00eb. N\u00ebse n\u00eb dy rundet e para nj\u00eb kandidat nuk i siguron 80 vota, at\u00ebher\u00eb n\u00eb votimin e tret\u00eb mjafton t\u2019i ket\u00eb 61.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs, po d\u00ebshtoi zgjedhja n\u00eb k\u00ebto tre runde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u00c7ka ndodh\u00eb n\u00ebse nuk zgjidhet fare presidenti?<br \/>\nM\u00eb 5 prill, Osmani nuk do t\u00eb ishte m\u00eb presidente, nd\u00ebrsa postin e saj do ta ushtronte kryetarja e Kuvendit, Haxhiu, jo m\u00eb gjat\u00eb se 6 muaj, si\u00e7 e parasheh Kushtetuta.<\/p>\n<p>N\u00ebse deri k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte nuk zgjidhet presidenti, Miftaraj vler\u00ebson se 10 deputet\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i drejtoheshin Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr interpretim t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai konsideron se gjykata do t\u00eb mund t\u2019u k\u00ebrkonte atyre t\u00eb provonin zgjedhjen e presidentit para se Osmanit t\u2019i skadoj\u00eb mandati, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn shkohet automatikisht n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cAs kjo nuk ka baz\u00eb t\u00eb shkruar t\u00eb Kushtetut\u00eb, por Gjykata ka t\u00eb drejt\u00ebn e interpretimit t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, presidenti p\u00ebrfaq\u00ebson unitetin e popullit, dhe garanton funksionimin kushtetues t\u00eb institucioneve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb varet nga veprimet e aktor\u00ebve politik\u00eb n\u00ebse do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb pajtohen p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb rol.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Numrat, afatet dhe mungesa e konsensusit kan\u00eb kthyer \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb funksionimit institucional. Teksa partit\u00eb po i llogarisin votat, jan\u00eb shfaqur paqart\u00ebsi rreth asaj n\u00ebse pjes\u00ebmarrja dhe votimi n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr presidentin p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb obligim p\u00ebr deputet\u00ebt, apo edhe n\u00ebse moszgjedhja e presidentit nga Kuvendi \u00e7on vendin p\u00ebrs\u00ebri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":229035,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-229034","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229034"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229034\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":229036,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229034\/revisions\/229036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}