{"id":236172,"date":"2026-06-13T10:53:53","date_gmt":"2026-06-13T08:53:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=236172"},"modified":"2026-06-13T10:53:53","modified_gmt":"2026-06-13T08:53:53","slug":"dalin-pergjimet-e-spak-ne-dosjen-e-artur-shehut-po-shkojne-ne-zvernec-ca-miq-me-pa-pronat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dalin-pergjimet-e-spak-ne-dosjen-e-artur-shehut-po-shkojne-ne-zvernec-ca-miq-me-pa-pronat\/","title":{"rendered":"Dalin p\u00ebrgjimet e SPAK n\u00eb dosjen e Artur Shehut: Po shkojn\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec ca miq me pa pronat"},"content":{"rendered":"<p>SPAK l\u00ebshoi 20 masa sigurie n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb madh dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kund\u00ebr nj\u00eb grupi q\u00eb akuzohet p\u00ebr trafik droge, grup kriminal dhe pastrim parash. Nd\u00ebr t\u00eb arrestuarit jan\u00eb biznesmen\u00ebt Orest Sota dhe Ilir Shtufi. N\u00eb k\u00ebrkim \u00ebsht\u00eb edhe biznesmeni Artur Shehu. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb pronar i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, ku \u00ebsht\u00eb planifikuar nd\u00ebrtimi i nj\u00eb resorti luksoz.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dosjes, evidentohen disa nga p\u00ebrgjimet mes personave n\u00eb hetim, ku flasin p\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n<p>DOSJA<\/p>\n<p>Nga komunikimet n\u00eb SkyEcc t\u00eb shoq\u00ebruar dhe me k\u00ebqyrjet e sistemit TIMS provohet q\u00eb personi n\u00ebn hetim Adrian Rama ka udh\u00ebtuar drejt Stambollit p\u00ebr t\u2019u takuar me personin n\u00ebn hetim Artur Shehu n\u00eb periudhat korrik-shtator 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimet q\u00eb p\u00ebrdoruesi Adrian Rama zhvillon me p\u00ebrdoruesin Elton Memeti, n\u00eb dat\u00ebn 07.07.2020, Adriani i tregon p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb person i cili \u00ebsht\u00eb personi n\u00ebn hetim Artur Shehu.<\/p>\n<p>Personi n\u00eb fjal\u00eb i k\u00ebrkon mos t\u00eb flas\u00eb fare n\u00eb telefon me t\u00eb as p\u00ebr lek\u00eb, as p\u00ebr sht\u00ebpi, as p\u00ebr toka dhe as p\u00ebr \u201cBunen\u201d, por duhet t\u00eb pres\u00eb sa t\u00eb takohen nga af\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb pas i thot\u00eb se pas dat\u00ebs 15 (korrik) do jet\u00eb n\u00eb Stamboll, dhe i k\u00ebrkon shtetasit Adrian Rama t\u00eb niset nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb ta pres\u00eb atje.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 16.07.2020 Rama i thot\u00eb se t\u00eb h\u00ebn\u00ebn do \u201ciki te kusho\u201d.<\/p>\n<p>E h\u00ebna e par\u00eb pas dat\u00ebs 16.07.2020, rezulton data 20.07.2020 dhe personi n\u00ebn hetim Adrian Rama \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb dat\u00eb 19 korrik 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb komunikimeve midis Elton Memeti dhe Adrian Rama, n\u00eb dat\u00ebn 15.08.2020, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndodhet n\u00eb Stamboll, Rama i thot\u00eb Memeti se po shpreson q\u00eb personi me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb n\u00eb Stamboll ta mbyll\u00eb (marr\u00ebveshjen) me turqit, pasi kjo do ishte n\u00eb interesin e tyre, por duhet t\u00eb presin se akoma jan\u00eb n\u00eb bisedime.<\/p>\n<p>Gjithashtu Adrian Rama komunikon me Alfredo Hamzain se duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb \u201cme shku n\u00eb Zv\u00ebrnec se shkojn\u00eb ca miq me pa pronat me gomone\u201d.<\/p>\n<p>Rama: Vila po mthot kusho qe te djelen te henen duhet te jesh ne vlor. Sepse duhet me shku ne zvernec me par ato pronat me gomone. Se vij. Ca miq. .do te mari. Dhe ai miku jot ne tel mtha kusho. Ai miku jot nga tr.<\/p>\n<p>Hamzai\u2013 Te mer ne tel dh ai vet.<\/p>\n<p>-Do vij dhe cob me ty mtha<\/p>\n<p>-Klodi<\/p>\n<p>-Ok vlla.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me muajin shtator n\u00eb dat\u00ebn 05 shtator 2020 Adrian Rama i komunikon Alfredo Hamzait se ka t\u00eb \u201cfala nga kusho dhe se ai do t\u00eb rrij\u00eb ca dit\u00eb aty\u201d.<\/p>\n<p>-Mir vlla ja ktej te fala ke nga kusho.<\/p>\n<p>-Mir te fala ke.<\/p>\n<p>Dijenia e personave n\u00ebn hetim Leonard Bishaj, Artur Shehu e Arben Ismailaj mbi pjes\u00ebmarrjen e personave n\u00ebn hetim Ardian Zykaj dhe Alfredo Hamzai n\u00eb veprimtari t\u00eb trafikitmit t\u00eb narkotik\u00ebve rezulton edhe nga komunikimet q\u00eb kryhen nd\u00ebrmjet personit n\u00ebn hetim Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit SkyEcc, provohet q\u00eb ata kan\u00eb biseduar n\u00eb prani t\u00eb \u00c7obos (shtetasit Leonard Bishajt) n\u00eb lidhje me aktivitetin kriminal dhe se ata k\u00ebrkojn\u00eb kafe dhe lek\u00eb dhe se ky i ka referuar k\u00ebto biseda tek \u201cbune\u201d dhe ata k\u00ebrkojn\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Ata komunikojn\u00eb edhe p\u00ebr porosi q\u00eb \u201ckusho\u201d iu jep p\u00ebr t\u00eb takuar disa shtetas t\u00eb huaj n\u00eb lidhje me pronat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec, nga kuptohet q\u00eb personat n\u00ebn hetim bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb investime dhe kan\u00eb dijeni p\u00ebr veprimet q\u00eb kryhen me pronat e tyre, veprime t\u00eb cilat t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe me aktivitetin kriminal dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si kryhen veprimet tregojn\u00eb dijenin\u00eb e personave n\u00ebn hetim Artur Shehu, Arben Ismailaj e Leonard Bishaj dhe p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb aktivitetin kriminal t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga k\u00ebto biseda p\u00ebrftohen t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb personat n\u00ebn hetim Artur Shehu dhe Alfredo Hamzai t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfituar toka n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe jan\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u2019i zhvilluar k\u00ebto prona.<\/p>\n<p>7B9F5E (Alfredo Hamzai alias Genci Bedini): Qe ne behar me tha punet qe beni bashk me tha cobua me tha, duke shitur mall cdo muaj, kafen time edhe te kushos mos e harroni<\/p>\n<p>7B9F5E: Nuk esht ne terezi nga mend bunia<\/p>\n<p>7B9F5E: Ka llogari me mua do te ve llogari kot pa lidhie projektet tona dua pies thot<\/p>\n<p>7B9F5E: Po ate po ben esht legen fare<\/p>\n<p>7B9F5E: E shiti esht legen fare, lek i kam dhen<\/p>\n<p>7B9F5E: Se si do ystifikoj leket qe ka mare<\/p>\n<p>7B9F5E: Shiko ase ne sy te cobos mos bej muhabete pune<\/p>\n<p>7B9F5E: Ai si more cdo gje ja thot<\/p>\n<p>7B9F5E: Folem ne behar ne sy te cobes muhabet malli te gjitha ja kish then bunes<\/p>\n<p>7B9F5E: Shesin malll cdo muaj ata po punojn<\/p>\n<p>7B9F5E: O vllla jane m. fare , dua te kerkojn lek gjithmon duan pies jeni ne pune asnji gje vlla atij boll lek i ke dhen e bere me hotel e cdo gje cdo me ai pler<\/p>\n<p>L0S9EF: O vllla u ka then cobo morrri ne behar nga muhabetet qe degjoj ne tavolin<\/p>\n<p>7B9F5E: Po ti u thua nuk kemi ber pune<\/p>\n<p>30T4KH (Adrian Rama): Cpb vlla degjo se paska qen ai shoku jot prap te indjani dhe paska fol per zvernecin per cmim toke po mos i thuj gje si qysh tek qe mos prishim pun sepse po me marin ne tel mua tani dhe mkan kerku cmimin e tokes vetem mer vesh cfar cmimi mund te ken fol ato se kan fol per token tate dhe per tokat e tj ne vl<\/p>\n<p>30T4KH: Vetem thjesht put me cfar cmimi kan ber biset sepse kusho po i jep cmim tani. Dhe esht halli mos dalim bllof ca kan fol ato me kupton<\/p>\n<p>30T4KH: Kan fol ato per cmim per palasen tek ty dhe per ne zvernec<\/p>\n<p>30T4KH: Sepse po flasin me kushon direkt te tel ato dhe ka hall kusho mos del bllof me cmimin qe mund te jen fol ato vlla kupton<\/p>\n<p>30T4KH: Pyti njeher ato kan fol ca cmimi se mos del bllof me cmimin qe do japi kusho kupton vlla<\/p>\n<p>30T4KH: Ok vlla.<\/p>\n<p>30T4KH: Ok vetem pyte ke fol gje per cmim.<\/p>\n<p>30T4KH: Vetem kaq<\/p>\n<p>30T4KH: Ka fol dhe per palasen ai ndoshta ka fol per token tende<\/p>\n<p>30T4KH: Tani per palasen ca do te besh qe ti kthej pergjigje ktyre ca cmimi ti jap<\/p>\n<p>30T4KH: Do ti japesh cmim ktyre per tu fut apo do flasin ato shoket me ate direkt ?<\/p>\n<p>30T4KH: Per ca dush ti per blerje ose per tu fut ne uminvestim<\/p>\n<p>30T4KH: Si ta keeh ti per mbar<\/p>\n<p>30T4KH: Se kusho po flet direkt ne tel me ate dhe i kerkoj cmim per tokat mtha dhe per palas dun cmimin<\/p>\n<p>30T4KH: Ok investim jan gati<\/p>\n<p>30T4KH: Investim dun dhe ato.<\/p>\n<p>30T4KH: Prandaj po te pys se po pysin ato<\/p>\n<p>30T4KH: Kto jan gati qe neser me mar dhe me nis per angli dhe mthot 50 me 50 dhe i heq ky te gjitha atje<\/p>\n<p>30T4KH: Jan gati per bashkpunim. Kto dhe kan heqje te fort atje se kam punu me perpara atje dhe i ka anglez te gjith ecen shpejt shum<\/p>\n<p>Referuar komunikimeve t\u00eb kryera n\u00eb SkyEcc ku p\u00ebrftohen t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb personi n\u00ebn hetim Artur Shehu ka p\u00ebrfituar pasurit\u00eb me an\u00eb t\u00eb falsifikimeve, q\u00eb personi n\u00ebn hetim interesohet p\u00ebr t\u00eb zhvilluar\/investuar pasurin\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec me personin tjet\u00ebr n\u00ebn hetim Alfredo Hamzai, duke d\u00ebrguar shtetas t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, duke qen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar nga personat e tjer\u00eb n\u00ebn hetim Adrian Rama; jan\u00eb kryer veprimet p\u00ebrkat\u00ebse kryesisht me pasurit\u00eb me nr. 1\/1, zona kadastrale 3951 Zv\u00ebrnec dhe nr. 262 zona kadastrale 1007 ndodhur n\u00eb Ak\u00ebrni, Vlor\u00eb, n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie si dhe veprimet e kryera n\u00eb lidhje me k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb regjistruar pasurin\u00eb me nr. 262, zona kadastrale 1007 Ak\u00ebrni, rezultojn\u00eb t\u00eb jet\u00eb zhvilluar nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cilat rezultojn\u00eb nga vendimi gjyq\u00ebsor me nr. 3569, dat\u00eb 06.10.2022 t\u00eb Kolegjit Civil t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, me padit\u00ebs shtetasin P\u00ebllumb Petritaj dhe t\u00eb paditur Agjensia e Trajtimit t Pronave dhe person t\u00eb tret\u00eb Anisha Habilaj, Avni Delvina, Mihallaq Mocka, Vllasi Mocka, Minella Balliu, Avokatura e Shtetit, me objekt: \u201cNdryshim i vendimit nr.1341, dt.30.11.2011 t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave, duke \u201cNjohur t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb shpron\u00ebsuar Seit Shehu (trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb tij ligjor\u00eb) p\u00ebr pron\u00ebn e quajtur kullota \u201cDalan\u201d ndodhur n\u00eb fshatin Zv\u00ebrnec,<\/p>\n<p>Komuna Qend\u00ebr, Vlor\u00eb me kufij: Jug-Kanali, Per\u00ebndim-Deti, Lindje-Gjoli i Nart\u00ebs, Veriu-Hidrovori, si dhe kthimin fizik t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, me vendimin nr. 3801, dat\u00eb 10.04.2013 ka vendosur: \u201cRr\u00ebzimin e padis\u00eb si t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj e n\u00eb prova\u201d.<\/p>\n<p>Gykata e Apelit Tiran\u00eb, me vendimin nr. 2643, dat\u00eb 17.12.2013 ka vendosur: \u201c-Ndryshimin e vendimit nr. 3801, dat\u00eb 10.04.2013 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb dhe duke e gjykuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fakt:-Pranimin pjes\u00ebrisht t\u00eb padis\u00eb s\u00eb padit\u00ebsit P\u00ebllumb Petritaj.-Njohjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb favor t\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb shpron\u00ebsuar Seit Shehu p\u00ebr pron\u00ebn e ndodhur n\u00eb fshatin Zv\u00ebrnec, Komuna Qend\u00ebr Vlor\u00eb me sip\u00ebrfaqe 156 ha dhe kthimin fizik t\u00eb k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe me kufijt\u00eb natyror\u00eb Veri-Kanali i Hidrovorit, Lindje-Liqeni i Nart\u00ebs Jug-Kanali i Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Peshkimit; Per\u00ebndim-Brezi Ranor q\u00eb e ndan me Detin Adriatik (sipas planvendosjes grafike t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Shtes\u00ebn e Aktit t\u00eb Ekspertimit dt.18.12.2012 bashk\u00ebngjitur akt ekspertimit faqe 80,81 e dosjes gjyq\u00ebsore).-Rr\u00ebzimin e padis\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00ebn e k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb aplikuar nga shtetasi P\u00ebllumb Petritaj n\u00eb Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme Vlor\u00eb, e cila ka vendosur regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie me nr. 262, zona kadatrale 1007 me sip\u00ebrfaqe 156 ha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK l\u00ebshoi 20 masa sigurie n\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb madh dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kund\u00ebr nj\u00eb grupi q\u00eb akuzohet p\u00ebr trafik droge, grup kriminal dhe pastrim parash. Nd\u00ebr t\u00eb arrestuarit jan\u00eb biznesmen\u00ebt Orest Sota dhe Ilir Shtufi. N\u00eb k\u00ebrkim \u00ebsht\u00eb edhe biznesmeni Artur Shehu. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb pronar i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tok\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":236173,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-236172","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236172","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":236174,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236172\/revisions\/236174"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236173"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236172"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=236172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}