{"id":229697,"date":"2026-03-12T21:21:38","date_gmt":"2026-03-12T20:21:38","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=229697"},"modified":"2026-03-12T21:21:38","modified_gmt":"2026-03-12T20:21:38","slug":"presidentja-dorezon-komentet-ne-kushtetuese-dekreti-eshte-ne-perputhje-me-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/presidentja-dorezon-komentet-ne-kushtetuese-dekreti-eshte-ne-perputhje-me-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Presidentja dor\u00ebzon komentet n\u00eb Kushtetuese: Dekreti \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja Vjosa Osmani ka dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese komentet lidhur me k\u00ebrkesat e parashtruara me t\u00eb cilat kontestohet kushtetutshm\u00ebria e dekretit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. P\u00ebrmes k\u00ebtyre komenteve, Osmani vler\u00ebson se dekreti i saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 9 mars 2026, kryeministri Albin Kurti kishte dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Kushtetuese, me t\u00eb cil\u00ebn ka k\u00ebrkuar vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb dekretit t\u00eb Presidentes lidhur me shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, u dor\u00ebzua nga Arb\u00ebrie Nagavci dhe 30 deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Gjykata ka b\u00ebr\u00eb bashkimin e dy k\u00ebrkesave.<\/p>\n<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka siguruar komentet e presidentes, ku thuhet se Kuvendi d\u00ebshtoj\u00eb ta zgjedh Presidentin e ri brenda afatit kushtetues. An\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb krye me Kryeministrin Kurti, sipas Presidentes vazhdimisht kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se 5 marsi \u00ebsht\u00eb afati i fundit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, andaj sipas saj, ndryshimi i q\u00ebndrimeve t\u00eb tyre, duhet par\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zvarritur shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. Thekson se Legjislatura e X-t\u00eb kishte n\u00eb dispozicion 23 dit\u00eb pas konstituimit t\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb zhvilluar procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit, por shfryt\u00ebzuan vet\u00ebm rreth nj\u00eb or\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, Presidentja kund\u00ebrshton k\u00ebrkes\u00ebn e parashtruesve q\u00eb t\u2019iu jepen 60 dit\u00eb afat.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo situat\u00eb me procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit, Osmani ka vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Kuvend. Andaj, pret q\u00eb Kushtetuesja t\u00eb konfirmoj\u00eb se respektimi i afatit p\u00ebrfundimtar dhe imperativ t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86 (2) t\u00eb Kushtetut\u00ebs, \u00ebsht\u00eb detyrim kushtetues dhe i domosdosh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit me komentet e Osmanit, mandati i saj p\u00ebrfundon m\u00eb 4 prill 202 dhe se sipas nenit 86 (2) t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Presidenti i ri \u201cduhet t\u00eb zgjedhet jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual.\u201d Rrjedhimisht, theksohet se afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri ka qen\u00eb data 5 mars 2026, gj\u00eb q\u00eb Kuvendi d\u00ebshtoi ta b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument thuhet se Gjykata Kushtetuese, n\u00eb Aktgjykimin n\u00eb rastin nr. KO 72\/20, kishte konfirmuar se: \u201cKushtetuta parasheh q\u00eb n\u00ebse Kuvendi nuk arrin t\u00eb kryej\u00eb detyrimet e r\u00ebnd\u00ebsishme kushtetuese p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin e Republik\u00ebs, at\u00ebher\u00eb Kuvendi duhet t\u00eb shp\u00ebrndahet me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb Kuvendi t\u00eb ri q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i kryej k\u00ebto detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kushtetuese, pas zgjedhjeve t\u00eb reja dhe t\u00eb parakohshme\u201c.<\/p>\n<p>Presidentja n\u00eb komentet d\u00ebrguar Kushtetueses pretendon se dekreti \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Aty thuhet se afati i fundit i p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86 (2) t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri ka karakter p\u00ebrfundimtar. Dhe se do t\u00eb argumentohet se \u00e7do dispozit\u00eb tjet\u00ebr e Kushtetut\u00ebs q\u00eb nd\u00ebrlidhet me zgjedhjen e Presidentit duhet t\u00eb interpretohet n\u00eb harmoni dhe n\u00eb nd\u00ebrlidhje me k\u00ebt\u00eb afat p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb argumentohet po ashtu se neni 82 (1.3) nuk mund t\u00eb interpretohet si nj\u00eb afat q\u00eb duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb shfryt\u00ebzohet deri n\u00eb fund, por vet\u00ebm si nj\u00eb mund\u00ebsi kushtetuese q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret, me kusht q\u00eb pavar\u00ebsisht momentit kur fillon procedura ajo duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb medoemos tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para skadimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual\u201d, thuhet n\u00eb komentet e Osmanit.<\/p>\n<p>Presidentja po ashtu pret t\u00eb argumentohet se nuk kan\u00eb ekzistuar rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb do ta b\u00ebnin t\u00eb pamundur zgjedhjen e Presidentit brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta, apo q\u00eb do t\u00eb justifikonin mb\u00ebshtetjen ekskluzive n\u00eb nenin 82 (1.3), duke shkelur k\u00ebshtu afatin imperativ t\u00eb nenit 86 (2).<\/p>\n<p>N\u00eb komentet e Presidentes thuhet se Neni 86 (2) i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton se Presidenti i ri \u201cduhet t\u00eb zgjedhet jo m\u00eb<br \/>\nvon\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual\u201c. E meqen\u00ebse Osmanit i p\u00ebrfundon mandati m\u00eb 4 prill, thuhet se afati i fundit kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit ka qen\u00eb data 5 mars 2026.<\/p>\n<p>\u201cGjuha normative e nenit 86 (2) \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: shprehjet \u201cduhet\u201d dhe \u201cjo m\u00eb von\u00eb se\u201d krijojn\u00eb detyrim kushtetues\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thuhet se Kushtetuta nuk parasheh dhe as nuk e mund\u00ebson ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb Presidentit nga kryetari i Kuvendit, p\u00ebrpos n\u00eb rrethanat e sakta t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 90 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ose rrethana krejt\u00ebsisht t\u00eb paparashikueshme- si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb dor\u00ebheqja ose vdekja e Presidentit.<\/p>\n<p>Sipas Presidentes, interpretimi i parashtruesve t\u00eb k\u00ebrkesave relativizon afatin p\u00ebrfundimtar dhe detyrues t\u00eb nenit 86 (2), duke cenuar k\u00ebshtu vet\u00eb rendin kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kushtetuesja, sipas komenteve t\u00eb Presidentes, n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka pasur interpretim shum\u00eb strikt lidhur me detyrimin p\u00ebr themelimin e shpejt\u00eb t\u00eb institucioneve dhe se nj\u00ebjt\u00eb duhet t\u00eb veprohet n\u00eb rastin konkret, sepse \u201c\u00e7do lejim i zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb ri jasht\u00eb afatit imperativ t\u00eb nenit 86 (2) do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte madje edhe rishkrim t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Afati kushtetues p\u00ebrfundimtar p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, sipas k\u00ebtyre komenteve, duhet t\u00eb interpretohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte dhe konsistente ashtu q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb parashikueshm\u00ebri p\u00ebr veprimet pasuese t\u00eb institucionit t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Koh\u00ebzgjatja maksimale prej 60 dit\u00ebsh, theksohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi procedurale q\u00eb i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion Kuvendit, por e cila duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet gjithmon\u00eb deri n\u00eb detyrimin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86 (2), afat ky i cili n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk mund t\u00eb tejkalohet.<\/p>\n<p>\u201cData 5 mars 2026 si dat\u00eb e fundit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb deklarime publike, si para ashtu edhe pas nxjerrjes s\u00eb Dekretit nr. 24\/2026, edhe nga ana e vet\u00eb parashtruesve t\u00eb k\u00ebrkesave, p\u00ebrfshir\u00eb Kryetaren e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Kryeministrin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, an\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb dhe deputet\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb edhe parashtrues t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs KO74\/26. Rrjedhimisht, ky ndryshim n\u00eb q\u00ebndrim duhet t\u00eb shihet si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zvarritur shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, si rezultat i paevituesh\u00ebm dhe p\u00ebrfundimtar, e jo si nj\u00eb paqart\u00ebsi e dispozitave kushtetuese\u201d, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga q\u00ebllimet par\u00ebsore t\u00eb dispozit\u00ebs s\u00eb afatit p\u00ebrfundnimtar p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb mos mbetet asnj\u00eb dit\u00eb pa President t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Sipas saj, parashtruesit e k\u00ebrkesave e konsiderojn\u00eb afatin p\u00ebrfundimtar dhe imperativ t\u00eb nenit 86 (2) vet\u00ebm si mund\u00ebsi, dhe jo si detyrim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit\/es.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00eb se deri n\u00eb d\u00ebshtimin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit m\u00eb 5 mars 2026, procedur\u00eb e cila ka filluar vet\u00ebm dy or\u00eb para kalimit t\u00eb afatit kushtetues, t\u00eb gjitha forcat politike dhe lider\u00ebt institucional, kan\u00eb pasur pajtueshm\u00ebri dhe qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pasoj\u00ebn e d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit brenda afatit kushtetues, pra 5 marsit 2026, deklarata k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb leht\u00eb t\u00eb qasshme n\u00eb platforma publike\u201d, citohet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Presidentja n\u00eb komente parashtron se neni 82 (1.3) i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton nj\u00eb mund\u00ebsi prej maksimalisht 60 dit\u00ebsh p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, nga dita e fillimit t\u00eb procedur\u00ebs. Pra, jan\u00eb 60 dit\u00eb vet\u00ebm para skadimit t\u00eb afatit p\u00ebrfundimtar t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86 (2) Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb komente, thuhet se mund t\u00eb zhvillohen deri n\u00eb tre raunde votimi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb periudhe kohore prej maksimalisht 60 dit\u00ebsh, por q\u00eb sipas afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86 (2), kushti \u00ebsht\u00eb q\u00eb e t\u00ebr\u00eb procedura t\u00eb p\u00ebrmbyllet jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual.<\/p>\n<p>Pretendimi i parashtruesve t\u00eb k\u00ebrkesave se dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit cenon parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve, sipas Presidentes, nuk q\u00ebndron, p\u00ebrkundrazi- ajo konsideron se p\u00ebrforcon ndarjen dhe balancimin e pushteteve. N\u00eb rast se do t\u00eb vepronte ndryshe, Osmani vler\u00ebson se do t\u00eb cenohej rendi kushtetues i shtetit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, potencohet se n\u00eb rastin aktual, nuk ka ekzistuar asnj\u00eb rrethan\u00eb objektive apo e jasht\u00ebzakonshme, e cila do t\u00eb pamund\u00ebsonte zgjedhjen e Presidentit para skadimit t\u00eb afatit p\u00ebrfundimtar kushtetues<\/p>\n<p>Presidentja thekson se \u00ebsht\u00eb neglizhuar detyrimi kushtetues i deputet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe p\u00ebrmbyllur procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cPas konstituimit t\u00eb Legjislatur\u00ebs s\u00eb Dhjet\u00eb m\u00eb 11 shkurt 2026, deputet\u00ebt e Kuvendit kan\u00eb pasur n\u00eb dispozicion plot nj\u00ebzet e tri (23) dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe p\u00ebrmbyllur procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit brenda afatit kushtetues. Sidoqoft\u00eb, ka pasur neglizhim t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij detyrimi t\u00eb tyre kushtetues dhe t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shtetin ton\u00eb, duke mos e konsideruar si \u00e7\u00ebshtje me prioritet\u201d, thuhet n\u00eb komentet e Osmanit.<\/p>\n<p>Sipas Presidentes, deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb parashtruar k\u00ebrkes\u00ebn, kan\u00eb k\u00ebrkuar 60 dit\u00eb afat p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri, ndon\u00ebse, sipas saj, nuk shfryt\u00ebzuan asnj\u00eb nga 23 dit\u00ebt q\u00eb kishin n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb sakt\u00ebsisht, nga 552 or\u00eb t\u00eb cilat ata i kan\u00eb pasur n\u00eb dispozicion, ata kan\u00eb zgjedhur t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb vet\u00ebm rreth nj\u00eb or\u00eb p\u00ebr t\u00eb tentuar t\u00eb p\u00ebrmbushin nj\u00ebrin nga detyrimet e tyre kryesore kushtetuese\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb arritur kompromis politik nuk p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb kushtetuese, por sipas Osmanit, p\u00ebrkundrazi p\u00ebrfaq\u00ebson d\u00ebshtimin e vet\u00eb Kuvendit p\u00ebr t\u00eb ushtruar kompetencat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i jan\u00eb besuar nga Kushtetuta.<\/p>\n<p>\u201cRrjedhimisht, moszgjedhja e Presidentit brenda afatit kushtetues p\u00ebrfundimtar t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86.2 nuk ka qen\u00eb rezultat i ndonj\u00eb pengese objektive, por i munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Kuvend. K\u00ebsisoj, nuk ekziston asnj\u00eb baz\u00eb kushtetuese q\u00eb do t\u00eb lejonte vazhdimin e procesit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit pas kalimit t\u00eb afatit p\u00ebrfundimtar t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86.2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb komenteve, Presidentja vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb paqart\u00ebsi kushtetuese, por me nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe detyruese t\u00eb Kushtetut\u00ebs- respektivisht nenin 86 (2) i cili qartazi p\u00ebrcakton afatin p\u00ebrfundimtar dhe imperativ p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit. Meqen\u00ebse afati i p\u00ebrcaktuar ka kaluar pa u p\u00ebrmbushur detyrimi kushtetues i Kuvendit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri, u aktivizu mekanizm i shp\u00ebrndarjes s\u00eb Kuvendit<br \/>\nnga ana e Presidentes.<\/p>\n<p>Dekreti, sipas komenteve, nuk ka krijuar nj\u00eb realitet t\u00eb ri juridik, por ka formalizuar nj\u00eb pasoj\u00eb q\u00eb buron drejtp\u00ebrdrejt nga d\u00ebshtimi i Kuvendit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb nga detyrimet e tij themelore kushtetuese, t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 65 (7) t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do interpretim tjet\u00ebr do t\u00eb n\u00ebnkuptonte relativizimin e karakterit detyrues t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe do t\u00eb krijonte precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr funksionimin e rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb qasje e till\u00eb do t\u00eb hapte rrug\u00ebn p\u00ebr bllokime t\u00eb q\u00ebllimshme institucionale dhe p\u00ebr zbehjen e vet\u00eb parimit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Presidentja k\u00ebrkon q\u00eb Kushtetuesja t\u00eb konfirmoj\u00eb se respektimi i afatit p\u00ebrfundimtar dhe imperativ t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 86 (2) t\u00eb Kushtetut\u00ebs, \u00ebsht\u00eb detyrim kushtetues, i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit institucional, funksionimin demokratik t\u00eb shtetit dhe besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb rendin kushtetues t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Kushtetuese m\u00eb 9 mars 2026 ka vendosur mas\u00ebn e p\u00ebrkohshme p\u00ebr dekretin e Presidentes Vjosa Osmani p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, t\u00eb 6 marsit 2026.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me t\u00eb cil\u00ebn pretendon se dekreti i Presidentes Vjosa Osmani p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Petendohet se jan\u00eb shkelur gjasht\u00eb nene t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 5 marsit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje i paraqiti dy kandidat\u00eb p\u00ebr postin presidentt: Glauk Konjufc\u00ebn dhe Fatmire Mulhaxha-Koll\u00e7akun. Seanca u nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb munges\u00eb kuorumi. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, presidentja Osmani shpalli dekretin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja Vjosa Osmani ka dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese komentet lidhur me k\u00ebrkesat e parashtruara me t\u00eb cilat kontestohet kushtetutshm\u00ebria e dekretit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. P\u00ebrmes k\u00ebtyre komenteve, Osmani vler\u00ebson se dekreti i saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn. Me dat\u00eb 9 mars 2026, kryeministri Albin Kurti kishte dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Kushtetuese, me t\u00eb cil\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":229546,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-229697","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=229697"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229697\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":229698,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/229697\/revisions\/229698"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=229697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=229697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=229697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}