{"id":230501,"date":"2026-03-24T21:45:07","date_gmt":"2026-03-24T20:45:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230501"},"modified":"2026-03-24T21:45:07","modified_gmt":"2026-03-24T20:45:07","slug":"kurti-e-kujtojme-me-mirenjohje-ndihmen-e-jashtezakonshme-te-nato-s-vecanerisht-rolin-e-shba-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-e-kujtojme-me-mirenjohje-ndihmen-e-jashtezakonshme-te-nato-s-vecanerisht-rolin-e-shba-se\/","title":{"rendered":"Kurti: E kujtojm\u00eb me mir\u00ebnjohje ndihm\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb NATO-s, ve\u00e7an\u00ebrisht rolin e SHBA-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar nd\u00ebrhyrjen e NATO\u2019s 27 vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndal\u00eb spastrimin etnik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti tregoi kronologjin\u00eb e ngjarjeve duke theksuar se p\u00ebrpjekjet diplomatike kishin d\u00ebshtuar, duke e detyruar NATO\u2019n t\u00eb nis\u00eb fushat\u00ebn e bombardimeve.<\/p>\n<p>\u201cKjo fushat\u00eb erdhi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb pasi u b\u00eb e qart\u00eb p\u00ebrfundimisht, q\u00eb Serbia e drejtuar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, nuk do t\u00eb pranonte asnj\u00eb ultimatum p\u00ebr t\u00eb ndaluar operacionet ushtarake dhe policore n\u00eb Kosov\u00eb kund\u00ebr popullsis\u00eb civile dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr forcat nga Kosova dhe se nuk do t\u00eb pranonte asgj\u00eb nga ofertat diplomatike p\u00ebr zgjidhje politike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kurti ka fal\u00ebnderuar shtetet an\u00ebtare t\u00eb NATO\u2019s p\u00ebr vendimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb dhe ve\u00e7oi rolin e SHBA\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAndaj ne e kujtojm\u00eb me mir\u00ebnjohje ndihm\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb NATO-s dhe nderojm\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liri me demokraci dhe shtetnd\u00ebrtim me integrim\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 27 vite nga dita e par\u00eb e fushat\u00ebs s\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s mbi Jugosllavi, e cila e ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik q\u00eb shteti pushtues i Serbis\u00eb po e kryente ndaj shqiptar\u00ebve vendas n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 mars 1999, forcat ajrore t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut (NATO), t\u00eb prira nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nis\u00ebn Operacionin Forca Aleate, duke i bombarduar nga ajri forcat ushtarake dhe policore t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe infrastruktur\u00ebn e tyre. Kjo fushat\u00eb erdhi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00eb dit\u00eb pasi u b\u00eb e qart\u00eb p\u00ebrfundimisht, q\u00eb Serbia e drejtuar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, nuk do t\u00eb pranonte asnj\u00eb ultimatum p\u00ebr t\u00eb ndaluar operacionet ushtarake dhe policore n\u00eb Kosov\u00eb kund\u00ebr popullsis\u00eb civile dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhqeur forcat nga Kosova dhe se nuk do t\u00eb pranonte asgj\u00eb nga ofertat diplomatike p\u00ebr zgjidhje politike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 edhe deklaroi n\u00eb mbr\u00ebmjen e 24 marsit, Presidenti Bill Clinton: \u201cGjat\u00eb muajve t\u00eb fundit kemi b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kemi mundur p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Sekretarja Albright ka punuar pa nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar nj\u00eb marr\u00ebveshje. Zot\u00ebri Millosheviq ka refuzuar. T\u00eb diel\u00ebn e d\u00ebrgova ambasadorin Holbrooke n\u00eb Serbi, p\u00ebr t\u2019ia qart\u00ebsuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb NATO-s, se duhet t\u00eb respektoj\u00eb zotimet e tij dhe t\u00eb ndal\u00eb shtypjen, ose t\u00eb p\u00ebrballet me veprime ushtarake. Por, ai s\u00ebrish refuzoi. Sot, ne dhe 18 aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb NATO-s, kemi r\u00ebm\u00eb dakord ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb se do ta b\u00ebjm\u00eb, at\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr ta rikthyer paqen. Misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb tregojm\u00eb seriozitetin e q\u00ebllimit t\u00eb NATO-s, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit serb\u00eb ta kuptojn\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e ndryshimit t\u00eb kursit t\u00eb tyre t\u00eb veprimit, ta parandalojm\u00eb nj\u00eb ofensiv\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme kund\u00ebr civil\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, ta d\u00ebmtojm\u00eb seriozisht aft\u00ebsin\u00eb ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebmtuar popullin e Kosov\u00ebs. Me pak fjal\u00eb, n\u00ebse Presidenti Millosheviq nuk b\u00ebn paqe, ne do t\u2019ia kufizojm\u00eb aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrtej pritjeve dhe parashikimeve, Jugosllavia e Serbis\u00eb s\u00eb Millosheviqit nuk u dor\u00ebzua edhe p\u00ebr gati tre muaj. K\u00ebshtu, 19 shtete an\u00ebtare t\u00eb NATO-s e bombarduan Jugosllavin\u00eb p\u00ebr 78 dit\u00eb dhe net, deri m\u00eb 10 qershor kur Marr\u00ebveshja Teknike Ushtarake e n\u00ebnshkruar n\u00eb Kumanov\u00eb, i dha fund luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, pik\u00ebrisht gjat\u00eb atyre dit\u00ebve, Serbia i intensifikoi veprimet n\u00eb terren p\u00ebr ta realizuar planin \u201cPatkoi\u201d p\u00ebr spastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs nga shqiptar\u00ebt, duke d\u00ebbuar mbi 860 mij\u00eb shqiptar\u00eb nga Kosova dhe zhvendosur rreth gjysm\u00eb milioni t\u00eb tjer\u00eb brenda saj. Vet\u00ebm gjat\u00eb muajit prill t\u00eb vitit 1999, shteti i Serbis\u00eb, p\u00ebrmes forcave t\u00eb armatosura policore dhe ushtarake, vrau mbi 4000 civil\u00eb shqiptar\u00eb. Shum\u00eb prej tyre ishin viktima t\u00eb masakrave t\u00eb ekzekutuara gjithandej Kosov\u00ebs, kurse jo pak prej tyre ende jan\u00eb t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Tragjedia e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs e shtrir\u00eb nd\u00ebr dekada por e kulmuar n\u00eb luft\u00ebn e viteve 1998 dhe 1999, e sensiblizoi bot\u00ebn demokratike per\u00ebndimore dhe e vuri n\u00eb l\u00ebvizje aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake n\u00eb histori, NATO-n, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb ushtarakisht me q\u00ebllim t\u00eb ndalimit t\u00eb gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Duke e pasuar luft\u00ebn e armatosur t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, fushata bombarduese e NATO-s mbi Jugosllavi dhe hyrja e trupave t\u00eb saj pastaj n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999, e solli lirin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kjo i hapi rrug\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj ne e kujtojm\u00eb me mir\u00ebnjohje ndihm\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb NATO-s dhe nderojm\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liri me demokraci dhe shtetnd\u00ebrtim me integrim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar nd\u00ebrhyrjen e NATO\u2019s 27 vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndal\u00eb spastrimin etnik n\u00eb Kosov\u00eb. Kurti tregoi kronologjin\u00eb e ngjarjeve duke theksuar se p\u00ebrpjekjet diplomatike kishin d\u00ebshtuar, duke e detyruar NATO\u2019n t\u00eb nis\u00eb fushat\u00ebn e bombardimeve. \u201cKjo fushat\u00eb erdhi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":230502,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230501","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230501"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230501\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230503,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230501\/revisions\/230503"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}