{"id":233345,"date":"2026-05-07T12:35:17","date_gmt":"2026-05-07T10:35:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=233345"},"modified":"2026-05-07T12:35:17","modified_gmt":"2026-05-07T10:35:17","slug":"kurti-flet-per-zgjedhjet-e-7-qershorit-skemi-situate-te-re-por-zgjedhje-te-perseritura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-flet-per-zgjedhjet-e-7-qershorit-skemi-situate-te-re-por-zgjedhje-te-perseritura\/","title":{"rendered":"\u200bKurti flet p\u00ebr zgjedhjet e 7 qershorit: S\u2019kemi situat\u00eb t\u00eb re por zgjedhje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka situat\u00eb t\u00eb re por vet\u00ebm zgjedhje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu jan\u00eb pritjet e tij p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 7 qershorit, ku mes tjerash tha se \u201csa her\u00eb na kan\u00eb v\u00ebn\u00eb diga \u00ebsht\u00eb rritur prurja\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti tha para mediave t\u00eb enjten se 7 qershori do t\u00eb tejkaloj\u00eb rezultatin e 28 dhjetorit.<\/p>\n<p>\u201cData \u00ebsht\u00eb caktuar 7 qershor dhe kjo ka imponuar q\u00eb deri m\u00eb dat\u00ebn 12 maj ne t\u2019i dor\u00ebzojm\u00eb listat e kandidat\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb, pra i kemi edhe pes\u00eb dit\u00eb. Do t\u00eb kemi mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb LVV-s\u00eb, do t\u00eb kemi me siguri edhe nja dy mbledhje t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb LVV-s\u00eb, deri at\u00ebher\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb flas konkretisht p\u00ebr emra, por ajo q\u00eb e di \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne jemi duke zbatuar programin dhe zotimet tona me t\u00eb cilat i kemi fituar zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe 28 dhjetori nuk ishte para 5 viteve, por ishte, sa i bie, kat\u00ebr muajsh. Rrjedhimisht nuk mund t\u00eb themi q\u00eb kemi nj\u00eb situat\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re, kemi zgjedhje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura q\u00eb nuk ka qen\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahen, mir\u00ebpo meq\u00eb bojkoti opozita, meq\u00eb nuk d\u00ebshironte t\u00eb ishte as minimalisht konstruktive ja po shkojm\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb drejt 7 qershorit p\u00ebr ta p\u00ebrs\u00ebritur e tejkaluar 28 dhjetorin\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Teksa foli p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mes ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kreut t\u00eb LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, ai tha se \u201cnjer\u00ebzit kan\u00eb d\u00ebshira, por nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohen d\u00ebshirat me fakte\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kan\u00eb ambicie politike, duan pushtet, kan\u00eb vizion e ide p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve le t\u00eb angazhohen, le t\u00eb punojn\u00eb me \u00e7ka din\u00eb e munden dhe ju d\u00ebshiroj sukses. Por, duhet ta keni parasysh q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk vendos asnj\u00eb kryetar partie, asnj\u00eb pretendent p\u00ebr cfar\u00eb do posti, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para kat\u00ebr muajsh, pra populli n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit 51.1 p\u00ebr qind, jo 50 p\u00ebr qind po 51, jo 51, por 51.1 p\u00ebr qind ja dha L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje me \u00e7\u2019rast ne ju ofruam shum\u00eb pran\u00eb asaj shifr\u00ebs 500 mij\u00eb vota apo 500 mij\u00eb zemra si\u00e7 themi ne. Dhe vet\u00ebm shikoni rezultatin konkret. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje 57 deputet\u00eb, nd\u00ebrkaq LDK, PDK, AAK s\u00eb bashku 43 deputet\u00eb. Pra, ato t\u00eb tria bashk\u00eb 43 deputet\u00eb, ne LVV me partin\u00eb Guxo dhe Alternativ\u00ebn e PDShK-n\u00eb 57 deputet\u00eb. Pra, nuk jemi duke u krahasuar dy parti, por e gjith\u00eb opozita \u00ebsht\u00eb 43 deputet\u00eb e Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb 57 deputet\u00eb, plus ne i kemi edhe n\u00ebnt\u00eb deputet\u00eb t\u00eb komuniteteve jo-shumic\u00eb, gjithsejt\u00eb b\u00ebjm\u00eb 66. Rrjedhimisht njer\u00ebzit kan\u00eb d\u00ebshira, edhe kjo \u00ebsht\u00eb normale por nuk duhet me i ngat\u00ebrru d\u00ebshirat me fakte\u201d, shtoi Kurti.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rezultatit q\u00eb pret t\u00eb diel\u00ebn e 7 qershorit, Kurti tha se \u201csa her\u00eb na kan\u00eb v\u00ebn\u00eb diga \u00ebsht\u00eb rritur prurja\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBesoj q\u00eb qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs e kan\u00eb kuptuar q\u00eb \u00e7do her\u00eb kur p\u00ebrpiqesh t\u00eb ja v\u00ebsh dig\u00ebn nj\u00eb rrjedhe socio-historike e politike qysh \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ket\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb prurje. Sa her\u00eb na kan\u00eb v\u00ebn\u00eb diga \u00ebsht\u00eb rritur prurja. E tash bash sakt\u00ebsisht sa do t\u00eb jet\u00eb, do ta marrim vesh n\u00eb mbr\u00ebmjen e 7 qershorit\u201d, p\u00ebrfundoi Kurti.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarime ai i b\u00ebri gjat\u00eb nisjes s\u00eb punimeve p\u00ebr rikonstruktimin e rrug\u00ebs Kijev\u00eb-Malishev\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova do t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare m\u00eb 7 qershor si pasoj\u00eb e d\u00ebshtimit p\u00ebr ta zgjedhur presidentin e ri deri m\u00eb 28 prill, q\u00eb ishte afati i fundit kushtetues p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Votimet e s\u00eb diel\u00ebs s\u00eb par\u00eb te qershorit jan\u00eb t\u00eb tretat n\u00eb nivel nacional, prej shkurtit 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka situat\u00eb t\u00eb re por vet\u00ebm zgjedhje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. K\u00ebshtu jan\u00eb pritjet e tij p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 7 qershorit, ku mes tjerash tha se \u201csa her\u00eb na kan\u00eb v\u00ebn\u00eb diga \u00ebsht\u00eb rritur prurja\u201d. Kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti tha para mediave t\u00eb enjten [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":233346,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-233345","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=233345"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233345\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":233347,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/233345\/revisions\/233347"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/233346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=233345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=233345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=233345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}