{"id":232342,"date":"2026-04-22T18:56:57","date_gmt":"2026-04-22T16:56:57","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=232342"},"modified":"2026-04-22T18:56:57","modified_gmt":"2026-04-22T16:56:57","slug":"zgjedhjet-e-mundshme-e-vene-kqz-ne-perballe-problemeve-te-pazgjidhura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zgjedhjet-e-mundshme-e-vene-kqz-ne-perballe-problemeve-te-pazgjidhura\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e mundshme e v\u00ebn\u00eb KQZ-n\u00eb p\u00ebrball\u00eb problemeve t\u00eb pazgjidhura"},"content":{"rendered":"<p>Telashet e proceseve zgjedhore t\u00eb vitit t\u00eb shkuar n\u00eb Kosov\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje sivjet, n\u00ebse vendi shkon n\u00eb zgjedhje parlamentare brenda pak jav\u00ebsh, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb koh\u00eb deri m\u00eb 28 prill q\u00eb ta zgjedhin presidentin e ri t\u00eb shtetit \u2013 n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt zgjedhjet e reja t\u00eb parakohshme duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Num\u00ebrimi i votave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb, votimi jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe angazhimi e trajnimi i stafit q\u00eb merret me mbar\u00ebvajtjen e zgjedhjeve jan\u00eb vet\u00ebm disa nga telashet e identifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), q\u00eb shoq\u00ebruan dy pal\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme (t\u00eb mbajtura m\u00eb 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025), si dhe dy runde t\u00eb zgjedhjeve lokale (m\u00eb 12 tetor dhe 9 n\u00ebntor 2025).<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i adresuar ato, KQZ-ja ka rekomanduar q\u00eb t\u00eb ndryshohen Ligji p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme dhe Rregullat Zgjedhore, por nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb do ta pamund\u00ebsonte mbajtja eventuale e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme k\u00ebt\u00eb vit, nd\u00ebrmjet 31 majit dhe 7 qershorit.<\/p>\n<p>Alban Krasniqi, an\u00ebtar i KQZ-s\u00eb nga radh\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV), thot\u00eb se ndryshimet ligjore k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u testuar e p\u00ebr t\u2019u zbatuar, pa rrezikuar integritetin e procesit zgjedhor. K\u00ebsisoj, sipas tij, pamund\u00ebsia p\u00ebr adresimin e mang\u00ebsive nga proceset e kaluara rrezikon p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrethana t\u00eb tilla, fokusi i KQZ-s\u00eb pashmangshm\u00ebrisht zhvendoset nga reforma afatgjat\u00eb, te menaxhimi emergjent i aktiviteteve t\u00eb domosdoshme. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shum\u00eb nga problematikat e zgjedhjeve t\u00eb kaluara mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten, pasi koha e pamjaftueshme kufizon mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ndryshime thelb\u00ebsore dhe zbatimin e tyre\u201d, shprehet Krasniqi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) n\u00eb KQZ, Ilir Gashi, ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet e shpejta nuk lejojn\u00eb nd\u00ebrhyrje apo p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb defekteve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb zgjedhjet e kaluara\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Sipas hulumtuesit t\u00eb Institutit Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI), Eugen Cakolli, \u00ebsht\u00eb joreale t\u00eb pritet adresimi i problemeve n\u00eb thelb, kur vendi mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje prap\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se ndryshimet n\u00eb legjislacionin zgjedhor \u201ck\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb dhe stabilitet politik\u201d, dhe se praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare sugjerojn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pakt\u00ebn 6-12 muaj para nj\u00eb procesi zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb afat kaq t\u00eb shkurt\u00ebr lidhet m\u00eb shum\u00eb me menaxhimin e procesit \u2013 p\u00ebr shembull, p\u00ebrzgjedhja m\u00eb e kujdesshme e stafit zgjedhor, rritja e standardeve t\u00eb trajnimit dhe shmangia e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb problemeve t\u00eb evidentuara nga stafi i nj\u00ebjt\u00eb\u201d, pohon ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Cakolli thot\u00eb se duhet angazhim serioz p\u00ebr reform\u00eb. \u201cP\u00ebrndryshe, rrezikojm\u00eb q\u00eb i nj\u00ebjti model t\u00eb prodhoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat probleme n\u00eb vazhdim\u00ebsi, nd\u00ebrsa besimi n\u00eb proces gradualisht t\u00eb dob\u00ebsohet\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshimesh duhet b\u00ebr\u00eb?<\/p>\n<p>Ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet, i b\u00ebr\u00eb m\u00eb 2023, nd\u00ebr t\u00eb tjera, u ka mund\u00ebsuar votuesve q\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb mund t\u00eb votojn\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb kandidat\u00eb. N\u00eb mesin e rekomandimeve t\u00eb KQZ-s\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kthimi n\u00eb praktik\u00ebn e m\u00ebparshme: at\u00eb t\u00eb votimit p\u00ebr deri n\u00eb pes\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit t\u00eb LVV-s\u00eb, p\u00ebrvoja n\u00eb terren ka treguar se numri i lart\u00eb i kandidat\u00ebve ngadal\u00ebson procesin, dhe rrit rrezikun p\u00ebr manipulime e gabime teknike gjat\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrzgjedhja e 10 kandidat\u00ebve krijon nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb panevojshme p\u00ebr votuesit, duke e nd\u00ebrlikuar vendimmarrjen e tyre, dhe duke zbehur q\u00ebllimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb demokratizimit t\u00eb vot\u00ebs. Thjeshtimi i k\u00ebtij procesi do t\u00eb garantonte m\u00eb shum\u00eb sakt\u00ebsi, shpejt\u00ebsi dhe transparenc\u00eb n\u00eb administrimin e zgjedhjeve\u201d, vler\u00ebson an\u00ebtari i KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>E, sipas Cakollit, ndryshimet e para tre vjet\u00ebve krijuan m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr gabime n\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>\u201cKryesorja ishte m\u00ebnyra e num\u00ebrimit t\u00eb votave preferenciale \u2013 mbi 240 mij\u00eb ndryshime gjat\u00eb rinum\u00ebrimit tregojn\u00eb se kemi nj\u00eb problem n\u00eb vet\u00eb modelin, jo thjesht n\u00eb zbatim\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Me ndryshimin e ligjit m\u00eb 2023, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u mund\u00ebsua votimi fizik n\u00eb ambasada e konsullata p\u00ebr qytetar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, sipas Krasniqit, i nevojsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsimi i procedurave p\u00ebr regjistrim dhe votim jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKonkretisht, nevoja p\u00ebr rritjen e numrit t\u00eb qendrave t\u00eb votimit jasht\u00eb vendit, q\u00eb do t\u00eb ndikonte n\u00eb leht\u00ebsimin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb zgjedhje, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb ulte kostot financiare t\u00eb k\u00ebtij operacioni\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Gashi i PDK-s\u00eb vler\u00ebson se ligji ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb, \u201cve\u00e7an\u00ebrisht skanimin dhe leximin optik t\u00eb flet\u00ebvotimeve\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7ka shkoi keq n\u00eb zgjedhjet e kaluara?<\/p>\n<p>Krasniqi thot\u00eb se manipulimi i votave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb ka qen\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore q\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.<\/p>\n<p>Ai shprehet se ka qen\u00eb shqet\u00ebsues mosraportimi i parregullsive nga v\u00ebzhguesit dhe ekipet e num\u00ebrimit, teksa devijimet n\u00eb rezultat, \u201cq\u00eb shkaktuan kosto shtes\u00eb financiare dhe vonesa n\u00eb certifikimin e rezultateve\u201d, u konfirmuan vet\u00ebm pas rinum\u00ebrimit t\u00eb votave.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr KQZ-n\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i qart\u00eb se organizimi i mir\u00eb administrativ nuk mjafton n\u00ebse nuk ka sakt\u00ebsi n\u00eb num\u00ebrim. Prandaj, prioriteti yn\u00eb tani \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrja e masave t\u00eb rrepta parandaluese q\u00eb garantojn\u00eb mbrojtjen e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe eliminojn\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr manipulim n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, thot\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb zgjedhjet lokale, Krasniqi e ka par\u00eb problematik numrin e madh t\u00eb votimit me asistenc\u00eb, q\u00eb nuk ka plot\u00ebsuar kriteret q\u00eb parasheh ligji.<\/p>\n<p>\u201cPastaj, n\u00eb disa raste, mosmb\u00ebrritja me koh\u00eb e pakove me flet\u00ebvotime tek votuesit e regjistruar p\u00ebr votim jasht\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raundin e dyt\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb komunave ishte problematik\u00eb shum\u00eb serioze\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gashi konsideron se \u201csfid\u00eb serioze\u201d gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar kan\u00eb qen\u00eb \u201cp\u00ebrpjekjet e pushtetit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb vendimmarrje, si dhe tentimet p\u00ebr t\u00eb votuar jasht\u00eb korniz\u00ebs ligjore\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, v\u00ebshtir\u00ebsi ka paraqitur edhe shpallja e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb fundvit.<\/p>\n<p>\u201cSfida t\u00eb tjera kan\u00eb qen\u00eb votimi deri n\u00eb 10 kandidat\u00eb \u2013 q\u00eb ka v\u00ebshtir\u00ebsuar administrimin e vot\u00ebs, mungesa e skanimit dhe leximit optik t\u00eb flet\u00ebvotimeve, votimi me asistenc\u00eb, rekrutimi i stafit\u2026 Mungesa e nj\u00eb drejtori t\u00eb zgjedhur nga neglizhenca e pajustifikuar n\u00ebn drejtimin e kryetarit, si dhe ndikimi i pushtetit kan\u00eb sjell\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Po ashtu, edhe menaxhimi joadekuat i operacioneve zgjedhore\u201d, thot\u00eb Gashi.<\/p>\n<p>Por, sipas Cakollit t\u00eb KDI-s\u00eb, problemet me t\u00eb cilat jan\u00eb karakterizuar zgjedhjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb reja. \u201cK\u00ebsaj here dol\u00ebn shum\u00eb m\u00eb qart\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>KQZ-ja p\u00ebrball\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme<\/p>\n<p>Organizimin e zgjedhjeve, kurdo q\u00eb mund t\u00eb shpallen ato, an\u00ebtar\u00ebt e KQZ-s\u00eb e shohin si obligim kushtetues, por edhe sfidues.<\/p>\n<p>Krasniqi i LVV-s\u00eb thot\u00eb se p\u00ebrmbushja e qindra aktiviteteve operacionale, planifikimi dhe prokurimi i materialeve e sh\u00ebrbimeve brenda afateve t\u00eb shkurtra kohore bartin rreziqe, dhe e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb menaxhimin efektiv t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmend materialet e paasgj\u00ebsuara t\u00eb proceseve t\u00eb kaluara, digjitalizimin e sh\u00ebrbimeve, aspektet logjistike, rekrutimin dhe trajnimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb sekretariatit, t\u00eb Komisioneve Komunale Zgjedhore, si dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillave t\u00eb vendvotimeve dhe ekipeve t\u00eb num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb till\u00eb, organizimi i zgjedhjeve mbetet sfid\u00eb serioze edhe p\u00ebr KQZ-n\u00eb, si nga aspekti teknik-administrativ, ashtu edhe ai i kapaciteteve njer\u00ebzore, q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb merret seriozisht n\u00eb konsiderat\u00eb para \u00e7far\u00ebdo vendimmarrje politike apo institucionale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb aktgjykimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, shprehet Krasniqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Gashin e PDK-s\u00eb, sfid\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrb\u00ebrja e plot\u00eb e KQZ-s\u00eb, \u201cp\u00ebrkat\u00ebsisht mungesa e edhe nj\u00eb an\u00ebtari nga opozita\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga pushteti dhe mbajtja e an\u00ebs nga kryesuesi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb verb\u00ebr n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb pushtetit, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shqet\u00ebsim. P\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ushtruar rolin p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb deleguar, veprojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit, me ose pa vet\u00ebdije\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb u betuan para tani ish-presidentes, Vjosa Osmani, m\u00eb 27 mars. P\u00ebr em\u00ebrimin e an\u00ebtarit t\u00eb dhjet\u00eb, ajo iu drejtua Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pasi LVV-ja pretendoi se i takonin tre an\u00ebtar\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultatit zgjedhor. Edhe pas vendimit t\u00eb Kushtetueses, q\u00eb e shpalli t\u00eb papranueshme k\u00ebrkes\u00ebn e Osmanit, boshll\u00ebku n\u00eb KQZ nuk u mbyll.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit presidencial t\u00eb Osmanit, \u00e7\u00ebshtja ka mbetur n\u00eb duart e ushtrueses s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentes, Albulena Haxhiu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Telashet e proceseve zgjedhore t\u00eb vitit t\u00eb shkuar n\u00eb Kosov\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje sivjet, n\u00ebse vendi shkon n\u00eb zgjedhje parlamentare brenda pak jav\u00ebsh, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit. Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb koh\u00eb deri m\u00eb 28 prill q\u00eb ta zgjedhin presidentin e ri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":232343,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-232342","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232342","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=232342"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":232344,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232342\/revisions\/232344"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/232343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=232342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=232342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=232342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}