{"id":232465,"date":"2026-04-24T12:34:33","date_gmt":"2026-04-24T10:34:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=232465"},"modified":"2026-04-24T12:34:33","modified_gmt":"2026-04-24T10:34:33","slug":"per-banjsken-shpallet-aktgjykim-sot-ne-kosove-ne-beograd-ska-as-aktakuze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/per-banjsken-shpallet-aktgjykim-sot-ne-kosove-ne-beograd-ska-as-aktakuze\/","title":{"rendered":"P\u00ebr Banjsk\u00ebn shpallet aktgjykim sot n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Beograd s\u2019ka as aktakuz\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Prishtin\u00eb shpallet sot vendimi i par\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Beograd nuk \u00ebsht\u00eb ngritur ende as aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht thirrjeve t\u00eb BE-s\u00eb, SHBA-s\u00eb dhe NATO-s, si dhe premtimeve t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, se p\u00ebrgjegj\u00ebsit do t\u00eb ndiqen penalisht, kjo nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr sulmin e armatosur ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit, edhe pas gati tre vjet\u00ebsh nuk ka aktakuz\u00eb ndaj organizatorit Millan Radoi\u00e7iq, i cili ndodhet n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Atij i ndalohet ende t\u00eb largohet nga vendi i tij i banimit dhe \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb paraqitet n\u00eb polici, konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Beograd, nd\u00ebrsa Zyra e Prokurorit hesht p\u00ebr aktakuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Dushan Janjiq, nga Forumi p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Etnike n\u00eb Beograd, thot\u00eb se nuk pret q\u00eb t\u00eb ngrihet ndonj\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAktakuza p\u00ebr Banjsk\u00ebn do ta diskreditonte presidentin e shtetit, ushtrin\u00eb, policin\u00eb dhe politik\u00ebn e Serbis\u00eb dhe t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) ndaj Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb e mori vet\u00eb Radoi\u00e7iq, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb mb\u00ebshtetet nga Beogradi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polic i Kosov\u00ebs u vra n\u00eb at\u00eb sulm dhe tre t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrleshjet e armatosura q\u00eb pasuan, u vran\u00eb edhe tre sulmues t\u00eb nacionalitetit serb.<\/p>\n<p>N\u00eb disa incizime t\u00eb publikuara nga autoritetet e Kosov\u00ebs shihen burra t\u00eb armatosur, mes tyre edhe Radoi\u00e7iq, me uniforma ushtarake kamuflazhi.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve, ata jan\u00eb filmuar n\u00eb oborrin e Manastirit t\u00eb Banjsk\u00ebs, pas sulmit ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 24 shtator t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb e pengon ngritjen e aktakuz\u00ebs n\u00eb Beograd, t\u00eb cilin kryeprokurori Nenad Stefanoviq e paralajm\u00ebroi p\u00ebr fund t\u00eb vitit 2024 ose fillim t\u00eb 2025-\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb Beograd nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pa p\u00ebrgjigje kan\u00eb mbetur edhe pyetjet se \u00e7far\u00eb kan\u00eb zbuluar deri tani hetimet dhe n\u00ebse, p\u00ebrve\u00e7 Radoi\u00e7iqit, jan\u00eb hetuar edhe persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e fundit p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, m\u00eb 8 shkurt 2024, Prokuroria ka deklaruar se \u201cpo verifikon d\u00ebshmin\u00eb e t\u00eb dyshuarit\u201d Radoi\u00e7iq.<\/p>\n<p>Nga 45 persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, vet\u00ebm tre jan\u00eb gjykuar \u2013 ata q\u00eb jan\u00eb arrestuar n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar fletarrestim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga agjencia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e policis\u00eb, Interpol.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse po i k\u00ebrkon t\u00eb dyshuarit e tjer\u00eb dhe cilat jan\u00eb pengesat p\u00ebr arrestimin e tyre.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb: Radoi\u00e7iq duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb polici<\/p>\n<p>Millan Radoi\u00e7iq ende nuk lejohet t\u00eb largohet nga vendi i tij i banimit, t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb largohet nga Serbia pa miratimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pasaporta e tij serbe \u00ebsht\u00eb konfiskuar.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Beograd i tha gjithashtu Radios Evropa e Lir\u00eb se masa e detyrueshme e paraqitjes m\u00eb 1 dhe m\u00eb 15 t\u00eb \u00e7do muaji n\u00eb stacionin kompetent t\u00eb policis\u00eb n\u00eb komun\u00ebn Savski Venac, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi dhe se ai vazhdon ta zbatoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ndalimi i largimit nga vendi i tij i banimit \u00ebsht\u00eb zgjatur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit m\u00eb 31 mars, edhe p\u00ebr tre muaj t\u00eb tjer\u00eb, tha Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa ka nevoj\u00eb dhe m\u00eb s\u00eb voni derisa vendimi t\u00eb b\u00ebhet i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, por gjykata shqyrton \u00e7do tre muaj n\u00ebse koh\u00ebzgjatja e m\u00ebtejshme \u00ebsht\u00eb e justifikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Beogradit, Savski Venac, ka disa vila dhe nd\u00ebrtesa luksoze n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanive dhe individ\u00ebve t\u00eb lidhur me Radoi\u00e7iqin.<\/p>\n<p>Janjiq: Kosova d\u00ebnon \u201ct\u00eb margjinalizuarit\u201d<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb shpall sot vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr tre t\u00eb akuzuar p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 45 t\u00eb akuzuar, vet\u00ebm tre jan\u00eb gjykuar \u2013 ata q\u00eb jan\u00eb arrestuar n\u00eb Kosov\u00eb: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.<\/p>\n<p>Ata i kan\u00eb mohuar akuzat dhe kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk e kan\u00eb pasur q\u00ebllim t\u00eb vrisnin.<\/p>\n<p>\u201cKosova d\u00ebnon t\u00eb margjinalizuar\u201d, thot\u00eb Janjiq.<\/p>\n<p>\u201cBeogradi ka b\u00ebr\u00eb fars\u00eb me ndalimin dhe rr\u00ebfimin e Radoi\u00e7iqit se e merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, por, n\u00eb fund, e ka ngarkuar vet\u00ebm p\u00ebr trafikim arm\u00ebsh\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Ish-n\u00ebnkryetari i List\u00ebs Serbe \u00ebsht\u00eb liruar pas marrjes n\u00eb pyetje n\u00eb Beograd, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, Radoi\u00e7iq dyshohet p\u00ebr \u201cvepra t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme\u201d dhe p\u00ebr prodhim, mbajtje dhe trafikim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Kosova e cil\u00ebson sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb si terrorist, nd\u00ebrsa Radoi\u00e7iq dhe t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt e tjer\u00eb akuzohen p\u00ebr cenim t\u00eb rendit kushtetues dhe veprime kund\u00ebr sistemit juridik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Beogradi refuzon t\u2019i ekstradoj\u00eb t\u00eb akuzuarit, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ata do t\u00eb gjykohen n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e ka p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb edhe presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Dragan Popoviq, nga Qendra p\u00ebr Politik\u00eb Praktike n\u00eb Serbi, vler\u00ebson se t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb mbrojtje t\u00eb plot\u00eb nga autoritetet serbe.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam pritur asnj\u00ebher\u00eb ngritjen e aktakuz\u00ebs, sepse personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Banjsk\u00eb, si Radoi\u00e7iq, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me maj\u00ebn e pushtetit n\u00eb Serbi dhe me vet\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqin\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Janjiq sheh nj\u00eb arsye tjet\u00ebr p\u00ebr munges\u00ebn e veprimeve.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjykimi p\u00ebr Banjsk\u00ebn n\u00eb Serbi mund t\u00eb hapte edhe raste t\u00eb tjera, si zbardhja e vrasjes s\u00eb politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024, kat\u00ebr persona t\u00eb nacionalitetit serb jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje, por autor\u00ebt dhe porosit\u00ebsit e saj nuk jan\u00eb zbuluar ende.<\/p>\n<p>Prokuroria e Kosov\u00ebs e ka lidhur k\u00ebt\u00eb rast edhe me Radoi\u00e7iqin dhe partnerin e tij t\u00eb biznesit nga veriu i Kosov\u00ebs, Zvonko Vesellinoviq.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq dhe Vesellinoviq p\u00ebrmenden n\u00eb aktakuz\u00eb si \u201cudh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal\u201d q\u00eb ka planifikuar vrasjen e Ivanoviqit.<\/p>\n<p>Ndaj tyre nuk \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuz\u00eb, pasi jan\u00eb n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, rasti p\u00ebr vrasjen e Oliver Ivanoviqit vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve paraprake.<\/p>\n<p>Secili po zhvillon \u201chetimin e vet\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Prokuroria e Lart\u00eb n\u00eb Beograd ka k\u00ebrkuar informacione nga Kosova p\u00ebrmes misionit evropian p\u00ebr sundimin e ligjit, EULEX, p\u00ebr rastin Banjska, por Prishtina e ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs ka deklaruar se vet\u00ebm institucionet gjyq\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb kompetenc\u00eb p\u00ebr rastet e kryera n\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p>Nga BE-ja \u00ebsht\u00eb konfirmuar se k\u00ebrkesa e Kosov\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunim juridik p\u00ebrmes EULEX-it, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Serbis\u00eb, por p\u00ebrgjigje nuk ka pasur.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e Serbis\u00eb nuk ka sqaruar p\u00ebrse nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Janjiq vler\u00ebson se ky rast ka qen\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga bllokada e mosnjohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes institucioneve.<\/p>\n<p>Serbia nuk i njeh institucionet e Kosov\u00ebs, por vazhdon dialogun p\u00ebr normalizim marr\u00ebdh\u00ebniesh.<\/p>\n<p>Kosova e akuzon Serbin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Beogradi e mohon.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq ka deklaruar se Banjska \u201cnuk ka r\u00ebn\u00eb nga qielli\u201d, por ka qen\u00eb \u201crezistenc\u00eb e popullit serb ndaj persekutimit\u201d.<\/p>\n<p>E, nd\u00ebrkoh\u00eb, disa persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn e Kosov\u00ebs jan\u00eb par\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2025 duke \u201cruajtur\u201d nd\u00ebrtes\u00ebn e Presidenc\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e protestave masive antiqeveritare.<\/p>\n<p>Banjska n\u00eb rrug\u00ebn e Serbis\u00eb<\/p>\n<p>BE-ja, SHBA-ja dhe NATO-ja i kan\u00eb kujtuar disa her\u00eb Beogradit premtimin e tij p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr sulmin e armatosur.<\/p>\n<p>N\u00eb raportet vjetore t\u00eb Komisionit Evropian, nga viti 2023 e k\u00ebndej, Banjska cil\u00ebsohet si p\u00ebrshkall\u00ebzimi m\u00eb serioz i viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian e ka kualifikuar sulmin si \u201cakt terrorist\u201d dhe ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb Serbia t\u00eb sjell\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt n\u00eb planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit.<\/p>\n<p>Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se presidenti serb ka premtuar zbardhje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Popoviqit, Banjska ka ndikuar n\u00eb ftohjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Per\u00ebndimit dhe pushtetit t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Rasti shihet edhe si penges\u00eb serioze p\u00ebr dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka p\u00ebrs\u00ebritur se ekstradimi i Radoi\u00e7iqit \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr vazhdimin e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Por, sipas Popoviqit, dialogu n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment politik nuk ka kushte reale p\u00ebr rifillim.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se Banjska \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht penges\u00eb dhe justifikim p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrparimit.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq, nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga jeta publike dhe politike.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga regjistri i bizneseve n\u00eb Serbi, aktualisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk figuron asnj\u00eb kompani n\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, ai \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga pron\u00ebsia e kompanis\u00eb Inkop dhe deg\u00ebve t\u00eb saj, pasi ka pranuar publikisht organizimin e sulmit t\u00eb armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn e tij n\u00eb Inkop dhe n\u00eb kompanit\u00eb e lidhura me t\u00eb ua ka dhuruar partner\u00ebve t\u00eb biznesit, v\u00ebllez\u00ebrve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.<\/p>\n<p>Hulumtimet e Radios Evropa e Lir\u00eb tregojn\u00eb se k\u00ebto kompani kan\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr vite me radh\u00eb kontrata nd\u00ebrtimi, t\u00eb financuara nga buxheti i shtetit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Si Radoi\u00e7iq, ashtu edhe v\u00ebllez\u00ebrit Vesellinoviq jan\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Prishtin\u00eb shpallet sot vendimi i par\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Beograd nuk \u00ebsht\u00eb ngritur ende as aktakuz\u00eb. Pavar\u00ebsisht thirrjeve t\u00eb BE-s\u00eb, SHBA-s\u00eb dhe NATO-s, si dhe premtimeve t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, se p\u00ebrgjegj\u00ebsit do t\u00eb ndiqen penalisht, kjo nuk ka ndodhur. P\u00ebr sulmin e armatosur ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":232466,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-232465","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232465","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=232465"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232465\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":232467,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/232465\/revisions\/232467"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/232466"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=232465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=232465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=232465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}