{"id":230122,"date":"2026-03-18T19:58:25","date_gmt":"2026-03-18T18:58:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230122"},"modified":"2026-03-18T19:58:25","modified_gmt":"2026-03-18T18:58:25","slug":"qasja-ne-te-dhenat-penale-ngre-shqetesim-per-privatesine-dhe-ndarjen-e-pushteteve-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qasja-ne-te-dhenat-penale-ngre-shqetesim-per-privatesine-dhe-ndarjen-e-pushteteve-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Qasja n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat penale ngre shqet\u00ebsim p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb dhe ndarjen e pushteteve n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb draft-udh\u00ebzim i ri i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb synon t\u00eb zgjeroj\u00eb qasjen e saj n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat penale t\u00eb qytetar\u00ebve, ka ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr cenimin e privat\u00ebsis\u00eb, shkeljen e ligjit dhe rrezikun e politizimit t\u00eb informacioneve t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>Me draft-udh\u00ebzimin e hartuar parashihet q\u00eb MD-ja mund: t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga Sistemi i Evidenc\u00ebs Penale, t\u00eb krijoj\u00eb kopje t\u00eb tyre, t\u00eb p\u00ebrpunoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna individuale dhe masive, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr analiza dhe statistika, si dhe t\u00eb ruaj\u00eb regjistra t\u00eb qasjes p\u00ebr periudha shum\u00eb t\u00eb gjata, deri edhe p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb rastin e qasjes n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna masive.<\/p>\n<p>Neni 4 i k\u00ebtij draft-udh\u00ebzimi thot\u00eb se MD-ja ka qasje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Sistemin e Evidenc\u00ebs Penale, se ajo nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nd\u00ebrhyrje apo intervenime n\u00eb t\u00eb dhe se ministri, me vendim, cakton zyrtarin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr qasje n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs (KGJK) dhe Agjencia p\u00ebr Informim dhe Privat\u00ebsi (AIP) kan\u00eb shprehur rezerva t\u00eb m\u00ebdha ndaj mas\u00ebs, duke paralajm\u00ebruar se ajo mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet vendore dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n<p>Kritika p\u00ebr \u201cqasje t\u00eb pakufizuar\u201d<br \/>\nSipas IKD-s\u00eb, q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb analiz\u00eb k\u00ebtij draft-udh\u00ebzimi, ai i jep Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb kompetenca shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera sesa ato q\u00eb parashihen me ligj.<\/p>\n<p>\u201cKy draft i jep Ministris\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Sistemin e Evidenc\u00ebs Penale \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb marrjen e dosjeve, kopjimin dhe p\u00ebrpunimin masiv t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave e t\u00eb tjera \u2013 kompetenca q\u00eb nuk ia njeh Ligji p\u00ebr Sistemin Qendror t\u00eb Evidenc\u00ebs Penale\u201d, thot\u00eb G\u00ebzim Shala nga ky institut.<\/p>\n<p>Sistemi i Evidenc\u00ebs Penale \u00ebsht\u00eb databaza q\u00eb p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna mbi d\u00ebnimet penale t\u00eb qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrdoret kryesisht nga autoritetet gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Sipas Ligjit p\u00ebr Sistemin Qendror t\u00eb Evidenc\u00ebs Penale, ai administrohet nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ligji aktual i lejon Ministris\u00eb qasje t\u00eb kufizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, kryesisht p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si shk\u00ebmbimi i t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr personat e d\u00ebnuar me shtete t\u00eb tjera, por jo nd\u00ebrhyrje apo kontroll t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi databaz\u00ebn.<\/p>\n<p>Rreziku p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut<br \/>\nEkspert\u00ebt theksojn\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat nga Sistemi i Evidenc\u00ebs Penale klasifikohen si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndjeshmet dhe k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje t\u00eb rrept\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Sipas Shal\u00ebs, drafti bie ndesh jo vet\u00ebm me Ligjin p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>K\u00ebto standarde jan\u00eb pjes\u00eb e korniz\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb evropiane p\u00ebr mbrojtjen e privat\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Kosova synon ta ndjek\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb afrimit me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201c Ky draft nuk respekton standardet p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ndjeshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe me shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb garantuara edhe me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Shala.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron edhe p\u00ebr nj\u00eb rrezik tjet\u00ebr: transferimin e kontrollit mbi k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nga sistemi gjyq\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb institucion ekzekutiv.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat kalojn\u00eb nga sistemi gjyq\u00ebsor n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 pra, te nj\u00eb institucion ekzekutiv dhe politik \u2013 at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb krijohen dyshime se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, potencialisht, mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe politikisht, n\u00eb raport me persona q\u00eb kan\u00eb pesh\u00eb politike apo pesh\u00eb publike\u201d, paralajm\u00ebron Shala.<\/p>\n<p>N\u00eb sistemet demokratike, ndarja nd\u00ebrmjet pushtetit gjyq\u00ebsor dhe atij ekzekutiv konsiderohet thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb parandaluar abuzimin me informacionet e ndjeshme.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtime edhe nga sistemi gjyq\u00ebsor<br \/>\nK\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs, q\u00eb administron Sistemin e Evidenc\u00ebs Penale, kund\u00ebrshton po ashtu qasjen e parapar\u00eb n\u00eb draft.<\/p>\n<p>Sipas KGJK-s\u00eb, qasja e plot\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat individuale t\u00eb personave t\u00eb d\u00ebnuar, bie ndesh me parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve dhe me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky institucion ka shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb hartimin e nj\u00eb dokumenti t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, duke ofruar asistenc\u00eb dhe propozime konkrete.<\/p>\n<p>Komentet e KGJK-s\u00eb bazohen n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh vendore dhe standardesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb rregullojn\u00eb mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave dhe funksionimin e evidenc\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201c Komentet q\u00eb i jan\u00eb d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb dispozitat e Kodit Penal, Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, Kodit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb Mitur, Ligjin p\u00ebr Sistemin Qendror t\u00eb Evidenc\u00ebs Penale, Ligjin p\u00ebr KGJK-n\u00eb dhe Ligjin p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, si dhe n\u00eb praktikat dhe aktet p\u00ebrkat\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat rregullojn\u00eb funksionimin e regjistrit shtet\u00ebror t\u00eb evidenc\u00ebs penale\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e KGJK-s\u00eb .<\/p>\n<p>KGJK-ja \u00ebsht\u00eb organi kryesor p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr administrimin e sistemit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb menaxhimin e t\u00eb dh\u00ebnave penale \u2013 \u00e7ka e b\u00ebn rolin e saj ky\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat.<\/p>\n<p>Munges\u00eb konsultimesh me autoritetin e privat\u00ebsis\u00eb<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim lidhet me munges\u00ebn e konsultimeve me Agjencin\u00eb p\u00ebr Informim dhe Privat\u00ebsi \u2013 institucioni kryesor p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>AIP konfirmon se nuk ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e hartimit t\u00eb draftit dhe se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr t\u00eb deri n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do draft q\u00eb prek p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale \u2013 sidomos t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndjeshme \u2013 duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb plot\u00eb juridik dhe institucional para miratimit\u201d, thekson AIP .<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende evropiane, konsultimi me autoritetet e privat\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i detyruesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do politik\u00eb q\u00eb prek t\u00eb dh\u00ebnat personale.<\/p>\n<p>AIP paralajm\u00ebron se t\u00eb dh\u00ebnat nga Sistemi i Evidenc\u00ebs Penale kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn private, dinjitetin dhe reputacionin e qytetar\u00ebve, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebrkojn\u00eb standarde t\u00eb larta mbrojtjeje.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Avokatit t\u00eb Popullit<br \/>\nInstitucioni i Avokatit t\u00eb Popullit nuk dha ndonj\u00eb vler\u00ebsim konkret p\u00ebr draftin, duke theksuar se nuk komenton dokumente q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb shqyrtim zyrtar prej tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky institucion rikujton se \u00e7do akt ligjor dhe n\u00ebnligjor duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe t\u00eb garantoj\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit konfirmonse nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e grupit punues dhe nuk ka marr\u00eb ankesa zyrtare lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por shton se do ta monitoroj\u00eb at\u00eb n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Draft-udh\u00ebzimi administrativ nuk \u00ebsht\u00eb miratuar ende p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>Institucionet dhe organizatat q\u00eb kan\u00eb reaguar presin q\u00eb ai t\u00eb rishikohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke marr\u00eb parasysh v\u00ebrejtjet e ngritura dhe duke u harmonizuar me ligjin dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb draft-udh\u00ebzim i ri i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb synon t\u00eb zgjeroj\u00eb qasjen e saj n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat penale t\u00eb qytetar\u00ebve, ka ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr cenimin e privat\u00ebsis\u00eb, shkeljen e ligjit dhe rrezikun e politizimit t\u00eb informacioneve t\u00eb ndjeshme. Me draft-udh\u00ebzimin e hartuar parashihet q\u00eb MD-ja mund: t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":230123,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230122","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230122"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230122\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230124,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230122\/revisions\/230124"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230123"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}