{"id":236543,"date":"2026-06-17T14:05:36","date_gmt":"2026-06-17T12:05:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=236543"},"modified":"2026-06-17T14:05:36","modified_gmt":"2026-06-17T12:05:36","slug":"skandali-i-eco-higjienes-13-vjet-pa-investim-51-pronesi-private-dhe-miliona-euro-pasuri-publike-nen-hije-dyshimesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/skandali-i-eco-higjienes-13-vjet-pa-investim-51-pronesi-private-dhe-miliona-euro-pasuri-publike-nen-hije-dyshimesh\/","title":{"rendered":"SKANDALI I ECO-HIGJIEN\u00cbS: 13 VJET PA INVESTIM, 51% PRON\u00cbSI PRIVATE DHE MILIONA EURO PASURI PUBLIKE N\u00cbN HIJE DYSHIMESH"},"content":{"rendered":"<p>A po mbyllet nj\u00eb partneritet publiko-privat me shp\u00ebrblim p\u00ebr partnerin privat pa u realizuar investimi q\u00eb justifikoi marrjen e shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve?<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se tremb\u00ebdhjet\u00eb viteve funksionim, partneriteti publiko-privat n\u00eb sektorin e menaxhimit t\u00eb mbeturinave n\u00eb rajonin e Gjilanit po i afrohet p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb tij. Megjithat\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb raporti transparent mbi investimet e realizuara, rezultatet e arritura dhe p\u00ebrfitimet p\u00ebr qytetar\u00ebt, po dalin n\u00eb pah nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh serioze q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje institucionale.<br \/>\nN\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje q\u00ebndron kompania Eco-Higjiena Sh.P.K., e krijuar n\u00eb vitin 2012 nga bashkimi i KRM \u201cHigjiena\u201d Sh.A. me partnerin privat Ecovision Sh.P.K.<br \/>\nSot, kur partneriteti po shkon drejt p\u00ebrfundimit, po propozohet ndarja e fitimit nd\u00ebrmjet partnerit privat dhe komunave aksionare. Por para se t\u00eb flitet p\u00ebr fitim, duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet nj\u00eb pyetje themelore:<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb realizuar ndonj\u00ebher\u00eb investimi q\u00eb i dha partnerit privat 51% t\u00eb aksioneve dhe kontrollin e kompanis\u00eb?<\/p>\n<p>Pasuria publike q\u00eb hyri n\u00eb partneritet:<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e themelimit t\u00eb Eco-Higjien\u00ebs, KRM \u201cHigjiena\u201d solli n\u00eb partneritet:<br \/>\nklientel\u00ebn ekzistuese, kontratat aktive, t\u00eb drejt\u00ebn e faturimit, stafin profesional, automjetet dhe makinerit\u00eb, objektet administrative, tok\u00ebn dhe infrastruktur\u00ebn operative.<br \/>\nSipas dokumenteve t\u00eb regjistrimit, kapitali i kontribuar nga KRM \u201cHigjiena\u201d arrinte:<br \/>\n1,411,770.00\u20ac ose rreth 48% (49%) t\u00eb kapitalit t\u00eb kompanis\u00eb. Kjo pasuri ishte krijuar nd\u00ebr vite nga qytetar\u00ebt e Gjilanit, Vitis\u00eb dhe Kamenic\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania me 1,000\u20ac kapital q\u00eb mori 51% t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Nga dokumentet publike rezulton se Ecovision Sh.P.K. ishte regjistruar me kapital prej vet\u00ebm 1,000 (ARBK). Megjithat\u00eb, k\u00ebsaj kompanie iu dha 51% e aksioneve t\u00eb Eco-Higjien\u00ebs (fuzionimi KRM Higjiena Sh.a. dhe Eco-vizion Sh.P.K.) mbi baz\u00ebn e zotimit p\u00ebr investim prej 1,500,000.00\u20ac, ky investim ishte arsyeja kryesore q\u00eb justifikonte marrjen e shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve nga partneri privat.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja: A posedonte partneri privat Licenc\u00ebn e nevojshme t\u00eb operimit?<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pyetjet m\u00eb serioze juridike lidhet me statusin e partnerit privat n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb partneritet.<br \/>\nSipas legjislacionit p\u00ebr menaxhimin e mbeturinave, aktivitetet q\u00eb lidhen me: grumbullimin e mbeturinave, transportimin e mbeturinave, trajtimin e mbeturinave, riciklimin, depozitimin e mbeturinave. Jan\u00eb aktivitete t\u00eb licencuara.Prandaj lind pyetja:<br \/>\nA posedonte partneri privat licenc\u00eb operative p\u00ebr menaxhimin e mbeturinave n\u00eb momentin kur iu dha kontrolli i operimit? N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb lind nj\u00eb pyetje edhe m\u00eb serioze:<br \/>\nSi mund t\u2019i transferohej menaxhimi i nj\u00eb sh\u00ebrbimi publik nj\u00eb kompanie q\u00eb nuk posedonte licenc\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit?<br \/>\nLicenca \u00ebsht\u00eb e lidhur me subjektin juridik t\u00eb autorizuar dhe nuk transferohet automatikisht pa procedura ligjore dhe pa aprovimet p\u00ebrkat\u00ebse institucionale.<br \/>\nN\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar sipas ligjit, at\u00ebher\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb baza juridike mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar partneriteti.<\/p>\n<p>Q\u00ebshtje tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme partneriteti u krijua p\u00ebr investime, jo p\u00ebr menaxhim t\u00eb thjesht\u00eb<\/p>\n<p>Rajoni i Gjilanit nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr partner privat vet\u00ebm p\u00ebr grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave. KRM \u201cHigjiena\u201d Sh.A e kryente k\u00ebt\u00eb funksion edhe para vitit 2012. Partneri privat u p\u00ebrzgjodh sepse premtoi: investime t\u00eb reja financiare, teknologji moderne, impiante riciklimi, zhvillim ambiental, rritje t\u00eb efikasitetit, modernizim t\u00eb sektorit.<br \/>\nPra, q\u00ebllimi i partneritetit ishte q\u00eb kapitali i ri t\u00eb vinte nga sektori privat dhe jo t\u00eb financohej nga t\u00eb ardhurat ekzistuese t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Tash kemi at\u00eb dyshimin pa rezerv\u00eb: Investimi q\u00eb nuk u pa kurr\u00eb<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se 13 viteve funksionim nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik asnj\u00eb raport i pavarur q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb realizimin e investimit prej 1.5 milion euro. Nuk jan\u00eb prezantuar: d\u00ebshmi t\u00eb transferimit t\u00eb kapitalit, procesverbale t\u00eb pranimit t\u00eb investimeve, lista t\u00eb aseteve t\u00eb investuara, raporte t\u00eb verifikimit t\u00eb kapitalit.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, partneri privat mori menj\u00ebher\u00eb kontrollin e operimit dhe p\u00ebrfitoi nga klientela, infrastruktura dhe t\u00eb ardhurat e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Humbja ekonomike nga mosrealizimi i investimit 1.5 milion \u20acuro<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse investimi prej 1.5 milion euro \u00ebsht\u00eb realizuar apo jo.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebmi ekonomik q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar kompanis\u00eb dhe aksionar\u00ebve publik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij investimi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 13 vite.<br \/>\nPartneri privat fitoi 51% t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb duke u bazuar n\u00eb zotimin p\u00ebr investim prej<br \/>\n1,500,000.00\u20ac n\u00eb vitin 2012. P\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ndikimin ekonomik t\u00eb investimit t\u00eb parealizuar p\u00ebrdoret formula q\u00eb tregon se kjo shum\u00eb do t\u00eb arrinte vler\u00ebn 2,268,900 \u20ac (bazuar ne llogaritje minimale t\u00eb inflacionit mesatar prej 3%, p\u00ebr 14 vite), vet\u00ebm nga zhvler\u00ebsimi i paras\u00eb humbja e gjeneruar \u00ebsht\u00eb 768,900.00\u20ac.<br \/>\nN\u00ebse marrim nj\u00eb norme minimale kthimi prej 5% n\u00eb vit, ku do t\u00eb kishim nj\u00eb investim fillestar prej 1,500,000.00\u20ac, vlera aktuale ekonomike 2,969,000.00\u20ac, humbja ekonomike potenciale 1,469,000.00\u20ac. Pra n\u00ebse ky investim do t\u00eb realizohej, sot kapitali q\u00eb duhej t\u00eb ishte pjes\u00eb e Eco-Higjien\u00ebs do t\u00eb kishte vler\u00ebn prej afro 3 milion \u20acuro. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kompania dhe aksionar\u00ebt publik\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb privuar nga nj\u00eb kapital me vler\u00eb aktuale prej afro 3 mil. \u20acuro. Kjo shum\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr: impiante riciklimi,  qendra moderne p\u00ebr trajtimin e mbeturinave, teknologji t\u00eb avancuara mjedisore, zgjerim t\u00eb kapaciteteve operative, ulje t\u00eb kostove p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Q\u00ebshtje tjet\u00ebr, investime apo shpenzime t\u00eb paguara nga vet\u00eb kompania?<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon auditim lidhet me pretendimet se nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajturave investime t\u00eb partnerit privat jan\u00eb financuar nga vet\u00eb Eco-Higjiena p\u00ebrmes t\u00eb ardhurave t\u00eb saj.<br \/>\nN\u00ebse pagesat p\u00ebr konsulent\u00eb, ekspert\u00eb ose kontrata t\u00eb ndryshme jan\u00eb kryer nga llogarit\u00eb e kompanis\u00eb dhe m\u00eb pas jan\u00eb paraqitur si investime t\u00eb partnerit privat, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja:<br \/>\nA kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me investim privat apo me p\u00ebrdorim t\u00eb mjeteve t\u00eb vet\u00eb kompanis\u00eb?<br \/>\nInvestim privat konsiderohet vet\u00ebm kapitali q\u00eb hyn nga jasht\u00eb kompanis\u00eb dhe financohet nga vet\u00eb investitori.<br \/>\nRrasti i Rerhard Dummer! Sipas informacioneve t\u00eb disponueshme, Gerhard Dummer \u00ebsht\u00eb paraqitur si ekspert financiar dhe konsulent.Megjithat\u00eb, k\u00ebrkohet sqarim publik:Cilat jan\u00eb kualifikimet e tij profesionale n\u00eb financa? Kush e ka em\u00ebruar? Kush i ka aprovuar pagesat? \u00c7far\u00eb raportesh profesionale ka prodhuar? Sa kan\u00eb kushtuar k\u00ebto sh\u00ebrbime?<br \/>\nN\u00ebse pagesat p\u00ebr konsulenc\u00eb jan\u00eb financuar nga Eco-Higjiena dhe jan\u00eb regjistruar si investime t\u00eb partnerit privat, at\u00ebher\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje k\u00ebrkon verifikim t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Q\u00ebshtje tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkon kujdes t\u00eb duhur \u00ebsht\u00eb borxhet prej 644,206.84\u20ac q\u00eb nuk shfaqen n\u00eb pasqyrat financiare. Sipas list\u00ebs publike t\u00eb Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs, Eco-Higjiena ( KRM Higjiena Sh.A ne vler\u00eb prej 323,560.31 + ecohigjiena Sh.P.K. 320,646.53\u20ac) figuron me detyrime n\u00eb shum\u00ebn 644,206.00\u20ac Megjithat\u00eb, n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb publikuara figurojn\u00eb detyrime tatimore: 25,141 euro. Kjo mosp\u00ebrputhje k\u00ebrkon shpjegim profesional dhe verifikim t\u00eb pavarur. Pyetja mbetet: Ku jan\u00eb pasqyruar 644,206.84 euro detyrime t\u00eb publikuara nga ATK?<\/p>\n<p>Pyetja shtrohet: \u00c7far\u00eb ndodhi me borxhet e vjetra t\u00eb krm higjiena?<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb kontrollet tatimore t\u00eb viteve t\u00eb kaluara, gjat\u00eb menaxhimit jan\u00eb inkasuar borxhe t\u00eb vjetra t\u00eb KRM \u201cHigjiena\u201d. Prandaj k\u00ebrkohet sqarim:Ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar k\u00ebto mjete?A jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shlyerjen e obligimeve t\u00eb KRM Higjiena? Apo jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e operacioneve t\u00eb Eco-Higjien\u00ebs?<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim i quditsh\u00eb q\u00eb po qarkullon n\u00eb rrjete sociale \u00ebsht\u00eb 110 mij\u00eb euro fitim n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb partneritetit. Partneriteti p\u00ebrfundon vitin e ardhsh\u00ebm. Pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs po propozohet shp\u00ebrndarja e fitimit, 110,000 euro p\u00ebr partnerin privat dhe 110,000 euro p\u00ebr komunat. Por para \u00e7do shp\u00ebrndarjeje fitimi duhet t\u00eb sqarohet: a \u00ebsht\u00eb realizuar investimi prej 1.5 milion euro, ku ndodhen asetet e investuara, a jan\u00eb sqaruar detyrimet prej 644,206.84\u20ac, a \u00ebsht\u00eb kryer auditim p\u00ebrfundimtar i partneritetit.<\/p>\n<p>Tani k\u00ebtu kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin e bordit dhe e aksionar\u00ebve publik\u00eb. Bordi i Drejtor\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunave kan\u00eb detyrim ligjor dhe moral p\u00ebr mbrojtjen e interesit publik.<br \/>\nPrandaj shtrohen pyetjet: A kan\u00eb k\u00ebrkuar d\u00ebshmi p\u00ebr investimin prej 1.5 milion euro? A kan\u00eb k\u00ebrkuar auditim t\u00eb pavarur? A kan\u00eb analizuar detyrimet prej 644,206.84 euro? A kan\u00eb verifikuar realizimin e obligimeve kontraktuale?<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre verifikimeve, \u00e7do vendim p\u00ebr shp\u00ebrndarje fitimi mbetet i ekspozuar ndaj dyshimeve serioze mbi transparenc\u00ebn dhe mbrojtjen e interesit publik.<\/p>\n<p>Pas 13 viteve partneritet, qytetar\u00ebt e Gjilanit, Vitis\u00eb dhe Kamenic\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta:<br \/>\nKu jan\u00eb 1.5 milion euro investime t\u00eb premtuara?<br \/>\nPse mungon d\u00ebshmia e qart\u00eb e realizimit t\u00eb investimit?<br \/>\nA posedonte partneri privat licenc\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ushtruar aktivitetin?<br \/>\nKu jan\u00eb 644,206.84 euro detyrime t\u00eb publikuara nga ATK?<br \/>\nPse nuk jan\u00eb realizuar investimet strategjike t\u00eb premtuara n\u00eb riciklim dhe zhvillim ambiental?<br \/>\nDhe mbi \u00e7far\u00eb baze po shp\u00ebrndahet fitimi p\u00ebr partnerin privat n\u00eb fund t\u00eb kontrat\u00ebs?<br \/>\nPara \u00e7do vendimi p\u00ebrfundimtar dhe para \u00e7do shp\u00ebrndarjeje fitimi, k\u00ebrkohet nj\u00eb auditim i pavarur financiar, ligjor dhe operacional, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet qart\u00eb se \u00e7far\u00eb u premtua, \u00e7far\u00eb u investua realisht dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitoi sektori publik nga ky partneritet.<br \/>\n\u201cN\u00ebse investimi nuk \u00ebsht\u00eb realizuar, at\u00ebher\u00eb pyetja nuk \u00ebsht\u00eb pse po ndahen 110 mij\u00eb euro. Pyetja \u00ebsht\u00eb: si mund t\u00eb shp\u00ebrblehet nj\u00eb partner p\u00ebr nj\u00eb investim q\u00eb nuk e ka realizuar kurr\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Gjilan 17.06.2026<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari komunal : Muhadin Haziri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A po mbyllet nj\u00eb partneritet publiko-privat me shp\u00ebrblim p\u00ebr partnerin privat pa u realizuar investimi q\u00eb justifikoi marrjen e shumic\u00ebs s\u00eb aksioneve? Pas m\u00eb shum\u00eb se tremb\u00ebdhjet\u00eb viteve funksionim, partneriteti publiko-privat n\u00eb sektorin e menaxhimit t\u00eb mbeturinave n\u00eb rajonin e Gjilanit po i afrohet p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb tij. Megjithat\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb raporti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":236544,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-236543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-opinion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":236545,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236543\/revisions\/236545"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236543"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=236543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}