{"id":231738,"date":"2026-04-13T11:57:01","date_gmt":"2026-04-13T09:57:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=231738"},"modified":"2026-04-13T11:57:01","modified_gmt":"2026-04-13T09:57:01","slug":"cfare-tha-thaci-per-gazeten-gjermane-intervista-e-plote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/cfare-tha-thaci-per-gazeten-gjermane-intervista-e-plote\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb tha Tha\u00e7i p\u00ebr gazet\u00ebn gjermane-intervista e plot\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga burgu,ish- presidenti dhe ish- kryeministri i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn prestigjioze gjermane <a href=\"https:\/\/www.faz.net\/aktuell\/politik\/ausland\/kosovo-tribunal-war-hashim-thaci-ein-held-oder-ein-moerder-200715755.html\">Frankfurter Allgemeine Zeitung<\/a><\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb e Tha\u00e7it me p\u00ebrkthim jozyrtar:<\/p>\n<p><strong>FAZ: Zoti Tha\u00e7i, fillimisht pranoni ngush\u00ebllimet e mia t\u00eb vonuara p\u00ebr vdekjen e babait tuaj. Supozoj se kjo humbje duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb, pasi nuk keni mundur t\u00eb merrni pjes\u00eb n\u00eb varrimin e tij. N\u00eb nj\u00eb nga intervistat tuaja t\u00eb m\u00ebparshme keni th\u00ebn\u00eb se nuk keni nd\u00ebrmend t\u00eb riktheheni n\u00eb politik\u00eb, n\u00ebse shpalleni i pafajsh\u00ebm dhe ktheheni si njeri i lir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo? A ka p\u00ebrfunduar p\u00ebrfundimisht jeta politike e Hashim Tha\u00e7it?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tha\u00e7i:<\/strong> I vler\u00ebsoj sinqerisht fjal\u00ebt tuaja t\u00eb mira p\u00ebr vdekjen e babait tim. Ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr familjen time dhe p\u00ebr mua personalisht. Tani ndodhem n\u00eb vitin e gjasht\u00eb t\u00eb paraburgimit dhe ende pres nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor. Fakti q\u00eb nuk munda t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb varrimin e babait tim dhe t\u2019i jap lamtumir\u00ebn e fundit m\u00eb ka l\u00ebnduar thell\u00eb, nj\u00eb dhimbje q\u00eb do ta mbaj p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs. Ju pyesni n\u00ebse jeta ime politike ka p\u00ebrfunduar. Un\u00eb e shoh gar\u00ebn politike t\u00eb p\u00ebrfunduar, por jo jet\u00ebn time politike. Si qytetar i lir\u00eb i Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdoj t\u2019i sh\u00ebrbej publikut dhe shtetit edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. P\u00ebrulem para popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili p\u00ebr dy dekada m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb besim, respekt dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr vizionin tim politik. Shpreh mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb edhe p\u00ebr partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me mua p\u00ebr t\u00eb realizuar vullnetin e qytetar\u00ebve p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. Ndihem i p\u00ebrmbushur n\u00eb karrier\u00ebn time politike.<\/p>\n<p><strong>FAZ: Ekipi juaj mbrojt\u00ebs argumenton se brenda U\u00c7K-s\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb zinxhir t\u00eb qart\u00eb komandimi, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se ju dhe t\u00eb bashk\u00ebakuzuarit tuaj nuk mund t\u00eb mbani p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb terren, pasi thjesht nuk keni pasur kontroll mbi to. Disa d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb procesin tuaj e kan\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje. Nga ana tjet\u00ebr, as avokat\u00ebt tuaj nuk e mohojn\u00eb se disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kan\u00eb kryer krime lufte. N\u00ebse k\u00ebto krime kan\u00eb ndodhur, por nuk ka pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsi komanduese \u2013 kush duhet t\u00eb dal\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vendin tuaj dhe t\u00eb bashk\u00ebakuzuarve tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tha\u00e7i:<\/strong> Un\u00eb mb\u00ebshtes plot\u00ebsisht argumentet q\u00eb ekipi im mbrojt\u00ebs ka paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb pas konsultimeve me mua. Dhomat e Specializuara p\u00ebr Kosov\u00ebn (Kosovo Specialist Chambers \u2013 KSC) jan\u00eb n\u00eb fakt mekanizmi i kat\u00ebrt i udh\u00ebhequr nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pas ICTY-s\u00eb (Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krime Lufte p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb), si dhe gjykatave t\u00eb UNMIK-ut (Misioni i P\u00ebrkohsh\u00ebm i OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb) dhe EULEX-it (Misioni i BE-s\u00eb p\u00ebr sundimin e ligjit).<\/p>\n<p>Secila prej k\u00ebtyre institucioneve ka hetuar gjer\u00ebsisht ngjarjet e viteve 1998\u20131999 n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka p\u00ebrcaktuar kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr abuzimet dhe kush jo. Q\u00ebllimi i themelimit t\u00eb KSC-s\u00eb ishte hetimi i pretendimeve nga raporti i Dick Marty-t, ve\u00e7an\u00ebrisht akuzat p\u00ebr trafikim organesh \u2013 pretendime q\u00eb kishin origjin\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues rus\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ishte ajo q\u00eb iu paraqit Kosov\u00ebs nga BE-ja dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn votoi Parlamenti i Kosov\u00ebs kur vendosi t\u2019i bashkohej krijimit t\u00eb k\u00ebtij tribunali.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, aktakuza jon\u00eb dhe rasti i Prokuroris\u00eb s\u00eb Specializuar nuk p\u00ebrmbajn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr akuza t\u00eb tilla. As edhe nj\u00eb p\u00ebrmendje. Pretendimet ishin t\u00eb pav\u00ebrteta dhe duket se KSC i konsideroi si t\u00eb pavlefshme p\u00ebr hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Edhe gjenerali Clark, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, i quajti akuzat e raportit t\u00eb Dick Marty-t nj\u00eb fushat\u00eb dezinformimi ruse.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, rus\u00ebt m\u00eb von\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur akuza t\u00eb ngjashme kund\u00ebr Presidentit t\u00eb Ukrain\u00ebs, Volodymyr Zelenskyy. Para disa koh\u00ebsh m\u00eb vizitoi profesori Daniel Ser\u00eber n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai shkroi se edhe ai kishte mb\u00ebshtetur krijimin e nj\u00eb tribunali p\u00ebr t\u00eb trajtuar raportin e Dick Marty-t dhe se situata kishte di\u00e7ka nga nj\u00eb \u201ckurth\u201d: Parlamenti i Kosov\u00ebs besonte, ashtu si ai dhe un\u00eb, se fokusi i gjykat\u00ebs do t\u00eb ishte kryesisht tek akuzat p\u00ebr trafikim organesh. Ai shtoi se gjykata t\u00eb tilla duhet t\u00eb sjellin drejt\u00ebsi, jo nd\u00ebshkim mbi baz\u00ebn e mashtrimit, dhe se asnj\u00eb l\u00ebvizje \u00e7lirimtare n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk do t\u00eb pranonte nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky proces t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb dhe dinjitetin. Jam i bindur se gjyqtar\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebgjuar dhe par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Pyetja e vetme q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>FAZ: Edhe n\u00ebse disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kan\u00eb kryer krime, shkalla e k\u00ebtyre krimeve nuk mund t\u00eb krahasohet me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer forcat serbe t\u00eb siguris\u00eb dhe paramilitar\u00ebt n\u00eb vitet 1998\/99 n\u00eb Kosov\u00eb. A ekziston rreziku q\u00eb procesi ndaj jush dhe t\u00eb bashk\u00ebakuzuarve tuaj t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb tablon\u00eb historike t\u00eb asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb vitet \u201990 n\u00eb Kosov\u00eb, duke krijuar tek v\u00ebzhguesit sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb p\u00ebrshtypjen se t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb kryer krime me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pesh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tha\u00e7i:<\/strong> Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i arsyesh\u00ebm, i ndar\u00eb nga shumica d\u00ebrrmuese e njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ngjarjet e viteve \u201990 jan\u00eb t\u00eb dokumentuara mir\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje interpretimi \u2013 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e fakteve t\u00eb regjistruara nga dokumente diplomatike, organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tribunale dhe v\u00ebzhgues n\u00eb terren.<\/p>\n<p>T\u00eb ashtuquajturat \u201cprova\u201d t\u00eb fabrikuara gjat\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Milosevi\u00e7-it nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb asnj\u00eb gjykat\u00eb apo t\u00eb trajtohen si fakte. Shum\u00eb nga ato q\u00eb u fabrikuan kishin p\u00ebr q\u00ebllim ndikimin, jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. N\u00ebse kjo pranohet, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ishte \u00e7udi q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen pretendime t\u00eb ngjashme t\u00eb p\u00ebrdoren kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe udh\u00ebheqjes s\u00eb saj. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, Kosova nuk ka sulmuar asnj\u00ebher\u00eb territor serb. Duhet t\u00eb kemi parasysh se populli i Kosov\u00ebs luftonte kund\u00ebr shtypjes \u2013 p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn themelore p\u00ebr t\u00eb ekzistuar. Ishte nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb si individ\u00eb dhe si popull. Ky proces nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb rishkruar historin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb minimizuar vuajtjen reale t\u00eb nj\u00eb populli.<\/p>\n<p><strong>FAZ: Procesi ndaj jush dhe t\u00eb bashk\u00ebakuzuarve tuaj ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe edhe p\u00ebr Per\u00ebndimin. N\u00ebse shpalleni fajtor, kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte se Per\u00ebndimi (NATO) gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb vitit 1999 ka bashk\u00ebpunuar me nj\u00eb kriminel lufte. A ndjeni ndonj\u00eb nervoziz\u00ebm tek aktor\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb Per\u00ebndim p\u00ebr nj\u00eb rezultat t\u00eb till\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm? (Sh\u00ebnim personal: Sipas mendimit tim, nd\u00ebrhyrja e NATO-s n\u00eb vitin 1999 ishte e justifikuar dhe e nevojshme \u2013 madje erdhi me vones\u00eb.) Madeleine Albright shkruan n\u00eb kujtimet e saj se n\u00eb Rambuje nuk mund t\u00eb merrnit vendime i vet\u00ebm, por duhej t\u00eb konsultoheshit vazhdimisht me U\u00c7K-n\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. A do ta p\u00ebrdorni k\u00ebt\u00eb argument n\u00eb mbrojtjen tuaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tha\u00e7i:<\/strong> Nd\u00ebrhyrja e NATO-s n\u00eb vitin 1999 u udh\u00ebhoq nga vlerat thelb\u00ebsore per\u00ebndimore: liria, drejt\u00ebsia, t\u00eb drejtat e njeriut dhe mbrojtja e jet\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>NATO erdhi n\u00eb ndihm\u00ebn ton\u00eb sepse e kuptoi kush ishim, p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebndronim dhe \u00e7far\u00eb po p\u00ebrjetonim n\u00ebn regjimin e Milosevic-it.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb n\u00eb vitin 1999, delegacioni yn\u00eb pranoi paqen, nd\u00ebrsa Serbia zgjodhi luft\u00ebn dhe spastrimin etnik. Vendimi yn\u00eb pasqyroi p\u00ebrkushtimin ndaj dialogut dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore. M\u00eb vjen keq q\u00eb figura si Madeleine Albright, Richard Holbrooke dhe Robert Dole nuk jan\u00eb m\u00eb gjall\u00eb \u2013 do t\u00eb kishin qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ata e kuptonin kontekstin dhe q\u00ebllimet e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Serbia sulmoi Kosov\u00ebn dhe populli i Kosov\u00ebs rezistoi. Pa k\u00ebt\u00eb rezistenc\u00eb dhe pa nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, Kosova nuk do t\u00eb ekzistonte sot.<\/p>\n<p><strong>FAZ: Ju nuk keni qen\u00eb aktiv n\u00eb politik\u00eb prej disa vitesh. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme that\u00eb se nj\u00eb paqe e q\u00ebndrueshme me Serbin\u00eb duhet t\u00eb arrihet p\u00ebrmes njohjes reciproke. A mund t\u00eb shpjegoni iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve? A ishte ndonj\u00ebher\u00eb kjo tem\u00eb konkrete mes jush dhe Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7? Dhe a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Angela Merkel ishte kund\u00ebr k\u00ebsaj ideje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tha\u00e7i:<\/strong> Q\u00ebllimi im kryesor ishte sigurimi i nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u2013 nj\u00eb paqe q\u00eb do t\u2019u mund\u00ebsonte t\u00eb dyja vendeve t\u00eb ecin p\u00ebrpara dhe Kosov\u00ebs t\u2019i hapet rruga p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Do t\u00eb ishte e pafalshme t\u00eb lihen \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazgjidhura p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm. Angazhimi im ka qen\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr zgjidhje diplomatike, n\u00eb p\u00ebrputhje me kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet e mira me BE-n\u00eb, SHBA-n\u00eb dhe Per\u00ebndimin jan\u00eb n\u00eb interesin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>FAZ: A do t\u2019i k\u00ebshillonit PDK-s\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Vet\u00ebvendosjen e Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer bllokad\u00ebn aktuale?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tha\u00e7i:<\/strong> Prioriteti im \u00ebsht\u00eb procesi ligjor q\u00eb po kaloj aktualisht. Megjithat\u00eb, mund t\u00eb them se n\u00eb Kosov\u00eb gjithmon\u00eb duhet t\u00eb vendosen interesat e qytetar\u00ebve mbi ato partiake.<\/p>\n<p><strong>FAZ: Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, dhe i d\u00ebrguari i tij i posa\u00e7\u00ebm, Richard Grenell, kan\u00eb shprehur q\u00ebndrime shum\u00eb negative ndaj prokurorit Jack Smith, i cili ka ngritur akuza si ndaj jush, ashtu edhe ndaj Trumpit. A besoni se Smith \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb instrument politik n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tha\u00e7i:<\/strong> N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment mund t\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb parim q\u00eb e konsideroj universal: e drejta nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret kurr\u00eb si instrument politik. Kosova e ka par\u00eb gjithmon\u00eb Per\u00ebndimin si model p\u00ebr demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb standardet q\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i realizojm\u00eb edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga burgu,ish- presidenti dhe ish- kryeministri i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung Intervista e plot\u00eb e Tha\u00e7it me p\u00ebrkthim jozyrtar: FAZ: Zoti Tha\u00e7i, fillimisht pranoni ngush\u00ebllimet e mia t\u00eb vonuara p\u00ebr vdekjen e babait tuaj. Supozoj se kjo humbje duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":231607,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-231738","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=231738"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231738\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":231739,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231738\/revisions\/231739"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/231607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=231738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=231738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=231738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}