{"id":234693,"date":"2026-05-26T07:07:36","date_gmt":"2026-05-26T05:07:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=234693"},"modified":"2026-05-26T07:07:36","modified_gmt":"2026-05-26T05:07:36","slug":"nevzat-shemsedini-diskursi-i-gjuhes-politike-mediale-rrjeteve-sociale-dhe-plaget-e-heshtura-ne-mireqenien-psiko-emocionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nevzat-shemsedini-diskursi-i-gjuhes-politike-mediale-rrjeteve-sociale-dhe-plaget-e-heshtura-ne-mireqenien-psiko-emocionale\/","title":{"rendered":"Nevzat Shemsedini: Diskursi i gjuh\u00ebs politike, mediale, rrjeteve sociale dhe plag\u00ebt e heshtura n\u00eb mir\u00ebqenien psiko-emocionale"},"content":{"rendered":"<p>Gjuha e folur dhe e shkruar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mesazh apo vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb e th\u00ebn\u00eb; ajo \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e gjendjes son\u00eb shoq\u00ebrore. Ajo bart ndjenja, emocione dhe mendime, krijon realitete dhe l\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb shpirtin e njeriut. <\/p>\n<p>Diskursi i gjuh\u00ebs politike, i debateve mediale dhe i rrjeteve sociale pasqyron kultur\u00ebn dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si politikan\u00ebt, institucionet, mediat, figurat publike e jopublike dhe njer\u00ebzit  n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi komunikojn\u00eb me qytetar\u00ebt dhe mes nj\u00ebri-tjetrit. Gjuha nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm fjal\u00ebt e th\u00ebna, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn si thuhen ato, tonin, ngjyrimin, q\u00ebndrimin, gjestet, m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrballjes me tjetrin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e edukimit se si nd\u00ebrtohet apo shkat\u00ebrrohet respekti nd\u00ebrnjer\u00ebzor dhe shoq\u00ebror. <\/p>\n<p>Gjuha denigruese edhe pse nuk klasifikohet si s\u00ebmundje psikologjike n\u00eb kuptimin klinik, ajo mund t\u00eb kuptohet si simptom\u00eb e \u00e7rregullimeve emocionale, sociale dhe kulturore, si dhe si faktor q\u00eb d\u00ebmton sh\u00ebndetin mendor si t\u00eb autorit q\u00eb fyen e ofendon ashtu edhe t\u00eb individit q\u00eb e p\u00ebrjeton ofendimin. Ajo pasqyron shpesh gjendje emocionale t\u00eb brendshme t\u00eb individit, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht kontribuon n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e klim\u00ebs sociale dhe psikologjike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb  dhe familjes.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, kjo gjuh\u00eb, sidomos n\u00eb rrjetet sociale, po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e ashp\u00ebr, m\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe m\u00eb e dhimbshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Nga institucionet te panelist\u00ebt n\u00eb studiot televizive, nga rrjetet sociale te bisedat e p\u00ebrditshme, po p\u00ebrhapet nj\u00eb diskurs q\u00eb nuk bashkon, por ndan; q\u00eb nuk nd\u00ebrton, por l\u00ebndon. Nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb dehumanizon, fyen, akuzon dhe mbjell urrejtje l\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb heshtura n\u00eb gjendjen psiko-emocionale t\u00eb qytetar\u00ebve, familjeve dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi -nj\u00eb gjendje q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb e plagosur nga traumat e p\u00ebrjetuara t\u00eb luft\u00ebs. <\/p>\n<p>Partit\u00eb politik\u00eb nuk po shihen si rival\u00eb demokratik\u00eb, por si armiq &#8211; nj\u00eb realitet i dhimbsh\u00ebm. Fjal\u00ebt r\u00ebnduese jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb arm\u00eb komunikimi, nd\u00ebrsa dialogu \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me sharje, ofendime dhe p\u00ebrjashtim. Kjo gjuh\u00eb krijon frik\u00eb, pasiguri , ankth dhe n\u00eb koh\u00ebzgjatje edhe depresion p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Dal\u00ebngadal\u00eb, ajo po dep\u00ebrton n\u00eb familje, n\u00eb vendet e pun\u00ebs dhe n\u00eb gjith\u00eb spektrin shoq\u00ebror e social. <\/p>\n<p>Kur shoq\u00ebria ekspozohet vazhdimisht ndaj nj\u00eb gjuhe t\u00eb mbushur me fyerje, sharje, ofendime dhe urrejtje, ajo lodhet emocionalisht; rritet niveli i agresivitetit subjektiv, nd\u00ebrnjer\u00ebzor e social dhe shtohen predispozitat p\u00ebr konflikte nd\u00ebrnjer\u00ebzore -gj\u00eb q\u00eb askush nuk e d\u00ebshiron. Po ashtu, stresi, ankthi dhe tensioni emocional e psikik b\u00ebhen pjes\u00eb e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb. M\u00eb e dhimbshmja \u00ebsht\u00eb se kjo gjuh\u00eb po transmetohet dhe po m\u00ebsohet si model edhe p\u00ebr gjeneratat e reja, duke u ofruar atyre nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb komunikimi t\u00eb ftoht\u00eb, t\u00eb ashp\u00ebr, pa empati dhe t\u00eb mbushur me urrejtje -nj\u00eb model q\u00eb rrezikon t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb sh\u00ebndetin e tyre mendor dhe emocional n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ne, si shqiptar, nuk kemi qen\u00eb dhe besoj se nuk jemi, e nuk duhet t\u00eb jemi, aleat t\u00eb nj\u00eb gjuhe t\u00eb till\u00eb. Tradita jon\u00eb ka qen\u00eb fjala e matur, respekti p\u00ebr tjetrin dhe konstruktiviteti. Sharja, fyerja, ofendimi dhe k\u00ebrc\u00ebnimi nuk na b\u00ebjn\u00eb nder o popull i dashur, pavar\u00ebsisht kush i p\u00ebrdor; p\u00ebrkundrazi, na ulin si individ\u00eb , familje dhe si shoq\u00ebri. Ato nuk na forcojn\u00eb, por na dob\u00ebsojn\u00eb. Nj\u00eb gjuh\u00eb e till\u00eb u sh\u00ebrben vet\u00ebm atyre q\u00eb na duan t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, t\u00eb lodhur dhe t\u00eb pafuqish\u00ebm si shoq\u00ebri e shtet. Prandaj, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, kemi nevoj\u00eb t\u00eb ndalemi dhe t\u00eb reflektojm\u00eb. <\/p>\n<p>Politikan\u00ebt, p\u00ebrkrah\u00ebsit e tyre, debatuesit publik\u00eb dhe \u00e7do qytetar duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorin ndaj nj\u00ebri-tjetrit, sepse ajo nuk l\u00eb gjurm\u00eb vet\u00ebm te individi i fyer apo i ofenduar, por edhe te f\u00ebmij\u00ebt dhe familja e tij apo e saj. N\u00eb heshtje, ajo ndikon edhe te vet\u00eb autori i ofendues, n\u00eb gjendjen e tij shpirt\u00ebrore dhe emocionale. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se po krijojm\u00eb modele sjelljeje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb \u2014 gj\u00eb q\u00eb besoj se askush prej nesh nuk e d\u00ebshiron. Ju lutem, s\u00eb paku, t\u00eb mos i b\u00ebjm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ndihen t\u00eb ofenduar apo t\u00eb bullizuar nga sjelljet tona dhe nga gjuha jon\u00eb destruktive, prind\u00ebrore, familjare e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p> Qytetar\u00eb t\u00eb nderuar, kudo q\u00eb jetoni, veproni apo shkruani n\u00eb rrjetet sociale, ju lutem t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb diskurs m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, m\u00eb etik, m\u00eb njer\u00ebzor dhe m\u00eb konstruktiv, pa ngritje t\u00eb tonit , pa sharje e ofendime &#8211; nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb sh\u00ebron, e jo q\u00eb plagos mir\u00ebqenien individuale dhe kolektive. Partit\u00eb politike, mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre dhe qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb ta respektojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, t\u2019ia urojn\u00eb suksesin nj\u00ebri-tjetrit, por edhe t\u00eb kritikojn\u00eb me dinjitet e maturi duke kontribuar me ide konstruktive p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe p\u00ebrparimin e vendit.<\/p>\n<p>Popull i dashur, hajde t\u00eb fillojm\u00eb ta refuzojm\u00eb dhe ta ndalojm\u00eb gjuh\u00ebn e urrejtjes, t\u00eb m\u00ebris\u00eb, t\u00eb ndarjes, t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes dhe t\u00eb dhun\u00ebs, dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb gjuh\u00ebn e konstruktivitetit, mir\u00ebkuptimit, dashuris\u00eb dhe respektit. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, t\u00eb kulturuar, t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb, ku respekti dhe dashuria p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin t\u00eb jen\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi yn\u00eb. Kritikat konstruktive, pa sharje e ofendime, t\u00eb argumentuara dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsore, le t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nd\u00ebrgjegj\u00ebsim p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim dhe si udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr ecje p\u00ebrpara drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, demokratik, kulturor dhe me perspektiv\u00eb evropiane. <\/p>\n<p>Populli yn\u00eb ka vuajtur shum\u00eb. Andaj, nuk kemi m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebri dhe urrejtje, as p\u00ebr sharje, fyerje e ofendime, por p\u00ebr bashkim, dashuri dhe mir\u00ebkuptim. Shqiptar\u00ebt duhet ta p\u00ebrqafojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin me fjal\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ura, jo me fjal\u00eb q\u00eb ngrejn\u00eb mure urrejtjeje nd\u00ebrv\u00ebllaz\u00ebrore, nd\u00ebrfamiljare dhe nd\u00ebrshoq\u00ebrore. <\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebhemi shembull, ashtu si\u00e7 kemi ditur t\u00eb jemi n\u00eb \u00e7do koh\u00eb ku mbizot\u00ebron bashkimi, mir\u00ebkuptimi dhe dashuria nd\u00ebrnjer\u00ebzore e familjare -sepse k\u00ebshtu do t\u00eb jemi gjithmon\u00eb fitues si komb dhe vend drejt progresit njer\u00ebzor e shtet\u00ebror dhe pjes\u00eb rrug\u00ebtimit drejt familjes europiane.<\/p>\n<p>Qofshi t\u00eb g\u00ebzuar!<br \/>\nUroj vet\u00ebdijesim dhe reflektim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjuha e folur dhe e shkruar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mesazh apo vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb e th\u00ebn\u00eb; ajo \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e gjendjes son\u00eb shoq\u00ebrore. Ajo bart ndjenja, emocione dhe mendime, krijon realitete dhe l\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb shpirtin e njeriut. Diskursi i gjuh\u00ebs politike, i debateve mediale dhe i rrjeteve sociale pasqyron kultur\u00ebn dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":234694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-234693","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-opinion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=234693"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234693\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":234695,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234693\/revisions\/234695"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/234694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=234693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=234693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=234693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}