{"id":231927,"date":"2026-04-16T08:25:25","date_gmt":"2026-04-16T06:25:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=231927"},"modified":"2026-04-16T08:25:25","modified_gmt":"2026-04-16T06:25:25","slug":"27-vjet-nga-eksodi-i-shqiptareve-nga-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/27-vjet-nga-eksodi-i-shqiptareve-nga-kosova\/","title":{"rendered":"27-vjet nga eksodi i shqiptar\u00ebve nga Kosova"},"content":{"rendered":"<p>27-vjet nga eksodi i shqiptar\u00ebve nga Kosova<br \/>\nSot, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 27 nga eksodit i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, kur gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb 1998-1999, rreth nj\u00eb milion shqiptar\u00eb u detyruan nga forcat paramilitare serbe t\u00eb shp\u00ebrnguleshin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb shp\u00ebrngulurve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni, mij\u00ebra shqiptar\u00eb kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, nd\u00ebrsa qindra mij\u00ebra ishin zhvendosur nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur strehim n\u00eb malet e Kosov\u00ebs, transmeton KosovaPress.<\/p>\n<p>Ata ishin f\u00ebmij\u00eb, gra dhe t\u00eb moshuar, t\u00eb dhunuar, t\u00eb torturuar dhe t\u00eb masakruar. N\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor t\u00eb eksodit t\u00eb vitit 1999, q\u00eb mori p\u00ebrmasa biblike, n\u00eb Kuk\u00ebs p\u00ebrkujtohet, e n\u00eb dy vitet e fundit edhe simbolikisht prej pandemis\u00eb, kjo dram\u00eb vuajtjesh nga m\u00eb t\u00eb tmerrshmet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar njer\u00ebzit e k\u00ebsaj toke.<\/p>\n<p>Eksodi, apo d\u00ebbimi shqiptar\u00ebve me dhun\u00eb nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s kund\u00ebr pikave ushtarake dhe policore t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb (Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi), transmeton KosovaPress.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 27 mars, n\u00eb or\u00ebn 13:20, n\u00eb pik\u00ebkalimin doganor t\u00eb V\u00ebrmic\u00ebs\/Morin\u00ebs kalojn\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs 187 refugjat\u00ebt e par\u00eb nga Kosova ku shumica ishin f\u00ebmij\u00eb dhe gra, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme fizike dhe mendore dhe t\u00eb plagosur me mjete t\u00eb forta si: qyta pushke, shkopinj gome etj. U mor\u00ebn masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr transportimin e tyre me mjete t\u00eb transportit civil dhe ushtris\u00eb nga Drejtuesit e Prefektur\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit. Ata ishin kryesisht banor\u00eb t\u00eb fshatrave t\u00eb Prizrenit, Krush\u00eb e Madhe dhe Zym. Si fillim k\u00ebto refugjat\u00eb u strehuan n\u00eb pallatin e kultur\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebn 24.00 t\u00eb 27.03.1999 ne Kuk\u00ebs mb\u00ebrrit\u00ebn 12.721 kosovar\u00eb. Ndihmat e para ushqimore erdh\u00ebn nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ku me dat\u00eb 27 mars n\u00eb Kuk\u00ebs, u d\u00ebrguan kontingjente me ushqime (vaj, miell, sheqer, makarona, oriz, sapuna etj) p\u00ebr 2500 persona n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 28 mars vazhdoi fluksi i kosovar\u00ebve drejt Kuk\u00ebsit, t\u00eb d\u00ebbuar me forc\u00eb prej trojeve nga pushtuesit serb\u00eb. Numri i tyre ishte 13.000 banor\u00eb. Refugjat\u00ebt kosovar\u00eb hynin n\u00eb Kuk\u00ebs nga pik\u00ebkalimi i V\u00ebrmic\u00ebs\/Morinit ku edhe ishin dhunuar, torturuar, masakruar dhe zhveshur nga polic\u00ebt serb\u00eb, duke u marr\u00eb parat\u00eb, bizhuterit\u00eb dhe \u00e7do send me vler\u00eb q\u00eb ato kishin<\/p>\n<p>Vendstrehimi i tyre p\u00ebrkohsh\u00ebm ishte Pallati i kultur\u00ebs \u201cHasan Prishtina\u201d. M\u00eb pas pushteti lokal n\u00eb Kuk\u00ebs hapi dyert e disa mjediseve shkollore, \u00e7erdhesh, kopshtesh, magazinash dhe deposh p\u00ebr strehimin e t\u00eb d\u00ebbuarve. Refugjat\u00ebt e tjer\u00eb u strehuan n\u00eb familje kuksiane ku edhe u mikprit\u00ebn nga to. Mesatarisht \u00e7do familje n\u00eb qytetin e Kuk\u00ebsit kishte rreth 14 kosovar\u00eb. Ata flinin n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb jav\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs mb\u00ebrriti karvani i dyt\u00eb i t\u00eb d\u00ebbuarve me rreth 70.000 kosovar\u00eb. Nga k\u00ebto 40.000 u sistemuan pran\u00eb familjeve qytetare, 10.000 n\u00eb mjedise t\u00eb ndryshme publike t\u00eb qytetit, 6.000 n\u00eb komunat Bicaj, Kolsh, T\u00ebrthore dhe Shtiq\u00ebn, 12.000 n\u00eb qytetin e Krum\u00ebs dhe 300 n\u00eb komun\u00ebn Golaj. N\u00eb Kuk\u00ebs mb\u00ebrrit\u00ebn 16 automjete p\u00ebr t\u00eb evakuuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kosovar\u00ebve n\u00eb qytete te tjera. Dita-dit\u00ebs numri i t\u00eb d\u00ebbuarve rritej. Pavar\u00ebsisht strehimit n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e banor\u00ebve kuksian\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr i madh kosovar\u00ebsh strehoheshin n\u00eb kampe<\/p>\n<p>16 prilli \u00ebsht\u00eb data kur n\u00eb Kuk\u00ebs sh\u00ebnohet Dita e Eksodit, si shenj\u00eb fal\u00ebnderimi dhe respekti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb hapen dyert e veta p\u00ebr t\u00eb pritur v\u00ebllez\u00ebrit e tyre shqiptar\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga simbolet kryesore t\u00eb 16 Prillit \u00ebsht\u00eb edhe Obelisku. Kulla u nd\u00ebrtua si shenj\u00eb fal\u00ebnderimi ndaj popullit shqiptar. Ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vendin ku ishin vendosur \u00e7adrat qe strehonin popullat\u00ebn kosovare. Kulla \u00ebsht\u00eb 23.5m e gjat\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e mbushur me foto t\u00eb cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe. Kulla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb vizituara turistike n\u00eb Kuk\u00ebs. Gjat\u00eb dat\u00ebs 16 prill kulla \u00ebsht\u00eb pika q\u00eb vizitohet me shpesh.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kujtuar dit\u00ebt e shp\u00ebrnguljes m\u00eb dhun\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb n\u00eb Qendr\u00ebn P\u00ebrkujtimore \u201cBllaca \u201899\u201d n\u00eb Han t\u00eb Elezit q\u00ebndron monumenti \u201cMuri i Kujtes\u00ebs\u201d si dhe parku \u201cHasan Prishtina\u201d.<\/p>\n<p>Monumenti \u201cMuri i Kujtes\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik q\u00eb simbolizon sakrific\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs shqiptare, bashk\u00eb me emrat e disa prej personaliteteve t\u00eb shquara bot\u00ebrore q\u00eb kontribuuan n\u00eb \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, nj\u00eb vep\u00ebr kjo artistike-monumentale q\u00eb shpreh m\u00eb s\u00eb miri kujtimin dhe respektin p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb soll\u00ebn lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e shum\u00ebpritur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>27-vjet nga eksodi i shqiptar\u00ebve nga Kosova Sot, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb 27 nga eksodit i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, kur gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb 1998-1999, rreth nj\u00eb milion shqiptar\u00eb u detyruan nga forcat paramilitare serbe t\u00eb shp\u00ebrnguleshin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb shp\u00ebrngulurve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedoni, mij\u00ebra shqiptar\u00eb kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":231928,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-231927","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=231927"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231927\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":231929,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/231927\/revisions\/231929"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/231928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=231927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=231927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=231927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}