{"id":230456,"date":"2026-03-24T07:53:52","date_gmt":"2026-03-24T06:53:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230456"},"modified":"2026-03-24T07:53:52","modified_gmt":"2026-03-24T06:53:52","slug":"kryesuesi-i-kpkse-per-zgjedhjen-e-kryeprokurorit-te-shtetit-ska-pozita-te-rezervuara-ne-sistemin-prokurorial","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryesuesi-i-kpkse-per-zgjedhjen-e-kryeprokurorit-te-shtetit-ska-pozita-te-rezervuara-ne-sistemin-prokurorial\/","title":{"rendered":"Kryesuesi i KPK\u2019s\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit: S\u2019ka pozita t\u00eb rezervuara n\u00eb sistemin prokurorial"},"content":{"rendered":"<p>Arian Gashi, kryesues i K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs (KPK), ka folur rreth asaj se kur pritet t\u00eb zgjedhet Kryeprokurori i Shtetit dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u2019i paraprij\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Gashi theksoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb e ka trash\u00ebguar n\u00eb KPK, ngase nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e K\u00ebshillit kur ishte b\u00ebr\u00eb propozimi i Blerim Isufajt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet q\u00eb un\u00eb kam trash\u00ebguar n\u00eb K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, propozimi q\u00eb ju e that\u00eb (p\u00ebr Kryeprokuror t\u00eb Shtetit) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2022, kur un\u00eb nuk kam qen\u00eb fare pjes\u00eb e K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak se un\u00eb kam ardh\u00eb n\u00eb vitin 2023- \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti opinioni publik ka interesim\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ai tha se n\u00eb adres\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb me ardhjen e tij n\u00eb pozit\u00ebn e kryesuesit, q\u00eb nga data 16 mars ka pranuar shum\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr informacion lidhur me p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kryesuesi tha se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se lidhur me procesin e kaluar p\u00ebr Kryeprokuror t\u00eb Shtetit ka pasur kritika t\u00eb m\u00ebdha edhe nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Tha se pret q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit t\u00eb trajtohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>\u201cDuke filluar nga Ambasada Amerikane, Ambasada Gjermane dhe partner\u00ebt tjer\u00eb nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, po ashtu nga shoq\u00ebria civile ka pasur kritika t\u00eb m\u00ebdha. Konsideroj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do duhej t\u00eb trajtohej trupave t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt\u201d, u shpreh Gashi.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se konsideron q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb paraprakisht t\u00eb gjith\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebri deri tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ku ka ngecur ky proces, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb metat e k\u00ebtij procesi dhe vet\u00ebm pasi q\u00eb ta kemi k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb- at\u00ebher\u00eb duhet ta shqyrtojm\u00eb aspektin ligjor p\u00ebr shkak se si\u00e7 e dini ne edhe pse n\u00eb vitin 2024 kemi nxjerr\u00eb si K\u00ebshill nj\u00eb Rregullore q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zgjedhjen e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit dhe kryeprokuror\u00ebve t\u00eb prokurorive tjera n\u00eb nivel t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, rregullorja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb kur ka qen\u00eb n\u00eb fuqi Ligji paraprak i KPK-s\u00eb, nd\u00ebrkaq Ligji i ri ka parapar\u00eb ndryshime t\u00eb cilat e reflektojn\u00eb nevoj\u00ebn urgjente t\u00eb ndryshimit t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje.<\/p>\n<p>Gashi deklaroi se n\u00ebse ky proces do t\u00eb trajtohej tani brenda trupave t\u00eb KPK-s\u00eb, do t\u00eb ishte e pamundur t\u00eb b\u00ebhej me rregulloren paraprake.<\/p>\n<p>\u201cSepse n\u00eb at\u00eb rregullore, n\u00eb komisionin rekrutues n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb parashihet q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb, n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Komisionin e ankesave parashihet t\u00eb jen\u00eb tre an\u00ebtar\u00eb- q\u00eb n\u00eb fakt duhet t\u00eb jen\u00eb pes\u00eb plus tre- tet\u00eb, sepse vet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e K\u00ebshillit Prokurorial ka komplet shtat\u00eb an\u00ebtar\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve gjasht\u00eb jan\u00eb tani aktual. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb ta trajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje brenda rregullores q\u00eb e kemi n\u00eb fuqi dhe natyrisht q\u00eb edhe kjo rregullore do duhej t\u00eb ndryshohej paraprakisht, dhe vet\u00ebm pasi ta kemi t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, pasi ta kemi edhe ndryshimin e rregullores n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb konsultim t\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe me shoq\u00ebrin\u00eb civile duhet t\u2019i qasemi k\u00ebsaj teme n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Kryesuesi Gashi theksoi se edhe Raporti i Progresit nj\u00eb nga problemet q\u00eb e parasheh n\u00eb sistemin prokurorial \u00ebsht\u00eb procesi i ri p\u00ebr zgjedhjen e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb deri n\u00eb Raportin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Progresit, kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb epilog. Tha se duhet t\u00eb trajtohet n\u00eb nivel t\u00eb K\u00ebshillit.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7ka mundem t\u2019iu siguroj qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se nuk ka emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm, nuk ka pozita t\u00eb rezervuara n\u00eb sistemin prokurorial, dhe kur jemi tek zgjedhja e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit kjo e di i tejkalon kompetencat e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vet\u00eb faktin se t\u00eb gjitha procedurat q\u00eb kryhen p\u00ebr rekrutim t\u00eb prokurorit t\u00eb shtetit, pastaj duhet nj\u00eb dekret nga ana e Presidentes q\u00eb ai t\u00eb zgjedhet, p\u00ebr dallim nga t\u00eb gjjtha pozitat tjera t\u00eb kryeprokuror\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb\u201d, shtoi Gashi.<\/p>\n<p>Gashi paraprakisht theksoi se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb munguar bashk\u00ebpunimet nd\u00ebrintitucionale, mir\u00ebpo tha se gjat\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb tij do t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht k\u00ebto bashk\u00ebpunime nd\u00ebrinstitucionale kan\u00eb munguar, fatkeq\u00ebsisht ka pasur mure q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar, un\u00eb ato mure do t\u2019i shnd\u00ebrroj n\u00eb ura, n\u00eb ura t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p>Ai tha se vizioni i tij p\u00ebr KPK-n\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur kur ka dor\u00ebzuar koncept-dokumentin e publikuar n\u00eb ueb-faqen e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gashi tha se vet\u00ebm sa ka filluar me nxjerrjen e vendimeve, duke caktuar takime dhe se jan\u00eb marr\u00eb disa vendime, jan\u00eb miratuar rregullore p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur edhe vendime t\u00eb tjera q\u00eb kam marr\u00eb brenda k\u00ebsaj jave q\u00eb nd\u00ebrlidhen pik\u00ebrisht me trupat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb K\u00ebshillin funksonal, po flas p\u00ebr komsionet e p\u00ebrhershme t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial\u201d, tha Gashi. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arian Gashi, kryesues i K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs (KPK), ka folur rreth asaj se kur pritet t\u00eb zgjedhet Kryeprokurori i Shtetit dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u2019i paraprij\u00eb k\u00ebtij procesi. Gashi theksoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb e ka trash\u00ebguar n\u00eb KPK, ngase nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e K\u00ebshillit kur ishte b\u00ebr\u00eb propozimi i Blerim Isufajt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":230457,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230456","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230456"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230456\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230458,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230456\/revisions\/230458"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}