{"id":230570,"date":"2026-03-25T18:37:34","date_gmt":"2026-03-25T17:37:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230570"},"modified":"2026-03-25T18:37:34","modified_gmt":"2026-03-25T17:37:34","slug":"kushtetuesja-sqaron-se-kur-fillon-te-rrjedhe-afati-60-ditor-per-zgjedhjen-e-presidentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kushtetuesja-sqaron-se-kur-fillon-te-rrjedhe-afati-60-ditor-per-zgjedhjen-e-presidentit\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja sqaron se kur fillon t\u00eb rrjedh\u00eb afati 60 ditor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka theksuar se afatet p\u00ebr zgjedhjen e presidentit brenda 60 dit\u00ebsh dhe 30 dit\u00ebsh  nuk mund t\u00eb interpretohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur n\u00ebse ato trajtohen jasht\u00eb kontekstit kushtetues n\u00eb t\u00eb cilin ato duhet t\u00eb zbatohen.<\/p>\n<p>Kushtetusja ka sqaruar se n\u00ebse k\u00ebto dy dispozita lexohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura mes vete mund t\u00eb nxirren dy p\u00ebrfundime konkrete.<\/p>\n<p>\u201cGjykata konsideron se leximi dhe interpretimi i k\u00ebtyre dy dispozitave kushtetuese nuk mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur n\u00ebse ato trajtohen jasht\u00eb kontekstit kushtetues n\u00eb t\u00eb cilin ato duhet t\u00eb zbatohen. N\u00ebse dy dispozitat e lartcekura lexohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tekstuale dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhura me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, mund t\u00eb nxirren dy p\u00ebrfundime konkrete: E para, q\u00eb Kuvendi shp\u00ebrndahet ex constitutione n\u00ebse brenda gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00ebsh nuk arrin t\u00eb zgjedh\u00eb Presidentin, duke filluar nga dita kur nis procedura e zgjedhjes; dhe, e dyta, q\u00eb Kuvendi ka detyrimin q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual t\u00eb zgjedh\u00eb Presidentin e ri\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim, shkruan teve1.info<\/p>\n<p>\u201c N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr Kuvendin rrjedh e drejta q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr rrjedh edhe detyrimi q\u00eb, kur ka President aktual n\u00eb funksion kushtetues, t\u00eb zgjedh\u00eb pasardh\u00ebsin e tij jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>Gjykata ka sqaruar poashtu se kur fillon t\u00eb rrjedh afati 60 ditor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Poashtu n\u00eb aktgjykim thuhet se procedura e zgjedhjes s\u00eb presidentit nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60 dit\u00eb dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb objektin e vler\u00ebsimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes para Gjykat\u00ebs, kjo e fundit rithekson se \u00e7\u00ebshtja thelb\u00ebsore q\u00eb shtrohet p\u00ebr shqyrtim \u00ebsht\u00eb se kur fillon t\u00eb rrjedh\u00eb afati gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) ditor p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, i p\u00ebrcaktuar me n\u00ebnparagrafin 3 t\u00eb paragrafit 1 t\u00eb nenit 82 t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb kontekst t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb Kuvendit i lexuar dhe interpretuar s\u00eb bashku me afatin detyrues t\u00eb p\u00ebrcaktuar me paragrafin 2 t\u00eb nenit 86 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili p\u00ebrcakton q\u00eb zgjedhja e Presidentit duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual. Rrjedhimisht, Gjykata, n\u00eb vijim do t\u00eb elaboroj\u00eb dhe sqaroj\u00eb tri rrethanat respektive t\u00eb cilat e v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje afatin gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) ditor t\u00eb p\u00ebrcaktuar me n\u00ebnparagrafin 3, t\u00eb paragrafit 1 30 t\u00eb nenit 86 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb lexuar dhe interpretuar n\u00eb nd\u00ebrlidhje me paragrafin 2 t\u00eb nenit 86 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. (i) Afati p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri n\u00eb rastin kur Presidenti aktual \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandat kushtetues dhe Kuvendi \u00ebsht\u00eb i konstituuar dhe funksional.<\/p>\n<p>Gjykata n\u00eb vijim do t\u00eb elaboroj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e afatit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit, kur Presidenti aktual \u00ebsht\u00eb me mandat kushtetues dhe Kuvendi \u00ebsht\u00eb i konstituuar dhe funksional. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Gjykata rikujton q\u00eb n\u00eb paragrafin 2 t\u00eb nenit 86 t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcaktohet q\u00eb zgjedhja e Presidentit duhet t\u00eb b\u00ebhet jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual. Ky afat, i p\u00ebrcaktuar n\u00eb paragrafin 2 t\u00eb nenit 86 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb materiale kushtetuese me karakter detyrues. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, Gjykata konsideron q\u00eb nga kjo dispozit\u00eb rrjedh qart\u00eb q\u00eb afati p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit\/es t\u00eb ri\/re ka karakter detyrues dhe si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj \u00e7do dispozit\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrlidhet me procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit duhet t\u00eb interpretohet n\u00eb harmoni dhe nd\u00ebrlidhje me k\u00ebt\u00eb afat.<\/p>\n<p>Gjykata thekson se afati i specifikuar me paragrafin 2 t\u00eb nenit 86 t\u00eb Kushtetut\u00ebs siguron q\u00eb procedura p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb filloj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb, duke shmangur k\u00ebsisoj krijimin e nj\u00eb vakumi institucional, atij t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe duke siguruar q\u00eb Presidenti i zgjedhur menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb<\/p>\n<p>Presidentit aktual t\u00eb filloj\u00eb me ushtrimin e funksionit dhe t\u00eb kompetencave t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, dhe nd\u00ebrlidhur me p\u00ebrcaktimin n\u00eb n\u00ebnparagrafin 3 t\u00eb paragrafit 1 t\u00eb nenit 82 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Gjykata vler\u00ebson se p\u00ebrfundimi i afatit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, i p\u00ebrcaktuar n\u00eb paragrafin 2 t\u00eb nenit 86, duhet t\u00eb lexohet dhe interpretohet n\u00eb nd\u00ebrlidhje me k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb. Sipas interpretimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre dy dispozitave kushtetuese, procedura p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit \u2014 e cila nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00eb \u2014 duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual. Si rrjedhoj\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se procedura p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00eb, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb koh\u00ebzgjatjen maksimale t\u00eb k\u00ebtij procesi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Kushtetuta p\u00ebrcakton se Presidenti duhet t\u00eb zgjedhet jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual. K\u00ebto dy afate jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procedura duhet t\u00eb zhvillohet brenda kufirit prej gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00ebsh dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me zgjedhjen e Presidentit jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, n\u00ebse Kuvendi ka pasur n\u00eb dispozicion gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit para hyrjes n\u00eb afatin tridhjet\u00eb (30) ditor, afat ky kur Presidenti i ri duhet zgjedhur dhe zgjedhja e tij nuk realizohet, at\u00ebher\u00eb aktivizohet n\u00ebnparagrafi 3 i paragrafit 1 t\u00eb nenit 82 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, dhe Kuvendi shp\u00ebrndahet \u201cex constitutione.\u201d Zgjedhjet e parakohshme duhet t\u00eb mbahen brenda dyzet e pes\u00eb dit\u00ebsh (45) dit\u00ebsh, nga dita e shp\u00ebrndarjes s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se n\u00eb rastin kur ka nj\u00eb president aktual, mandati i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim e sip\u00ebr, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht Kuvendi \u00ebsht\u00eb i konstituuar dhe funksional, paragrafi 2 i nenit 86 nd\u00ebrlidhur me n\u00ebnparagrafin 3 t\u00eb paragrafit 1 t\u00eb nenit 82 t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcaktojn\u00eb q\u00eb procedura p\u00ebr zgjedhjen e tij\/saj e cila nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00eb dhe duhet t\u00eb filloj\u00eb p\u00ebrpara dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Gjykata vler\u00ebson se q\u00ebllimi i Kushtetut\u00ebs, n\u00eb kontekst t\u00eb parimeve kushtetuese q\u00eb nd\u00ebrlidhen me funksionimin e institucioneve kushtetuese dhe ndarjen e pushteteve \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e institucionit t\u00eb Presidentit, duke garantuar q\u00eb 31 zgjedhja e Presidentit t\u00eb kryhet brenda nj\u00eb afati t\u00eb qart\u00eb dhe pa nd\u00ebrprerje t\u00eb mandatit aktual.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij vler\u00ebsimi, Gjykata v\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb p\u00ebrtej afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me paragrafin 2 t\u00eb nenit 86 nd\u00ebrlidhur me n\u00ebnparagrafin 3 t\u00eb paragrafit 1 t\u00eb nenit 82 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, dispozitat procedurale p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara me paragraf\u00ebt 4, 5 dhe 6 t\u00eb nenit 86 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrcaktohet q\u00eb procedura p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit mund t\u00eb zhvillohet deri n\u00eb tri (3) raunde. Specifikisht, paragraf\u00ebt 4 dhe 5 t\u00eb nenit 86, t\u00eb Kushtetut\u00ebs sakt\u00ebsojn\u00eb se kandidati q\u00eb merr t\u00eb pakt\u00ebn votat e 2\/3 (dy t\u00eb tretave) t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit n\u00eb raundin e par\u00eb ose n\u00eb raundin e dyt\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn votat e shumic\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit n\u00eb raundin e tret\u00eb, do t\u00eb zgjedhet Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka theksuar se afatet p\u00ebr zgjedhjen e presidentit brenda 60 dit\u00ebsh dhe 30 dit\u00ebsh nuk mund t\u00eb interpretohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur n\u00ebse ato trajtohen jasht\u00eb kontekstit kushtetues n\u00eb t\u00eb cilin ato duhet t\u00eb zbatohen. Kushtetusja ka sqaruar se n\u00ebse k\u00ebto dy dispozita lexohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura mes vete mund t\u00eb nxirren [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":230571,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230570","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230570"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230570\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230572,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230570\/revisions\/230572"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}