{"id":230234,"date":"2026-03-20T12:38:37","date_gmt":"2026-03-20T11:38:37","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230234"},"modified":"2026-03-20T12:38:37","modified_gmt":"2026-03-20T11:38:37","slug":"nga-kriza-globale-te-xhepi-i-qytetarit-oek-dhe-dhtik-propozojne-masa-per-uljen-e-cmimit-te-naftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nga-kriza-globale-te-xhepi-i-qytetarit-oek-dhe-dhtik-propozojne-masa-per-uljen-e-cmimit-te-naftes\/","title":{"rendered":"\u200bNga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojn\u00eb masa p\u00ebr uljen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Rritja e vazhdueshme e \u00e7mimeve t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs ka shtuar presionin mbi ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. P\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi, Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs, kan\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje t\u00eb m\u00ebnj\u00ebhershme nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes masave q\u00eb synojn\u00eb uljen e \u00e7mimeve t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb leht\u00ebsimin e barr\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lulzim Rafuna tha p\u00ebr KosovaPress, se pas analizave t\u00eb kryera, institucioni q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson ka propozuar dy masa konkrete q\u00eb do t\u00eb ndikonin n\u00eb uljen e \u00e7mimeve t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuke pas parasysh trendin q\u00eb po ndodh n\u00eb shtetet e Bashkimit Evropian, \u00e7mimi i rritjes s\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs, po edhe rrethanat e luft\u00ebs gjeopolitike, kemi propozuar q\u00eb Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb dy masa fiskale. E para q\u00eb ta ul\u00eb norm\u00ebn e tatimit t\u00eb akciz\u00ebs p\u00ebr derivatet e naft\u00ebs dhe e dyta ta largoj\u00eb plot\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar, p\u00ebrkoh\u00ebsisht\u2026. \u2026Dihet q\u00eb tatimi i vler\u00ebs s\u00eb shtuar \u00ebsht\u00eb tatim i konsumatorit, nuk \u00ebsht\u00eb tatim i kompanis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb \u00e7do ulje e tatimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar apo largim i p\u00ebrkohsh\u00ebm, do t\u00eb n\u00ebnkuptonte ulje e \u00e7mimit t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs dhe nj\u00eb leht\u00ebsim m\u00eb i madh p\u00ebr qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha Rafuna<\/p>\n<p>Sipas analizave t\u00eb Od\u00ebs Ekonomike, n\u00ebse k\u00ebto masa zbatohen plot\u00ebsisht, \u00e7mimi i naft\u00ebs mund t\u00eb ulet deri n\u00eb 30-40 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cVaret tani se cila sa do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrqindja e uljes, sa p\u00ebr sa p\u00ebr qind do t\u00eb ulet norma e tatimit t\u00eb akciz\u00ebs, po ashtu varet sa do t\u00eb hiqet tatimi i vler\u00ebs s\u00eb shtuar nga derivatet e naft\u00ebs apo do t\u00eb ulet tatimi i vler\u00ebs s\u00eb shtuar. Mir\u00ebpo sipas analiz\u00ebs son\u00eb, kjo do t\u00eb ndikonte rreth 30% deri 40% q\u00eb \u00e7mimi i naft\u00ebs t\u00eb ulet, prap\u00eb n\u00eb supozimin se do t\u00eb largohet t\u00ebr\u00ebsisht tatimi i norm\u00ebs s\u00eb akciz\u00ebs apo edhe tatimi i vler\u00ebs s\u00eb shtuar\u201d, tha ai<\/p>\n<p>Rafuna paralajm\u00ebroi se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb veprimeve konkrete, pritet q\u00eb \u00e7mimet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten duke marr\u00eb parasysh zhvillimet gjeopolitike, p\u00ebrfshir\u00eb tensionet n\u00eb Lindjen e Mesme dhe bllokimin e rrug\u00ebve kryesore t\u00eb furnizimit me naft\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrendi \u00ebsht\u00eb duke u rritur, shum\u00eb vende tash kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi ve\u00e7 p\u00ebr Kosov\u00ebn ose nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb vet\u00ebm Kosova duhet ta adaptoj\u00eb, kan\u00eb filluar shum\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr me i nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb. Kemi edhe shum\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb kan\u00eb filluar edhe me masa kufizuese t\u00eb tjera me i vendos. K\u00ebshtu q\u00eb duhet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje urgjente e menj\u00ebhershme nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta stabilizoj\u00eb tregun dhe t\u2019i ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos u ulet standardi jet\u00ebsor dhe mos ta ndiejn\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb inflacionit apo k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb duke na ndodh\u00eb tani. Pritjet jan\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb duke u rritur \u00e7mimet, sipas trendit q\u00eb jemi duke e pa dhe sipas analizave q\u00eb jemi duke i b\u00ebr\u00eb. Mir\u00ebpo sa do t\u00eb zgjas\u00eb kjo periudh\u00eb nuk dihet p\u00ebr momentin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne kemi propozuar q\u00eb t\u00eb kemi masa t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr aq sa ka nevoj\u00eb derisa t\u00eb stabilizohet gjendja\u201d, u shpreh Rafuna.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe Presidenti i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Sk\u00ebnder Krasniqi ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr veprim t\u00eb shpejt\u00eb, pasi sipas tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb emergjente.<\/p>\n<p>\u201cDhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb ka k\u00ebrkuar dhe k\u00ebrkon q\u00eb me urgjenc\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb ul\u00eb taks\u00ebn dhe akciz\u00ebn n\u00eb naft\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb duke vepruar shum\u00eb vende t\u00eb tjera dhe rasti i fundit edhe Italia, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb ulje t\u00eb \u00e7mimit i cili \u00ebsht\u00eb duke e ngarkuar jasht\u00ebzakonisht biznesin dhe qytetarin n\u00eb blerje dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rritjen e \u00e7mimit t\u00eb konsumit si rezultat i rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe transportit t\u00eb saj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb emergjente n\u00eb nj\u00eb afat s\u00eb paku tremujor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb stabilitet sepse situatat me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb duke u ndodh\u00eb n\u00eb Iran dhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe q\u00eb t\u00eb kemi rritje edhe m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimeve sesa kemi aktualisht\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, ministrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila para dy dit\u00ebsh p\u00ebr KosovaPress, tha se pritet nj\u00eb stabilizim i \u00e7mimeve n\u00eb muajt n\u00eb vijim, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb ver\u00ebs, duke sqaruar se \u00e7mimi i naft\u00ebs p\u00ebrcaktohet mbi baz\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb importit t\u00eb nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se importuesit me shumic\u00eb mund t\u00eb rrisin \u00e7mimin vet\u00ebm deri n\u00eb 2 cent p\u00ebr lit\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb shitje me pakic\u00eb shtohen edhe 12 cent. Si shembull, ajo p\u00ebrmendi se n\u00ebse nafta importohet me 1.50 euro p\u00ebr lit\u00ebr, ajo mund t\u00eb shitet me shumic\u00eb deri n\u00eb 1.52 euro dhe me pakic\u00eb deri n\u00eb 1.64 euro.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e luft\u00ebs mes SHBA-s\u00eb e Izraelit me Iranin, edhe \u00e7mimet e karburant\u00ebve jan\u00eb shtrenjtuar n\u00eb rreth 1.50 euro nafta, dhe 1.30 benzina.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e vazhdueshme e \u00e7mimeve t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs ka shtuar presionin mbi ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. P\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi, Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs, kan\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrje t\u00eb m\u00ebnj\u00ebhershme nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes masave q\u00eb synojn\u00eb uljen e \u00e7mimeve t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs dhe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":229612,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230234","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230234"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230235,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230234\/revisions\/230235"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/229612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}