{"id":236483,"date":"2026-06-16T18:48:47","date_gmt":"2026-06-16T16:48:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=236483"},"modified":"2026-06-16T18:48:47","modified_gmt":"2026-06-16T16:48:47","slug":"zka-mbi-2-8-milione-euro-vlera-e-kujdestarive-te-pa-paguara-per-pjesetaret-e-fsk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zka-mbi-2-8-milione-euro-vlera-e-kujdestarive-te-pa-paguara-per-pjesetaret-e-fsk-se\/","title":{"rendered":"ZKA: Mbi 2.8 milion\u00eb euro vlera e kujdestarive t\u00eb pa paguara p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e FSK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Mbrojtjes po p\u00ebrballet me obligime t\u00eb papaguara p\u00ebr kujdestarit\u00eb e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb vler\u00eb mbi 2,8 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, thuhet n\u00eb raportin e Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Auditimit [ZKA].<\/p>\n<p>Pagesat jan\u00eb realizuar vet\u00ebm p\u00ebr muajin janar, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vitit kompensimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebrisht me dit\u00eb pushimi.<\/p>\n<p>Ministria ka k\u00ebrkuar vazhdimisht buxhet shtes\u00eb nga Ministria e Financave, por pa sukses. P\u00ebr shkak t\u00eb mospages\u00ebs, tashm\u00eb kan\u00eb filluar edhe padi ndaj Ministris\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00eb e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs [FSK].<\/p>\n<p>\u201cMinistria, p\u00ebr pun\u00ebn e kujdestarive ka paguar pjes\u00ebtar\u00ebt e FSK-s\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr muajin janar 2025. Po ashtu, kompenzimi me dit\u00eb pushimi, gjat\u00eb vitit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr aq sa zhvillimi i aktiviteteve operative t\u00eb FSK-s\u00eb t\u00eb mos ndikohet\/pengohet. Ministria kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve p\u00ebr ndarje t\u00eb buxhetit shtes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e obligimeve, por kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk kishte gjetur mb\u00ebshtetje. Bazuar n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa v\u00ebrehet se vlera e kujdestarive t\u00eb papaguara p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e FSK-s\u00eb p\u00ebr vitin 2025 kishte arritur 2,869,999\u20ac, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mospages\u00ebs kishte filluar procesi i padive nga pjes\u00ebtar\u00ebt e FSK-s\u00eb ndaj Ministris\u00eb.\u201d- thuhet n\u00eb gjetjet e ZKA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport Auditori i referohet Ligjit p\u00ebr pagat n\u00eb sektorin publik i cili parasheh kompensim n\u00eb vler\u00eb monetare apo me pushim p\u00ebr pun\u00ebn me kujdestari, pun\u00ebn gjat\u00eb nat\u00ebs dhe jasht\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs, pun\u00ebn n\u00eb fundjav\u00eb, pun\u00ebn n\u00eb dit\u00ebt e festave zyrtare.<\/p>\n<p>Sipas auditorit, n\u00ebse analizohet buxheti i MM-s\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb paga dhe shtesa nd\u00ebrlidhur me paragrafi 3 t\u00eb nenit 36 t\u00eb Ligjit t\u00eb Pagave q\u00eb e kufizon vler\u00ebn e kompensimeve me vet\u00ebm 1% nga kjo kategori, situata n\u00eb lidhje me kompensimin e kujdestarive b\u00ebhet komplekse p\u00ebr shkak q\u00eb vlera vjetore e lejuar e kompensimeve bazuar n\u00eb buxhetin e Ministris\u00eb (Buxheti 50,442,169 x 1%= 504,421) as p\u00ebraf\u00ebrsisht nuk i p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat q\u00eb i ka prezantuar Ministria. Paragrafi 4 i k\u00ebtij ligji thekson se kufizimi prej 1% mund t\u00eb tejkalohet vet\u00ebm me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtje kishte nis plot\u00ebsimin ndryshimin e rregullores mir\u00ebpo nuk e ka p\u00ebrmbyll at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2024 ministria kishte filluar plot\u00ebsim ndryshimin e rregullores Nr.10\/2019 p\u00ebr orarin e pun\u00ebs n\u00eb FSK, ku pritej t\u00eb adresohen \u00e7\u00ebshtjet specifike t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb lidhje me orarin e pun\u00ebs mir\u00ebpo as n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb procesi i miratimit t\u00eb rregullores.\u201d- tregon raporti.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, raporti thot se shkaku i mos kompensimit t\u00eb plot\u00eb ishte mungesa e buxhetit. Tejkalimi i kufirit p\u00ebr kompensimet e pun\u00ebs shtes\u00eb, pa vendim paraprak t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn mospajtueshm\u00ebri me dispozitat e Ligjit.<\/p>\n<p>Kompensimi jo i plot\u00eb qoft\u00eb financiar apo me dit\u00eb pushimi sipas ZKA-s\u00eb paraqet rrezik q\u00eb Ministria t\u00eb ballafaqohet edhe m\u00eb tutje me padi gjyq\u00ebsore q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb ndikim financiar duke shkaktuar edhe shpenzime shtes\u00eb gjyq\u00ebsore\/p\u00ebrmbarimore.<\/p>\n<p>Ministrit ju rekomandua q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta adresoj\u00eb n\u00eb Qeveri dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtohet rishikimi i rregullores p\u00ebr orarin e pun\u00ebs q\u00eb kompensimet p\u00ebr kujdestari t\u00eb jen\u00eb brenda ligjit.<\/p>\n<p>\u201cMinistri duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e trajtimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Qeveri p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drejtim t\u00eb qart\u00eb k\u00ebrkesave n\u00eb lidhje me shtesat p\u00ebr t\u00eb parandaluar padit\u00eb ndaj ministris\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb ken\u00eb kosto shtes\u00eb. Po ashtu, duhet p\u00ebrshpejtuar procesi i rishikimit t\u00eb rregullores aktuale p\u00ebr orarin e pun\u00ebs dhe t\u00eb kryhen analiza detaje p\u00ebr t\u00eb gjetur modalitete q\u00eb kompensimet shtes\u00eb p\u00ebr kujdestari t\u00eb jen\u00eb brenda korniz\u00ebs ligjore.\u201d- rekomandon raporti.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar me gjetjen e raportit. Ky institucion thot\u00eb se draft-rregullorja \u00ebsht\u00eb finalizuar, mir\u00ebpo nuk \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve ligjore.<\/p>\n<p>\u201cDraft Rregullorja p\u00ebr orarin e pun\u00ebs gjate vitit 2025 edhe pse \u00ebsht\u00eb hartuar dhe finalizuar, nuk \u00ebsht\u00eb miratuar p\u00ebr shkak t\u00eb kufizimeve ligjore (Minist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb).\u201d- thuhet n\u00eb komentin e Ministris\u00eb drejtuar ZKA-s\u00eb.<\/p>\n<p>ZKA n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr thot\u00eb se arsyetimi i Ministris\u00eb nuk e ndryshon gjetja dhe rekomandimin<\/p>\n<p>\u201cArsyet e ofruara nuk e ndryshojn\u00eb gjendjen. Gjetja dhe rekomandimi mbeten t\u00eb pandryshuara.\u201d- thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebr konfimimit [20.05.2026] Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar pranimin e draft raportit p\u00ebr auditimin e pasqyrave financiare vjetore t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr vitin 2025, dhe jan\u00eb pajtuar pjes\u00ebrisht me gjetjet dhe rekomandimet, ku k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb adresohen komentet e bashkangjitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkres\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat vler\u00ebsojn\u00eb se duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb nga ekipa e auditimit.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes ka marr\u00eb opinion t\u00eb pa modifikuar p\u00ebr pasqyrat financiare vjetore.<\/p>\n<p>Ky raport ka rezultuar me 6 rekomandime, dy jan\u00eb rekomandime t\u00eb reja, nj\u00eb rekomandim i p\u00ebrs\u00ebritur dhe tre pjes\u00ebrisht t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>Raporti i auditimit p\u00ebr pasqyrat financiare p\u00ebr vitin 2024 ka rezultuar me 7 rekomandime. Deri ne fund t\u00eb auditimit t\u00eb realizuar nga ZKA p\u00ebr vitin 2025 tre rekomandime ishin zbatuar, nj\u00eb rekomadnim ishte p\u00ebrs\u00ebritur, dhe tre ishin pjes\u00ebrisht t\u00eb zbatuara.<\/p>\n<p>Ndryshe, Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit ka njoftuar se p\u00ebr vitin 2025 ka kryer 133 auditime. Po ashtu, n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media nga Auditorja e P\u00ebrgjithshme, Vlora Spanca, \u00ebsht\u00eb njoftuar se 80 raste jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb prokurori gjat\u00eb vitit 2025.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Mbrojtjes po p\u00ebrballet me obligime t\u00eb papaguara p\u00ebr kujdestarit\u00eb e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb FSK-s\u00eb n\u00eb vler\u00eb mbi 2,8 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, thuhet n\u00eb raportin e Zyr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Auditimit [ZKA]. Pagesat jan\u00eb realizuar vet\u00ebm p\u00ebr muajin janar, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vitit kompensimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebrisht me dit\u00eb pushimi. Ministria ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":236485,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-236483","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236483"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236483\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":236486,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236483\/revisions\/236486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236483"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=236483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}