{"id":229647,"date":"2026-03-12T10:03:55","date_gmt":"2026-03-12T09:03:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=229647"},"modified":"2026-03-12T10:17:39","modified_gmt":"2026-03-12T09:17:39","slug":"japin-doreheqje-kryetarja-kryesia-dhe-krejt-anetaresia-e-partise-guxo-ne-decan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/japin-doreheqje-kryetarja-kryesia-dhe-krejt-anetaresia-e-partise-guxo-ne-decan\/","title":{"rendered":"Japin dor\u00ebheqje kryetarja, kryesia dhe krejt an\u00ebtar\u00ebsia e partis\u00eb GUXO n\u00eb De\u00e7an"},"content":{"rendered":"<p>Komplet an\u00ebtar\u00ebsia e partis\u00eb GUXO n\u00eb De\u00e7an, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga ky subjekt.Kjo bashk\u00eb me kryesin\u00eb dhe kryetaren.<br \/>\nLajmin e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Rabije Haklaj, kryetare e deg\u00ebs s\u00eb Guxo n\u00eb De\u00e7an.Ajo ka th\u00ebn\u00eb se refuzimi ndaj presidentes Osmani p\u00ebr kandidate s\u00ebrish, \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore.<\/p>\n<p>Postimi:DEKLARAT\u00cb PUBLIKE<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, miq dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Partis\u00eb GuxoMe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb publike dhe morale, ju njoftoj se un\u00eb, Rabije Haklaj, si bashk\u00ebthemeluese e at\u00ebbot\u00eb Lista VJOSA, si koordinatore e Partis\u00eb Guxo n\u00eb De\u00e7an dhe m\u00eb pas si themeluese e udh\u00ebheq\u00ebse dal\u00eb nga nj\u00eb Kuvend i rregullt dhe demokratik i Deg\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Guxo n\u00eb komun\u00ebn tin\u00eb q\u00eb nga 5 maji 2023, s\u00eb bashku me Kryesin\u00eb e Deg\u00ebs dhe n\u00eb unanimitet t\u00eb plot\u00eb me Kryesin\u00eb p\u00ebrmes vendimit q\u00eb u morr n\u00eb mbledhjen e mbajtur me dt.8 morrem vendim q\u00eb t\u00eb japim dor\u00ebheqje nga t\u00eb gjitha strukturat e Partis\u00eb Guxo, si dhe dor\u00ebheqjen kolektive e t\u00eb parevokueshme t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Guxo n\u00eb De\u00e7an.<br \/>\nQ\u00eb nga themelimi si \u201cLista Vjosa\u201d, me 5 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 nga Presidentja znj. Vjosa Osmani dhe ne bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj politik, e m\u00eb pas e \u00e7\u00ebrtifikuar si Partia Guxo, ne u bashkuam me shum\u00eb p\u00ebrkushtim rreth k\u00ebtij projekti politik q\u00eb n\u00eb thelb dhe n\u00eb bazament kishte frym\u00ebn rugoviane dhe orientimin ton\u00eb politik si parti e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb demokratike dhe pro-per\u00ebndimore.Me vullnet t\u00eb pal\u00ebkundur e me p\u00ebrkushtim dhe me kontribut t\u00eb madh si deg\u00eb e Partis\u00eb Guxo n\u00eb De\u00e7an punuam me sinqeritet dhe ndershm\u00ebri p\u00ebr arritjen e fitoreve tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta si koalicion, por edhe p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<br \/>\nKur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, para qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si koalicion i p\u00ebrbashk\u00ebt iu drejtuam qytetar\u00ebve dhe fituam besimin e tyre me 51.28%, n\u00eb at\u00eb fushat\u00eb zgjedhore bashk\u00ebrisht\u00eb k\u00ebrkuam mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve me nj\u00eb zotim t\u00eb qart\u00eb:Znj. Vjosa Osmani q\u00eb t\u00eb jet\u00eb Presidente** nd\u00ebrsa z. Albin Kurti Kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Po ashtu, para qytetar\u00ebve u zotuam se, p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy mandate, duke qen\u00eb se vendi kishte aq shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime, do t\u00eb vazhdojm\u00eb s\u00eb bashku me k\u00ebt\u00eb konstelacion politik q\u00eb dy lider\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb k\u00ebto pozicione q\u00eb n\u00ebnkuptonte se Presidentja znj. Osmani tani edhe mandatin e dyte e mbi standartin e vendosur po nga ato zgjedhje se, n\u00eb dy pozitat drejtuese m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Republik\u00ebs, t\u00eb kemi figura q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.Por, ajo q\u00eb ndodhi k\u00ebto dit\u00eb, neve si Deg\u00eb e Partis\u00eb Guxo n\u00eb De\u00e7an, q\u00eb, jo vet\u00ebm na indinjoi, por edhe na zhg\u00ebnjeu pa mas\u00eb, ishte nj\u00eb tradh\u00ebti e past\u00ebr nga partneri i koalicionit, i cili, ndon\u00ebse e shihte vullnetin masiv t\u00eb qytetar\u00ebve fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Presidentes Dr. Vjosa Osmani n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin aq dinjitoz t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb, veproi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papranueshme.<br \/>\nDuke marr\u00eb parasysh se Presidentja znj. Osmani shprehu vullnetin e saj legjitim dhe t\u00eb garantuar edhe me Kushtetut\u00eb se mund t\u00eb kandidohet edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat si Presidente e Republik\u00ebs, ajo jo vet\u00ebm q\u00eb hasi n\u00eb kund\u00ebrshti dhe zero mb\u00ebshtetje nga partneri i koalicionit, por madje madje u tentua edhe t\u00eb tallej dhe t\u00eb denigrohej figura e saj, duke i ofruar fillimisht 30 vota, e m\u00eb pas n\u00eb tentim p\u00ebr ta rritur edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb tallje edhe 33 vota.I gjith\u00eb ky plan p\u00ebr ta futur n\u00eb gar\u00eb znj. Osmani, nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kuorumin kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e kandidatit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr Presidentz. Konjufca, dhe jo p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur realisht zgjedhjen e saj me vot\u00eb.<br \/>\nSikur kjo t\u00eb mos mjaftonte, zhg\u00ebnjimin ton\u00eb si deg\u00eb t\u00eb De\u00e7anit e thelloi edhe m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrimi jo mb\u00ebshtet\u00ebs i vet Partis\u00eb Guxo, parti q\u00eb dikur vet\u00eb Presidentja Osmani, s\u00eb bashku me ne, e themeloi.P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, neve si deg\u00eb (n\u00eb aspektin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm) dhe kontribuues q\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr Partin\u00eb Guxo dhe p\u00ebr fitoren e deputet\u00ebve tan\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, na u mohua e drejta elementare p\u00ebr t\u2019u informuar se cili do t\u00eb ishte q\u00ebndrimi i Partis\u00eb son\u00eb, pra pro apo kund\u00ebr rizgjedhjes s\u00eb Presidentes znj. Osmani p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Madje u b\u00eb edhe shkelje statutare, konkretisht e Nenit 15, pika 2, q\u00eb rregullon kompetencat e nj\u00ebrit prej organeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb partis\u00eb \u2013 K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili qart\u00eb specifikon se:K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm merr q\u00ebndrime dhe vendime rreth \u00e7\u00ebshtjeve me interes nacional t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pyetja legjitime p\u00ebr Partin\u00eb ton\u00eb shtroh\u00ebt:Cila \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr mund t\u00eb ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr interesin nacional sesa zgjedhja e Presidentit\/es s\u00eb Republik\u00ebs?<br \/>\nP\u00ebr neve si Guxo e De\u00e7anit p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: asnj\u00eb tjet\u00ebr.Prandaj, edhe kjo p\u00ebr neve si deg\u00eb \u00ebsht\u00eb e pafalshme q\u00eb u lam\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb informative, e ku p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebndrime refuzuese u informuam vet\u00ebm p\u00ebrmes mediave dhe rrjeteve sociale n\u00eb dit\u00ebn D, pra m\u00eb 5 mars, ashtu si edhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne n\u00eb Partin\u00eb Guxo p\u00ebrgjith\u00ebsisht kemi qen\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se 7 deputet\u00ebt e partis\u00eb son\u00eb nuk mund ta nominojn\u00eb apo ta zgjedhin t\u00eb vet\u00ebm Presidenten znj. Osmani. Por rreshtimi i Partis\u00eb son\u00eb si refuzues krah L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm, por p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb edhe i pafalsh\u00ebm.Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo situat\u00eb \u00e7oi n\u00eb dor\u00ebheqjen time t\u00eb parevokueshme si themeluese dhe Kryetare e Deg\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Guxo n\u00eb De\u00e7an**, s\u00eb bashku me Kryesin\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb, q\u00eb nga sot, m\u00eb 12 mars 2026, Dega e Partis\u00eb Guxo n\u00eb Komun\u00ebn e De\u00e7anit t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje kolektive dhe t\u00eb parevokueshme, si dhe t\u00eb pushoj\u00eb \u00e7do funksion dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr Partin\u00eb Guxo.<\/p>\n<p>P\u00ebrsonalishg\u00eb, si nj\u00eb rugoviste e p\u00ebrbetuar dhe si nj\u00eb ithtare e madhe e k\u00ebsaj filozofie politike e rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb dhe me bindje t\u00eb mia ve\u00e7 edhe m\u00eb t\u00eb fuqizuara p\u00ebrmes studimeve n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Vjen\u00eb , q\u00eb nga dita e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti kam dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Guxo, p\u00ebr fitoret e koalicionit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashj\u00ebt \u201cVV-GUXO\u201d e mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr fitoren e njer\u00ebzve t\u00eb Partis\u00eb Guxo, me dije, mund, djers\u00eb, p\u00ebrkushtim dhe shpenzim, pa kursyer asgj\u00eb dhe pa k\u00ebrkuar kurr\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim nga partia.Prandaj \u00ebsht\u00eb e dhimbshme deri n\u00eb palc\u00ebn e shpirtit q\u00eb gjith\u00eb ai vullnet, ai ideal i thell\u00eb dhe ai p\u00ebrkushtim p\u00ebr ta rritur me shum\u00eb kujdes, th\u00ebn\u00eb shprehimisht\u00eb si nj\u00eb \u201cf\u00ebmij\u00eb\u201d \u00e7do dit\u00eb Partin\u00eb Guxo dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb fuqishme politike p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb dashur qyetar\u00eb,Puna, p\u00ebrkushtimi dhe angazhimi im profesional, i Kryesis\u00eb dhe i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb deritanishme t\u00eb Partis\u00eb Guxo nuk p\u00ebrfundon sot. P\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Sepse, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebn, t\u00eb pathyesh\u00ebm dhe t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi besuar dhe i kemi takuar q\u00eb nga dita e par\u00eb, pra frym\u00ebs rugoviane, si rugovist\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm dhe t\u00eb vendosur, krah Presidentes znj. Vjosa Osmani, kudo q\u00eb rrug\u00ebt tona politike do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb s\u00eb bashku.Dhe krejt\u00eb p\u00ebr fund, shfyt\u00ebzoj rastin q\u00eb t\u00eb shpreh fal\u00ebnderimin dhe mir\u00ebnjohjen time t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e deritanish\u00ebm me t\u00eb gjith\u00eb, tanim\u00eb ish-bashk\u00ebpartiak\u00ebt, e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb vler\u00ebsuar, njohur dhe respektuar kontributin tim dhe kontributin e Deg\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit p\u00ebr Partin\u00eb Guxo.<\/p>\n<p>Ju uroj sh\u00ebndet dhe suksese kudo q\u00eb jeni dhe kudo q\u00eb do t\u00eb jeni n\u00eb t\u00eb ardhmen. Dhe, pavar\u00ebsisht ndarjes s\u00eb rrug\u00ebve tona politike, uroj\u00eb q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos na ndaj\u00eb puna dhe ideali p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr Republik\u00ebn ton\u00eb si m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebn, mbi t\u00eb gjitha dhe mbi gjith\u00eb\u00e7ka.Me respekt,<\/p>\n<p>Rabije HaklajKryetare (deri m\u00eb sot) e Partis\u00eb Guxo<br \/>\nDega n\u00eb De\u00e7an<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komplet an\u00ebtar\u00ebsia e partis\u00eb GUXO n\u00eb De\u00e7an, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga ky subjekt.Kjo bashk\u00eb me kryesin\u00eb dhe kryetaren. Lajmin e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Rabije Haklaj, kryetare e deg\u00ebs s\u00eb Guxo n\u00eb De\u00e7an.Ajo ka th\u00ebn\u00eb se refuzimi ndaj presidentes Osmani p\u00ebr kandidate s\u00ebrish, \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore. Postimi:DEKLARAT\u00cb PUBLIKE T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, miq dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":229648,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-229647","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229647"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":229649,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229647\/revisions\/229649"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}