{"id":230537,"date":"2026-03-25T10:28:58","date_gmt":"2026-03-25T09:28:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230537"},"modified":"2026-03-25T10:28:58","modified_gmt":"2026-03-25T09:28:58","slug":"rritja-e-cmimeve-gerxhaliu-situata-po-cilesohet-normale-pasojat-do-te-shihen-ne-te-ardhmen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rritja-e-cmimeve-gerxhaliu-situata-po-cilesohet-normale-pasojat-do-te-shihen-ne-te-ardhmen\/","title":{"rendered":"\u2018Rritja e \u00e7mimeve\u2019, G\u00ebrxhaliu: Situata po cil\u00ebsohet normale \u2013 pasojat do t\u00eb shihen n\u00eb t\u00eb ardhmen"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr pasoja t\u00eb mundshme ekonomike n\u00eb vend si rezultat i zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Lindjen e Mesme, duke theksuar se rritja e \u00e7mimeve dhe \u00e7rregullimet n\u00eb tregjet globale mund t\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, tha se lufta n\u00eb Lindjen e Mesme po krijon ndryshim n\u00eb shum\u00eb dimensione.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb pas sulmeve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Izraelit n\u00eb Iran dhe ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur n\u00eb Gjirin Persik, bota nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo \u00e7ka ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Gj\u00ebrat jan\u00eb duke ndryshuar n\u00eb shum\u00eb dimensione, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin gjeostrategjik, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin politik, por edhe n\u00eb aspektin ekonomik dhe social. Vet\u00eb fakti q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me vende t\u00eb cilat jan\u00eb prodhuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs, k\u00ebto shtete t\u00eb Gjirit Persik e d\u00ebshmon r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb tyre. Vet\u00eb fakti q\u00eb partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebsaj nafte jan\u00eb ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb bot\u00eb, duke filluar nga Kina, duke filluar nga India, Pakistani dhe shum\u00eb shtete t\u00eb tjera, dhe ato jan\u00eb t\u00eb varura nga kjo naft\u00eb, e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri faktin e \u00e7rregullimit t\u00eb tregut global n\u00eb furnizim t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs. Bota nuk njeh distanc\u00eb. Ajo \u00e7far\u00eb sot ndodh n\u00eb Amerik\u00eb apo n\u00eb Kin\u00eb apo n\u00eb vende t\u00eb tjera, bartet me shpejt\u00ebsi n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim edhe Kosova nuk mund t\u00eb jet\u00eb e pa goditur\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ng\u00ebr\u00e7i politik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej gj\u00ebrave m\u00eb negative q\u00eb i ka ndodhur Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7ka e v\u00ebshtir\u00ebson situat\u00ebn m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Kosova po hyn me kriz\u00eb n\u00eb kriz\u00eb dhe jemi tani n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik. Dhe mungesa e stabilitetit politik edhe nga viti 2025 i vazhduar n\u00eb vitin 2026 \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja q\u00eb i ka ndodhur Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb turbulencave globale. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb angazhim m\u00eb aktiv, q\u00eb t\u00eb gjenden forma p\u00ebr t\u00eb minimizuar pasojat e ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe efektit t\u00eb tyre n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, ne ende tutje merremi me politik\u00eb. Dhe e t\u00ebra kjo po e d\u00ebmton sot edhe standardin e qytetar\u00ebve, por edhe m\u00eb tep\u00ebr ekonomin\u00eb dhe zhvillimin ekonomik\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu sqaroi edhe \u00e7\u00ebshtjen e inflacionit dhe se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa vendet e rajonit dhe se po ndikon n\u00eb stagflacion.<\/p>\n<p>\u201cDhe \u00e7ka e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb derisa vendet e rajonit dhe vendet evropiane kan\u00eb rezervat e produkteve strategjike dhe t\u00eb produkteve elementare, ndoshta n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore 60 apo 70 ditore me normativa evropiane duhet t\u00eb jet\u00eb 90 dit\u00eb \u2013 Kosova nuk e ka nj\u00eb siguri t\u00eb till\u00eb dhe e b\u00ebn situat\u00ebn shum\u00eb m\u00eb t\u00eb brisht\u00eb sesa n\u00eb vendet tjera. Prandaj definitivisht \u00ebsht\u00eb duke u rritur norma e inflacionit n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Kosova e ka pasur nj\u00eb norm\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb krahasuar me vendet evropiane apo dyfishin e inflacionit 6%, dhe e t\u00ebra kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur me rritjen e inflacionit n\u00eb bot\u00eb po ndikon n\u00eb nj\u00eb stagflacion, i cili \u00ebsht\u00eb kombinimi m\u00eb fatal p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri ekonomike. Q\u00eb krahas rritjes s\u00eb inflacionit dhe ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve qoft\u00eb bazike qoft\u00eb elementare, e kemi do t\u00eb thot\u00eb edhe ngecjen e zhvillimit dhe e t\u00ebra kjo do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb goditje p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn dhe ajo do t\u00eb reflektohet edhe n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se situata po cil\u00ebsohet normale derisa, sipas tij, pasojat do t\u00eb shihen n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptohet e v\u00ebrteta q\u00eb lufta dihet kur fillon por kurr\u00eb nuk dihet kur mbaron. Sa m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb zgjas\u00eb, me siguri rreziku do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh, por e t\u00ebra kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt kosovar\u00eb q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr shtet dhe p\u00ebr ardhm\u00ebri, sesa lufta p\u00ebr pushtet dhe p\u00ebr pozita qeveritare. Sepse v\u00ebrtet, derisa vendet e rajonit dhe evropiane jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb emergjente, n\u00eb Kosov\u00eb si duket kjo situat\u00eb pranohet si nj\u00eb gj\u00eb normale q\u00eb do ta d\u00ebmtoj\u00eb m\u00eb von\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb, sepse dikur do t\u00eb jet\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb tentuar t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr veprim\u201d, potencon ai.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu p\u00ebrmendi edhe formimin e k\u00ebshillit emergjent duke shtuar se situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb serioze se sa paraqitet.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kosova nuk ka ndikim apo nuk ka fuqi p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb Gjirin Persik, por Kosova duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha kur duhet t\u00eb kemi nj\u00eb k\u00ebshill emergjent q\u00eb do t\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb krijuar. \u00cbsht\u00eb koha kur ekspert\u00ebt e fush\u00ebs ekonomike duhet ta japin kontributin e vet duke dh\u00ebn\u00eb propozime. A duhet t\u00eb kemi nj\u00eb ngrirje t\u00eb akciz\u00ebs, a duhet t\u00eb kemi p\u00ebrgjysmim t\u00eb akciz\u00ebs n\u00eb produkte strategjike, a duhet t\u00eb ngrihet apo t\u00eb kemi nj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar? Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prioritet. Dhe e dyta, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pyetja a do t\u00eb kemi ngritje t\u00eb \u00e7mimeve, por problemi m\u00eb i madh do t\u00eb jet\u00eb se cili do t\u00eb jet\u00eb zinxhiri furnizues dhe a do t\u00eb ket\u00eb mallra qoft\u00eb ushqimore qoft\u00eb t\u00eb produkteve t\u00eb tjera. Prandaj besoj q\u00eb sot situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb serioze sesa q\u00eb e mendojn\u00eb dhe si mendojn\u00eb politikan\u00ebt kosovar\u00eb\u201d, u shpreh tutje G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr pasoja t\u00eb mundshme ekonomike n\u00eb vend si rezultat i zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb Lindjen e Mesme, duke theksuar se rritja e \u00e7mimeve dhe \u00e7rregullimet n\u00eb tregjet globale mund t\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe Kosov\u00ebn. G\u00ebrxhaliu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, tha se lufta n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":230538,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230537","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230537","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230537"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230537\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230539,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230537\/revisions\/230539"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}