{"id":230795,"date":"2026-03-29T12:07:57","date_gmt":"2026-03-29T10:07:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=230795"},"modified":"2026-03-29T12:07:57","modified_gmt":"2026-03-29T10:07:57","slug":"paralajmerimi-per-shtrenjtim-te-rrymes-ekspertet-rritja-prej-20-do-te-ishte-deshtim-institucional-rendohet-jeta-e-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/paralajmerimi-per-shtrenjtim-te-rrymes-ekspertet-rritja-prej-20-do-te-ishte-deshtim-institucional-rendohet-jeta-e-qytetareve\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebrimi p\u00ebr shtrenjtim t\u00eb rrym\u00ebs, ekspert\u00ebt: Rritja prej 20% do t\u00eb ishte d\u00ebshtim institucional, r\u00ebndohet jeta e qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga 1 prilli i k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar se \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb rritet deri n\u00eb rreth 20%.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, deri m\u00eb tani ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb vendim sa i p\u00ebrket tarifave t\u00eb reja. Kjo p\u00ebr shkak se ZRRE ende nuk ka p\u00ebrfunduar shqyrtimin e aplikimeve nga Operatori p\u00ebr Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania p\u00ebr Distribuim t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike n\u00eb Kosov\u00eb (KEDS) t\u00eb cilat kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb rritje prej mbi 20%.<\/p>\n<p>E, n\u00eb rast se merret nj\u00eb vendim p\u00ebr rritje prej mbi 20% ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe ekonomin\u00eb, duke e cil\u00ebsuar si d\u00ebshtim institucional dhe duke kritikuar munges\u00ebn e veprimeve konkrete nga autoritetet.<\/p>\n<p>Deputetja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ekspertja e energjis\u00eb, Janina Ymeri  u shpreh se n\u00ebse ndodh\u00eb nj\u00eb rritje e till\u00eb, pasojat do t\u00eb jen\u00eb direkte.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ndodh, se akoma nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur raportet as konsultues, e l\u00ebre m\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar. N\u00ebse vjen si vendim rritja 20%, ka me pas\u00eb pasoja direkte, fillimisht n\u00eb rrym\u00eb sigurisht, po edhe n\u00eb produkte t\u00eb tjera q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pashmangsh\u00ebm produktin e rrym\u00ebs p\u00ebr krijimin e nj\u00eb produkti tjet\u00ebr ose sh\u00ebrbimi\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Ymeri p\u00ebrmendi edhe rritjen e importit t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>\u201cDomosdo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit jemi 9 muaj remont kapital kemi me qen\u00eb p\u00ebr \u201cB1\u201d edhe ka me pas\u00eb rritje t\u00eb importit. Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar si i till\u00eb, se e pash\u00eb balanc\u00ebn p\u00ebr 2026-\u00ebn, ende t\u00eb papublikuar p\u00ebrfundimisht, prap\u00ebseprap\u00eb kemi me pas\u00eb import bukur t\u00eb madh, nj\u00eb sasi\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>N\u00ebse rritet \u00e7mimi i energjis\u00eb Ymeri thot\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim, derisa p\u00ebrmendi edhe organizimin e importit e q\u00eb sipas saj do t\u00eb shp\u00ebtonte rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo, n\u00ebse rritet \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim, \u00ebsht\u00eb paaft\u00ebsi menaxheriale n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike. Edhe \u00e7ka ka ndodh\u00eb me u b\u00eb, \u00ebsht\u00eb me u organizu importi edhe me u marr\u00eb importi me u hy instancat shtet\u00ebrore, se nuk dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb treg i lir\u00eb edhe p\u00ebr rrym\u00ebn elektrike. Nuk b\u00ebhet kjo si me buk\u00eb, si me treg t\u00eb lir\u00eb t\u00eb produkteve t\u00eb tjera. Ka shembuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shteteve q\u00eb kan\u00eb hy instancat qeveritare shtet\u00ebrore n\u00eb importet e gazit p\u00ebr shembull, ose t\u00eb rrym\u00ebs. Mundemi me organizu importin edhe i kishim shp\u00ebtu rritjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike si \u00e7mim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ymeri thot\u00eb se me \u00e7\u00ebshtjen e energjis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe nuk po merret as kryeministri dhe as pjesa tjet\u00ebr e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebher\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri nuk jan\u00eb lodh\u00eb me u marr\u00eb as Kryeministri, as ministrja n\u00eb lidhje me importin. As tash po e shohim edhe me naft\u00ebn, nuk merret p\u00ebr shembull ministrja e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb me importin e naft\u00ebs, me kqyr sa ka rezerva, me na tregu. As at\u00ebher\u00eb Artane Rizvanolli ose tash me rrym\u00ebn. N\u00ebse mendohet q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje nacionale, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb gabim. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr produktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e ekonomis\u00eb son\u00eb\u201d, potencon ajo.<\/p>\n<p>Ymeri tha se importi gjat\u00eb muajit janar ka qen\u00eb mbi 1 milion euro brenda nj\u00eb dite.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb janar dhe shkurt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura importet. N\u00eb janar \u00ebsht\u00eb mbi 1 milion\u00eb euro dita, n\u00eb shkurt \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak. Mir\u00ebpo nuk dometh\u00ebn\u00eb q\u00eb kan\u00eb me qen\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe gjat\u00eb vitit. Krejt varet sa organizohet mbar\u00ebvajtja e sistemit elektro-energjetik nga ana e KEK-ut. \u00c7do r\u00ebnie e blloqeve ka p\u00ebrfitime, mendoj, ka importe t\u00eb paparashikueshme\u201d, shtoi Ymeri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu   theksoi se n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk po nd\u00ebrmerren hapa konkret\u00eb p\u00ebr uljen e sasis\u00eb s\u00eb importit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb shtet i varur nga importi dhe importi i energjis\u00eb elektrike z\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn e importeve. Kjo \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar nga fakti q\u00eb prej vitesh flasim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja prodhuese (qoft\u00eb me th\u00ebngjill, qoft\u00eb me energji alternative), por ato nuk po ndodhin. Lajmet m\u00eb t\u00eb reja tregojn\u00eb se Evropa ka arritur q\u00eb mbi 47% t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike ta ket\u00eb nga burimet alternative, nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb ende vet\u00ebm flitet dhe nuk ka hapa konkret\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai e konsideroi shqet\u00ebsuese edhe rritjen e inflacionit, duke shtuar se nuk po nd\u00ebrmerren hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb minimizuar efektin negativ.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb normale t\u00eb pritet ngritje e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike sepse jemi t\u00eb varur nga importi. Por, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb se kjo rritje e inflacionit dhe e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb nuk po p\u00ebrcillet me hapa konkret\u00eb nga institucionet p\u00ebr t\u00eb minimizuar efektin negativ. Ngritja eventuale e paralajm\u00ebruar prej 20% nga prilli do t\u00eb jet\u00eb goditje jo vet\u00ebm p\u00ebr standardin e qytetar\u00ebve, por edhe p\u00ebr prodhuesit vendor dhe ekonomin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu gjithashtu p\u00ebrmendi se gjat\u00eb vitit 2026 p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme dhe n\u00eb Ukrain\u00eb situata mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet n\u00eb stagnim t\u00eb zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>\u201cKjo po ndodh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e problemeve dhe luft\u00ebrave n\u00eb Rusi, Ukrain\u00eb e n\u00eb Gjirin Persik. Situata do t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuese dhe viti 2026 mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb stagnim t\u00eb zhvillimit ekonomik, i p\u00ebrcjell\u00eb me rritje t\u00eb inflacionit, rritje t\u00eb importeve dhe tkurrje t\u00eb eksporteve. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti i Kosov\u00ebs ku politika \u00ebsht\u00eb agjend\u00eb prioritare, e jo zhvillimi ekonomik\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu deklaron se n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, bizneset do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb mosfunksionim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb humbje kohe t\u00eb k\u00ebrkohet transparenca. N\u00ebse analizohen t\u00eb dh\u00ebnat nga Agjencia e Regjistrimit t\u00eb Bizneseve, ndoshta nuk kemi \u2018mbyllje\u2019 formale, por kemi paralizim apo mosfunksionim t\u00eb bizneseve. Shum\u00eb biznese kan\u00eb qen\u00eb kompani ekzistuese me mbi 50 pun\u00ebtor\u00eb dhe i kan\u00eb ndar\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos hyjn\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb tregun e lir\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rritja e kredive sot \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 80% e GDP-s\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe rritja e mbit\u00ebrheqjeve (overdraft) n\u00eb bankat komerciale \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 700 milion\u00eb euro. K\u00ebta dy parametra d\u00ebshmojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri mjerimin n\u00eb Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb ngritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e pamundur q\u00eb prodhimet \u201cMade in Kosova\u201d t\u00eb jen\u00eb konkurruese, jo vet\u00ebm n\u00eb tregun evropian, por as n\u00eb at\u00eb rajonal\u201d, shtoi G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb af\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb tjet\u00ebr shtrenjtim t\u00eb rrym\u00ebs, i kat\u00ebrti n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit. K\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rritje p\u00ebr mbi 20%, shtrenjtim q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar edhe me protest\u00eb para rreth dy muajve.<\/p>\n<p>Kompania p\u00ebr furnizim me energji elektrike, KESCO, n\u00eb aplikimin e dor\u00ebzuar n\u00eb Zyr\u00ebn e Rregullatorit p\u00ebr Energji, ka k\u00ebrkuar rritje prej 21.3% t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr vitin 2026. K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rritje ka pasur edhe nga KEDS dhe KOSTT-i.<\/p>\n<p>ZRRE-ja b\u00ebn \u00e7do vit shqyrtimin dhe caktimin e tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike, t\u00eb cilat shpallen m\u00eb 1 prill dhe vlejn\u00eb deri m\u00eb 31 mars t\u00eb vitit pasues.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, ZRRE-ja kishte miratuar rritje t\u00eb tarifave p\u00ebr 16.1% krahasuar me vitin paraprak. \/Ekonomia Online<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga 1 prilli i k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar se \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb rritet deri n\u00eb rreth 20%. Mir\u00ebpo, deri m\u00eb tani ende nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb vendim sa i p\u00ebrket tarifave t\u00eb reja. Kjo p\u00ebr shkak se ZRRE ende nuk ka p\u00ebrfunduar shqyrtimin e aplikimeve nga Operatori p\u00ebr Furnizim me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":230796,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-230795","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=230795"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":230797,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/230795\/revisions\/230797"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/230796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=230795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=230795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=230795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}