{"id":23365,"date":"2018-07-30T14:44:45","date_gmt":"2018-07-30T14:44:45","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=23365"},"modified":"2018-07-30T14:44:45","modified_gmt":"2018-07-30T14:44:45","slug":"haziri-ne-kuvend-ky-eshte-mandati-i-katert-qe-qytetaret-e-gjilanit-me-kane-besuar-tiu-sherbej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-ne-kuvend-ky-eshte-mandati-i-katert-qe-qytetaret-e-gjilanit-me-kane-besuar-tiu-sherbej\/","title":{"rendered":"Haziri n\u00eb Kuvend: Ky \u00ebsht\u00eb mandati i kat\u00ebrt q\u00eb qytetar\u00ebt e Gjilanit m\u00eb kan\u00eb besuar t`iu sh\u00ebrbej"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb vazhdim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, ka zhvilluar nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr raportin e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor, sikurse edhe p\u00ebr raportin financiar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb si dhe raportin e auditimit p\u00ebr pasqyrat financiare t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj seance, kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini i ka ftuar k\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb minut\u00eb heshtje n\u00eb nderim t\u00eb veprimtarit Adem Dema\u00e7i, me \u00e7`rast kryetari i Komun\u00ebs, Lutfi Haziri, ka th\u00ebn\u00eb se, pavar\u00ebsisht bindjeve t\u00eb m\u00ebhershme politike, q\u00eb nga e premtja, Dema\u00e7i iu takon  t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, si dhe grupit t\u00eb personaliteteve si Mandela e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me q\u00ebndrimet e tyre kan\u00eb pasur ndikim n\u00eb ndryshimin e bot\u00ebs.    \u200b<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e tij, kryetari i Komun\u00ebs Lutfi Haziri, ka paraqitur t\u00eb arriturat dhe sukseset e k\u00ebsaj periudhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, duke konstatuar se n\u00eb Gjilan jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb vrullshme, sidomos n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, uj\u00ebsjell\u00ebs, kanalizime, trotuare dhe t\u00eb tjera. \u201cPeriudha e par\u00eb e vitit 2018, ka qen\u00eb mjaft dinamike sa i p\u00ebrket realizimit t\u00eb projekteve dhe zhvillimit t\u00eb komun\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>N\u00eb Administrat\u00eb, Komuna e Gjilanit vazhdon t\u00eb jet\u00eb kampion sa i p\u00ebrket efikasitetit dhe inovacionit n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk ka m\u00eb pritje t\u00eb gjata para administrat\u00ebs, sepse sh\u00ebrbimet ofrohen n\u00eb koh\u00eb dhe shpejt.<\/p>\n<p>P\u00ebr nevoja t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u nd\u00ebrtuar objekti i ri i QKMF-s\u00eb, n\u00eb vler\u00eb 1.5 milion euro. N\u00eb aspektin humanitar, Gjilani ka vazhduar me nd\u00ebrtim t\u00eb sht\u00ebpive p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb, sikurse edhe pages\u00ebn e qiras\u00eb p\u00ebr 45 familje t\u00eb tjera, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb asistenca sociale \u00ebsht\u00eb duke vazhduar p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb. Kan\u00eb filluar punimet edhe n\u00eb projektin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e braktisur, pleqt\u00eb, grat\u00eb e prekura nga dhuna n\u00eb familje, q\u00eb po realizohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetin e Kuvajtit. Po ashtu \u00ebsht\u00eb caktuar edhe lokacioni p\u00ebr varrezat e reja t\u00eb qytetit n\u00eb Velekinc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb arsim, nx\u00ebn\u00ebsit e Gjilanit kan\u00eb vazhduar t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb n\u00ebp\u00ebr gara rajonale, republikane e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke sjell\u00eb dhjet\u00ebra medalje, mir\u00ebnjohje e \u00e7mime kryesore n\u00eb Gjilan. P\u00ebrkund\u00ebr mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara financiare, \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb disa nga k\u00ebta talente t\u00eb reja, duke iu ndar\u00eb bursa akademike p\u00ebr shkollim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm n\u00eb universitetet dhe kolegjet tona. N\u00eb aspektin infrastrukturor, situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm. Nj\u00eb \u00e7erdhe moderne tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb funksionalizuar, shkolla e arteve \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb renovime t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Gjilani ka b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb vrullshme edhe n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore, uj\u00ebsjell\u00ebs, kanalizime, trotuare. Jan\u00eb shtruar ose jan\u00eb n\u00eb shtrim e sip\u00ebr shumica e rrug\u00ebve n\u00eb fshatra dhe n\u00eb qytet. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb duke u punuar rruga me kat\u00ebr krosi Gjilan-Ferizaj, nd\u00ebrkoh\u00eb pritet fillimi i punimeve edhe n\u00eb rrug\u00ebn Gjilan-Prishtin\u00eb. Mirusha, tashm\u00eb po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rekreacioni p\u00ebr qytetar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po punohet n\u00eb pjes\u00ebn e mbetur, s\u00eb bashku me kompleksin e madh t\u00eb stadiumit. Po punohet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar edhe me projektin e lumit Stanishor, q\u00eb pretendohet t\u00eb realizohet nga Banka Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Fal\u00eb pun\u00ebs serioze t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Publike si dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit, Urbanizmit dhe Mjedisit, p\u00ebrve\u00e7 investimeve kapitale t\u00eb cekura m\u00eb lart, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet e duhura dhe jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb finalizimit edhe kontratat p\u00ebr sanimin e ndri\u00e7imit publik t\u00eb qytetit, sinjalistik\u00ebs, kurse mir\u00ebmbajtja verore e rrug\u00ebve tashm\u00eb ka filluar dhe shpresojm\u00eb q\u00eb me nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb p\u00ebrmbyllet pjesa e par\u00eb, duke mos shkaktuar as pengesa apo vonesa p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrahja nuk ka munguar as n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebrmes subvencioneve vetanake, qoft\u00eb p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimeve t\u00eb shumta me organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke i ndihmuar fermer\u00ebt me pajisje e makineri bujq\u00ebsore, far\u00eb, serra, nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve t\u00eb arave e t\u00ebt tjera. N\u00eb forma t\u00eb ndryshme jan\u00eb ndihmuar mbi 1500 fermer\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shp\u00ebtimit ka p\u00ebrgatitur njoftime p\u00ebr parandalim t\u00eb inicimit t\u00eb zjarreve dhe besojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb kujdesi qytetar\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin maksimal.<\/p>\n<p>N\u00eb sektorin e zhvillimit ekonomik, Gjilani po vazhdon t\u00eb t\u00ebrheq biznese t\u00eb reja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar plani p\u00ebr PPP t\u00eb reja. Me Komisionin Evropian po punohet p\u00ebr tregun e gjelb\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte p\u00ebr pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket buxhetit, gjat\u00eb vitit 2018, kemi arritur q\u00eb planifikimin p\u00ebr t\u00eb hyrat ta ruajm\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm. Presim q\u00eb pagesa e tatimit n\u00eb pron\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb hapa pozitiv, sepse qytetar\u00ebt po e kuptojn\u00eb q\u00eb taksa \u00ebsht\u00eb investim kapital. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Korniz\u00ebs Afatmesme Buxhetore p\u00ebr vitin 2019 \u2013 2021 jan\u00eb p\u00ebrcaktuar prioritetet e Komun\u00ebs n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, infrastruktur\u00eb, bujq\u00ebsi dhe mir\u00ebqenia, q\u00eb garantojn\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>Ngritje t\u00eb v\u00ebllimit t\u00eb pun\u00ebs, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar me sukses, ka pasur edhe n\u00eb Drejtorin\u00eb p\u00ebr Gjeodezi, Kadast\u00ebr dhe Pron\u00eb. Jan\u00eb kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procedurash p\u00ebr shpron\u00ebsime p\u00ebr interesa t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por edhe jan\u00eb iniciuar nd\u00ebrrime t\u00eb pronave n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb investimit p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>Drejtoria e Inspeksionit dhe ajo p\u00ebr Kultur\u00eb Rini dhe Sport, kan\u00eb marr\u00eb statusin e drejtoris\u00eb me vendimin e Kuvendit gjat\u00eb k\u00ebtij viti dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb menj\u00ebher\u00eb kan\u00eb filluar me pun\u00eb dhe angazhime dhe tashm\u00eb kemi detyra t\u00eb qarta dhe nj\u00eb autoritet n\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto dikaster.<\/p>\n<p>N\u00eb prokurim publik jan\u00eb zhvilluar procedura sipas planifikimit dhe inicimeve t\u00eb drejtorive komunale.<\/p>\n<p>\u201cPra, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, 6-mujori i par\u00eb e vitit 2018, ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb dinamike dhe po punojm\u00eb bashk\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb hap me realizimin e projekteve dhe zhvillimin e Komun\u00ebs ton\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha sferat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Lutfi Haziri.<\/p>\n<p>Pozita, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb saj, Avdyl Aliu (LDK), Ibish Ibishi (AAK), Fitim Guda dhe t\u00eb tjer\u00eb, i ka dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje raportit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe real.<\/p>\n<p>Kurse opozita, n\u00ebp\u00ebrmjet shefave t\u00eb grupeve, Nevzad Isufi (VV), Riza Abdyli (PDK), Mimoza Kadriu (Nisma), raportin e kan\u00eb cil\u00ebsuar sip\u00ebrfaq\u00ebsor, t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar dhe jo gjithmon\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, sikurse edhe k\u00ebshilltar\u00ebt komunal\u00eb, Bujar Nevzati, Xhelal Hajrullahu, Arijeta Rexhepi, Anila Tusha, Nehat Osmani, Enver Hajrullahu, Arb\u00ebresh\u00eb Hyseni dhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrgjith\u00ebsisht kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se raporti \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur kritikave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn e k\u00ebsaj qeverisje, Haziri ka th\u00ebn\u00eb se i kupton q\u00ebndrimet e subjekteve politike, por ka rikujtuar se ky \u00ebsht\u00eb mandati i kat\u00ebrt q\u00eb qytetar\u00ebt e Gjilanit ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij besimin dhe \u00ebsht\u00eb shprehur i lumtur q\u00eb po iu sh\u00ebrben atyre prej 10 vitesh, nga gjithsej 19 vite liri pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJu e dini se ky qytet, historikisht ka qen\u00eb i p\u00ebrjashtuar nga programet zhvillimore, kurse tash, pozita e tij, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i zhvilluar, m\u00eb i integruar dhe m\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri, duke konstatuar se dinamika e investimeve kapitale, nuk do t\u00eb ndalet, sepse jan\u00eb projekte t\u00eb buxhetuara.  <\/p>\n<p>Sa iu p\u00ebrket borxheve kontigjente, Haziri tha se Komuna e Gjilanit i ka 8.1 milion\u00eb euro borxhe, q\u00eb kryesisht lidhen me shpron\u00ebsime dhe prona private q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr interes publik prej 19 vitesh e k\u00ebndej, nd\u00ebrkaq 7.2 milion\u00eb euro \u00ebsht\u00eb borxhi i qytetar\u00ebve ndaj Komun\u00ebs, duke paralajm\u00ebruar se n\u00eb shtator do t\u00eb fillohet grumbullimi i k\u00ebtyre mjeteve p\u00ebrmes p\u00ebrmbaruesve.      <\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Zyr\u00ebn e Prokurimit, Haziri ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb me telashe, q\u00eb jan\u00eb trash\u00ebguar meq\u00eb aty ka ngelur vet\u00ebm nj\u00eb zyrtare e certifikuar, gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn aktakuz\u00eb dhe aktualisht po punohet me staf t\u00eb angazhuar profesional\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjet konkrete t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrgjigjur drejtor\u00ebt Selami Xhemajli, Naser Kor\u00e7a, Nevzad Rushiti, Valbona Tahiri, Ramiz Ramadani e Sadudin Berisha.  <\/p>\n<p>Raporti i kryetarit \u00ebsht\u00eb miratuar me vot\u00ebn e dyfisht\u00eb t\u00eb kryesueses s\u00eb Kuvendit Komunal, ndon\u00ebse Haziri ka th\u00ebn\u00eb se raporti nuk i n\u00ebnshtrohet procedur\u00ebs s\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal e ka p\u00ebrg\u00ebzuar qeverisjen komunale, n\u00eb krye me Lutfi Hazirin, p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjasht\u00ebmujor, duke u shprehur e bindur se kjo qeverisje do t`i realizoj\u00eb t\u00eb gjitha planet dhe projektet e saj, ashtu si\u00e7 i ka planifikuar.          <\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, opozita (LVV e PDK) e ka mir\u00ebpritur debatin edhe p\u00ebr raportin financiar si dhe raportin e auditorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr vitin 2017, duke th\u00ebn\u00eb se nga t\u00eb gjeturat shihet se nuk jan\u00eb p\u00ebrfillur rekomandimet.<\/p>\n<p>Por, Zijadin Maliqi, drejtor financiar, i cili e ka prezantuar raportin janar-qershor 2018 si dhe i ka komentuar gjetjet e auditorit, ka th\u00ebn\u00eb se ne i  kemi pranuar gjetjet e auditorit, duke n\u00ebnvizuar se sa iu p\u00ebrket pasqyrave financiare, auditori ka konstatuar se ato pasqyrojn\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb drejt\u00eb dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Kuvendi ka p\u00ebrkrahur propozimin e Avdyl Aliut (LDK) p\u00ebr alokimin te Drejtoria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb mjeteve prej 68.708 euro, t\u00eb grumbulluara nga aksioni humanitar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta dhe grat\u00eb e prekura nga dhuna n\u00eb familje, pastaj propozimin e Arta Hazirit (AAK) p\u00ebr shtimin e numrit t\u00eb bursave, var\u00ebsisht prej mund\u00ebsive buxhetore t\u00eb Komun\u00ebs, sikurse edhe k\u00ebrkes\u00ebn e K\u00ebshillit lokal t\u00eb Zhegr\u00ebs, t\u00eb cilin e ka paraqitur Shemsedin Elezi, p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb parcele prej 108  m\/2 p\u00ebr ngritjen e shtatores s\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve Shaban e Sami Ukshinit si dhe p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb shume prej 7.500 euro, si nevoj\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb vazhdim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, ka zhvilluar nj\u00eb debat t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr raportin e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor, sikurse edhe p\u00ebr raportin financiar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb si dhe raportin e auditimit p\u00ebr pasqyrat financiare t\u00eb vitit 2017. P\u00ebrndryshe, n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj seance, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23366,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-23365","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23365"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23365\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}