{"id":234911,"date":"2026-05-28T18:45:01","date_gmt":"2026-05-28T16:45:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=234911"},"modified":"2026-05-28T18:45:01","modified_gmt":"2026-05-28T16:45:01","slug":"kurti-mbeshtetjet-financiare-nuk-lidhen-me-fushaten-zgjedhore-jane-pergjigje-ndaj-inflacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-mbeshtetjet-financiare-nuk-lidhen-me-fushaten-zgjedhore-jane-pergjigje-ndaj-inflacionit\/","title":{"rendered":"Kurti: Mb\u00ebshtetjet financiare nuk lidhen me fushat\u00ebn zgjedhore, jan\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj inflacionit"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka deklaruar se ndihmat dhe mb\u00ebshtetjet financiare t\u00eb fundit p\u00ebr qytetar\u00ebt nuk lidhen me nisjen e fushat\u00ebs zgjedhore, por me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me rritjen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs dhe inflacionin, raporton Ekonomia Online.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse ndihmat e fundit kan\u00eb lidhje me fillimin e fushat\u00ebs zgjedhore, Kurti tha se Qeveria kishte planifikuar nj\u00eb pako t\u00eb re p\u00ebr p\u00ebrballjen me inflacionin, por sipas tij kjo u pamund\u00ebsua nga zgjedhjet e parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e dini ne kemi pasur n\u00eb plan t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pakon p\u00ebr p\u00ebrballjen me inflacion, 2.0. Mir\u00ebpo kjo nuk u mund\u00ebsua p\u00ebr shkak se u shkaktuan zgjedhjet e parakohshme, t\u00eb panevojshme, meqen\u00ebse pat\u00ebm nj\u00eb bllokim opozitar sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit. Dhe tash ne po p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrballje me nevojat e shtuara n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe me pritjet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb arsyeshme n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u2019ju dalim zot atyre\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kurti p\u00ebrmendi mb\u00ebshtetjet financiare q\u00eb, sipas tij, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr kategori t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cTash ne jemi t\u00eb mir\u00ebnjohur ta z\u00ebm\u00eb p\u00ebr shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr n\u00ebnat lehon\u00eb, pastaj p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt, mandej p\u00ebr student\u00ebt dhe pa harruar pensionist\u00ebt. Ta z\u00ebm\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vjet qeveria jon\u00eb ka mb\u00ebshtetur shtat\u00eb her\u00eb gjithsej pensionist\u00ebt me mb\u00ebshtetje t\u00eb nj\u00ebhershme 100 euro. Pensionin q\u00eb e kemi gjetur bazik 90 euro e kemi b\u00ebr\u00eb 100 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 2\/3 m\u00eb i lart\u00eb se q\u00eb e kemi gjetur. Pra, rritjen ekonomike t\u00eb vendit ton\u00eb nuk e mbajm\u00eb p\u00ebr shtet, e shp\u00ebrndajm\u00eb n\u00eb popull, m\u00eb s\u00eb shumti, m\u00eb s\u00eb pari tek ata t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb nevojat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai foli edhe p\u00ebr alokimin e fundit t\u00eb mjeteve buxhetore n\u00eb vler\u00eb prej 2 milion\u00eb eurosh p\u00ebr avikompanit\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbulim t\u00eb nevojave gjat\u00eb sezonit veror.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkaq sa i p\u00ebrket alokimit t\u00eb mjeteve buxhetore prej 2 milion\u00eb euro , k\u00ebt\u00eb e kam shpjeguar me nj\u00eb tekst n\u00eb faqen time n\u00eb Facebook dje pasdite. Ju kisha inkurajuar t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb keni dilema t\u00eb lexoni e ta rilexoni dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mbulim t\u00eb nj\u00eb gjendje jo t\u00eb zakonshme q\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb edhe shtetet e tjera. Dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me muajin qershor, po ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me komplet stin\u00ebn e ver\u00ebs deri n\u00eb fund t\u00eb tetorit. Pra, do t\u00eb vepronim ndryshe po t\u00eb kishim Kuvend. Meq\u00eb s\u2019kemi Kuvend, veprojm\u00eb me \u00e7far\u00eb mundemi e dim\u00eb dhe besojm\u00eb q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka deklaruar se ndihmat dhe mb\u00ebshtetjet financiare t\u00eb fundit p\u00ebr qytetar\u00ebt nuk lidhen me nisjen e fushat\u00ebs zgjedhore, por me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me rritjen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs dhe inflacionin, raporton Ekonomia Online. I pyetur n\u00ebse ndihmat e fundit kan\u00eb lidhje me fillimin e fushat\u00ebs zgjedhore, Kurti tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":234912,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-234911","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=234911"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234911\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":234913,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/234911\/revisions\/234913"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/234912"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=234911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=234911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=234911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}