{"id":230480,"date":"2026-03-24T13:27:14","date_gmt":"2026-03-24T12:27:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230480"},"modified":"2026-03-24T13:27:14","modified_gmt":"2026-03-24T12:27:14","slug":"mbrojtja-e-thacit-kerkon-qe-te-urdherohet-prokuroria-te-mos-nxjerre-prova-te-reja-perjashtimisht-ne-rrethana-te-jashtezakonshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mbrojtja-e-thacit-kerkon-qe-te-urdherohet-prokuroria-te-mos-nxjerre-prova-te-reja-perjashtimisht-ne-rrethana-te-jashtezakonshme\/","title":{"rendered":"Mbrojtja e Tha\u00e7it k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebrohet Prokuroria t\u00eb mos nxjerr\u00eb prova t\u00eb reja, p\u00ebrjashtimisht n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme"},"content":{"rendered":"<p>Mbrojtja e Hashim Tha\u00e7it e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati Luka Mishetiq, ka k\u00ebrkuar nga trupi gjykues n\u00eb rastin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroje Prokurorin\u00eb t\u00eb mos nxjerr\u00eb prova t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Sipas aspektit procedural, si\u00e7 paraqitet n\u00eb parashtres\u00ebn e mbrojtjes, m\u00eb 18 shkurt 2026 trupi gjykues ka mbyllur \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjyq\u00ebsor dhe shprehimisht ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregull\u00ebn 136, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk mund t\u00eb paraqiten m\u00eb ndaj tyre parashtresa ose prova t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sipas mbrojtjes, m\u00eb 4 mars, Prokuroria ka vendosur tre artikuj t\u00eb rinj n\u00eb qasje p\u00ebr panelin, me pretendimin se i n\u00ebnshtrohen Rregull\u00ebs 103.<\/p>\n<p>Rregulla 103 sipas Rregullores s\u00eb Procedurave dhe provave, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me provat shfaj\u00ebsuese, e cila parasheh se: \u201cN\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rregull\u00ebs 107 dhe rregull\u00ebs 108, Prokurori i Specializuar i v\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dispozicion Mbrojtjes \u00e7do informacion p\u00ebr t\u00eb cilin ka arsye t\u00eb besohet se sugjeron pafaj\u00ebsin\u00eb, apo leht\u00ebson faj\u00ebsin\u00eb e t\u00eb akuzuarit, apo ndikon n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb ose mb\u00ebshtetshm\u00ebrin\u00eb e provave t\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar, sapo nj\u00eb informacion i till\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn ruajtjen, kontrollin apo dijenin\u00eb faktike t\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar\u201d.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se at\u00eb dit\u00eb kishte k\u00ebrkuar sqarim nga Prokuroria n\u00ebse po ia b\u00ebn me dije trupit gjykues p\u00ebr provat e tilla. Nd\u00ebrsa, Prokuroria veprim t\u00eb ngjash\u00ebm pretendohet se kishte b\u00ebre edhe m\u00eb 10 mars duke i vendosur n\u00eb Legal Workflow edhe dy artikuj t\u00eb tjer\u00eb me pretendimin se i n\u00ebnshtrohen rregull\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRregulla 136 \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: kur procedurat u mbyll\u00ebn m\u00eb 18 shkurt 2026, nuk mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb parashtresa t\u00eb tjera ndaj Panelit dhe Paneli nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb m\u00eb parashtresa t\u00eb tjera ose t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb prova, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme k\u00ebrkojn\u00eb ndryshe. Vet\u00eb Paneli i Gjykimit i udh\u00ebzoi Pal\u00ebt m\u00eb 18 shkurt 2026 se n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb parashtresa ose prova t\u00eb tjera, n\u00eb p\u00ebrputhje me termat e qart\u00eb t\u00eb Rregull\u00ebs 136\u201d, thuhet n\u00eb parashtres\u00ebn e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse sipas mbrojtjes rregulla n\u00eb fjal\u00eb nuk lejon q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen parashtresa ose prova shtes\u00eb, Prokuroria vazhdon ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb \u00eb till\u00eb pa treguar se ka rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Mbrojtja, gjithashtu thot\u00eb se n\u00ebse Prokuroria zbulon materiale shfaj\u00ebsuese q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rihapjen e \u00e7\u00ebshtjes, at\u00ebher\u00eb i takon vet\u00eb mbrojtjes q\u00eb t\u00eb paraqes nj\u00eb mocion n\u00eb p\u00ebrputhje me Rregull\u00ebn 136 dhe t\u00eb tregoj\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme dhe rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb pranuar at\u00eb material shfaj\u00ebsues si prov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr arsyet e lartp\u00ebrmendura, Mbrojtja i k\u00ebrkon me respekt Panelit t\u00eb Gjykimit q\u00eb t\u00eb: URDH\u00cbROJ\u00cb ZPS-n\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb zbulime t\u00eb provave shtes\u00eb ndaj Panelit t\u00eb Gjykimit, qoft\u00eb p\u00ebrmes Legal Workflow apo ndryshe, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse mund t\u00eb demonstroj\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme dhe rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb parashtres\u00ebn e mbrojtjes.<\/p>\n<p>Fjala p\u00ebrmbyll\u00ebse e Prokuroris\u00eb filloi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e 9 shkurtit 2026, dhe p\u00ebrfundoi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, k\u00ebrkoi d\u00ebnim unik me nga 45 vjet burgim p\u00ebr secilin nga kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit. Po m\u00eb 10 shkurt u dha fjala p\u00ebrfundimtare edhe nga mbrojt\u00ebsi i viktimave, Simon Laws.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, m\u00eb 11 shkurt 2026, dha fjal\u00ebn e tij p\u00ebrfundimtare mbrojtja e Hashim Tha\u00e7it dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e vazhdoi edhe m\u00eb 12 shkurt. Po at\u00eb dit\u00eb e nisi fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare mbrojtja e Selimit dhe e p\u00ebrfundoi me 13 shkurt, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas i nisi deklarimet mbrojtja e Krasniqit. Kjo e fundit p\u00ebrfundoi deklaratat p\u00ebrmbyll\u00ebse m\u00eb 16 shkurt, seanc\u00eb e cila vazhdoi me pyetjet e trupit gjykues dhe p\u00ebrgjigjet e mbrojtjes dhe Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbrojtja e Hashim Tha\u00e7it e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati Luka Mishetiq, ka k\u00ebrkuar nga trupi gjykues n\u00eb rastin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroje Prokurorin\u00eb t\u00eb mos nxjerr\u00eb prova t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 se n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Sipas aspektit procedural, si\u00e7 paraqitet n\u00eb parashtres\u00ebn e mbrojtjes, m\u00eb 18 shkurt 2026 trupi gjykues ka mbyllur \u00e7\u00ebshtjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":230481,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230480","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230480","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230480"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230480\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230482,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230480\/revisions\/230482"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230481"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}