{"id":235391,"date":"2026-06-04T21:40:39","date_gmt":"2026-06-04T19:40:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=235391"},"modified":"2026-06-04T21:40:39","modified_gmt":"2026-06-04T19:40:39","slug":"dy-milione-euro-per-linjat-ajrore-si-do-te-shperndahet-ndihma-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dy-milione-euro-per-linjat-ajrore-si-do-te-shperndahet-ndihma-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Dy milion\u00eb euro p\u00ebr linjat ajrore: Si do t\u00eb shp\u00ebrndahet ndihma e Qeveris\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Rreth dy jav\u00eb para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs ndau 2 milion\u00eb euro p\u00ebr subvencionimin e linjave ajrore q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb destinacione t\u00eb lidhura me diaspor\u00ebn. Vendimi u kritikua si tentim p\u00ebr ndikim n\u00eb zgjedhje, nd\u00ebrkaq mbetet e paqart\u00eb se si vendimi mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb \u00e7mimin e biletave apo rritjen e turizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb mase t\u00eb quajtur \u201cMb\u00ebshtetja e M\u00ebrgat\u00ebs\u201d, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs vendosi m\u00eb 26 maj p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e kompanive ajrore p\u00ebr linjat q\u00eb lidhin vendin me destinacionet nga ku m\u00eb s\u00eb shumti vjen diaspora e vendit.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, tha se vendimi u mor \u201cp\u00ebrball\u00eb rrezikut q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e fluturimeve t\u00eb planifikuara gjat\u00eb muajve korrik dhe gusht t\u00eb anulohen p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostos s\u00eb karburantit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAnulimi i fluturimeve n\u00eb muajt e ver\u00ebs do t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mos mund t\u00eb vinin, si\u00e7 vijn\u00eb zakonisht n\u00eb muajt korrik dhe gusht. E kjo do t\u00eb ishte keq p\u00ebr ta dhe familjet e tyre, por do t\u00eb ishte fatale edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit\u201d, u shpreh Kurti n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, m\u00eb 27 maj.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare, por edhe shoq\u00ebria civile, e kritikuan vendimin q\u00eb u mor para zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit, si tentim p\u00ebr ndikim te votuesit nga diaspora, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e kaluara e votuan n\u00eb shumic\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) e cil\u00ebsuan mas\u00ebn si nd\u00ebrhyrje me motive elektorale.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb qasje e till\u00eb po e shnd\u00ebrron gar\u00ebn zgjedhore n\u00eb nj\u00eb proces krejt\u00ebsisht t\u00eb pabarabart\u00eb, ku partia n\u00eb pushtet krijon ep\u00ebrsi p\u00ebrmes paras\u00eb publike dhe avantazhit institucional, e jo p\u00ebrmes nj\u00eb gare t\u00eb drejt\u00eb politike\u201d, shkroi hulumtuesi i KDI-s\u00eb, Eugen Cakolli, n\u00eb Facebook, m\u00eb 26 maj.<\/p>\n<p>Kurti, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, iu p\u00ebrgjigj k\u00ebtyre kritikave, duke th\u00ebn\u00eb se masa nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zgjedhjet, pasi q\u00eb, sipas tij, ajo do t\u00eb ndikoj\u00eb periudh\u00ebn e paszgjedhjeve, gjegj\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb muajt e ver\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPra, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr blerje biletash apo ardhje t\u00eb organizuar p\u00ebr zgjedhje, si\u00e7 u pretendua nga disa qarqe t\u00eb bllokut opozitar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse, sikurse e b\u00ebjn\u00eb shumica e shteteve t\u00eb rajonit\u201d, shkroi Kurti n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb funksionoj\u00eb skema?<\/p>\n<p>Holl\u00ebsit\u00eb e plota t\u00eb ndarjes s\u00eb fondeve ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb form\u00eb t\u00eb dokumentit, por sipas deklaratave publike t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, kompanit\u00eb ajrore do t\u00eb mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebto fonde n\u00ebse i ruajn\u00eb ose i rrisin operimet e tyre nga Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Prishtin\u00ebs \u201cAdem Jashari\u201d.<\/p>\n<p>Ministri n\u00eb detyr\u00eb i Financave, Hekuran Murati, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin Kanal 10, tha se kompanit\u00eb ajrore do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga 3 euro p\u00ebr pasagjer n\u00eb sezonin veror t\u00eb fluturimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar k\u00ebto fonde, kompanit\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbushin disa kritere. Sipas Muratit, masa vlen p\u00ebr linjat ajrore, n\u00ebse \u201ce mir\u00ebmbajn\u00eb frekuenc\u00ebn e fluturimeve p\u00ebr mbi 85 p\u00ebr qind t\u00eb planit p\u00ebr vitin 2026\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas Muratit, secili fluturim duhet t\u00eb ket\u00eb mbi 80 p\u00ebr qind t\u00eb karrigeve t\u00eb mbushura.<\/p>\n<p>Pagesa prej 3 eurosh, sipas tij, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb bashk\u00ebpunim me Aeroportin e Prishtin\u00ebs. K\u00ebsisoj, Qeveria do t\u00eb paguaj\u00eb 2.10 euro, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr Aeroporti, tha Murati.<\/p>\n<p>Ai pohoi se kompanit\u00eb ajrore shpesh reduktojn\u00eb numrin e fluturimeve kur p\u00ebrballen me rritje t\u00eb kostove, duke bashkuar udh\u00ebtar\u00ebt n\u00eb m\u00eb pak linja, dhe se masa synon ta parandaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Murati argumentoi se kjo do t\u00eb ndikonte n\u00eb numrin e pasagjer\u00ebve n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs dhe, rrjedhimisht, n\u00eb t\u00eb hyrat q\u00eb gjenerohen p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk u b\u00eb e ditur se p\u00ebr cilat linja n\u00eb ve\u00e7anti do t\u00eb ndahet subvencioni, dhe sa nga fondi prej 2 milion\u00eb eurosh mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb te operator\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Gjermania dhe Zvicra konsiderohen nd\u00ebr destinacionet kryesore prej nga vjen diaspora kosovare. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Autoritetit t\u00eb Aviacionit Civil t\u00eb Kosov\u00ebs (AAC), nga k\u00ebto dy shtete per\u00ebndimore jan\u00eb nisur m\u00eb s\u00eb shumti fluturime p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Cilat kompani mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Prishtin\u00ebs mb\u00ebrrijn\u00eb dhe nga ai aktualisht nisen aeroplan\u00ebt e nj\u00eb numri kompanish ajrore, p\u00ebrfshir\u00eb GP Aviation, EasyJet, Eurowings, Edelweiss, Chair Airlines, Austrian Airlines, Lufthansa, Turkish Airlines dhe Wizz Air.<\/p>\n<p>Deri tani, asnj\u00ebra prej kompanive nuk ka konfirmuar publikisht n\u00ebse do t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr subvencione.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) kontaktoi disa prej tyre p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse jan\u00eb informuar p\u00ebr programin.<\/p>\n<p>GP Aviation, nj\u00eb nga operator\u00ebt q\u00eb ka zgjeruar rrjetin e destinacioneve nga Prishtina n\u00eb vitet e fundit, duke p\u00ebrfshir\u00eb Gjermanin\u00eb dhe Zvicr\u00ebn, nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it lidhur me k\u00ebt\u00eb skem\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, sipas statistikave t\u00eb AAC-s\u00eb, GP Aviation ishte kompania q\u00eb pati m\u00eb shum\u00eb trafik t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs \u2013 rreth 1.4 milion.<\/p>\n<p>Kompania zvicerane Edelweiss tha se ende nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar nga autoritetet kosovare p\u00ebr programin e subvencioneve.<\/p>\n<p>\u201cNe ende nuk jemi informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb program, dhe as nuk jemi kontaktuar nga Qeveria. Prandaj, nuk mund t&#8217;iu p\u00ebrgjigjemi pyetjeve tuaja\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e kompanis\u00eb p\u00ebr REL\u2013in.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Chair Airlines, po ashtu kompani zvicerane, refuzoi t\u00eb komentoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu lutemi t\u00eb na mir\u00ebkuptoni q\u00eb Chair Airlines nuk do t\u00eb komentoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, tha kompania n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb ajrore nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn as n\u00eb pyetjet n\u00ebse do t\u2019i anulonin fluturimet k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, dhe si do t\u00eb mund t\u00eb ndikonte kjo mas\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij rreziku.<\/p>\n<p>Numri i pasagjer\u00ebve nga fluturimet n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs ka shkuar duke u shtuar \u00e7do vit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb vitit 2020, kur shp\u00ebrtheu pandemia e COVID-19.<\/p>\n<p>As Aeroporti i Prishtin\u00ebs nuk u p\u00ebrgjigj n\u00eb pyetjet n\u00ebse ka pasur indikacion se pritet t\u00eb ket\u00eb ulje t\u00eb numrit t\u00eb fluturimeve apo anulime t\u00eb theksuara k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Praktik\u00eb e njohur n\u00eb Evrop\u00eb<\/p>\n<p>Subvencionimi i linjave ajrore nuk \u00ebsht\u00eb i pazakont\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit, shtete si Italia, Sllovenia, Suedia dhe Norvegjia kan\u00eb p\u00ebrdorur skema t\u00eb ngjashme p\u00ebr t\u00eb ruajtur linjat ajrore, p\u00ebr t\u00eb nxitur turizmin, ose p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur rajone q\u00eb varen nga transporti ajror.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, Italia miratoi nj\u00eb skem\u00eb prej 30 milion\u00eb eurosh p\u00ebr hapjen e linjave t\u00eb reja drejt Sardenj\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb program tjet\u00ebr prej 120 milion\u00eb eurosh u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb nxitur lidhjet ajrore me rajonin e Kalabris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Ballkan, Maqedonia e Veriut p\u00ebr disa vite ka p\u00ebrdorur skemat e subvencionimit t\u00eb kompanive ajrore p\u00ebr t\u00eb shtuar fluturimet dhe nxitur turizmin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb pajtohen se subvencionet p\u00ebr aviacionin jan\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr subvencionet n\u00eb aviacion po zhvillohet edhe n\u00eb nivel t\u00eb Bashkimit Evropian (BE).<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2026, Komisioni Evropian propozoi rishikimin e rregullave p\u00ebr ndihm\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb sektorin ajror, duke kufizuar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr aeroportet, dhe duke propozuar heqjen graduale t\u00eb ndihm\u00ebs p\u00ebr hapjen e linjave t\u00eb reja, me arsyetimin se \u201crreziku financiar duhet t\u00eb bartet nga vet\u00eb kompanit\u00eb ajrore\u201d.<\/p>\n<p>Organizata evropiane Transport &#038; Environment (T&#038;E), e cila merret me politikat e transportit dhe klim\u00ebs, argumenton se subvencionet p\u00ebr aeroportet dhe linjat ajrore \u201cshpesh nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrdorimin m\u00eb efikas t\u00eb paras\u00eb publike p\u00ebr zhvillim rajonal\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb dor\u00ebzuar gjat\u00eb rishikimit t\u00eb rregullave t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb aviacion \u2013 t\u00eb cilin T&#038;E e ka ndar\u00eb me REL-in \u2013 organizata vler\u00ebsoi se \u00e7do rishikim q\u00eb lejon q\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb e till\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb duhet t\u00eb siguroj\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me objektivin e BE-s\u00eb p\u00ebr \u201cneutralitetin klimatik dhe Marr\u00ebveshjen e Gjelb\u00ebr Evropiane\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shembull, kusht\u00ebzime t\u00eb rrepta t\u00eb gjelbra duhet t&#8217;i bashk\u00ebngjiten \u00e7do ndihme [subvencioni] t\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin e T&#038;E. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth dy jav\u00eb para zgjedhjeve parlamentare, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e Kosov\u00ebs ndau 2 milion\u00eb euro p\u00ebr subvencionimin e linjave ajrore q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb destinacione t\u00eb lidhura me diaspor\u00ebn. Vendimi u kritikua si tentim p\u00ebr ndikim n\u00eb zgjedhje, nd\u00ebrkaq mbetet e paqart\u00eb se si vendimi mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb \u00e7mimin e biletave apo rritjen e turizmit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":235392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-235391","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=235391"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235391\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":235393,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235391\/revisions\/235393"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/235392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=235391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=235391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=235391"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=235391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}